Këshilltari i Bodes reagon ndaj Alibeajt: Ja faktet si u deformua procesi në Korçë

26 Korrik 2013, 17:32Politika TEMA
Këshilltari i Bodes reagon ndaj Alibeajt: Ja faktet si u deformua procesi

Këshilltari për shtyp i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, ka reaguar ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, ish- deputet dhe ministër i Drejtësisë i PD, i cili mbrojti zgjedhjen e Bashës pas akuzave të Patozit dhe Olldashit. Alibeaj tha se duhen fakte të hollësishme kur flitete për manipulime.

Në përgjigje të tij, këshilltari për shtyp i Bodes shkruan:

Një miku këkron fakte për procesin e deformuar. Ja, po i jap disa:

E dua kokfortë faktin thotë. Po fakti i parë ishte mesazhi “Të shporet Elvi Fundo nga Korça se po bën fushatë për Olldashin”.

Ndërkohë prefektë, drejtorë, sahanlëpirësa të të gjitha llojeve bënin fushatë hapur për Bashën. Kush bënte fushatë për Sokolin ishte armik, për Bashën s’ka gje, se s’ka njeri në Korçë ai.

Faktet janë pa fund. Të shpresojmë që 20% e anëtarësisë të dëgjojë dhe besojë edhe ata 80% që nuk votuan apo u hoqën nga listat.

PD është dhe do ngelet shtëpia jonë e madhe. Ku të gjithë të kontribuojmë, por edhe ti themi të vërtetat në sy. Të shpresojmë që vertet do shohim përpara, me shpresë për ndryshim“, shprehet Fundo

Më poshtë Fundo vazhdon:

Do them dy detaje dhe me kaq e mbyll. Unë jam me PD dhe shpresoj që këto fakte të shërbejnë vetëm për të vërtetën dhe analizën gjakftohtë që duhet bërë në çdo strukturë.

Një komunë mungon totalisht dhe nga 300 anëtarë nuk voton askush.

Një komunë, e cila është e babait të përfaqësuesit të Bashës, voton 99.9999 %.

Një fshat mungon totalisht, themelues e drejtues në vite mungojnë.

Vëzhguesi nga Tirana, përgjegjësi për falsifikimin e listave, ju kërkon anëtarëve hapur të votojnë Bashën.

Babai im, aëntar i ’92, mungoi në listë, sepse e hoqi me qëllim një kryetar seksioni që erdhi në PD në 2007, pasi se ku ja kishte mbathur ca vite. Tani si drejtor e si servil, heq nga listat kë të mundet.

Një tjetër e kam treguar gjerë e gjatë në FB. Naimi, shokët e shoqet e tij, dashnori, bajga etj etj. Pa harruar ndonjë kllouneshe politike apo fëlliqësirë të mjerrë, që mendoi se i erdhi koha sërish.

Këto janë pak, por e lëmë me kaq. Këto nuk i shërbejnë PD-së, por ama nuk mund të na hedhin hi syve. Këto janë shumë, shumë pak nga e gjitha, por më mirë pjesën tjetër ta tregojmë në shtëpinë tonë në PD, atje ku duhet të bëhet analiza. Atje ku duhet të thuhet që pse vetëm një lagje humbi me rezultatin më të thellë, apo pse në një zonë dikush nuk qasej, apo pse gara për kreun e PD u kthye në pazar për garën lokale ku orekset kanë përfshirë edhe ata që gjithë jetën e tyre kanë lexuar Çufon dhe Bubi kaçurrel, e tani me vrap rrëmbyen statusin ta lexojnë, që të kapin ç’të kapin.

Kërkojnë të ngrihen me lartë, edhe pse kanë përgjegjësinë kryesore për humbjen. Zgjidhja, servilizmi dhe mashtrimi. Nuk do mundni kurrsesi.

44 komente në “Këshilltari i Bodes reagon ndaj Alibeajt: Ja faktet si u deformua procesi në Korçë”

  1. avdulla nano says:

    parti qenesh

    1. Vlora says:

      edhe keto fundot, si grate llafazane, dhe nuk mbajne qendrim.

      dilni mo dhe thoni hapur qe nuk ka parti demokratike, por ka vetem parti te familjes.

      ju shfrytezon familja vetem kur i duheni per vota.

      shkeputuni kush e quan veten demokrat, nga ajo levizje familjare dhe beni partine tuaj te vertete demokratike.

      as mish e as peshk nuk jeni.

      1. Nje mik qe te do te miren says:

        Elvi Fundo njerezit kujtojne qe injoranca jote eshte spektakolare dhe e thellë.
        Por gabojne! Ngaterrojne skizofrenine per injorance.

        Eshte fakt qe ti dhe Fahri Balliu jeni te nje kallepi idiotesie fatale qe heret a vone nxjerr koken sa here qe hapni gojen, ose merrni fryme.

        E mban mend qe mezi kaloje klasen tek Themistokli Germenji? Fakti deshmon ne rastin tend qe era e fekales do kohe te shqitet mbasi ngjitet pas opinges te fshatarit Ridvan Bode. Duhet shume uje per t’a lare.
        Dhe ne interes te kursimit te ujit duhet flakur me gjith opinge.

        1. emin gjana says:

          Te lumte MIKU qe i do te miren nje mender M…..Qe te behet Fundo keshilltar i Bodes,nuk eshte ndonje cudi,mut njeri,hale tjetri….

          1. korcari says:

            Ky fundoja eshte vertet gomar por ketu ndoshta po thote te verteten.

    2. adriatik says:

      O Sokol. Ti je djali Vangjelit.

      Qe te behesh kryetar i PD babai duhet te quhet hysen,hasan,beqir,shaqir,enver,hitler.

      Dhe duhet te jesh shume besimtar si argita dhe zeni.

      1. raimondi says:

        Po mire le te vije djali I Vangjelit tek PS-ja , se do behet automatikisht depudet …..

    3. Samiu says:

      Parti ZAGARESH , thuaj…..

  2. Mira says:

    Ky është ai torollaku që ngriti flamurin e Bajernit në selinë e PD në Korçë.Ky është një i pashkollë që nuk di të shkruajë!

    1. Alda says:

      Ti mira pse nuk perballesh njehere vete. Pse I pashkolle qe nuk di te shkruaj qe ka punuar me vite gazetar sikur nuk shkon. Ti mira mos je prek gjenga ato qe ka thene se te paska djeg shume me duket. Jepi pergjigje fakteve po I ka te verteta pranoje dhe ti si ai publikisht qe ka pas probleme. Ne te kundert shkruaji ne fb me emer dhe debato. Mos sulmo njerez nga anonimati. Te vertetet se fsheh dot duke sulmuar akuzuesin.

      1. Mira says:

        @Alda
        Gazetari kur shkruan, e kupton…Alda ty po të djeg që e ke të njohur(burrë, kunat, kushëri ose të dashur..), si gazetar është i papërfillshëm, si këshilltar është njeriu më kot, si prind po të ishte në Europë ose në perëndim(ku nënkuptojmë vendet e zhvilluara…) do ishte në burg…Po si me Alda ky këshilltari-gazetari, çon vajzën e vet 8-9 vjeçe për të votuar(e nxjerr dhe fotografi..), ke parë ti moj Alda kokëboshe (që mund t’i kesh thënë :sa foto e bukur..) njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë (siç po na e paraqet Elvi Fundon), të marin fëmijët në votime dhe të votojnë…Herës tjetër besoj se do ta nxjeri në rrugë me xhepin plot me para, për të blerë vota….Moj mos vallë nuk gjente PD-në njerëz dhe mblodhi dhe fëmijët, pra është rasti më i rrallë ku për PD-në kanë votuar fëmijët. Prandaj theshte Berisha të votojnë dhe 15 vjeçarët, ndërsa Elvi i tha: Jo mo jo bëje deri 8 vjet…,po votoi ime bijë dhe nuk thonë gjë, atëherë jemi në rregull. Mjerë moj Alda me shqiptarët si puna e Elvit dhe si puna jote. MJERË!

        1. Alda says:

          @ Mira, po nuk ka votuar goca mesa duket ne foto. Ka shume raste qe femijet shkoje e votojne me prindrit. Tani mos u bej qesharak. Mjer ti thuaj qe flet kodra mbas bregut. Ka shkuar te votoje ka mare femijen dhe fleten e te atit e ka hedhur goca ca te keqe ka ketu. Pastaj te pyeta pse nuk I del perballe emer e mbiemer e debato direkt, por e sulmon ne forume. Ai ka dale ka thene ca fakte ndersa ti po nxjer inatet personale. Mos je gje ndonje pe te bashes ti???

          1. Mira says:

            @Alda

            Nqs ty të duket e parëndësishme që fëmija të votojë, ok… kjo tregon dhe intelektin tënd( e kisha parashikuar që do të të pëlqente fotoja e vajzës duke votuar,para se ta shkruaje…). Në psikologjinë e fëmijës ose pedopsikologji ka shumë përgjigje që mund t’u jepen veprimeve tuaja prej injoranti, prandaj unë po ta them si e sëmurë që je…., që e ke gabim dhe Elvi është për në burg me ato që i bëri fëmijës(po të ishte në vendet e zhvilluara kuptohet..)

            Më thuaj si të debatoj me të, dërgomë një e-mail, të Elvit

    2. Arben says:

      heu ca ka ndodhur Mira ?? Paska dhe te pashkolle ne PD ??
      Une kujtoja se vetem Doktore dhe Femije Doktoresh kishte PD-ja … te tjeret ishin Letra koti …

  3. liri a vdekje says:

    kokat hengshi perPARA mbas berishes

  4. robi says:

    ne PD ka te marre e te cmendur absolute e servila te pakrahsueshem dhe te pakten ca realiste qe e shohin dhe deklarojne se cfare ka ndodhur.

    Se kujt do ti shkoje PD e shkerdhyer para e mbrapa, brenda e jashte kete do ta tregoje koha – shpresojme qe ta marrin ne dore realistet dhe ta shkemojne ket hajdutin e vogel, lulekuqen e partise

    Lulkuqja nuk durohet hyn Hajdut ne Bashki e hyn Hajdut ne Parti.

  5. Zef Kallami says:

    Keto reagimet jane site frutdhenese per pushtetin e Lulrrushit.
    Ato pro do kene favore per te nuhatur poste qofte dhe per te ndier eren e oborrit te pushtetit.
    Ato kundra,jo poste po as edhe nuhatje per te ndier eren e oborrit nuk do qasen.
    Kerijimi i dy poleve te kundert te trajtuar nga karateri i shqiptarit do perfundoj ne armiqesi ndervedi.Mbasi shqiptari,jo se nuk din.Po nuk pranon kurr ujdine ndermjetese per te gjetur dhe ecur paqesisht ndervedi.
    O me mua.O kundra mejet per jete a vdekje perjetesisht.Ky asht shqiptari.

  6. azgjese says:

    Ju si militant te Partise demokratike keni pune me te menqura se sa te debatoni deri ne monotoni per Bashen dhe Olldashin!Normal se ka pasur leshime,po ne te cilat zgjedhje nuk ka leshime? Ketu nuk behet fjale per nje rezultat te ngushte,rezultat i diskutueshem,por per nje fitore /80:20/,mire, po a eshte ky Basha qe mundi Ramen ne zgjedhjet per
    Tiranen dhe atehere ju pelqeji se ishte ne pytje humbja e Rames dhe ju te
    “menqurit”as qe mund te mendoni veten ne gare me Ramen!!
    Po, a humbi garen me Ramen edhe Z. Mustafaji e tani???
    Leni anash shkrimet e kota,me llab-llab nuk fitohet anetaresia por me pune
    te sinqert ne interes te vendit,levizni ne cdo cep te Shqiperise dhe debatoni platformen tuaj te Shqiperise Europjane-mos u ndaleni,vraponi.
    Hapuni per kuader te rinje te gjitha profileve dhe kuader akademik qe mbeshtesin platformen tuaj,puna gjithmone eshte me e veshtire se sa fjalet e kota,por vetem puna sjelle rezultate.

  7. Mal mali says:

    Po zamiri bitijes ku mbeti more Fundo ?

  8. leka says:

    E ka shkulur dhe shkretuar me themel PD-en, kjo monster e dale nga kulla e erret.Eshte momenti,qe jo duhet hequr por qerruar nje ore e me pare,kjo monster,qe PD-ja,te kete permbajtjen qe e pefaqeson ate.

  9. Dardan says:

    Kur u thoshte lali ju, qe pd eshte grupim llumrash te qelbur me perjashtim te pak anetareve qe me teper jane marre per ti dhene pak ndricim fytyr-djatheve me vizga shellire te shumices ne ate parti baltoze. Mendoj se cdo njeri i ndershem ne pd, te bashkohet me Bamir Topin. Partia e Bamirit eshte vertet opozite brendave interesave kombetare dhe jo si opozita e pd berishiane qe ishte ne interes te serbo-grekeve dhe kunder interesave kombetare, Cdo gje e realizonte nen emrin e opozites ose pozite gjoja shqiptare. Te perkrahete partia e Bamir Topit dhe pd-ja me gjithe Berishen te nxirret jasht ligjit si parti e tradhetareve dhe parti fashiste.

    1. demokrati fillimit says:

      Pd nuk mund te quhet nje parti demokratike dhe kete e kane analizuar shume here e kane shkruar per te pena te talentuara te ketij vendi qe nga gazetari talentuar Mero Baze e te tjere , ashtu sic ka patur e ka edhe sahanlepires e gjoja analist e gazetar qe kane ndihmuar ne vendosjen e diktatures te kesaj partie, e qe kete diktature te brendshme te saj e pasqyroje ne diktaturen kunder popullit duke vrare njerzit qe ushtronin lirit e tyre demokratike ne manifestime per liri dhe kjo vazhdon akoma ku ish ministra thone se zgjedhjet ne pd ishin demokratike dhe te lira,kur pjesa derrmuese e demokrateve nuk u lejua te votonin ,keta jane njerz qe nuk e kane haberin e demokracise dhe kjo eshte per te ardhur keq ,sepse nuk e shikojne pd ashtu sic eshte ne fakt : nje ciflik i berishes dhe vetem kaq,me njerz te till pd kurr nuk vjen ne pushtet ,neve na duhet nje pd reale,demokratike dhe e te gjitheve e ne sherbim te te gjithe shoqerise.

  10. h says:

    pune jevgjish , gjelle qensh

  11. esi says:

    Elvi Fundo, ti je???? Cudi, se deri dje kishe ble ajrin rreth e rrotull e nuk lije njeri te te afrohej… E meritoni kryetarin e vjeter dhe kryetarin e ri pfffffffffff

  12. Greta Deljani says:

    Elvi, edhe pse ka ca muaj qe s’jemi pare te lutem mos me harro o zemer ! Une s’kisha ç’te beja per Korçen se ti e di qe me caktoi shefi ne Tirane!

    1. Plaku says:

      O Grete, po hajde moj te plaku te te sheroj nje cike se qenke keq fare…. te paka marre hunda zjarre moj çupke e plakut!

  13. per [email protected] says:

    O tiku, jo vetem eshte djali i Vangjelit, dmth, 1/2 çoban, por eshte edhe shum mafjoz e i korruptuar.
    2 miliard eurot qe jane investuar ne rruge keto 4 vite (dhe qe jane te gjitha borxhi yne) kan pjellur 10% edhe per Olldelen.
    Megjithate me mire nje shqiptar i paster Kryetar i PD-se, se sa nje çapon.

    1. Shqiptari i papajtueshëm me saleh sulltanin says:

      “…megjithate me mire nje shqiptar i paster Kryetar i PD-se, se sa nje çapon” -thua ti?
      Je gabim. Ku e pe shqiptarin? Unë nuk e shoh,madje as ti nuk qënke i shqiptar por thjesht shqipfolës.
      Në të vërtetë,në Shqipëri kemi shumë turq “të shqiptarizuar prej ca qindra vjetësh”. Dhe kujtojnë se u bënë “shqiparë të pastër”.Jooooo….

  14. sabriu says:

    O Elvi o drite! Mu bere i madh o djal sa merren gjithe keta burra me ty dhe harrojne qe nuk kane buke per darke ne shtepi te tyre. Xhaxhi yt (Zai Fundua)na solli komunizmin ne Shqiperi e ti u bere demokrat. Nejse,
    Pa me ishe njites posterash per PD ne Korce dhe partia te ngriti (domethne Ridvani se te dergonte tre muaj para fushate ne Korce)e mu bere i madh, keshilltar.
    Pa na operove dhe veshin o llapush i im.
    Po na u bere dhe gazetar te Fiksi ca kohe.
    Sa dreka i ke dhene Filipit qe t emos te nxirrte ministrine tende te Fiksi?
    Keshilltar i bythes i Bodes. Pa na ndoqe dhe punimet e sadiumit te ri qe i beri Bodja me lekete e tij. Pa na ishte dhe zvendes president.
    Pa me ngrit flamurin e Bajrenit para PD ne Korece i miri i im.
    Elvi mos na caj bythen sikur je indinjuar per PD.

  15. ALBAN DEGA says:

    ALIBEAJ ESHTE EDHE ME LEGEN SE BASHA … LEGEN VIDOLI !

    ZGJEDHJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA
    Lulezim Basha – nje marionete e komanduar ne cdo hap nga…
    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dje ne Tirane u zhvillua kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 16 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar mori gati 33 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi ishte vecse nje show i shemtuar ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Fituesi i kesaj gare Lulezim Bashic eshte thjesht vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
    Pra Lulezim Basha eshte nje marionete nga ato te cirqeve te femijve qe komandohet ne cdo hap e ne cdo levizje nga Sali Berisha. Lulezim Basha nuk eshte vecse nje foto-kopje e keqe e shemtuar e Sali Berishes!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 5 KORRIK 2013 . RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM PERVEC HYERJES PER ALI BEUN E BERISHES

  16. riza says:

    Nuk ka me njeri antiPD se Alibeaj.Mir ja beri Sala qe nuk e vuri per deputet.Do fakte qe ta diskreditoj fare PD.

  17. KRIPTOOPOZITARI says:

    PASKENI MBARUAR ME TE TERA ? ? ?
    -Gjithe ate manipulim zoti Berisha e organoizoi nepermjet sekretarit te pegjithshem te kryeministrise Gjergj Lezhja. Ketij, zoti Berisha, ne muaji maj te ketij viti i dha PORTO PALERMON nepermjet nje VKM te firmosur dorazi ? ?
    -Te tjerat jane perralla me mbret!

  18. sofra says:

    kUR GJYSHI I fUNDO-S BENTE REVOLUCION, 80% E MILETIT S’DININ CH’ISHTE LUGA.
    JEPI FUNDO SE JEMI NE 2013 E GJERAT THUHEN ME PASJON SICH DUHEN THENE. a NIGJOJME GJITH DITEN PER SELDIN, SINANIN, E CHILJETEN , PSE MOS NIGJOJME DHE NJE TE BRENDSHEM TE PD-SE(ch’na gjeti te kuptojme sech ndodh atje brenda ne KULLE)

    1. Mira says:

      @ sofra
      Në pamundësi të (Ç) shkruhet (C) dhe jo CH.
      Është një libër që quhet Abetare, lexoje…., që të të kuptojmë dhe ne.

  19. Treviso says:

    A ka ngelur simpatizant qe te besojne me tek partia mafjoze e komanduar nga krimineli sali Berisha? A u binden simpatizantet e P.D. se krimineli sali Berisha nuk ka bere asnjehere zgjedhje te ndershme? A do riformohet dhe te forcohet Partia Demokratike me kryetar nje vrases, hajdut dhe fodull? Une them me siguri se kjo parti do shkaterrohet plotesisht dhe do ngeli kryetari Basha me familjen e Berishes. Per njerzit e ndershem te P.D. duhen gjetur rruge te reja dhe te largohen sa me pare nga mafja qe shkaterroi shtetin shqiptar.

  20. C. Renja says:

    kasta politike e tiranes eshte e kalbur ajo do qilizme per gjithe kokat e vjetra komunisto-spiune.

  21. Zef Kallami says:

    Sic ishte i qelbur dorezuesi i kryatarllekut po,keshtu asht dhe vazhduesi i kryetarllekut i kesaj partie mese e qelbur.Kur ankohet per vjedhje votash ne cdo zgjedhje te pushetit qenderore dhe ati lokal.Kur nuk jane ne gjendje te bejne zgjedhje brenda stanit familjar.Cfare pritet nga keto.Vetem zhgatrrim i jetes,i vendit.Ndaj pa perjashtim gezojne si primare te karaterit te tyre qelbanikellekun e pa fre.

  22. beni says:

    elvi eshte ka qene dhe do mbetet nje gomar e gjysem sic I ka veshet

  23. dino says:

    O Mal i Malit te pergjigjem per Fundon ai mbeti tek nishani i Bubde Zazanit ,,,hhaaaa

  24. Komo says:

    Ha ha elvi cuni i donikes

  25. permetar says:

    Kur mbeti PD te kritikohet nga Elvis fundo.Lumi ta mare me gjith Dode fshatarin.

  26. arjanita says:

    E kam deklaruar me pare:
    Me Bashen PD do zhbehet shume shpejt.Nuk jane thjesht
    hatermbetjet e ketyra ish shkarravinave te pushtetit pusht
    te PD.Eshte mbi te gjitha mungesa e plote e moralit tek
    lidershipi i ri.
    Kryetari i emeruar nga familja mund te mbledhe rreth vetes
    vetem ndonje sahanlepies apo lavire politike.
    Eshte e keqja e fundit qe Bisha i beri PD dhe Shqiperise.

  27. saluku says:

    PD nuk eshte asgje tjeter vecse nje parti fashiste e paster !
    Personalisht mendoj se duhet nxjerre jashte ligjit.

  28. deti says:

    Parti e keqe Staliniste perfundoi kjo e jona. Edhe ne momentet me te veshtira, siç jane keto te afertat themi: Rrofte Partia me ne krye…..
    Kjo PD qe kemi s’ka qene kurre e djathte, por vec nje parti mbarepopullore.
    Ka ardhur koha per riformatim, pa rufjane, pa te korruptuar, pa kurva dhe kurvare politike, me te afte, pa “gangstere” (se nuk qi njeri per keta ketu ne Shqiperi).
    Ka ardhur koha per nje PD Liberale te Djathte, te bukur, me gjuhe bindese dhe jo me gjuhe druri (si p.sh. thuhet rendom: blokmenet, komunistat leshi preshi se nuk i ha njeri keto tani qe kaloi gati nje brez)e tj.
    Na plasi fare cipa ne glorifikim te njeshit a thua se jemi ne vitin 1974, dhe ata qe flasin, o te shprehen troç ose me mire ti shkruajne gjerat dhe te mos ti shohim ne tv, qe kur vjen llafi per 1-shin u delnin llafet me kercitje si marshi i kambios.
    Nuk ka 1-sha ne demokraci, ka vec merita, konntribute dhe sherbim ndaj SOVRANIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje