Braçe: Berisha do e përdorë partinë si Berluskoni për mburojë ndaj drejtësisë

5 Gusht 2013, 08:53Politika TEMA

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erjon Braçe u shpreh dje se Silvio Berluskoni në Itali duhet të jetë shembull për Sali Berishën në Shqipëri.

Në një koment që ka postuar dje në “Facebook”, Braçe shkruan: “Fuqia politike zhbën drejtësinë! S.B. – it, shembull për S.B. – al. Kjo është e keqja e madhe e partive personale. Partia e Berluskonit, shembulli. Italia është në prag të një destabiliteti të ri”.

Braçe shkruan se, “pas konfirmimit të dënimit me burg të Silvio Berluskonit nën fajin e ‘evazionit fiskal’, dje u njoftua se: Ministrat e Berluskonit në qeverinë ‘Leta’ janë gati të dorëhiqen; Senatorët e Berluskonit në Senatin Italian janë gati të dorëhiqen. Flitet për zgjedhje të reja, ndërkohë që po bëhet presion mbi Presidentin Napolitano për të dekretuar faljen e Berluskonit”.

Sipas tij, “përmenden dhe zgjedhjet e reja, duke shpresuar tek fuqia elektorale e Berluskonit dhe pazotësia ekstreme e së majtës”.

“Por përtej kësaj, përdorimi i pushtetit politik për të zhbërë ndëshkimin, më tej, destabilizimi si element për ta ndalur zbatimin e ndëshkimit, është shembulli më i keq i mundshëm!” “Nuk di nëse ne në Shqipëri do të ndodhemi në një situatë si kjo. Por, Sali Berisha e ka partinë e tij personale dhe do ta përdorë si mburojë ndaj çdo procesi të drejtë e ligjor për ‘qeverisjen e tij’”.

“Këtu ka një dallim: Populli e dinte edhe këtë, dhe ka krijuar me votë një shumicë të qëndrueshme, ndaj çdo akti që zhbën përpjekjen për drejtësi dhe ndëshkim ligjor në këtë vend! Fuqia politike e keqbërësve është zbehur nga vota e shqiptarëve”, përfundon mesazhin e tij, Braçe.

12 komente në “Braçe: Berisha do e përdorë partinë si Berluskoni për mburojë ndaj drejtësisë”

  1. Mira says:

    O Braçe trimi….!
    Berluskoni duhet të jetë shembull për ju, duhet të jetë shembull për gjykatat, ato do gjykojnë nën “qeverisjen” tuaj ( megjithëse janë politikisht të “pavarura”..).Pra merrni një hap të guximshëm dhe gjykoni të gjithë politikanët, të majtë dhe të djathtë qofshin ata….!
    Tani ti po shkruan i frymëzuar sepse dëgjove rock and rolli-n e Berishës…!?

    P.S. Mos harro dhe Ilir Metën…..!

    1. fl says:

      Qe kur ja dhane Drejtesine LSI-se dhe jo Spartak Ngjeles, duket sa seriozisht e kane kete punen e korrupsionit.

      Gerdeci u mbyll, dhe s’ka per tu hapur me. Ne apel do te mbyllet dhe 21 Janari, keni per ta pare. Maksimumi Prendi dhe Llupo do bejne 2-3 vite burg dhe kaq. Do quhet e mbyllur.

  2. Anxhela FR says:

    Prap paska folur shpirti vogel? Sa i zgjuar qe je! Po ftesen ne FB pse sma pranove asnjehere?
    Gjithesesi kush te shan te ka inat se ti je deputeti me i mire ne Fier e gjtihe Shqiperine! Per ty dehen bere filëma qe te tregojne perpjekjet e tua prej gjigandi ne luften kunder korrupsionin!

    1. Brace si braco di fero says:

      do ta pranoje zemer do ta pranoje. Por ka pas ca pune keto kohe e nuk eshte marre aq shume me FB

  3. fleks says:

    Faktikisht Berluskoni eshte nje shembull i shkelqyer per ju!

    Qe tani levizni me mjetin e transportit me 17 rrota te LSI-se.

    Qe vetem nje sekonde,pra vetem nje sekonde te mos i pelqejne LSI-se,levizjte tuaja,ju hesh nga shumekembeshi me 17 kembe a rrota qe ju transporton.

    Dhe ekete e pe mire ebukur,qysh ne merimin e Ministrit te Drejtesise.

    Pasi je nore tani keni vetem celsat e mullareve te kashtes pa LSI.

    Prandaj sa here qe flet ti tani duket sikur djathe zvicre,qe ka me qindra bira.

    Me shume bira se djathe.

    Kr nderkohe avokat Ngjela,Spartak Ngjela te ben shume,shume ta fala atje ku je e atje ku mbete.

  4. fleks says:

    Po ti z Brace nuk do na pyesesh,cfar uji ti japim gomarit???

    Ashtu si Pyet Saimiri se si e doni policine?

    Apo ai tjetri se si e doni turizmin?

    Na pyetni na pyetni se ka dhe nga ata qe ju thone,se e duam si gjysmen e koves angleze.

    Pra ti japim uje gomarit me gjysem kove uji angleze.

    Vazhdoni o Brace vazhdoni se jene kethyer ne barcolete 1 muaj oara se te uleni ne ariket e drejtimit te shtetit

  5. boing777 says:

    perr perr perr lereni lloqet tani jua dham dhe bindshem 84 deputet…tani ju shohim ju sa do eluftoni korrupsionin e varferin,,

  6. arbeni says:

    nuk e kuptoj kte trapin e madh me trup te vogel,vizita e pare qe beri sekretari i partis socialiste ishte ne Itali dhe e trumbetoj me te madhe takimin me berluskonin,ke takoi edi vogel per eksperience ate qe duhet te marre eksperience berisha?ik mer erjon i felliqur ti me gjith klasen politike shqiptare se kriminela,hajdut e te korruptuar jeni te gjithe njesoj,mjere ai popull qe ju beson dhe kujton se shqiperia do te rilinde me gazeten zeri i popullit

  7. Adi says:

    O z Brace nderro njeher kanal se na lodhe me keto programet per femij

  8. bledi says:

    O z Brace, mo na u be si erjon mamaqi na’shti, me llafe s’ia mbush mendjen njeriu. Berluskoni eshte si dita me naten me Berishen, pastaj Berluskoni akuzohet abuzime ne jeten e tij private prandaj po perdor partine per tu mbrojtur. Kurse krye-zullumqari ketu, me faktet qe ti na i ke treguar e akuzoni per kapje mafioze te shtetit. Pra s’ka lidhje jo se Silvio eshte burr i mire, po bjere me kembe ne toke dhe bena krahasime me vende te rangut tone si kroacia apo bosnija a greqia qe te jesh me i besushem. Mos na krahasoni dhe ju me gjermanin.

  9. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk e di ne se jeni ne dijeni po Ambasadori i Italise ne Tirane i emruar nga qeverisa e Berluskonit eshte keshilltari politik i Sali Berishes. Shume levizje te PD ngjasojne me partine PDL te Berluskes. Berluska ka vene Angjelino Alfanon ne krye te partise, Berisha vuri Lulzim Bashen ….
    Si Berluska ashtu dhe Berisha fale menyres se tyre te papergjegjeshme dhe paaftesise per te drejtu shtetit tani kane probleme me drejtesine….
    Me degjo nje keshille. Ne publik asnjehere mos e shtyni Sali Berishen drejt ligjit e drejtesise. Jane njerez e grupe njerezish qe do e qojne ne gjykate Sali Berishen. Ju ndertoni nje sistem gjyqsore qe kur Sali Berisha te jete brenda te mbyllen dyert e ai te mos dale me.
    Gabimi i Shtetit Italian ishte se u thye dhe e la te livadhiste te lire sebashku me mafien Italiane … E teshti lot Berluskoni me to. Natyrisht kjo ka per te ndodhe deri sa te shperthejne revoltat se pastaj Berluska iken ne Tunizi si Betino Kraksi ose perfundon i varur si Benito Musolini.

  10. angelo says:

    ju kujtojm z brace se berisha ka shkaktuar 97 +98 grusht shtetit+ rruga e kombit 2008 gerdeci 21 janari = me burgim te perjetshem ,sovrani ju votoi per drejtesi se pari se dyti askush te mos guxoj te luaj me me shperdorim tetyre qoft edhe kryministri. nqf se berisha nuk shkon ne burg atehere ju po talleni me sovranin qe ju dha votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje