Sulmuesi spanjoll, Roberto Soldado, tashmë është edhe zyrtarisht sulmues i Totenhem Hotspur.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga ana e të dyjave ekipeve, të cilat kanë konfirmuar kështu marrëveshjen për kalimin e sulmuesit në Angli.
Për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit, Totenhem ka paguar një shumë të konsiderueshme prej 30 milion euro.
Totenhem është duke u përforcuar me disa lojtarë, duke qenë se tashmë largimi i Garet Bejl drejt Realit është pothuajse e sigurtë./b.l