FOTOT/ Një tjetër plazh, një tjetër i çmendur (VIDEO)

5 Gusht 2013, 12:28Politika TEMA
FOTOT/ Një tjetër plazh, një tjetër i çmendur (VIDEO)

Një italiane, e cila po shijonte muajin e mjaltit, u vra të dielën kur një person u fut me qëllim me makinë në mes të një turme për të goditur kalimtarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Venice Beach në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Alice Gruppioni, 32 vjeç, vajza e një biznesmeni të njohur italian, humbi jetën, ndërkohë që u plagosën 11 të tjerë.

Ajo ishte martuar dy javë më parë dhe po kalonte muajin e mjaltit.

I shoqi, Christian Casadei, tha: “Po shëtisnim, ishim të lumtur kur krejt papritur gjithçka ndryshoi. Nuk mund ta besoj. As nuk e mbaj mend mirë se çfarë ndodhi, ishte shumë kaotike”.

Babai i vajzës ka qenë dikur presidenti i klubit Bolonja.

Autoritetet amerikane thonë se i dyshuari për këtë krim është Nathan Louis Campbell, 38 vjeç, që është dorëzuar në polici.

Dëshmitarët thonë se makina hyri me qëllim në shëtitore për të vrarë njerëz.

“Shoferi kishte dal për gjak,” tha një dëshmitar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë shoferin duke shijuar fillimisht perëndimin përpara se të hipte mbi makinë dhe të godiste turmën./ep

9 komente në “FOTOT/ Një tjetër plazh, një tjetër i çmendur (VIDEO)”

  1. Gjeralb says:

    Ky rast nuk mund t’i ngushelloje familjaret e viktimave te Vlores, as lexuesit e gazetes “Tema”. Krimi i Vlores kishte tjeter permbajtje. I cmenduri i Los Angjelesit u dorezua ne Polici, kurse vrasesin tropojan e ruan policia e Berishes…

  2. jimmi says:

    kjo nje fatkeqesi vjene nje kafshe e te merre jeten

  3. net says:

    Tema rregullojeni ishte dale per ‘gjah’!!!

    1. enea says:

      :). Shume e vertete, po nuk e nderrojne.

      U kerkova disa here te hiqnin ate videon ku nje prifti ju pre koka ne Siri, por nuk e bene.

  4. enea says:

    Ah se harrova, mos ja fusni kot kur shkruani qe shoferi po shijonte perendimin. Ky eshte nje budallallek me oke. Ku e morret vesh ju qe po bente pikerisht kete gje?

    Mos trilloni. Gazetaria eshte informacion dhe nuk jemi ne nje kohe kur njerezit ishin teper naive dhe hanin sapunin per djathe.

  5. albatros says:

    Ku jane ata plehrat qe nuk lane gje pa thee per vrasjet qe u kryen ne Vlore? Pse nuk komentojne? Ja pra si bota po behemi dhe ne me krim droge prostitucion,korrupsion, ndotje mjedisi, nuk i kishim keto ne kohen e xhaxhit

    1. armand says:

      Ore djale mashkull sipas teje diçka e tille justifikon ate qe ndodhi ne Vlore?
      Eshte e vertete qe injoranca s’ka kufij.

  6. arbri says:

    rasi i vlores mund te ishte prandaluar,pasi cdo resort turistik si kudo ne vende te jera duhet te kete bodigard ose roje te lincensuar per qetesine e pushuesve.pervec kusureve qe ka policia e shtetit nuk ka faj ne rastin e vlores,pasi smund te qendroj ne cdo resort apo plazh privat per te ruajtur qetesine dhe jeten e qytetareve. biles ne asnje nga plazhet ne shqiperi nuk ka as roje deti te parandalojne apo shpetojne njerzit qe rrezikojn te mbyten ne det.

  7. turi says:

    Vrasesi i Vlores do ta futesh pergjithmon ne kopshtin zologjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje