KSHH: KQZ mori vendime të paligjshme, të njëanshme dhe të politizuara

5 Gusht 2013, 18:16Politika TEMA

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi raportin vjetor për zgjedhjet në Shqipëri, duke hedhur kritika të forta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij raporti, KQZ mori vendime të paligjshme, të njëanshme dhe të politizuara, duke minuar kështu besimin e publikut tek procesi zgjedhor.

“Nga monitorimi i mbledhjeve të Kuvendit të Shqipërisë, i mbledhjeve të KQZ-së dhe informacioni i pasqyruar në media për këtë qëllim, u konstatua se KQZ u konstitua dhe filloi veprimtarinë e tij në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor në fuqi, por lidhur me këtë organ nuk u mbajtën parasysh rekomandimet e OSBE/ODHIR për depolitizimin e tij dhe të administratës zgjedhore në përgjithësi. Si pasojë edhe në këto zgjedhje u konstatua se KQZ, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet, sërish ka manifestuar polarizim të qëndrimeve të anëtarëve, të cilët shpesh përqasën qëndrimet e tyre me qëndrimet e partive politike parlamentare, që i kishin propozuar për të marrë atë funksion. Roli i KQZ-së në procesin zgjedhor është i rëndësishëm, sepse ai është organi më i lartë shtetëror, i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve. Vendimmarrja e njëanshme dhe pa konsensus, në disa raste, e këtij organi cenoi besimin e publikut dhe të subjekteve zgjedhore ndaj veprimtarisë së tij. Kjo dëmtoi rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme, disa faza të rëndësishme të procesit zgjedhor, si ndarja e mandateve për zonat zgjedhore, shqyrtimin e ankesave, certifikimin e zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve sipas rezultatit zgjedhor etj,” thuhet në raport.

“Bllokimi institucional i KQZ-së është veçanërisht i dëmshëm dhe përbën një precedent negativ, në kushtet kur për miratimin akteve të rëndësishme normative, në kundërshtim me ligjin, vendimet u miratuan me 4 vota. Këtu i referohemi në mënyrë të veçantë vendimeve lidhur me përdorimin e teknologjisë për identifikimin e zgjedhësve në Qarkun e Tiranës dhe të teknologjisë për numërimin dhe vlerësimin të votave për qarkun e Fierit, vendimet që lidhen me shqyrtimin e ankimeve ndaj rezultatit zgjedhor, si dhe vendimit nr. 503, datë 03.06.2013“Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore” etj.

Gjatë veprimtarisë së tij ky organ ka manifestuar, në disa raste, qëndrime të njëanshme dhe të politizuara, si p.sh në kuadër të miratimit të numrit të zonave zgjedhore dhe mandateve për secilën prej tyre,” vijon raporti./ep

5 komente në “KSHH: KQZ mori vendime të paligjshme, të njëanshme dhe të politizuara”

  1. Mira says:

    Me këtë raport e merr Albanistani statusin apo jok…!?

  2. iliri says:

    HE HEe,ashtu do ishte sikur udheheqesit e Albanistanit ti ishin ne pushtet.Atyre u dham shqelm.

  3. permetar says:

    Komiteti iHelsinkit=KQPPSH si nuk dolli nje idjathte ketu po te gjithe komuniste qe nga Vasilika deri ne Elsa.SI nuk e ngritet nje here zerin kur PS alias PP nuk e kompletoj KQZ sipas ligjit.SI nuk kini turp qe flisni tani kur KQZ perballoj punen vetem me 4 antare.Jini njerez te nje aneshem ne menyre te pa skrupullt.Poshte komunizmi.

    1. Samiu says:

      Po ktheu nje hap prapa qe te kuptosh perse PS nuk e kompletoi KQZ. sepse PD ose Partia e SaliBishes, shkeli ligjin per KQZ duke nderruar nje anetar te LSI me nje te PR ndersa ligji thote qe pasi propozohen dhe miratohen anetaret e KQZ konsiderohen si institucion i pavarur nga Partite politike… Por shkelja e ligjit nga PD eshte dicka e zakonshme ne kete Shqiperine e Ballkanit …

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Shqetesimi qytetar dhe i KSHH eshte i drejt.
    Abuzim deri ne ekstrem,ne shkeljen e ligjit,per te na treguar se ne KQZ urdheron Berisha dhe jo ligji.
    Partiak te devotshem,per te trasmentuar urdherin berishjan,nga Kosovrasti tek te gjithe anetaret e KQZ-se.
    Kemi te bejme me shperdorim flagrant te detyres !
    Kater anetaret qe demostruan hapur,se nuk ishin dakort te zbatonin ligjin,duhet te pergjigjen perpara drejtesise,per te mos perseritur skena te tilla ne te ardheme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje