Qeveria e re do të shkrijë agjencitë sekrete paralele

5 Gusht 2013, 11:46Politika TEMA

Mazhoranca e re parlamentare pritet të nisë së shpejti një reformë të thellë në fushën e shërbimeve sekrete në vend, duke eliminuar një numër të konsiderueshëm agjencish, të cilat kanë krijuar një panoramë amullie të kompetencave dhe ndërveprimit ndaj qytetarëve, raporton e përditshmja Shqip.

Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur për këtë gazetës se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të ri, në ditët e para të shtatorit, Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet të rinisë punën e Kontrollit civil të agjencive të inteligjencës, duke nisur një reformë të thellë.

Siç mësohet, do të eliminohen strukturat inteligjente në Ministrinë e Financave, do të reformohet thellësisht Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici.

Konkretisht, do të ndalohet përgjimi i qytetarëve nga ana e agjencive inteligjente, duke bërë që në Shqipëri të ketë vetëm një shërbim sekret, që është Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH.

Reforma pritet të propozohet edhe nga ana e qeverisë së re, menjëherë pas nisjes së punës, pas transparencës së thellë në veprimtarinë e punës që kanë kryer në të kaluarën strukturat që janë akuzuar nga opozita e mëparshme dhe opinioni publik për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, një reformë strukturale pritet të pësojë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili pritet të ulë numrin e punonjësve dhe modernizimin e strukturave të saj.

29 komente në “Qeveria e re do të shkrijë agjencitë sekrete paralele”

  1. davit says:

    te lumte pushka o Kryeminister!

    1. jimmi says:

      lufto kryehajdutin ilire meten pastaje flite per revolucjonin bolshevike

    2. N Shabani says:

      Shume I mencur Edi Rama bravo, prisni dhe do te shikoni ndryshimin e madh qe do te beje ky njeri me vision te madh.

  2. baca mertur says:

    hallall , keshtu po , sherbimet sekrete jane shtylla kryesore e nje shteti dhe e nje kombi!!pastrojeni dhe nga elementet fondamentaliste antishqiptare .

  3. niku says:

    Ky eshte nje hap pozitiv qe do te thote demokraci. Te gjithe flisnin me frike se mos ishin ne pergjim. Te zbardhet dhe kush eshte pergjuar dhe pse dhe cili mban pergjegjesine. Te c’instalohet sistemi I frikes.

  4. Teknokrati says:

    Si ne çdo gje vetem profesionalizmi eshte çelsi per reforme pozitive. Shqiperia eshte e mbytur nga trafiqet,korrupsioni dhe allishverishet ne çdo sektor te administrates publike dhe sektorit privat.Shume elemente fale mundesive financiare dhe lidhjeve nepotike kane arritur te penetrojne ne pikat kyçe te drejtesise dhe finances perfshire ketu edhe mazhorancen e re. E shikoje mjaft te veshtire betejen por jo te pamundur per te fituar….

  5. iliriani says:

    C’i keni Keto budallalleqe SHIU eshte agjenci e NATO dhe e ka cdo vend anetar i NATO

    1. andi says:

      A pos je i punesuar ti ilirian tek SHIU? Mos ki merak se NATO nuk cenohet ,po ato qe fshiheshin pas NATO s. Hallall, kjo levizja shum e goditun.

    2. Marin says:

      po Iliriani po ata agjentet e SHIUt mi kane versulur posacerisht mua 8 vjet rresht duke me bere presion te mos ngaterrohesha me politike dhe te mos ndihmoja Edi Tamen. Familja ime ka 8 vjet nen terrorr.

    3. altin says:

      o pall!
      a thua se vertet i beson NATO informacionet e çunave te Ben Imamit?!
      perse i intereson NATO-s se ç’ben opozita?!

      Naiv!

  6. LORA says:

    Kjo eshte nje pune vertete fundamentale ne ndertimin e nje sistemi shteteror fnksional,te drejte dhe me fryme thellesisht kombetare.Pune te mbare.

  7. Toni says:

    Po mo Iliriani po Shiu nuk bente pune tjeter vetem Opoziten Pergjonte.. Ku eshte pare ne 1 vend te natos te shkarkohen 3 Gjenerale pernjehere ku. gjithesej kemi vetem. 11….. Gati 1/3

  8. orfeo says:

    Reforme dhe perzgjedhje e personelit. Te zbatohet ligji dhe te duan tue bukuren qe e ka bekuar zoti.

  9. plaku Mere says:

    Uuuuu sa maloke do ngelen papune e do u kthehen shpellave kur te shkrihen agjensite parazitare alla sali

  10. besniku says:

    Ishkryeministrit, karri-zmatikut, sic thote Z. Agron Tufa, dhe “Babait te Kombit”, sic thote Mesila Doda, i iken per lesh te gjitha sherbimet e fshehta, te cilat i kishte ndertuar sipas modelit “berishian”, pergjimi i cdo gjeje dhe te cdo njeriut, nga frika se mos i merrnin kolltukun. Por te gjitha i iken per lesh, madje edhe ai vet.

  11. Aleksandër Matrënga says:

    e shkelqyer kjo ide ,po te zbatohet do te jete nje nderhyrje e re ne konceptimin e ketij sherbimi duke larguar militantet dhe spiunet e rendomte,pa integritet pa shkolle dhe injorant aspak profesionist.Ne ngjarjete e 21 janarit shikoje qafpalare qe provokonin protestuesit te infiltruarmidis popullit ,qe ishin policia sekrete civile e kushedisekujt dhe qe dyshoj se ata ishin te paret qe provokuan policin.Para syve te mi pash dy tre te tille para kullave te perzjer me turmen dhe qe goditen nje te moshuar pa asnje shkak,kur turma sapo ishte afruar kreministris ende pa filluar protesta.duhet nje spastrim mjaft i thelle.
    Por edhe legjislacioni duhet te pesoj ndryshime seroize per ta shkeputur kete sherbim njihere e pergjithmon nga ndikimi politik.Ai duhet ti sherbeje interesave kombetare dhe vetem atij.po per spiunazhin e partive çdo te behet??

  12. al says:

    modernizimi dhe apolitizimi i sherbimit sekret, eshte detyre imediate e qeverise se re. te kalohen ne skaner te gjithe agjencite e deri tanishme, te analizohet puna e tyre ne baze te kushtetutes, dhe te penalizohen personat qe kane shkelur ligjin. per sherbimin e ri te shishit te rekrutohen qytetar te rinj me specializime te ndryshme dhe te jete strikt vetem i kushtetutes. deri tani si ps dhe pd i kane perdorur keta agjensi sipas interesit partiak. kjo kohe duhet te marr fund, vetem duke i sherbyer shtetit per rrjedhoj qytetarit shishi do kthehet ne organ kushtetues me peshe ne sigurine kombetare. te rinj dhe te reja te perkushtuar dhe patriot ka sa te duash,larg militantet qe i kane dhene nje emer te keq ketij sherbimi.

  13. Mentari says:

    Pa filluar pune mire po ben planet te kontrolloj te gjitha agjensite e sherbimit sekret,te ushtrise dhe te policise ate qe beri Enver krimineli me 1944 qe ta e kishte me te lehte te asgjesonte kundershtaret e tij politike,edhe ky djali i Bllokut do te bej te njejtin gje dhe agjentet Greko-Sllave ta e ken me te lire veprimin e tyre antishqiptar,kete po kerkon te bej Diktatori i ri antishqiptar Edvin Spiro Koleka Rama. futjani ndonje llokum ne goj ketij perpara se ky te shkaterroj Kombin shqiptar. Mafia Bolshevike Social-komuniste ne krye te shtetit shqiptar rrezik aktual per ekzistencen e ketij kombi.ku jeni o patriote??????????????

  14. roki says:

    Kjo eshte nje kryeveper qe po mendon qeveria e re. Sidomos SHIU eshte nje sherbim koti qe deri me tani ka qene ne sherbim te Berishes. A sju kujtohet Alban Zeneli qe u be keto dite deputet? Ai ka qene ZV drejtor. Po Shoku Zylo? qe gjasme parashikoi ngjarjet e 21 Janarit? Po ky shoku i Imamait qe u largua para pak kohe Balliu, qe sla grade pa marre jashte radhe dhe sla atashe pa u bere, pa bere asnje dite pune, Po Qifja qe e shperbleu Imami keto dite duke e bere atashe ne Kosove?
    E pra ka ardhur koha ti tregohet vendi ketij sherbimi te rendomte.

  15. rrebeli says:

    Desha te beja nje koment per Gjeneralet e shkarkuar.Me sa kam degjuar vetem njeri ja vlen pak ai Sander Leshi. Dy te tjeret jane plakushe qe u ka ikur koha me kohe. Mos e ha sapunin per djathe Mimi e ti kthesh sepse ata shfrytezuan thjesht momentin per te folur se asnjehere se kane patur zakon te flisnin. Gjithmone kane qene servile te pushtetit. Po puesni pak si u be gjeneral Abaz Lleshi, nje medioker qe me temat e kursanteve bente libra dhe fitonte para. Po Dhorka, gjithe jeten deshiron te jete Gjeneral? Ai vec te pije raki di. Po personeli i ri ushtarak ku do te shkoje sipas tyre, nese ata nuk dalin ne lirim? Mbylleni gojen thuaj atyre dhe rrini urte ne pension. Bile edhe Sanderi tani u kujtuat te flase? Sa shpejt u be Gjeneral edhe ky? Pse nuk iu duk cudi atehere kur u be e nuk tha “Dale se eshte shpejt dhe nuk e meritoj”.

  16. alb_man says:

    rrebelat sikur spara marrin vesh nga hierarkia ushtarake ,urdhri zbatohet dhe nuk diskutohet rregulli numer nje ,pastaj kontrollohet ,verifikohet dhe analizohet .per mua faji qendron me shume te keshilltaret ushtarake prane ministrise

  17. al says:

    o menkar me fjalet qe flet tregon se sa antishqiptar je,dhe vej bast se ti je serb kosove dhe te dallon gjuha e ndyre qe perdor. pyewt idhullin tand se cfar patrioti eshte. rama ska marr akoma pushtetrin dhe ti e quan diktator. lutemi zotit qe kemi pak hale si puna jote qe vazhdon akoma me budalliqet per komunizem. ai sistem ka marr fund menkar.

  18. elbasani says:

    Bravo edi rama ti do kesh sukses ne politike dhe populli shqiptare gjithmone do krenohet me ty zoti te bekofte rrofte populli shqoptare

  19. elbasani says:

    Bravo edi rama ti do kesh sukses ne politike dhe populli shqiptare gjithmone do krenohet me ty zoti te bekofte rrofte populli shqiptare rrofte shqiperia dhe vdekje te sali berishes sa me shpejt

  20. Ushtarak says:

    Ideja eshte shume e mire dhe duhet bere shume shpejt te jete e mundur natyrisht ndoshta jo qysh ne fillim sepse ekonomia dhe rendi jane perparesite kryesore Por edhe sherbimet inetelegjente jane pjese e sigurise per mos thene me kryesorja Duke pasur parasysh qe policia eshte ne dite te keqia forca e saj zbuluese eshte ne nivel te ulet duke pasur parasysh nivelin e oficereve qe meren me krimet e cila natyrisht qe pasqyrohet edhe ne nivelin e forces zbuluese qe eshte zero. Por me sa di une edhe SHISH shpesh per te mbuluar gabimet e veta dhe mungesen e forces zbuluese shpesh punen e saj e mbeshtet tek pergjimet. Persa i perket specialisteve ka te tille Klosi duhet degjuar per nje pune te mire qe beri ne transformimin e SHIk mbas 97 qe e ktheu ne nje institucion civil dhe i la kopetenca infomative duke i hequr kopetencat ekezekutive qe kishte ne kohen e Gazidedes. Megjithate qe ne ate kohe kane ndryshuar shume gjera dhe kane rrjedhur shume ujera AShtu mund te thosha edhe per Piro Lutajn qe ka kohe qe shte larguar nga Sherbimi ushtarak dhe policia ushtarake. E kisha fjalen qe ka shume njerez kopetente por edhe partnere qe duhen degjuar dhe pyetur Por kjo mos behet me ate fjalen standart eshte bere ne konsultim me partneret tane strategjik dhe me vone ndyrhsohen perseri Beni dicka qe ti rezistoje kohes dhe ti sherbeje vendit Nje miku im thoshte “ne rast se do te beni strukturen duke vendosur fotografine e personit qe do zere karigen e ketij institucioni ajo do behet gabim” duhet te behet gjithe struktura dhe modalitetet e ketij institucioni pastaj te vendoset emri. Flas per SHIU ose Axhensia Informative e Mbrojtjes qe u be para disa kohesh u be duke pare fotografine me ngjyra te Ylli Zyles qe desh te behej Gjeneral Une ndertua konceptua me disa juriste nuk e di se ku ishin gjetur ose nje megalloman pa shtylle kurizore Sokrat Paskali. Ky njeri qe di te shkruaje vetem esse te cilat nuk i lexon as vete lexon dhe shpik lloj lloj strukturash dhe ligjesh per te kenaqur epshet e atyre qe jane ne drejtim per momentin. Ky njeri nuk haron qe e rendesishme per te eshte qe se si ta emertoje funksionin qe mban ne drejtimin e shkolles se sherbimit E gjithe ideja e tij eshte qe niveli i funksionit te tij te jete ne lartesi te tilla qe te kenaqe deshiren e tij per vend dhe roge te mire kur te mos jete me ne graden N/kolonel qe ka sot se Kolonel nuk do te behet asnjehere.
    Si perfundim desha te thosha qe mos bini ne gabime sepse duke nxituar do gaboni persreri sic kane gabuar edhe paraardhesit tuaj dhe nje gje te fundit mbasi te keni bere keto ndryshime vendosni njerezit qe e meritojne te jene ne krye te ketyre sherbimeve hiqni dore nga njerezit partiake dhe militante.

  21. Claus says:

    Rama do te nxjerre ligj qe do te ndaloje pergjimin e qytetareve nga ana e agjencive intelegjente!!!!

    Sa per te qeshur! Ku jeton piktori, ne cilin planet?

    Edhe ne Mars po te jetoje agjencite partnere dhe mike do te kene pergjuar ty dhe ndoshta dhe gjyshin tend ne varr.

    Nuk sheh ky qe eshte pergjuar tere Gjermania me afersisht 500 milione te dhena ne muaj qe u shkon agjencive pertej Atlantikut?

    Gjen pa flet dhe komentuesit kenaqen!
    Cudite nuk kane kufi ne kete vend!

  22. Kosmos says:

    Claus ! Nuk besoj qe ketij nuk i ka ardhur akoma lajmi qe
    Amerika pergjon kedo ,por mendoj qe e ka fjalen qe nuk lind nevoja
    te paguajne njerez per kete pune . personalisht nuk jam kundra ketij
    pergjimi ,

  23. Pavarësia says:

    Bravo ,,mentari”! Edhe budallai më klasik do ta mendonte më mirë para se të fliste kështu si ti. Po nuk të vemë faj. Edhe ti e soji i padronit tënd që populli e shporri me 23 qershor, kështu do të flisni: mbroçkulla e kodra pas bregut. Kështu po grinë sallatë dhe Saliu i juaj. Nuk mund të veprojë ndryshe. Por ju mercenarët e tij, një gjë duhet ta dini e ta kuptoni qartë: Nuk mund ta mbroni dot. Drejt greminës për ku është nisur, do tju tërheqi dhe juve. Në djall vavshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje