Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi vendos dhe një herë theksin tek nevoja për të vënë rregull në komunitetin e shërbimeve inteligjente në Shqipëri. Sipas tij, kakofonia e tyre dhe keqpërdorimi politik, i ka nxjerrë shërbimet e krijuara në vitet e fundit, praktikisht të pavlefshme. “Duhet një shërbim kombëtar i vogël dhe i unifikuar”, thotë Klosi.
Nga Skënder Minxhozi*
Zoti Klosi, në pritje të tranzicionit të pushtetit, Shqipëria kaloi sërish disa “turbulenca” elektorale. Sa e preku kjo imazhin e 23 qershorit?
Këto “turbulenca” elektorale, siç i quani ju, treguan se Berisha ishte fare i papërgatitur për rezultatin e thellë të humbjes së tij. Ai emocionalisht e “pranoi” humbjen, megjithëse justifikimet që dha duke pretenduar se “nuk mund të gënjente aq shumë sa Edi Rama”, treguan se ai s’kish kuptuar asgjë se ç’kish ndodhur vërtet. Përpjekjet e fundit, për ta baltosur rezultatin e 23 qershorit tregojnë se pas emocioneve të para pas humbjes, ai po i kthehet zanatit të vjetër të super-demagogut. Por, zgjedhjet e 23 qershorit treguan se populli tashmë e njeh mirë, prandaj, mendoj se kjo që po ndodh në KQZ, apo me propagandën e PD-së, nuk mund ta prekë aspak imazhin shpresëdhënës të rezultatit të 23 qershorit.
Ka një përshtypje të përgjithshme se kjo shtyrje e rotacionit drejt ditëve të para të shtatorit, krijon objektivisht një inerci të dëmshme në qeverisje, e cila pasqyrohet në rënien e autoritetit të institucioneve, rritjen e krimit dhe dukurive të tjera negative. Ju si mendoni?
Qeveria në detyrë e ka mbyllur me kohë ciklin e saj, sapo e ka boshatisur arkën e shtetit dhe funksionon vetëm para kamerave, në mbledhjet ku “gjyshi”, vazhdon të tregojë përralla. Ajo vërtet po lëviz për inerci deri në shtator. Për sa i takon autoritetit të institucioneve, ai është në pikën më të ulët që nga viti ’97 dhe nuk ka ku të bjerë më poshtë. Bëri mirë kryeministri i zgjedhur, që e deklaroi qeverinë e tij disa javë para paraqitjes në parlament, se kështu na e lehtëson përshtypjen që po kalojmë një verë të nxehtë pa një qeveri që po punon.
Për sa i takon krimit, ai ka kohë që ka marrë përmasa alarmante. Ngjarjet e ditëve të fundit po tregojnë se rendi dhe siguria do të jetë ndoshta sfida kryesore e qeverisë së re. Është një arsye më shumë për t’i konsideruar të shëmtuara dhe antikombëtare, përpjekjet e opozitës së re për të krijuar pengesa absurde për certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve. Ndërkohë, qeveria e re duhet të përgatitet që aprovimi në parlament ta gjejë në krye të detyrave.
Jeni shprehur se aleanca PS-LSI ishte një zgjidhje e drejtë taktike, në funksion të largimit nga pushteti të Berishës. Sa jetëgjatë e mendoni këtë aleancë? A u jepni të drejtë skeptikëve, të cilët vijojnë ta shohin dyshen Rama-Meta, si problematike?
Hapin e parë, shumë të rëndësishëm, aleanca e bëri, e largoi Berishën nga pushteti, duke treguar kështu efikasitetin e saj. A do të jetë kjo aleancë afatgjatë? Interesat e vendit e duan afatgjatë dhe besoj se dy drejtuesit e saj e kanë të qartë këtë nevojë. Në këtë kuadër, më pëlqeu falenderimi që Edi Rama i bëri Ilir Metës për bashkëpunimin efektiv që patën gjatë përgatitjeve për qeverinë e re.
Objektivisht nuk ka asnjë arsye që bashkëpunimi të mos jetë afatgjatë. Çdo interes që do ta dëmtonte këtë bashkëpunim me siguri do të jetë i dorës së dytë apo të tretë lidhur me interesat kombëtare dhe me siguri i tillë, që nuk do të mund të tregohet me zë të lartë. Le të shpresojmë që racionaliteti do të dominojë mbi subjektivizmat.
Çështja morale e kësaj aleance është ngritur në mënyrë të përsëritur në të shkuarën. A duket si diçka e tejkaluar, apo ajo do të vijojë të ketë vlerë dhe të përdoret nga opozita e djathtë në parlament edhe në të ardhmen?
Çështja morale për mua është e kapërcyer, populli e kapërceu, le të mësohet dhe media të marrë nga populli mençurinë dhe urtësinë e tij. Përsa i takon opozitës së re, ajo do të vazhdojë avazin e vjetër, të vetmen gjë që di të bëjë, do të shajë për çdo veprim të qeverisë së re dhe nuk do të merret më me moralin e aleancës. Por sado që të shajë, unë besoj se, në këtë aspekt, do të jemi më të lehtësuar, se nuk do t’i shohim e dëgjojmë seancat e përrallave të “gjyshit” në mbledhjet e qeverisë dhe nuk do ta dëgjojmë më zonjën e padurueshme, që drejtonte seancat e parlamentit. Besoj se Ilir Meta do të kontribuojë, që mbledhjet e parlamentit të jenë mbledhje pune dhe jo debate estrade politike pa vlerë.
Cili duhet të jetë qëndrimi i mazhorancës së re ndaj drejtësisë? Flitet për një reformë të thellë, e cila megjithatë duket se nuk ndodh kurrë. Çfarë duhet ndryshuar më së pari në strukturën e këtij pushteti të rëndësishëm?
Problemi i drejtësisë, përveç të tjerave, është pjesë e problemit akut të rendit dhe sigurisë. Opinioni i përgjithshëm është që drejtësia është shtylla më problematike e tre shtyllave që mbajnë shtetin në Shqipëri. Problemi kryesor i drejtësisë është korrupsioni në radhët e saj, korrupsion që është lejuar dhe ndoshta dhe stimuluar nga futja e hundëve të politikës dhe e ekzekutivit në problemet e drejtësisë.
Prandaj hapi i parë që duhet të bëjë mazhoranca e re, është deklarimi dhe zbatimi i dëshirës dhe vullnetit për të siguruar një pavarësi të pushtetit gjyqësor nga politika. Në këtë kuadër është e domosdoshme, që mbështetur mbi eksperiencat negative në këtë drejtim, të korrigjohet kuadri ligjor i nevojshëm, për të mos lënë asnjë hapësirë për vazhdimin e korrupsionit. Natyrisht, pjesa më e vështirë e reformave të nevojshme në drejtësi, është zbatimi në praktikë i tyre dhe sidomos gjetja e një mekanizmi ligjor për mënyrën e kontrollit dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e pengojnë shërimin e sistemit të drejtësisë.
Presidenti i Republikës ka një rol institucional të konsiderueshëm në ekuilibrat e pushtetit në vend. Si i parashikoni marrëdhëniet e tij me shumicën e re?
Nga motivet për të cilat u zgjodh, nga mënyra se si u zgjodh dhe nga fakti se si ka vepruar në këtë vit të parë të punës së tij, mendoj se Presidenti nuk do të jetë aq sinkron me objektivat e mëdha të mazhorancës së re, andaj besoj se e vetmja mënyrë komunikimi në marrëdhëniet midis tyre, do të jetë ajo institucionale. Problemi i bashkëpunimit nuk është i parëndësishëm, pasi Presidenti e ka sistemin e drejtësisë në një farë “patronazhi”. Megjithatë reforma e gjyqësorit duhet të nisë në parlament dhe Presidenti do të zbatojë ligjet e aprovuara.
A ka vend për një reformë në shërbimet sekrete të Shqipërisë? Në se po, cilat duhet të ishin sipas jush linjat e saj kryesore?
Sigurisht që ka ardhur koha për një konceptim të ri të shërbimeve të shumta që janë sajuar në vend, shumica e të cilëve për qëllime konjukturale. Si shembull po marr shërbimin e ushtrisë, që është bërë më i rëndësishëm se vetë ushtria, vetëm se Kryeministri nuk e shkarkonte dot Drejtorin e SHIK-ut, si rrjedhim nuk e quante Shërbimin të besuar.
Shqipëria është një vend i vogël, me mundësi të kufizuara financiare, kështu që nuk mund ta ketë luksin e mbajtjes së disa shërbimeve,e aq më keq, të pakoordinuara midis tyre. Komuniteti i inteligjencës ka përpara dy sfida kryesore: krimin e organizuar dhe terrorizmin, sfida që janë jo vetëm të karakterit kombëtar por dhe rajonal dhe më gjerë.
Për këtë arsye Shërbimi informativ mund të jetë një, i karakterit kombëtar, i lidhur ngushtë me shërbimet partnerë rajonale dhe të aleatëve në NATO, një shërbim i vogël profesionistësh, kryesisht të kamufluar, me një administratë modeste, në vartësinë direkte të Kryeministrit. I vetmi partner në vend me të do të ishte Policia Kriminale, me të cilën do të shkëmbente informacione të vazhdueshme. Të gjitha shërbimet e tjera, në situatën aktuale, janë parazitare, dhe pa një objekt të qartë veprimtarie. Më duket absurde që një institucion, kushdo qoftë ai, të ngrejë një shërbim informativ për të kontrolluar aktivitetin e punonjësve të tij. Ai vetëm do të shantazhonte punonjësit e institucionit dhe sigurisht nuk do të ishte dot objektiv në aktivitetin e tij.
Po ky!!! Nje hije e zeze e sherbimeve te huaja, spiun i felliqur, vete socialistet e flaken. Konspiroi fort kunder Fatos nanos. Kerkoi strehe tek Ilir Meta dhe kur nuk i dha asgje e shau mbare e prape. Tani i ben elozhe perseri Metes, hajdutit. Edhe ky pra nga hajdutet vjen e tek hajdutet shkon.
Mos fol pallavra me konspiracione. Se dukesh si ata opozitaret e ri ? (apo ashtu je)
Fatos Klosi,padyshim,qe eshte nje nder ata perfaqesues tipik te se majtes “tradicionale te vertete”,qe do te thote,e se majtes trashegimtare te mendesise se dikurshme te kohes se Dulles,por qe eshte pershatur shume mire,si nje oportunist i vertete,me koherat moderne.
Per te kuptuar me mire mendesine e kesaj kategorie,na ndihmon vete Klosi,kur thote per aleancen PS-LSI “ceshtja morale eshte e kapercyer…” dhe qe media te marre mend nga populli qe e votoi!Kaq mjafton per te kuptuar sesi funksionon mendja e ketyre gerxhove made in totalitarizmi hoxhist: cdo gje e justifikojne me popullin! Sikur njerezit jane budallenj,dhe nuk e dine qe ato vota jane blere,jo vetem me para ne dore,por mbi te gjitha me to;dhe kete vote te deformuar, ky i paburre,e quan me paturpesi si vullnet te popullit!
Ne te vertete aleanca PS-LSI eshte aleanca me e turpshme ne historin e shtetit modern shqiptar;eshte aleance qe eshte ngritur pas nje loje makabre, Rama-Meta, me kater te vrare.Madje as aleance nuk eshte.Ajo eshte pazar;bile me i neveritshmi pazar i bere ndonjehere nga partite politike.
bashkpunim afat gjate?!?!
si shume po e permendin,thone se hajduti vrapon vete pa e ndjekur kush.
Sa per sherbimin e inteligjences ishte ne kuotat me te ulta ne kohen tuaj kur ti jeshe kryetar.a e mban mend kur u pergjigje ne nje emision televiziv per takimin me nje nga vellezerit Haxhija ne Marikaj,meka meka shkonte goja jote.
Pinjolli i klosve te zi te sigurimit fakeq ,flete per gjitheçka po nuk jep pergjigje per nji akuze direkte qe ish bere , per marrje pjese me ane te punojsve te shikut ne vitin 98 ne vrasjen e ish ministrit te mbrotjes se Kosoves , gjeneral Ahemet Kasniqin,punojsit e Shikut te Shqiperise me urdher te Klosit nje nate perpara atentatit makaber te ndjerit kolonel , kane çarmatosut dy truperojate gjeneralit e te nesrmen shiku ne bashkepunim me padronet sebe eleminuan nje nder gjeneralet me te zote Kosovare , qe kishte ardhur te atdheu “meme” per te organizuar ushtrine çlirimtare te Kosoves , ne mbrojtje te atdheut , po punojsit e shikut si dikur ponojsit e sigurimit famekeqe ne bashkepunim me padronet serb eleminuan patriotin , e ky karikature nuk jep akoma sot spjegime per kete vrasje makabre.
O Kloso,na trego,ku eshte Remzi Hoxha,c’fare ka ndodhur dhe personazhet qe lidhen me te.
Po Albi jam dakord. Sherbimet tona sekreta jane te dyshimta, nese ato do e donin vendin tone, nuk do ishim ne kete derexhe. Ndersa bashkepunimi META RAMA as qe e besoj se do jete afatgjate…s’ka asnje siguri asnjelloj bashkepunimi, aq me teper kur Saliu nuk u largua.
Nuk e ka share Meten,por nuk ka qene dakort me kualicionin qe Meta beri me Berishen.
ke te drejte shoku klosi nuk nevojiten me per cfar ti duam kemi asfaline greke tani.
Z Klosi,na thoni ndonje gje per Saliun,per sherbimet tuaja,veprimtaria e tij eshte nje veprimtari e paster ligjore qe nuk ka cenuar interesat e vendit?
Shiko se cfare thote, a nuk te duken te drejta?
Intervista e zotit Klosi eshte ne kohen e duhur.
Kthjelltesia e tij i ka harbuar kacatoret e mesiperm te brekedhjerit te historise dhe ky harbime shte vertetimi me i sakte i drejtesise te cdo fjale te z.Klosi.
Ai eshte njeriu qe ngriti nga hiri i gazidedes sherbimin inteligjent te pas 97-es dhe e integroi me dinjitet me strukturat homologe euro-atlantike.
Ja kjo eshte arsyeja me e qenesishme e zagareve te dr,mortjes,te cileve u ka mbetur vetem lehja si opsion.
Pervec reasteve antishteterore e antikombetare,SHIK-u nuk ka denoncuar veprimari te rrezikeshme per te ruajtur interesa partiake e te eksponenteve te tyre.A ka kryer krime SHIK-u ne detyren e tij?
Deri tani sherbimet informative kane qene politike,i kane sherbyer interesave konjukturale te pushtetit,jo vetem me aktivitetin qe kryenin por dhe me organizimin kaotik qe u ishte bere, shik ne ushtri, shik ne polici shik kombetar, gjithandej shik, me keq se sigurimsat e kohes se Enverit. Kjo duhet eleminuar per te krijuar organin dinjitoz qe do mbroj vetem interesat e vendit te vet, dhe jo te politikes, apo te partise ne pushtet.
Burimin serb te organizimit te sherbimit te Shik-ut e di vetem Saliu, ai i mbante te lidhura fijet e tij qe nga organizimi i kontrabandes se madhe te karburanteve ne favor te shtetit policor serb e ne dem te popullit kosovar.
Klosi,kush i vrau te rinjte ne Shkoder,ministrin kosovar te mbrojtjes,Remzi Hoxhen,kush e futi ne burg Adem Jasharin,Hashim Thacin,si eshte e verteta e dhenies se naftes serbeve,si i shikoni ju vdekje te personaliteteve te larta e kyce ne ngjarje te rendesishme si Pashko,Arbenori,Gazidede,Hajdari,Xhindi?
Saliu, dihet po’ Klosi nuk mund ti pohoj per shkak te ruajtjes se sekretit, ndryshe shkon ne burg.
Interviste korrekte dhe mmendimet e nje njeriu me itegritet.Mos te harrojme se e mori shik-un nga nje akt kriminal i gazidedes,qe udhehoqi masakren kunder vlores dhe gjithe jugut duke mobilizuar struktura rezervistesh nga gjithe veriu per te goditur jugun.U perplas me nanon per te ruajtur integritetin e institucionit dhe ndalimin e perdorimit te shik-ut nga politika.te tjerat jane orekse imagjinare te njerezve te paditur.
ShIK-duhet reformuar,duhen larguar militantet dhe duhen ofruar njerez me itegritet dhe profesionist.Natyrisht duhen edhe ndryshime rrenjesore ne legjilacion.
Mendime jashtezakonisht te domosdoshme per qeverine dhe parlamentin e ri. Urgjentisht duhet reformimi. Njerez me kulture te gjere ne specialitetin e tyre si Klosi , duhet te jene pjese e programit per pastrimin shqiptar nga mbeturinat e krimineleve ne krye te shtetit.
Dakord,qe Klosi reformoi SHIK-un sipas kerkesave te NATO-s,por misioni mer fund kur sqarohen pikpyetjet.Mendoj se deri me tani SHIK-u nuk i ka sherbyer fare vendit,vetem akuzohet si pjesmares ne krime te ndryshme.
Te kthehen ne pune ato pak “ustallare” qe jane ne gjendje pune e qe iken sepse Saliu i kishte kundra qe ne fillese. Jo kundra, por qe e njihnin mire edhe si e kishte Saliu nofken e spiunit.
Kthejini ne pune se do punojne dy here me shume sepse kane dhe ndjenjen e pergjegjesise dhe nuk jane infektuar dot aq larg sa kane ikur…
Analiza qe beni zoti klosi eshte e drejte dhe interesante sidomos kur vjen fjala per sherbimet sekrete Eshte i drejte ideja se Sherbimi informativ i ushtrise eshte shume i fryre Per mendimin tim e vetmja menyre qe u krijua ky shebrim eshte ajo qe thote Klosi per te pasur nje sherbim ne vartesi te Saliut dhe per te pasur nje Ylli Zyla vegel qore e pushtetit duke bere dhe postin e tij gjeneral Nuk e di se si partneret nuk reaguan per kete gje Natyrisht qe e kane dhe shume te tjere kete gje por mendoj se kane ushtri me te madhe kapacitete dhe detyra e tyre eshte me komplekse ne funksion edhe te angazhimeve qe ata kane ne NATO dhe ne misionet paqeruajtese ne mbare boten. Ndoshta eshte e drejte ideja se duhet bere nje analize e ketij sherbimi ndoshta edhe per akuzat qe i jane hedhur ketij sherbimi per pergjimet qe u jane bere opozites dhe diplomateve. Shpesh ku sherbim ka dale jashte punes se tij funksionale duke kryer detyra jashte funksionit te tij sipas ligjit Sic e thashe me lart por ka edhe shkelje te tjera deri edhe venien e tij ne fuksion te firmes se shitjes dhe blerjes se municioneve kur gruaja e shefit te sherbimit kishte firme per kete pune.
Klosi èshtè personalitet dhe èshtè indershèm,mbèshtetèsve tè berishès nuk ju ri mirè dhe lehin si qentè
Nuk e kuptoj perse duhet te marre ky njeri rolin e “Pontifex-it” per sherbimet sekrete?
Ca fraza boshe dhe kjo fotografi duke hequr ose duke vene syzet!
Nje pamje qesharake.
Nuk e di por kam pershtypjen se tere katedra e fizikes vuaka nje matufepsje te pergjigjthshme me origjine te panjohur.
Per c`fare sherbimesh sekrete behej fjale ne vitet `97, kur ky e gjeti zyren vetem me kater mure?
Sherbim sekret i quan ky mbledhjen e thashethemeve te kosovareve neper mejhanet e Europes te cilat i servireshin ketij si Top-Secret?
Shef i tyre ka qene, asgje tjeter me te rendesishme nuk ka bere.
Dhe per ato qe thote, qe duhet nje sherbim unik dhe i vogel, gabim e ka, pasoje e mosdijes dhe paafatesise se ketij njeriu.
Presonalisht edhe une nuk jam aspak dakort ne ngritjen e nje shteti represiv dhe pergjonjes, por rrethanat nga 11 shtatori keto pasoja kane sjelle.
USA ka pervec Homeland Security si Ministri me vete dhe organizma te varur dhe te pavarur prej saj. Byroja Federale e Hetimit (FBI), Central Intelligence Agency (CIA), National Service Agency (NSA), Sherbimi i Pentagonit (Defense Intelligence Agency) DIA dhe nje dhjete sherbime te tjera.
Marr Gjermanine: Sherbimi Informativ (BND), Verfassungsschutz (Sigurimi i Brendshem), Militärisher Abschirmdienst (MAD) ose sherbimi i kunderzbulimit.
Ky na thote se duhet te kemi nje sherbim unik!
Po me cilet do te bashkepunojne dhe shkembejne informacion partneret huaj?
Cdo sherbim ka funksion specifik. Apo hajde ti bejme lemsh!
Parimisht dakort jam me Klosin, por per keto kohe, kur nuk po lihet SMS, e-mail, telefonate pa u pergjuar, keto qe thote jane brockulla.
E pra cdo telefonate, e-mail au ku ta di une perfundon ne organizmat respektiv sipas permbajtjes, nga shkojne dhe vijne.
NE NJE PIKE KLOSI KA TE DREJTE ,JANE NGRITUR DISA SHERBIME INTELIGJENTE PARAZITE,P.SH NUK JAM KUNDRA SHIU-T POR NE KOPETENCAT QE DO KISHTE MENDJ SE DUHET TE JENE ME TE PAKTA,MENDOJ SE SHERBIMI INTELIGJENT DUHET TE JETE KOMBETAR DHE TE JETE ME KOPETENCA TE PLOTA DHE DUHET TE KENE AUTORITET MBI TE GJITHA SHERBIMET APO AGJENCITE E TJERA,KJO DUHET TE RREGULLOHET ME LIGJ.CDO GJE QE ESHTE NEN JURIDIKSIONIN KOOMBETAR DUHET TE KALOJE NEPERMEJET SHISH I CILI DUHET TE JETE MBARE KOMBETAR.SHISH GJITHASHTU DUHET TE KETE TE GJITHA MJETET PER TE BERE NJE PUNE TE PERSOSUR ,TE MOS HARROJME SHQIPERIA KA NJE NGA SHERBIMET ME TE MIRA TE RAJONIT POR DUHET TE SUPORTET NGA SHTETI PA REZERVA POR NUK MENDOJ SE DO NDODHE DERISA TE KEMI NJEREZ QE JANE NE POLITIKE DHE JU SHERBEJNE SHTETEVE TE HUAJA KETO JANE NGA TE DYJA KRAHET.njerzit qe punojne ne shish dhe organe te tilla duhet te jene pa asnje njolle ne te kaluaren e tyre,di qe ne shume vende perendimore ketyre ju shikohen deri ne 5 breza e shkuara e tyre lidhjet etj etj.
Lexojeni kete shkrim http://gazetadita.al/bedri-blloshmi-si-e-njoha-lulzimin-dhe-nje-histori-me-sigurimin/
Askush nuk thote qe nuk duhet te jete sherbimi informativ i ushtrise sepse ka qene edhe ne diktature dhe eshte prezente ne te gjitha ushtrite e vendeve te tjera partnere ose jo. Dikush flet per BND Gjermane etj Problemi qe shtrohet eshte ne kopetencat misionin dhe strukturen e saj qe duhet te jete ne kushtet e nje vendi te vogel anetar i NATO-s Nuk mund te besh krahasime me BND Gjermane as edhe me sherbimin ushtarak bullgar apo Rumun qe kane ushtri me te madhe dhe detyrat qe zgjidhin jane shume here me te medhaja edhe drejtuesin e kane Gjeneral Por mos harojme nje gje qe ne keto shtete si Amerika dhe Gjermania apo ndonje tjeter nuk mund te konceptohet se ata dalin jashte Misionit qe ata kane te percaktuar ne ligj. Dikush njehere me thoshte se ish Drejtorit i kishin vjedhur shtepine kamarieri qe kishte pasur ne lokalin qe ka ne katin e pare te pallatit dhe ai aktivizion disa djem te sherbimit per ta marre ne vezhgim shtepine e tij keto jane cmendurira qe mund te ndodhin vetem ne vendin tone. Keto jane problemet qe une them se duhen rregulluar sa per ate qe nuk mund te kete sherbime paralele kjo eshte gabim sepse ato nuk dublojne njera tjetren por kane fushen e tyre te veprimit dhe menyren e bashkepunimit dhe bashkerendimit te puneve ne baze te misionit qe kane secila. Klosi ka edhe ai gabimet e veta sepse nuk mund te shtrije veprimtarine e vet SHIK edhe ne ushtri bile ne kohen qe ka qene ai shpesh punonjesit e tij mundoheshin te futeshin ne pune operative brenda dkkastereve ushtarake. Kjo eshte e gabuar ata ne rast se kane informacione per kete dikaster duhet te bashkepunojne me homologet e tyre Ndersa SHKB nuk eshte me nje sherbim informativ ajo ka kaluar caqet e saj eshte tjeter gje ka ndryshuar ne cdo gje per mos i vendosur nje emer jo te sakte.
Eshte mjaft qesharake te krahasosh gjigandet e Sherbimeve Inteligjente te Botes me liliputen Shqypni. Ne kohen e Zogut nje xhandar qe mbante rendin me autoritetin e tij ekskluziv ne Shkoder ne shetitjen e tij te sabahut ne te dy anet e pazarit mblidhte me shume informacion sesa SHIK-u i sotem i Sali Berishes me nje ushtri spiunesh nga pas. Ketu duhet te shtojme, se Sherbimet Informative apo ne gjuhe moderne Sherbimet Inteligjente nuk kane asgje te perbashket me Institucionet e rendit dhe te dhunes me karakter policor sic po komentohet pa te drejte ne TEMA.
Fatos Klosi do te mbahet mend qe ishte thjeshte BOSI i pare qe organizoi SHIK-un shqyptar si nje Institucion Modern jo per dhune dhe terror ndaj popullates, por si nje Organizate per mbledhje Informacioni te ngjashem ne miniatyre me sherbimet informative ne Perendim CIA amerikane apo MI6 angleze dhe vetem kaq. Ne dallim nga SIGURIMI famekeq i Enverit apo SHIK-u i Gazidedes qe kishte kopjuar funksionet e Gestapos gjermane te Kohes se Qepes te Hitlerit. Dihet se kur Fatos Nano ja mbathi nga frika e lincimit ne vitin 1998 nga bandat e Saliut dy vete mbeten ne vendet e tyre te punes. Njeri ishte Presidenti Mejdani dhe pas tij mbeti Fatos Klosi. Kur situata u qetesua dhe Fatos Nano u kthye nga Maqedonia, Fatos Klosi rihapi dosjet e gruas se tij greke dhe te trafikut te Armatimit te Ushtrise shqyptare ne vendet terroriste te Botes se Trete duke lene ne tavolinin e Kryeministrit frikacak dhe burracak Fatos Nano nje RAPORT te hollesishem. Si rrezultat i ketij raporti erdhi edhe zevendesimi i Mejdanit me Moisiun ne terrin e nates ne bashkepunim me Berishen qe pasoi edhe largimin e Klosit. Tani Fatos Klosit po i kerkohet hesap nga dallkauke ne kete forum te nderuar per fatin e Remzi Hoxhes, per gjeneralin e vrare enigmatisht ne Tirane Ahmet Krasniqin, por edhe per shume vrasje te tjera. Saliu me pare e kishte akuzuar edhe per vrasjen e Azem Hajdarit. Ca debile te tjere nanoiste e akuzojne pse tradhetoi dhe beri konspiracion kunder Fatos Nanos dhe kunder Ilir Metes nderkohe qe dihet boterisht se Ilir Ryshfeti i kerkoi Klosit 200 mije eur per ta futur ne liste si deputet dhe kur Klosi i tha qe nuk ka kaq LEKA Ilir Meta ja ktheu: “Atehere do te presesh radhen e tefterit!”
Dihet boterisht se Fatos Klosi e kishte paralajmeruar Azem Hajdarin qe mafia me pushtet dhe banditet e saj donin ta vrisnin per ngaterresat qe Azemi po i nxirrte trafikut te armeve dhe municionit nga treshja Nano-Berisha-Thaci dhe i kishte bere apel atij te hiqte dore nga roli i GARIBIT ne kete biznes mjaft te rrezikshem nderkombetar me shume fitime ne valute. Por Azemi nuk e degjoi dhe e hengri tullumin
Nga ana tjeter BOSI i SHIK-ut Klosi doli cuditerisht ne mbrojtje te kriminelit Mehmet Shehu bashke me disa patriote te tij nga Mallkastra, te gjithe dallkauke dhe debile enveriste. Qe e tregon Klosin si nje teknicien, kale karoce, por qe ne politike nuk di te shohe me larg se hunda e tij.
Ideja e nje sherbimi sekret unik ,vjen nga qe jemi vendi i vogel
dhe e dyta nuk ka specialiste per keto pune , marrin rrogen kot
shkurton Rama nga nje ane dhe fryn nga ana tjeter .duhet te presim
cfare do te na servirin dy guzhinjeret famoze .
O Shoku Fatos. Harrove cke thene ne gusht 2009 per LSIne? Tani na doli Meta burre i mire…Ik o pirdhu se edhe ti rob i mbaruar qenke…
Para 97 dhe ca kohe me pas asnje nuk fliste kaq hapur sa flasim sot. SHIK I Gazidedes I kish futur tmerrin gjithe njerezve. Ky burri qe ka folur ne interviste I hoqi emrin e keq atij institucioni dhe e ktheu ne sherbim te qytetareve. Keshtuqe flisni njerez mos kini frike.
ADI ! KJO MERITE I TAKON DEMOKRACISE TEK NE DHE JO KLOSIT
NEQOFTESE NUK DO TE SHPREHIM MENDIMIN E LIRE ,NUK MUND TE QUHET
DEMOKRACI . MOS I VENI GRADA KETIJ QE SHKON MAJTAS DJATHTAS
Patjeter qe merite ka demokracia por mos harrojme qe Saliu e vrau demokracine sa erdhi ne pushtet. E mbani mend kohen kur ishte president? Qarkullonte nje si thenie “kush shan presidentin denohet”. Edhe kjo per nerite te demokracise? Jo. Per tentative fillimi te autokracise qe na u shkul vetem kete qershor. Fatosi thjesht punoi shume mire ate periudhe dhe me kete nuk them qe ka qene pa gabime.
E drodhe bythen dhe ti? per nje cope karrige familjare po e ben?
Persa i perket ngritjes se disa agjensive spiunore ne shqipni, ky eshte specjaliteti shqiptar, spiunija pra.
Pa buk ka pas nejt shqiptari se ka pas honger bar si lopet ne koh te enverit, ;pa liri po qe ka rrojt e rron,se shqiptari i hy burgit per nji llafe goje duke e dhjer lirin e tij ashtu sic i hy turki sumes pasi ka pi raki.
Edhe privimet e tjera ja dijm shqiptarit,por pa spiuni,pa spiunu shoshoqin,sidomos ke i huaji, dhe, qofte edhe falas fare madje, pa kte “knaqsi te brendshme” nuk rrnon dot shqiptari.
A thu se jan pasardhsit e Judes kta dreqen!
Prandaj,edhe shteti shqiptar “prodhon” kaq shum sherbime sekrete informative, qe te plotsoje me punesim talentet e lindura shqiptare ne lemin e spiunerise.
Spiuni i pare me fame ka qen Juda. Ai esht klasiku,etaloni i spiunise,sic esht metri per distancat apo kg per peshat.
Por shqiptari esht shum me i sofistiku e perfeksionu sesa Juda,.Esht aq me masiv sac esht Toni nga Kg.Apo si kilometri me metrin
Dhe kilometri i tonazhit te rend spiunor shqiptar ne krahasim me klasikun Jud duket si Elefandi me bubrrecin.
Dhe spiunet quhen bq. ne zhargon…..
Zoti Klosi, mendimet tuaja me duken me shume vend, jo vetem per opoziten destruktive te sali berishes, por per sherbimet intelegjente krueministri I zgjedhur Edi Rama bashke me Ilir Meten domosdoshmerisht te bejne shkurtimet e disa strukturavve paralele qe kane renduar shum buxhetin e shtetit nga mete vaferit ne evrop. keshtu dote vihet ne jet fjala e rt e popullit me mire pak dhe sakt.
Analiza e z. Klosi është jo vetëm e drejtë por wedhe në momentin e duhur. Klosi është i vetëmi person me integritet dhe kulturen e nevojshme që mund të bëjë një analizë të dobishme. Ai e miri SHIKUn ne një nga momentet më dramatike. Athere kur punonjesit e Gazidedes kishin kryer krime rrënqethëse dhe të shumta dhe e ristrukturojë, sigurisht sa mundi nën trysninë e të papërgjkegjëshmit Fatos Nano. Me keqardhje shikoj disa shkrime prej injorantësh që sigurisht jane kundërshtar politik. Ne mund te jemi kundërshtar, por për probleme të përbashkëta kombëtare jemi te detyruar të jemi partëner.
Për të mirën e ketij vendi sherbimet sekrete duhen unifikuar dhe per ëdo qark duhet te kete nje pergjegjes të vetëm i cili nuk duhet të trasferohet çdo tre muaj si ka nndodhur në qeverisjen e Saliut, por duhet te qendroje nje periudhë relativisht të gjatë që ti njohë dhe të zgjidhe edhe problemet edhe të zbulojë krimet. Sherbimet sekrete duhet të jene te centralizuara dhe informacioni të vije vertikalishtë në një kohë sa më të shpejtë. Në këtë kuptim edhe analiza e z.Klosi për mua është jo vetëm e mirëpritur por edhe e vlerësuar intelektualishtë.