Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar në kampionatin italian.
Pasi Kievo pretendoi se kishte nënshkruar me të, gjë që u hodh poshtë nga ana e menaxherit të Berishës, i cili pretendon për manipulime, në lojë për të siguruar shërbimet e tij ka hyrë edhe Xhenoa.
Mediat italiane bëjnë me dije se Xhenoa është duke e ndjekur me vëmendjen situatën e Berishës dhe kërkon të përfitojë për ta marrë atë në ekip.
Berisha ndër të tjera ndiqet edhe nga Lacio, ekip me të cilin thuhet se ka edhe një marrëveshje./b.l