Kryeministri Edi Rama, duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndërsa ndodhet ende në SHBA, ka thënë se ndryshimet në ligjin e nënpunësit civil janë të domosdoshme.
-Para se të merrnit votën e parlamentit, ju thatë se kishit përfunduar së përcaktuari piketat për 100 ditët dhe 300 ditët e para të qeverisë. Në fakt, cilat do të jenë ndërhyrjet tuaja të para, cilat do të jenë objektivat përparësore që do të keni?
Praktikisht, ju e keni ndjekur, puna e 100 ditëve të para ka nisur, një punë në të gjitha drejtimet, me aksione konkrete në çdo fushë, aksione që synojnë të shkundin thellë një administratë tërësisht të përgjumur, të demotivuar, dhe që ka shumë për të bërë, e mbi të cilën ne do të mbështetmi fuqimisht. Por, nga ana tjetër dhe të godasim, në ato aspekte dhe në ato drejtime, ku ne kemi identifikuar se duhet të nisë një luftë kundër korrupsionit dhe beteja për të ndërtuar shtet në shërbim të qytetarëve.
-Keni përmendur disa herë vendosjen e kontrollit mbi territorin. E kuptoj që kjo ka qenë një përparësi e juaja. Praktikisht, kontrolli mbi territorin nënkupton ndërtimet e paligjshme, shkatërrimet e tyre, sidomos të atyre në bregdet. Këto zona në fakt janë të kontrolluara nga socialistët dhe vazhdojnë të kontrollohen nga socialistët. Çmendoni ju për këtë?
Së pari, unë nuk e ndaj në socialistë apo në demokratë, përgjegjësinë. Kjo është një përgjegjësi kombëtare, kjo është një përgjegjësi qytetare dhe padyshim është dhe një përgjegjësi politike e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Të fshihesh pas flamurit të një partie kundërshtare për të kërkuar përgjegjësi që janë të tuat, është një mënyrë që i takon së shkuarës. Është një metodë qeverisëse që shqiptarët e ndëshkuan me 1 milion vota. Është një rrugë që nuk të çon asgjëkundi. Për ne, kjo është një përgjegjësi e jona, e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ne do ta marrim këtë si përgjegjësi tonën dhe në ditët në vijim, do të vëmë në zbatim një plan, që po detajohet imtësisht, për një aksion që nuk do të ndalet, deri kur kontrolli mbi territorin të jetë vendosur dhe ligjshmëria mbi territor të jetë e pakontestueshme nga askush, apo nëse dikush e konteston të përkthehet në ndëshkime të forta, të cilat do të jenë shprehje e domosdoshmërisë që ndaj territorit të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe të jemi të gjithë bashkëpunues.
-Debati mbi çështjen e statusit të nëpunësit civil. Ka një debat të fortë në Tiranë, këto ditë, për këtë çështje, për çështjen e shtyrjes që kërkon mazhoranca. Opozita ka një akuzë shumë të fortë ndaj jush, se ju po përpiqeni të spastroni administratën me shtyrjen të hyrjes në fuqi të këtij statusi. Çmendoni?
Nuk ka debat për statusin e nëpunësit civil. Ka vetëm një domosdoshmëri për ta bërë të zbatueshëm ligjin, që është miratuar me tre të pestat, përpara zgjedhjeve dhe që është i pazbatueshëm, pasi në të gjithë këta muaj, nuk janë nxjerrë aktet e domosdoshme nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm. Kjo, çka ne kërkojmë, sugjerohet nga partnerët tanë, që kanë bashkëpunuar me ne, për të ndërtuar ligjin në fjalë dhe për të bërë ato ndryshime që më pas u votuan nga parlamenti.
E dyta, akuzat për spastrime, janë të gjitha, le të themi, shembuj të asaj shprehjes, që thotë: “kush shpif ndaj teje, e bën duke u nisur nga çka është në gjendje, në fakt, të bëjë vetë”. Ne nuk kemi plane spastrimi. Ne kemi një projekt të madh të shtetndërtimit dhe të ndërtimit të një shteti në shërbim të qytetarëve dhe të një administrate, që është aty, për t’u shërbyer qytetarëve, të një raporti të ri mes shtetit dhe qytetarit.
-Ju me siguri e dini që në administratat e kaluara, gjithmonë ka patur spastrime. Ky është njëfarë rregulli në Shqipëri. A do ta ndryshoni ju këtë?
Ky është një rregull për të cilin duhet të përgjigjen ata që u larguan nga pushteti më 23 qershor dhe jo ne që kemi ardhur në qeveri me një mandat shumë të fortë për të ndërtuar një shtet që ju shërben qytetarëve, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, nga nëpërkëmbja, nga moszbatimi i ligjit, nga pandëshkueshmëria, nga gjithë ajo tërësi fenomenesh dhe sjelljesh që e kanë mbajtur Shqipërinë larg BE.
Ne jemi këtu për të mos përsëritur gabimet dhe aq më shumë fajet dhe mëkatet e së shkuarës, por për të shkuar përpara, duke respektuar mandatin e fortë që kemi. Dhe në fund fare, askush të mos ta harrojë, që ky është ligji i miratuar me 84 vota dhe për ta bërë atë të zbatueshëm duhet një ndërhyrje, që përsëri kërkon miratimin me 84 vota. Për këtë arsye, ne si asnjëherë më parë një qeveri tjetër, i jemi drejtuar opozitës, i jemi drejtuar të gjitha pjesëve të opozitës, në kërkim të një konsensusi, në rrugën e një arsyeje shumë të thjeshtë: Ligji është i pazbatueshëm.
-Zoti Rama ju keni premtuar disa herë se do të ktheni sa më shpejt borxhet e biznesit dhe nuk janë pak. Janë 400 milionë euro. A do ta filloni ju qeverisjen me borxhe të reja? A do të merrni borxhe nga FMN? Dhe nëse po sa do të merrni?
Ne kemi premtuar se do të ndalim ecurinë e mëtejshme në rrugën e rrënimit të biznesit dhe jemi zotuar se do t’i shlyejmë sipërmarrjes ato borxhe të mëdha të akumuluara për punë të papaguara, sepse për ne ekonomia nuk është dy, ekonomia është një dhe këto borxhe kanë sjellë pastaj rëndesa të mëdha në raportet me bankat dhe në raportet e bankave me vetë tregun.
Kjo është një shlyerje që duhet bërë një orë e më parë dhe ne do ta bëjmë këtë. Se si kjo, pastaj, ka të bëjë me një skemë shumë të qartë financimi që ne po e ndërtojmë në dialog me një grup këshilltarësh të nivelit më të lartë botëror, në dialog me FMN-në dhe me Bankën Botërore, në dialog edhe më sipërmarrjen, në mënyrë që këtë gjendje krize të rëndë që kemi trashëguar dhe përmasat e së cilës do t’i shohim plotësisht kur të bëjmë auditin e pavarur ndërkombëtar, ta përballojmë të gjithë së bashku, por jo duke hedhur barrën e krizës mbi sipërmarrjen dhe aq më shumë akoma mbi qytetarët.
– Z.Rama kohët e fundit midis jush dhe opozitës ka pasur një të ashtuquajtur luftë fotografish, ku jeni angazhuar ju vetë. A nuk ju takon ju si kryeministër për të mos e ulur nivelin e debatit tek fotografitë e kryeministrisë, por për ta ngritur atë tek nevojat e qytetarëve, tek nevojat e vendit dhe tek çështjet thelbësore.
Unë nuk kam bërë asnjë debat për çështje fotografish dhe as kam ndërmend ta bëj me ju. Thjesht ne kemi ekspozuar fotografi të mjediseve të kryeministrisë apo mjedise të tjera dhe kjo besoj është një normalitet. Edhe fotografitë e kryeministrive të vendeve të Evropës ndahen me qytetarët. Qytetarët mund t’i vizitojnë kryeministritë online. Ne thjesht kemi fotografuar çfarë kemi gjetur brenda. Pastaj të tjerët janë ndjerë keq nga ato fotografi, kjo është një çështje e tyre, nuk është çështje e imja, unë nuk bëj debat fare për këtë.
-Pyetja ishte se kjo tingëllonte si një fyerje ndaj opozitës?
Unë po ju them edhe njëherë tjetër që ne kemi ekspozuar fotografi të mjediseve të kryeministrisë jo skenografi, apo imazhe imagjinare. Se kush fyhet nga kjo, nuk është çështja jonë. Ne nuk e kemi bërë për të fyer njeri. Ne e kemi bërë për t’u thënë qytetarëve shikoni kryeministrinë, apo shikoni ministrinë e Brendshme, apo shikoni spitalin, apo shikoni mjedise që ne kemi gjetur dhe ku po punojmë dhe do të punojmë për t’i shërbyer qytetarëve.
-Heqja e portretit të Presidentit u duk si një hap impulsiv…
Ne nuk kemi hequr portret të Presidentit. Ne në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë kemi bërë një propozim për të vendosur portretin e Ismail Qemalit si një figurë unifikuese për të gjithë shqiptarët. Si një figurë shumë simbolike dhe domethënëse për shtetin shqiptar dhe si një figurë që i jep fund një historie qesharake fotografish që hiqen e vihen për shkaqe të politikës së brendshme. Ne këtë kemi bërë.
-Përshtypja që u krijua, kritikat në qoftë se kjo drejtohej ndaj presidentit aktual, ndaj opozitës…
Unë nuk merrem me përshtypjet, as me kritikat. Unë jam këtu për t’ju thënë se çfarë kemi bërë ne. Se cilat janë përshtypjet e disave apo të disa të tjerëve kjo pastaj është një çështje që lidhet me opinionet, këndvështrimet, botëkuptimet, dëshirat, interesat e secilit. Di vetëm një gjë që vendosja e fotografisë së Ismail Qemalit në Këshillin e Ministrave dhe në zyrat e shtetit shqiptar është pritur jashtëzakonisht mirë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Kjo mjafton.
-Z.Rama në qoftë se i hidhni një vështrim historisë shqiptare cili është ai shef ekzekutivi, apo shefa ekzekutivi nga të cilët ju do të dëshironit të mësonit, të thoshit nga ky dua të mësoj.
Nuk e kam menduar këtë gjë të them të drejtën, po nëse e kërkoni vërtet që unë t’ju them se nga kush unë dëshiroj të mësoj unë kam shumë njerëz që janë shkak që unë merrem me politikë apo që sot jam në krye të qeverisë që nga Abraham Linkolni deri tek Tony Blair.
Z.Ram, te zbatohet ligji “kodit Civil” i mirefillte dhe jo me “ballomat” qe ka lene krimineli deputet plak ….
Patjeter te behen pastrime dhe jo spastrime.
Une mendoj se qeveria e re dhe te gjithe ne nuk duhet te meremi shume me veten ,
por te meremi me shume me propaganden pozitive per vendin tone
Ja tani sa na ofenduan ne NBC , ne kete shown Saturday Night Live –Po tallej Tina Fey me femren shqiptare duke e paraqitur me nje shami ne koke, ndersa ne nje skec tjeter paraqiti nje serb gjasme sikur ishte basketbollist
Dukej qe ishte dora e lobit serb tek kjo show per te na ofenduar
Po kush do jete deputeti i 84 a e gjen dot tema pasi jemi kureshtar ta dime
zorti kryeminister bej punen tende pastroi minjte qe futi miu i math sali plaku kerrme vrasesi i 21 janarit gerdecit deputeteve te azemit gramozit
Ed Rama,
fillo me Gjykatat – ata po te bejne karshillik dhe po i sherbejne ende salepit te mallkuar.
Nuk te falet ty kjo – gjykatesve qe vazhdojne te denojne VIKTIMAT duhet tua shkerdhejme robt e shpise – 1 milion shqipatret deshen shkerdhimin e ketyre gjykateseve aq kriminele po aq sa salepi dhe gardistet!!!
Asnje Gjykates nuk duhet te guxoje te jape PADREJTESI – fakti qe ata vazhdojne me padrejtesi eshte dobesia jote Ed Rama se bashku me ate Nasip Koqen (e ka mendje per Liken Kryeminsiter ai trap).
“Ligji i hekurt”, keshtu e mbajti ENVERI qetesine dhe rregullin qe
perfundoi ne kete “derexhe”:
-Arme neper duar,
-shkaterro dhe grabit toka dhe prona,
-vidh pronat e shtetit dhe shiti ato,
-mbill “droge” dhe shit vajza,
-nxirr bythen dhe nda familjen,
-shaj dhe fyej ne parlament,
-vrit dhe mos gjyko,
-Injoranca mbyt kulturen,
-i forti ben c’te doje …. e shume e shume te tjera qe po ndodhin.
Ne kemi nje ligj per nepunesin civil.Ai deri me sot nuk eshte zbatuar nga asnje prej partive qe ka qene ne pushtet. Ka ardhur koha qe ky ligj do bere me bashkohor , ashtu sic e kane vendet perendimore dhe duhet zbatuar rigorozisht. Nepunesit ne administrateb shteterore duhet te emerohen me konkurse, te jene njerez te afte e profesioniste ne vendet e tyre te punes dhe duhet te jene te depolitizuar. Ndyshimi i qeverive nuk duhet te preke asnje prej nepunesve ne administrate. Keshtu e kane vendet e zhviluara ku ne kerkojme te bashkangjitemi.Ky eshte nje hap i rendesishem drejt shtetit ligjor per te cilin po flasim per dite. Ahere ta zbatojme e jo te ngelemi ne kuadrin e premtimeve te politikaneve tane te te gjitha kraheve.
ORE PLEHRË PO KUR ISHTE I PAZBATUESHËM PSE E VOTUAT PARA 3 MUAJVE.PËRPARA RILINDJE ME EDI SUMÇEN!
Z. Rama degjova intervisten e Bodes, bobo ke paskemi pasur minister financave.!!!! Edhe une qe jam
profan ne ekonomi e finance i kuptova pelivanlliqet e mashtrimet e ketij sejmeni te ish-qeverise qe e
gremisi nje here e pergjithemone vota 1nmilion shqiptareve sepse i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes !!
O zoti Rama, ”kufoma,, eshte qelbur plotesisht prandaj nuk ka retushim,por operacion total ku te mbetet
vetem ”skeleti ,, . Pa bere kete cdo gje tjeter do te jete genjeshter e hipokrizi. Une bashkohem me 1 milion
shqiptare qe kemi depozituar besimin tek JU, si person dhe siqeveri !!!!!!!!
STERNIPIT TE NUHIT TE AKULLORES SE MADHE
Çuni i Anifes se nene Tanes nuse podgoriçane, se jo sternipi i Nuhit tek Akullorja e Madhe, po tregon kthetrat gjakesore te gdhendura ne DNA-ne e sojit te vet te tradites kontrabandiste e shitblerese edhe te gureve ku shkel. Eshte lebetites mosperfillja qe tregon per mendimin “tjeter”, per idene e propozimin “ndryshe”, per vendimarrjen e punen ne grup. Eshte “njeshi” vulosesi edhe i ajrit qe thethitim, i trasformuar ne pak jave ne nje monster me pasoja vetem katastrofike per ne njerezoret e barkut te thate dhe te kepuceve sholleshpuara. Edhe te vetet urrejne Viçidolin e Shiqeres se Tropojes per ku e katandisi kete vend, po jo per kete nese jane realisht te afte e te ndershem duhen flakur ne mes te kater rrugeve sepse e vendos “njeshi” me prepotencen e tij te padiskutueshme. Mbi ç’base te arsyetimit edhe me te thjeshte katapultohen personazhe si Tahiri, Kodheli, Peleshi, Harito, Lleshi, Gjoshja, fondamentalisti Agaçi dhe jo e fundit Breca e Dalipit te serbo-malazezit Biberaj “strehuesit te fundit te hoorrave” siç e quajti pak muaj me pare Kadare. Ku perfundoi aq shume e trumbetuara “merita” e konkurenca e hapur publike. Ku perfunduan te thermuara premtimet zelarte te para 23 dhjetorit per ndershmeri, per aftesi, per pregatitje bashkekohore te pretenduesve te çdo niveli e pozicioni ne administraten shteterore.
Eshte shume shpejt per te gjykuar shpallojne injorancen e lepiresine e tyre perndjekesit “paraokiste” te “njeshit”, po sa duhet te presim e shohim me shume se kaq sa po na afron çdo dite lyrendyresia e vullkanit “njesh” qe po mbulon me llaven e tij edhe bubrecat e tapeteve mavi te posa shpalosura.
Zoti bekofte Shqiperine e shqiptaret, ata shekulloret e lindur ne keto troje.
Intervistuesi i zerit te amerikes qenka pak si pa qef . megjithate rama i ka dhene nje kafe pa sheqer qe ti dali rakia.
-Shkuli nga rrenjet,se na iku jeta cope cope.
Te pakten te gezojne femijet tane.
Per Besianen!
Zonje, nuk ka rendesi bindja e juaj, por fakti se sa jeni e azhornuar me zhvillimet shqiptare,dhe cfare kapaciteti diagnoztikues dhe sintetizues keni ju per spiegimin e ketyre zhvillimeve te deritshme.Per mua me sa duket nuk i keni keto aftesi,jo se te mungon intelekti,por se te mundon pasioni dhe besimi juaj. Sot nuk ka shqiptar qe nuk mendon se kjo qeveri do te beje shume me mire se sa ajo e meparshmja.Kete e tregoi edhe vota e 23 Qershorit. Por ende nuk eshte bere ndonje “votim” plebishitar se a do ta beje kete progres apo jo. Kjo mbetet per te ardhmen. Nuk mund ti besoj, bile i neveris paragjykimet(ashtu sic po beni ju).Shenjat e para jane te mira.Por mundohu te te jesh vertet intelektuale(ne se e quan veten te tille).Dhe e tille nuk mund te jesh me paragjykime,por me realizem,dhe si e tille duhet te kesh disa aftesi baze…..
USTAIT TE THERTOREVE TE BABRUSE
Une nuk komentoj per princip asnjehere komentet e te tjereve, fale intelektit e edukates time zoti Usta i thertoreve te Babruse. Nuk do hyj ne hollesira per personazhet e cituar sepse i kam kritikuar qe ne momentet e para te qasjes se tyre nga “njeshi”(nuk tingellon ogurzi ky sinonim i autoritarizmit historikisht shkaterrues I popujve e vendeve?).
Kur flet per realizem çfare do te mbulosh me te: falsifikuesen Kodheli ne kurrikulumin e saj, apo fondamentalistin islamik Agaçi ofenduesi I dhjetra blloguesve italiane, apo Tahiri….
Perpjekja per tu struzizuar ne sallaten ruse te rilindasve te ketyre hapave te para demton ne radhe te pare ata e ne fund te fundit demton te gjithe ne qe luftuam e do luftojme mediokritetin e Ustallareve te Thertoreve te Babruse.
po mor po, futja si kau peles ti.. po si more ke votuar nje ligj pa marre pjese fare ne diskutim grupi parlamentar, dmth pa e ditur se cfare ke urdheruar per te votuar…..te ka terheq Meta nga hundet…ske asnje argument per ta shtyre ligjin e sherbimit civil me akt normativ..i vetmi arguent eshte qe sala ka tall bythen me ligjet gjithe kohen dhe ju po e beni vetem njehere shkeljen e kushtetuets dhe ligjit.. ajde rilindje ajde..
O me qafsh ore ti, mos vqzhso me z. Rama se keshtu tregon dhe fytyren e rilindjes tende. Asnje se di cfare voton dhe per cfare e voton. Nje budalla hedh nje gur n ekum dhe o burra ta nxjerrim por si ta…zbatoni njehereae cka votuat dhe. Pastaj mendo ta ndryshosh. Po ku ishin rilindasit para 3 muajsh apo po te benin fresk per.u zgjedh ne lista. O zot mjere ne, iku enveri erdhi ramizi, iku ai erdhi sala, iku sala erdhi rilindasi…cfare vlerash kombetare