Edhe unë e vrava gruan time

5 Gusht 2013, 20:38Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

 

 

Mezi hapa derën e jashtme, ndërsa këpucët i hoqa nga këmba me njëra-tjetrën. Çorapet e thara kothere zgjeruan korridorin e ngushtë me aromën e ndyrë, e cila më qëndronte në hundë prej ditësh. Mbajtur pas murit u futa në dhomën ku flemë, pa ndezur dritën u zhvesha rrëmujshëm e u plasa mbi krevat.

-Erdhe zemër, psherëtiu ime shoqe, por unë nuk kisha as nerva e as fuqi t’i përgjigjesha. I ktheva bythën gruas, ndërsa fytyrën natës që kishte stampuar drejtkëndëshin e dritares. Ndjeva dorën që m’u përkëdhel mbi bark, ndërsa flokët e saj prekën veshin tim bashkë me buzën që më pëshpëriti:

-Ke 3 javë pa u larë. Mos harro se jemi në gusht dhe djersa të ka parafinosur trupin.

-Jo kaq afër, ngrita zërin unë. Kam vapë, ik largohu.

Gruaja nuk lëvizi fare, por me një zë ndëshkueshëm zbutur më qortoi:

-Na çmende me këtë rakinë që pi pa fund. Sa hap gojën ti, merr flakë dynjaja!

Ky lloj refreni i bezdisur kishte dy vjet që më çante trapin e tek unë as sedër e as emocion nuk shpërndante. Nuk i ktheva përgjigje, por thjesht hapa gojën dyfish se nuk po mbushesha dot me frymë. Fytyra ngjeshur pas jastëkut bulëzonte nga djersa dhe qimet e gjata të mjekrës po ma bezdisnin edhe më prag-gjumin. Dora e gruas ndërkohë po rrëshqiste mbi gjithë trupin dhe gishtat e saj ndaluan mbi buzët e mia. Durova pakëz dhe lëviza më në qoshen e krevatit. Ajo nuk më ndahej dhe kësaj here nuk përtoi të më hidhej përsipër. Fytyrën e saj e preku me timen dhe me gjuhë më lëpinte si konia e vogël buçen e saj.

-Hiqmu se s’jam larë, i bërtita plot ironi, por ngulmimi im ishte i kotë.

-Zemër, më ka marrë malli, ia ktheu ajo. Më duket vetja si murgeshë. Më ke lenë të thahem e tëra ca nga hallet dhe ca nga indiferenca jote. Vazhdoj të të dua si ditën e parë, por ti më shikon si të tepërt.

Vazhdonte të më përkëdhelte flokët dhe më pas m’u ngjit pas shpine duke më shtrënguar fort me krahët e saj të hollë sipër dhe poshtë barkut tim të deformuar. U mundua të më kthente përballë saj, por barku im i madh nuk e linte. M’u zgjat mbi fytyrë e më puthte sytë dhe buzët. Pastaj më kapërceu e m’u bë njësh me mua. Në errësirën e dhomës mundohesha t’i shikoja fytyrën. Herë më dukej si dikush tjetër e herë si ime shoqe. Nata i pikturonte një kokë të thatë e të plakur. Luante si fëmijë e llastuar dhe rënkonte nën zë. Vari duart poshtë brekëve të mia dhe ndjeva tek kërkonte. Mundohej që me prekjet e saj të zgjonte mikun tim, ndërkohë që m’i zhveshi dhe brekët. Me njërën dorë u mundova të mbahesha pas llastikës por nuk më la.

-Hiqi se le nam zemër. Kaq foli dhe u ngrit duke shkuar drejt dollapit të rrobave. Prej andej erdhi me një palë brekë të lara të cilat vetë i këmbeu me të palarat që mbaja në trup prej ditësh.

-Ik tani, se do fle. Jam lodhur, i bërtita seriozisht.

-Lodhje? E shkreta unë kush flet për lodhje, u hakërrye ime shoqe. Lodhje nga bastet, lodhje nga bixhozi, lodhjet nga borxhet, lodhje nga rakia…

Kur jam tapë, nuk duroj dot moralin, ndaj siç isha ashtu i plasur mbi dyshek u çova pakëz sa të liroja krahun poshtë trupit dhe pasi ia gjeta surratin në errësirë ia këputa një grusht fytyrës. Një gulçimë mbytëse dhe psherëtimë e gjatë u derdh mbi mua.

Tani ajo qëndronte ulur mbi krevat dhe dukej sikur aktronte të qarën e saj.

-Qëromu se ti shkërdheva robt, i bërtita dhe ajo si me buton u çua e u largua nga dhoma ku ajri kishte mbetur pezull.

Mëngjesin ma prishi zilja e gjatë e celularit. Dembelosur kërkoja nëpër xhepat e pantallonave aparatin e telefonit. Gimi, shoku im më priste te kafja e lagjes. Tentova të ngrihesha por po kuptoja që alkooli i një nate më parë kishte mbetur brenda kokës time dhe i vetmi çlirim ishte një e vjellë.

Bëra të vishem, ndërkohë bishti i syrit më kapi veten të reflektuar te pasqyra e dhomës. Kundroja si adoleshent trupin tim dhe po kuptoja se kisha ndryshuar. Po, po kisha ndryshuar tmerrësisht. Barku kërcyer më fshihte allatet. Kërthiza më dukej si vaginë e shpartalluar, leshi i sqetullave konkurronte leshin e kokës, fytyra rrudhur jo nga mosha dhe i vetmi ngushëllim ishte ngjyra e brekëve.

-Të bardha, i fola pasqyrës. Sytë më ishin mykur prej javësh me bezhën e brekëve paraardhëse. U vesha dhe shkova drejt banjës. Provokova fytin me gishtat e mi dhe mbi bidenë e ciflosur të wc-së u derdh turlia e ushqimeve që kisha futur në stomak një ditë më parë. I hodha ujë fytyrës pa u parë kësaj here në pasqyrën e vogël e dola në korridor të gjeja këpucët. Një palë çorape të lara ishin vendosur karshi tyre. Ula bythën në dysheme t’i vishja, por barku si gjithmonë më pengonte.

-Oj kurve që bën moral edhe natën, ec këtu, i thirra time shoqeje të më ndihmonte. Nga kuzhina, ku këndonte televizori bashkë me refrenin e këngës, ia behu edhe gruaja.

-Turp të të vijë! Madje shpesh edhe në sy të vajzës më ofendon kështu!

-Ec mi, lëri llafet se dhe ajo kurvë si puna jote do bëhet. M’i vish pak çorapet, e urdhërova.

Tundi kokën duke m’i ngulur sytë, u ul më bisht. Përveshi çorapen e parë dhe teksa i zgjata këmbën e djathtë goja iu shqep sërish:

-As këmbët e tua nuk lan mor burrë, as thonjtë nuk pret. Po më vjen turp nga vetja!

Po i folur fare, ia shtriva shputën e këmbës mbi ballë dhe tek u plas mbi pllakat e bardha të korridorit, ndjeva çlirim.

-Si nuk t’u qep goja o baxhellë e poshtër. Ma nxive jetën o buçe!

Tek ngrihej sakrificshëm nga dyshemeja, mori zjarr e m’u lëshua plot duf:

-Ti, ti ma nxive jetën. Ti më ke plakur të tërën. Ti na sose durimin dhe ekonominë e shtëpisë. Ti më ke futur në dhe e në borxhe. Ti nuk do ta dish as për pjellën tënde. Më ke tharë shpirtin, mendjet, portofolin, buzët, lëkurën. Rropatem në punë e në shpi. Kam harruar dashurinë, bashkëshortërinë. Kam harruar si jeton normalisht një grua. T’u dhashë qysh 19 vjeçe tek më çorodisje me ëndrrat e tua mashtruese. Ti nuk di të jesh as burrë, as baba, as shok, as mik, as dashnor…

Pas kësaj potereje kisha tre alternativa të shpejta. Ti ikja asaj, të villja edhe një herë ose t’ia qepja halen.

Kjo më flet mua me këtë gjuhë, pyeta veten dhe tek kurseva të vjellën e kapa prej fyti dhe e tërhoqa zvarrë në kuzhinë. Ashtu gjysëm shtrirë në divanin e vogël e bombardova me grushta derisa gjaku i shpërtheu nga të dyja vrimat e hundës. M’u neverit e tëra tek nuk nxirrte gjysëm lëngimi nga goja. Teksa iu afrova mbi surrat për ta paralajmëruar, më gëlbazoi me një top gjaku e pështyme që e flaku nga goja si gjyle topi. U mbulova i tëri me atë nxehtësi sekrecionesh dhe kësaj radhe volla ca nga ndotja, ca nga zhburrërimi. Iu turra dollapit të enëve ku rrëmbeva thikën e parë që gjeta e si në garat olimpike ia ngula mbi gjoksin e tharë pa më të voglin pishman.

-Buçe, i bëre llogaritë gabim, iu hakërreva dhe shkova në banjë të laja veten. Telefoni binte pa pushim e pasi pastrova duart e nxora nga xhepi dhe u përgjigja{

-Erdha Gimo, erdha mor burrë. Më porosit një turke dhe një dopio fërnet.

Pa kthyer kokën nga kuzhina ku lashë baxhellën e shtrirë dola jashtë. Kënga tjetër që dilte nga gurmazi i televizorit tonë më ndoqi deri në katin e parë të pallatit. U ula në tavolinën e Gimit e pasi përlava kafen turke, fillova të rrëkëllej gllënjkat e fërnetit. Deri nga ora 12.30 e mesditës fola me Gimçen për të vjellën e mëngjesit, luajtëm X e 1 Skënderbeun dhe Kukësin, ca llogje politike e ca llogje lagjesh derisa edukatorja e kopshtit me vajzën për dore më ndaloi para tavolinës.

-Nuk erdhi gruaja ta marrë vajzën, u detyrova ta sjell unë, u shfajësua edukatorja. Bëra sikur e falënderova me një gjysmë buzëqeshje dhe kapa vocërraken prej dore. Edukatorja u largua ndërsa vajza ime 5 vjeçare kishte ngulitur sytë te dy nga thonjtë e gishtave të mi.

-Babi, po kjo ngjyra e kuqe është si boja e votimit?

-Sa vajzë të zgjuar që ke, më tha Gimçja. Hajt gëzuar plako, më uroi dhe përplasëm gotat mbushur me fërnetin e zi.

*fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

70 komente në “Edhe unë e vrava gruan time”

    1. Mira says:

      @ bledi

      Skenar porno ciganësh, për t’u xhiruar në fushën e plehrave…!

      1. net says:

        Mira e ke qef pornon.Te thashe eja behu gruaja ime e shtate e te biesh rehat

        1. Mira says:

          @net
          Mos i ke brekët kafe dhe ti si ai albanezi që përshkruan bledi, se kur nuk ke ujë kështu është….!

          1. net says:

            Mira ty do te vej te me lash breket me dore por edhe t’mi veshesh kurse uarda do m’boj gjellen!

      2. picione says:

        @Mira: je shume e peshtire

        1. t'jau fus apo mos t'jau fus says:

          por dhe rraciste eshte kjo mira me shume bira.Mira a po te han bira?Se do vij ta lubrifikoj i cike,he te keqen e baxhelles qe je o mira e keqe

      3. ALpini says:

        mund te jete edhe arixhi se çehreja ashtu e tregon.
        qe ka bere jete barbonesh e dime ashtu si edhe arixhijte.
        raki,baxhelle,çorape kothere etj fjale qe burojne nga nje goje bohemi qe kujton se vlen.

    2. antonio says:

      Ke plot KAFSHE te tilla edhe me shkolle te larte,edhe me kollare edhe me fuoristrade edhe TIRONSA DENBABADEN edhe me prinder me shkolle te larte!!!
      ME KAFSHE TE TILLA KEMI HYRE NE EUROPE ME KOHE,ndaj keta PLEHRA DUHEN ZHDUKUR ME ZJARR!!!

    3. jimmy says:

      bravo Bledi ,je i madh.Fatkeqesisht ky ehste realiteti i nje populli te coroditur .

    4. kali kuq e ka nji huq says:

      o mane,cjan keto qe shkruan mor daj,se je gjith ky cun…?!

      1. t'jau fus apo mos t'jau fus says:

        ky mane burgaxhi i sprovuar,sharlatan injorant,trafikant i qenieve njerzore,i paskrupullt,i pafytyre,drogaxhi

  1. Laguna says:

    Je gazetari me i mire ne qarkullim bled bravo per shkrimin e goditur.

  2. Tironci says:

    BURRAT KANE VDEK. KANE MBET VETEM BUBURRECAT. TERE FAMILJA E BUBURRECAVE TE SOTEM ESHTE, LLOTOJA, BASTET, POKERI, FUTBOLLI, GOTAT E SHURRES, DHE KAKERDHITE QE U SHESIN GRAVE NE SHTEPITE E TYRE. PTU DHE RRACA ME E NDYRE E TALEBANEVE I TRAJTON GRATE ME MIRE SE NE.

  3. morgu says:

    fiksim ma le qe nuk bere nje dush, cdo gje tjeter ishte ok !

  4. enea says:

    Te trishton sepse kjo eshte e verteta.

  5. SADIU says:

    Kur more se nuk kemi degjuar gje, njoftim nuk ka dale…

  6. Claus says:

    Por me shume te “vret” ngazellimi i komentuesve ndaj ketyre skenave paranojake dhe plot horror qe burojne vetem nga ndergjegja plot vorbulla te erreta te Bledi Manes.
    I denje per nje vizite tek psikologu!

    1. @ claus nga dena says:

      ky esht realiteti claus e ka pershkruar me se miri blendi sic di vet ai!! mjafton vetem te hecesh neper rruget e tiranes ke pasqyrimin te kesaj situate qe blendi mane pershkraun imagjino ne nje familje.. qe esht me keq se kaq!! e kam perjetuar vet e kam par me syt e mi.. ky esht realiteti claus

    2. tironsi says:

      @fule:
      Shko ore pirdhu ti. Kujt i hakerehesh ti, Bledi Manes apo te vertetes..?
      Moralist Spurdhjak.

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Normaliteti mund te shihet ne kende te ndryshme dhe nuk mund te jete definitiv vetem me syrin e psikologut..Skena plot horror dhe paranojake kane ndodhur plot 30 raste ne kete muaj ne Shqiperi dhe asnje organizate civile s’flet..Por ti nuk e kupton p’se ai shkruan ashtu..Lexon permbajtjen dhe jo thelbin..

    4. redi says:

      Dil nje xhiro neper periferi mor zotri qe te shikosh realitetin pa syza optimisti, aty ku meshujt megjithese nuk punojne rrine gjithe diten bareve dhe llotove Duke shenzuar edhe qindarkat e fundit te familjeve, pastaj gol per ngazellimin ekomentuesve.

  7. valiko says:

    bledi megjithese e di qe je beqar dhe ske qene i martuar ndonjehere aq me pak te kesh dhe vajze me kenaqe me kete dialog te dy te martuareve imagjinare ne veten e pare njejes

  8. LORA says:

    Ti Bledi kujton se ke hyre nen lekuren e atyre qe po garojne ne vrasjen e grave?????
    Edhe pse talenti yt eshte dritherues,nuk besoj t’ja kesh arritur.
    Une mendoj se ne trute e tyre eshte ngulur kembekryq brekedhjeri i historise,ai qe ka 23 vjet qe nuk nginjet se masakruari dhe perdhunuari Shqiperine.Keshtu ,si ai,jane katandisur nje numer i konsiderueshem meshkujsh burracake,qelepirxhinj,dembele,injorante,,,,,,,qe nuk e meritojne te kene gra e femije.
    Problemi eshte se si mund te shpetohet gruaja shqiptare.Mendoj se e vetmja zgjidhje kalon nga arsimimi dhe punesimi i saj;cdo fjale tjeter eshte,per mua, nje tallje me e rende se fati i tyre.

  9. Toni.I. says:

    Artikull interesant por per njè femen moderne e ditève tè
    sotme e vèshtirè jeta martesore me analizèn qè bon ti BLEDO ndoshta per njè pjesè mund e dhe tè jetè e vertete ,psh po tè tè benim tre grupe
    sipas kulturès, edukatès ,studimit,zgjarsisè etj.etj dmth si persona tè ngritur dhe Familje tè larta njè femèn mund tè rri natè e 1-2-3 tè
    katerten ndarje apsolute,po qe se njè çift perbèhet nga ajo kategori
    e ulèt ndodhè njè gjè e tillè po janè pakicè. Njè shprehje popullore
    thotè “femnat fusin sheitanin n’shishe” pale çi bèn njè pianeci tè
    fustruar.

    1. Anonime says:

      Me gjithe respektin, i gjithe mendimi im per ty permblidhet te ajo pjesa e emrit tend “.I.”

  10. a.lico says:

    edhe jovani I madh do te thoshte:c”kadare mor ky ky eshte tajfun mor ky ky esht rrebesh ky eshte suferine,dhe thjesht ky eshte bledi mane

  11. dhembeli says:

    Bledi !Djale!Je I madh!
    Ke cliruar zemrat e te gjitha grave qe e kane kete fat. Me kete shkrim njesoj sikur kane hapur zemren e tyre,pa folur kurre!

  12. looppool says:

    Derisa meshkujt shqiptare te enderrojne lekun e lehte pa punuar,dhe derisa femrat shqiptare ta mendojne lekun si dicka qe duhet ta nxjerre mashkulli,e te martohen pikerisht per keto te fundit,keto gjera do na shoqerojne!!! Fatkeqsi, por kto jane bemat e varferise, dhe te sistemeve autoritare te ngritura nder vite.Megjithate mendoj se ndryshimi mund te vij vetem nga femrat. Derisa femrat ne shqiperi te jene vetem si kuklla ku mendjen mund tja prishe cdo mashkull,mjafton qe ti dedikoje kohe te mjaftueshme,ateher keto gjera do ndodhin!! ;P

    Bukur Bledi!

  13. arjana says:

    BLENDI JE THE BEST GAZETAR SHKRIMET E TUA I LEXOJ ME NJE FRYME ASNJE SHKRIMTAR NUK ESHTE SI TY DO TA RILEXOJ

  14. lani. says:

    me terhoqi ky shkrim o Bled , a thua se 40 vjet martuar !!!

  15. era says:

    Skrim i pperkryeeeerrrrrr ky eshte realiteti i familjes shqipetare ne pergjithesi.Jo se ne bote martesa eshte perfekte,por burra qe nuk punojne dhe burra qe rine tere diten ne kafe dhe lokale bastesh vetem ne shqiperi i gjen.Kushdo qe eshte kunder ketij shkrimi te shikoje me qetesi pereth se çfare ndodh çdo dite , te shikoj lokalet dhe llotot qe jane mbushur me berkderra qe vine era djerse nga rrobat,dhe era raki nga goja.

  16. balzac says:

    Perse ajo,gruaja,shqiptarja,sa e sublimuar ne kenge e valle,
    aq e skllaveruar ne jeten e perditshme?!

  17. DuaPune says:

    Sa maniak je mor burr.

  18. alban4eva says:

    per fat te keq, kjo eshte e verteta e nje pjese te shoqerise shqiptare. albanistanezet kane cmendur fare dekadat e fundit.. kafsheri made in Albania..!!

  19. roland says:

    bledi hap gojen e fol sa do, dhe ec e kputja edhe ksaj times

  20. ema says:

    E neveriteshme, nuk ka grua qe te doje ti afrohet nje funderrine te tille……. Vetem ndonje fatkeqe qe nuk ka asnje opsion tjeter.
    Bledi Mane e ke dh. kete rradhe.

    Mendoj se grate shqiptare kane me shume rrespekt per veten. Burra te tille ka sa te duash, po gra kaq te nenshtruara vetem ne ndonje zone te humbur mund te gjesh..

  21. Emigrant SHBA says:

    Shume ralle shkruan or Man shkruaj me shpesh
    Ky eshte realiteti shqiptar me mire nuk ka se si te pasqyrohet ne nje shkrim
    Te lumte

  22. Njohes i mire i familjes(me nder me than)Rama. says:

    Veme bast qe po se ka bere me te vertete ky Manja nje veprim te tille ,dhe tani e hedh si shkrim, eshte nje kriminel i lindur, me baba kriminel te lindur bolsheviko-bytho-socialist hesapi,krimin e kane ne gen nga partia e Enverit,ky horr qe deri dje merrej me trafik femrash dhe vizash, e ka bere nje veprim te tille, se vetem burracaket,legenat merren me grate dhe kalojne ne veprime te tilla.

  23. ramy says:

    Trishtohesh. Ne fakt kjo eshte nje kategori e madhe meshkujsh ahqiptare. Lexoini disa komentues. Nje pjese meshkujsh kane qene dhe me pare te tille. Por pas 90 tes jane shtuar shume.
    Realitet I hidhur dhe I frikshem. Kujt tja besosh vajzen apo motren.
    Po shperfytyrohemi..
    Duhet nje pune e madhe per ta edukuar popullin e tjetersuar shqiptare

  24. Valbona Selmani says:

    Je i madh Bledi!!!!!!

  25. Martin Iden says:

    Si nuk u lodh ky gazetar duke u perpjekur te beje te vecantin, pavaresisht temes per te cilen shkruan?

  26. Anonime says:

    O Bled a do martohemi bashke? S’tallem pz.Je si drite <3
    Nuk e ke vendin ne kete vend brekegrisur dhe hipokrit i cili nuk do gdhendet ndonjehere …

  27. liri says:

    Ehhhhh…mor Bledi. Po nuk zbuten keto derra te eger.

  28. mirel drejtesia says:

    shume e bukur,tipike e familjeve ordinere……………

  29. astroboj says:

    E ke bere makabre fare Bledo, po eshte per te qare se Shqiperia keta lloj meshkujsh prodhon dhe eksporton. E vertete fare, per te vrare veten

  30. vera says:

    eh, c’te them Bledi…sapo erdha nga puna dhe nderkohe qe pergatisja dicka per te ngrene nga lajmet degjova se nje tjeter nga keta qe shkruan ti ne kete shkrim e kish vrare gruan po kish vrare dhe veten dhe, ndersa e lexoja mendova se kjo qe shkruan qe historia e ‘dasmes’ se ciftit te sapo martuar me vdekjen..!
    Let see whose the next one..?!

  31. sAVO dUKATI says:

    Gjithë këto krime janë rrjedhim llogjik i kapitalizmit shqipëtar që në qëndër të parimit të tij ka shfrztëzimin e njeriut nga njeriu. pra që ti të fleshë me brek të arta unë duhet të fle pa brek, ose kështu ose i vdekur. Sistemi socialist kishte në qëndër të ejkulibrimit të këtzre problemeve diktaturën. pRA THUA JAM I LUMTUR KUR MEZI MERRJE FRZMË, nE JEMI GJITHMONË PARA FATKEQËSIVW.

  32. psy says:

    Bledi te uroj shendet.Per punet e shpirtit ti me dukesh si Roberto Saviano per punet e mafies…te ndjera deri ne qelize,te perjetuara deri ne dritherime…shkruaj Bledi mos ndalo,vetem arti te shpeton,na shpeton.Publicistiken tende te botuar,autografin qe me dhe,jane nje pasuri per mua.Faleminderit.

  33. skypion says:

    Ne fakt nuk komentoj per gjera qesharake,por,si perhere idiotesia e komentuesve trushpelare(qe,e perseris,eshte njefare mesatareje e idiotesise se shqiptareve) me beri te reagoj.
    O njerez injorante,gjysmeanalfabete apo analfabete funksionale!Po,ku e shikoni talentin(tmerr!) tek keto shkarravina prej femijesh,qe edhe si te tilla jane mizerje?!Tmerr,tmerr…

    1. MEMEDHETARI says:

      Shko,ore tutje,mos na caj bythen!!!…
      Koke e madhe ti …
      Koke e shtypur nga mbrapa,ne forme pllake…

  34. Profesori says:

    Realitet shqiptar që bëhet gjithmonë e më prezent. Kush nuk e kupton, gabon rëndë. Duhet urgjentisht, ndryshim mentaliteti, shkollim, emancipim. Bravo Bledi.

  35. ARUSHA says:

    Blendi eshte nje analist dhe filozof i ndjenjave te popullit shqiptar dhe afron me Migjenin ,Balzakun, Hygoin, Bokacion,GI DE MO PASSO , Shollohovin ,etj

  36. tol fracezi it says:

    Bravo bledi ky eshte realiteti albanistanit dhemokratik .

  37. Sallakja says:

    Jo, Blendi Mane.
    Realiteti Shqiptar nuk eshte ky.
    Keto jane fenomene ( teper shqetesuese ) qe
    i kemi dhurate nga e kaluara e larget myslymane
    qe per fatin tone te keq po zhduken shume ngadale.
    Jemi popull disi i prapambetur nga pikpamja civile,
    natyrishte po ta shohesh nga kendeveshtrimi
    europian. E megjithate realiteti nuk eshte ky.
    Por edhe po te jete ky realiteti,
    Shkime te tilla diletanteske, mediokre, adoleshente
    te pa studjuara e mbi te gjitha pa talent, ndihmojne
    qe situata te veje me keq e jo me mire.
    Perdorimi i fjalorit teper brutal, nuk te ben as me
    interesant e as me origjinal
    Te mungon sinonimi,zgjedhja e fjales e mbi te gjitha
    talenti.

    1. marcopolo says:

      Me pelqen qe kemi ca njerez mendje hapur qe dalin kurder fese islame!
      Qe po e qojne shume perpara vendin me keto mendimet qe vertet i bejne te rrijne ne vend duke mendu qe islame po na le mbrapa.
      cfare keni dhene ju Sallakja?
      kush do me ec perpara ecen edhe mysliman me perce apo i krishtere

  38. Kajtushka says:

    Keshtu te jete valle dhe Gjermania. Eh sa fat i keq kur radhitesh ne vendet e para.

  39. adria says:

    Bledi eshte munduar te flasi pa dorashka ,per keto
    kategori njerzish teper teper te ulet , dhe keto nuk jane vetem maloket
    por ne cdo cep te Shqiperise ka me tonelate te tille .
    Ne gjithmone kemi share dhe bere shembull negativ JEVGJIT per sjellet
    e tyre te ulta por e verteta qenka ndryshe . JEVGJIT NUK PO NDIHEN AS
    PER VRASJE ,AS PER MAFIOZE , AS PER HAJDUTE DHE NUK KAM DEGJUAR
    QE GJITHE KETO GRA VIKTIMA TE JETE QOFTE NJERA PREJ JEVGJEVE.
    KESHTU QE RRACA E SHQIPETAREVE DOLEN ME TE QELBUR SE JEVGJIT DHE
    ME KRIMINELE , GJITHESESI NESE JAM NE GABIM ME KORIGJONI JU LUTEM

  40. beso says:

    ç’e ke mo Bledi kete?Duket si muhabet mes te burgosurve

    1. te revoltuarit says:

      Ky eshte Shqipetari njeriu i ri qe krijoi Enver Hoxha

    2. Ajola says:

      PER BESON ! ME KETO FJALE QE SHKRUAN KERKON TE INJORISH
      BLEDIN , QE FLET PER NJE REALITET TE HIDHUR QE SHTOHET CDO DITE.
      BESO TI NUK JE AS SA 1/1000 E BLEDIT .

      1. marcopolo says:

        ti e njef beson qe i ven edhe perqindjet

    3. Claus says:

      Duket si muhabet mes te burgosurve!!!

      Me doli kafja nga hundet nga e qeshura.
      Po Ajo..sa qenka prekur, te paska “therrmuar” keq.
      Pershendetje

      1. beso says:

        Claus,pershendetje!Jam duke lexuar”Kurimi” i Herman Hesse.-Po qe per nevrotik dhe i shkalluar,nuk ka me gjigant nga une-thote Hesse.Sipas meje,pa ca çmenduri nuk ka talent.Bledi per mua ketu eshte ne paradoks,ai duhet te pershkruante pa shume imtesi vrasjen imagjinare te gruas dhe me shume imtesi rrethanat dhe nxitesit e vrasjes,qe jane papunesia,pijet,lojerat e fatit,me nje fjale,te gjithe keto detaje qe misherojne degjenerimin e familjes.Claus,e di qe jam vone ne koment,por i kushtova 2 minuta argumentit,meqe jam sa 1/1000 e Bledit,m’u desh t’a shpjegoja.Te pershendes!

  41. MEMEDHETARI says:

    Ke vrare gruan?…
    Cfare paske bere mor budalla!… ?

  42. tol fracezi it says:

    Rnofte partia dhier dhe e permjere demokartike ,me ne krye saleh ,lulush shalengjituri ,zhelefin baxhella ,qe futen vendin ne renim total .duhet nje gjykate speciale per keta maskarenj qe katandisen popullin ne pike te hallit

  43. kace vreto says:

    zoti bledime korrekt me mesimet e tyt teti ahmet te fala shefqet hici.

  44. Taksi Tafili says:

    eshte nje far kremi i mir per kembe per mos me te ardhe era e keqe ilirija prodhim i sllovenise, 3 dite stvjen era

  45. Blerim says:

    Si gjithmon Blendi je shume lart.Pasqyre e nje intelektuali vigan.Po i bene nje apologji nje pjese te renuar te shoqerise sone dhe nuk jane pak o Blendi.Ekonomi e renuar ,shoqeri e corientuar,intelektual te narkotizuar na e bene kete vend per 20 vite me rradhe.Liria i ka rrenjet ne zemrat tona ,na i bashkoni ato zemrat qe te rahin harmonishem dhe te shikoni se cfare force e vitalitet kemi ne si komb.Zoti na bekofte.

  46. marcopolo says:

    e bukura e komentuesve eshte qe hidherohen me krimin. E ndaj femrave te tyre po njelloj si ai pijaneci sillen ashtu veprojne. Jemi ne vend numero po te pakten e kuptojme qe bejme gabim pasi gabojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje