Biznesmeni Mirosllav Mishkoviç, që akuzohet për evazion fiskal, do të lirohet me kusht pasi kompania e tij, Delta Holding pagoi garancinë më të madhe që është paguar ndonjëherë në Serbi.
Sipas BIRN, kompania Delta Holding pagoi të hënën 12 milion euro për lirimin e Mishkoviç.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Zvezdan Terziç dhe ishte 12 herë më pak, vetëm 1 milion euro.
Mishkoviç është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të shkuar i akuzuar se ka fituar në mënyrë ilegale më shumë se 30 milion euro nga privatizimi i kompanive të rrugëve.
Delta Holding është kompania më e madhe private në Serbi./ep
Pale se sa do paguaj per garancine Berisha.Ne qoftese Zeni nuk i ka kalue gjithe paret me valixhe jasht vendit nen kujdestarine e Fazllicit.