Një 27-vjeçar është vënë në pranga gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit për kapjen e personave që i kanë vënë gjobë 30 milionë lekë të rinj një biznesmeni nga Fieri.
Sicc raporton Panorama, i dyshuari është Aleks Lala, nga Shkodra dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve të Policisë, në kërkim janë edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të personit të ndaluar, që dyshohet se po mbajnë peng vëllain e biznesmenit nga Fieri për ta detyruar që të bëjë pagesën.
Gjoba në vlerë të konsiderueshme, sipas grupit hetimor, është vendosur në formë presioni në këmbim të lirimit të pengut, që paraprakisht dyshohet se mbahet në Angli.
Gjatë një operacioni të koduar “Koordinimi”, strukturat e Policisë së Fierit, Drejtorisë së Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë bërë arrestimin e të riut që besohet se është njëri prej autorëve.
Aleks Lala është vënë në pranga në afërsi të Unazës së Re, pak pas mesnatës të së shtunës. Ai u ndalua nga policia kur po priste të takohej me biznesmenin fierak, i cili do t’i dorëzonte paratë e kërkuara, me qëllim që t’i lirohej i vëllai emigrant në Angli.
I dëmtuari kishte kërkuar që të fliste fillimisht në telefon me vëllain dhe pasi të kuptonte se ai ishte mirë dhe që pengmarrësit nuk i kishin bërë asgjë të keqe, atëherë do të pranonte të dorëzonte shumën e kërkuar.
Burime nga grupi hetimor nuk dhanë më shumë detaje rreth ngjarjes, pasi thanë se operacioni është në vazhdim dhe publikimi i të dhënave mund të dëmtojë jo vetëm procesin e hetimit, por edhe personin që ende vazhdon të jetë peng i dy prej autorëve.
pse pak jane keto qe publikoni juve?..po keto sjane ceshtje qe te dalin ne pazar..eshte faji i organeve te hetimit..sinqerisht u keni dhene nje ndihme te madhe atyre qe sjane kapur tani e te ruhen..
Keta jane bodyguardet Tropojane , qe vene gjoba biznesmeneve, kane lidhje me kriminelet e shtetit Kulishi, Brecani e te tjere kokelopa.
Ndue Lala eshte shefi i policise me hajdut,kriminel qe ka pase shkodra
ne rregjimin komunist te enver antikrishtit,ashtu i qenka rrite dhe i biri kriminel,mafioz,edi mos harro ta besh shef policie aleksin
ashtu sic bene baballaret tuaj te kuq,qe e moren ne qafe SHQIPERINE
E cfare lidhjet ka kjo histori me Edi ramen.Edi Rama sa per dijenine tende eshte
Me i djathte se se te gjithe te djathtet e shqiperise.sa I perket
Sistemit qe lame pas ,sali berisha Ishte me I afert me antikrishtin enver.
Lidhja eshte se ky Lala gjobvenes eshte i biri i Ndue Lales qe ka bere namin ne Shkoder ne kohe te Enverit. I biri (ky gjobe venesi) ka qene krahu i djathte i Tom Doshit gjate fushates ne Shkoder. Ka mundesi qe Edi ta beje Shef policie ne vend te atyre qe ai lepurushi (Saimir Tahiri) liroi sot nga detyra.
@rraca shqiptare meriton me shume….kurse rraca juaj qe kenaqeshit kur komunisti 24 karatsh vinte ne shumicen e rasteve tropojane injorante dhe me te kaluar kriminale ne krye te komisariteve, nuk meriton asgje. Kjo eshte rraca qe e mori ne qafe Shqiperine ne kohen e demokracise.
Shikojeni mire ju shoket e Kulishit dhe Brecanit, se ky birbo me keta hante e pinte. Shoqata Tropojane e Groshes se Kryeministrise.
po kur personi qenka akoma peng ckuptim ka publikimi ne medja?!apo qe ai tjetri te iki per lesh kote?dhe ne fund thoni nuk ka te dhena te tjera se vihet ne rrezik jeta e emigrantit….me ne rrezil se kaq deri sa keni nxjerr emer mbiemer te kriminelit….booh pak si pa lidhje lajmi
Keta jane police, hetues e media te papergjegjshme bashke qe aq tru kane ne koke e bien viktima te kulishave, kulesheve e kompani… pengmarresi qe u kap pikerisht kete kerkon, qe bashkepunetoret te marrin vesh qe eshte kapur. Zoti qofte me vellane e ketij viktimes e e ruajte, se per policine, hetuesine e median, “they do not give a sh.t”, mjafton qe te bejne lajm ne gazetat e tyre e te lexohen…
O shkodran,rri urte, se ka lidhje,mos kthe pergjigje pa lidhje.
O +.Ti e paske hallall shprehjen + MUT,besoj qe me kupton se ku e kam fjalen.
Shiko se mos vellai i biznesmenit fierak në Angli i kerkon vete keto para!!