Emocionohet Isa Mustafa: Po kthehet koha e Rugovës

26 Shtator 2013, 20:12Rajoni TEMA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shfaqur i emocionuar gjatë prezantimit të kandidatëve për këshilltarë vendorë në Gjilan.

Duke parë shumë njerëz në sallë, ai tha se kjo i sjell në kujtesë kohën e Ibrahim Rugovës, kur takimet i bënin jashtë në sheshe.

“Po kthehet koha e Rugovës sepse LDK po bëhet e madhe dhe po fuqizohet. Edhe në Gjilan LDK po bëhet e madhe dhe e fuqishme. Duke parë këtë masivitet, unë besoj se do të fitojmë të gjithë komunat e Kosovës,” tha Mustafa.

Mustafa tha se LDK nuk është parti e ëndrrave, por parti që do e bëjë realitet fitoren në Gjilan e kudo./ep

7 komente në “Emocionohet Isa Mustafa: Po kthehet koha e Rugovës”

  1. Drenica e Kuqe says:

    Qofte e shkuar e mos u kthefte kurre me. Nuk na duhet asnje kohe qe copeton Shqiperine dhe qe perçan shqiptaret. E edhe me keq ajo kohee shqiptareve te Titos qe perndjeke dhe diferencon shqiptaret. E keqeja eshte se shqiptaret nuk mund ta kuptojne dhe ta dine se sa shkie jeni ju LDKejcat!!!…

    DRENICA E KUQE

  2. Doni ALBO says:

    LDK eshte partia e pare demokratike ne Kosove si dhe me e madheja ne vend ?

  3. Epiri says:

    I Rugova ishte nga ata Politikan qe si i thone nga anet tona, As te Punonte dhe As te Leshonte. Fale Zotit qe 1 pjes e Shqiptarve nuk mendonte si ai dhe Krijuan UCK se edhe tani ne te njejte Situat do te ishim. Blablabla fjale pafund

  4. Pensionisti nga Kurveleshi says:

    Bravo Epir. Je i sakte.

  5. Arben Kosova says:

    Lutje Zotit

    Të lutemi oZot
    Për lirinë që na fale
    Të lutemi o Zot
    Për kthimin tonë
    Në Kosovën tonë
    Në tokën tonë
    Të falemi Ty
    Për këtë mrekulli
    O Zot

  6. Teuta says:

    Le të lutemi ne populli se do të vie një ditë kur një parti politike shqiptare gjithë besimin e saj e ka në popull, në vlerat e vërteta morale të secilit anëtar të saj, një parti me anëtarë të cilët mund të ja pranojnë vetes në heshtje kur shtrihen në krevat në mbrëmje se atë ditë nuk janë angazhuar për luksin që ofron karriga në parlament, por për të mirën e njerëzve tjerë të cilët i udhëheqin ata.

    Përndryshe… emocionet e bandave shqiptare në pushtet sot kanë të bëjnë me luksin e imagjinuar në pushtetin e tyre totalitar.

  7. Pena says:

    Po,zoti Mustafa.Avash avash me ndihmen e pakursyer tenden dhe me injorancen e atyre qe te ndjekin,avash-avash do te kthehet dhe koha e Milloshevicit.Krah per krah me L.Bashen neoberishist besoj se “do te arrini” ti falni Serbise,jo vetem Kosoven,por edhe Shqiperine e ta “shuani” pergjithmone cdo gjurme shqiptare,qe urrehet per vdekje nga sllavo-greket. PERPARA HAMZAKASTRIOTER !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje