Në Spanjë e bëjnë të sigurtë: Bejl është i Realit

1 Gusht 2013, 15:04Sport TEMA

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Totenhem për transferimin e Garet Bejl.

Sipas së përditshmes “AS”, marrëveshja është arritur për një shumë prej 120 milion eurosh, në të cilën mund të përfshihen edhe lojtarë të Realit.

Me këtë shifër, Garet Bejl bëhet kështu futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke lënë prapa Kristiano Ronaldon.

Zyrtarizmi i marrëveshjes pritet të bëhet në ditët në vijim, në mënyrë që Totenhem të ketë kohë për blerjen e tre lojtarëve cilësorë, në mënyrë që largimi i Bejl të mos jeta aq i dhimbshëm për trajnerin Vijas Boas dhe tifozët e ekipit./b.l

4 komente në “Në Spanjë e bëjnë të sigurtë: Bejl është i Realit”

  1. koz tanku says:

    Nuk e kuptoj se cfare duhet te themi me pas se kush vlen tani me shume bejli , apo mesi ,ronaldo ,nejmari apo kush tjeter .
    a eshte vertet kjo vlera reale e ketij futbollisti ,apo nga inati i vjehrres ,perezi ka qejf qe ta dergoje gruan e tij te flere me minollain.

    1. fiorentino perez says:

      bordi i realit ka 2 vjet qe e ndjek garet bejl dhe te jesh i sigurt qe marin vesh shume me shum se ti koz tanku! sa per dijeni gruaja e pare ka vdekur

  2. Tironci Lugano says:

    Bejl eshte nje lojtar shum i mire.Thuajse i vetem beri

  3. Tironci Lugano says:

    Bejl eshte nje lojtar shum i mire.Binte ne sy menjehere kur ai nuk luante(demtohet shume) qe loja e Totenhemit ndryshonte totalisht.Natyrisht qe nuk vlen kaq.Kete shifer e ka bere konkurenca shume e madhe per kete lojtar.Eshte shum i ri e kerkohet nga klubet me te pasura e keshtu steka ngrihet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje