Pas sondazheve të shumta për sulmuesin serb të Fiorentinës, Adem Ljajiç, Milani ka bërë një ofertë zyrtare.
Sportmediaset shkruan se Adriano Galiani u ka ofruar drejtuesve të Fiorentinës 8 milion euro, në mënyrë që të lënë të lirë sulmuesin serb.
Me këtë lëvizje drejtuesit e Milanit duket se kanë hequr dorë për momentin nga objektivi kryesor i merkatos së tyre, japonezin Keisuke Honda, për shkak edhe të vështirësive të hasura gjatë negociatave me CSKA-në.
Ljajiç ka vetëm një vit në kontratë dhe drejtuesit e Fiorentinës ose do ta shesin këtë verë, në mënyrë që të mos largohet me parametra zero, ose do kërkojnë rinovimin e kontratës. Vetë sulmuesi serb ka lënë të kuptohet se kërkon të largohet në drejtim të Milanit./b.l
Shqiptari i “muslimanizuar” i Novi Pazarit.
nuk eshte serb por boshnjak i sanxhakut….lajqi eshte mbiemer shqipetar dhe ky ka refuzu me kendu himnen serbe per ate dhe eshte perjashtu nga kombetarja