Aventura në det e një grupi të rinjsh për pak është kthyer në tragjedi për ta. Oreld Nikolli, Florind Gjoka, Vilson Marku, Fatjon Prenga të moshës 16-17, kishin dalë në det me një varkë me motor nga bregdeti i Currilave në Durrës , por që prej orës 16:00 të së dielës kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre. Njëri nga të rinjtë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit që janë alarmuar nga mungesa e tyre dhe kanë bërë dhe denoncimin në policinë kufitare, e cila ka nisur menjëherë operacionin kërkimor nga toka dhe deti për gjetjen e tyre. Vetëm mëngjesin e sotëm njëri prej të rinjve, Vilson Marku ka arritur të kontaktojë familjarët nëpërmjet telefonit, i cili mësohet të ketë thënë se nuk ndodhen larg bregut të detit, raporton “Ora News”.
Përmes orientimit të adoleshentit, rreth orës 08:00 policia kufitare i ka gjetur të rinjtë në sektorin Rinia, duke i kthyer shëndosh e mirë në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, pritet marrja në pyetje e katër të rinjve për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Shkuan qe te rikthehen;Jane te rinj i terheq inercioni!
Mos t’i gjykojme?!
Sipas mbiemrave keta 4 te rinjte,duket qe jane nga ato qe i pelqen
italia, aty ku e kane shpirtin,tek papushi.
Perfekt ,komenti i Balzac !
Malokeia ne varke?????????
@TOTILA,
Te falemnderit shume;Je njohes i thelle jo vetem i rrethanave
qe kane te bejne me sportin por edhe me politiken,historine
dhe jeten sociale ne pergjithesi.Je poliedrik.
ik mer direkt prenost,komento andej ka srbia,se nuk po komentojme futboll ketu
ashte me te marre vaji,qe te rinjte mbas 23 vjetve demokraci
dojne me ike n’itali, si ne kohen e pd-rastit diktator kriminel e.hoxha.
tek ata shkembinjte, eshte nje polic, qe po rri ne nje pozicion tipik, ashtu sic rri polici shqiptar, duart mbrapa dhe barku tek goja. qe nga larg duket barku i policit shqiptar.. kafshe ripertypese..!!