Në Gjirokastër kapen 20 klandestinë, mes tyre një shtatzënë (kurse këto PAMJE prekëse vijnë nga Italia)

1 Tetor 2013, 11:24Sociale TEMA
Në Gjirokastër kapen 20 klandestinë, mes tyre një

(KUJDES: IMAZHE ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)

Policia e Gjirokastrës ka kapur 20 klandestinë, që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Shqipëria është kthyer në një vend transiti për klandestinët nga Afrika dhe Azia.

Mes 20 klandestinëve ishte edhe një grua shtatzënë, që është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Klandestinët ishin nga Sudani, Afganistani dhe Pakistani.

Ndërkohë këto foto të tmerrshme vijnë nga fqinji ynë, Italia.

13 persona u mbytën kur një anije me klandestinë hasi vështirësi pranë Sicilisë.

Anija kishte rreth 200 persona. Shumica ia dolën të notojnë deri në breg dhe të largohej, por disa prej tyre nuk mundën dhe u mbytën.

Policia italiane thotë se po kërkon për të tjerë trupa në ujë.

Një klandestin, që u arratis pasi arriti në breg, u godit nga një makinë sa doli në rrugë dhe pësoi plagë serioze.

Shumica e viktimave mendohet se janë nga Eritrea.

Klandestinët pushtojnë vazhdimisht brigjet e Sicilisë. Ata vijnë nga Afrika e Veriut./ep

8 komente në “Në Gjirokastër kapen 20 klandestinë, mes tyre një shtatzënë (kurse këto PAMJE prekëse vijnë nga Italia)”

  1. sorry says:

    bote e ndyre!!!

  2. po says:

    Sa keq me vjen. E te mendosh qe vetem 10-20 vjete me pare, keta mund te ishin shqiptare. Gjynah ! Njerez qe mund te kene lene pas prinderit, motrat e vellezerit, femijet e grate e burrat. Mire e ka Sorry : Bote e ndyre

  3. ra sala pre fiku says:

    Me kujtohen shqiptaret budallenj te keqinformuar kur hidheshin ne kwte aventure te cmendur duke rrezikuar femijet dhe grate.

  4. deshmitari says:

    Nuk duhet te perdoret termi “u kapen nga policia”!!
    Keta jane shtetas te vendeve te treta qe kane te drejte te kerkojne azil politik/ekonomik ne Shqiperi, bazuar kjo ne konventat qe ka nenshkruar vendi yne, dhe kjo e drejte u komunikohet atyre ne momentin qe konstatohen qe kane hyre ne territorin tone. Kete fakt askush nuk jua ve ne dukje e aq me teper i nxjerrin ne tv sikur kane kapur osamen….

  5. Dodoshi says:

    Rrini ketu ne Shqiperi, me mire buke dhe djathe se sa te kerkon jeten ne vende te tjera.
    Jemi ne zemer te ashtuquatures OLD EUROPE, jetojme ne nje toke ku ka lindur qyteterimi me i lashte ne bote ( per kete nuk ja fus kot ).

    Duhet te perpiqemi te jetojme ketu ne mirekuptim me natyren tone dhe me tre gjera baze qe krijojne mireqenie : ajer te paster, uje te paster dhe ushqim te paster e shendetshem : po i siguruam keto jemi kombi me i lumtur ne bote.

  6. Hortus says:

    per sa thote Deshmitari, kur ata intervistohen nga policia, per ti sqaruar sa me mire ne lidhje me te drejtat qe kane ne Shqiperi, u jepet mundesia (liria) e zgjedhjes: tii, do shkosh ne Greqi (ku ata ishin dhe nuk pane ndonje super variant qendrimi) apo do kthehesh ne Sudan? vendos vete, je i lire …

  7. askushi says:

    Ky eshte nje problem boteror. Keshtu ka ndodhur me mijra vjet.
    Edhe keta nuk kan faj, por edhe begati ekonomike nuk ka me asnje vend.
    Bota duhet ti permbyse qeverit e Pakistanit, te qeveris Afganistanin si duhet, se keshtu nuk shkon.
    Po i pranoi nje vend i krishtere , keta edhe nuk integrohen, do kerkojne Buden, xhami etj. Keta te integrojne, se kane fuqi te pashtershme.
    Ne per vete nuk jemi ne gjendje per shqiptaret dhe jo per vietnamez. Por edhe amerika ne na i dergon. E pune djalli

  8. detroit says:

    kur shikoj pamje te tilla me mbushen syte me lot. kujto vitin 1990. kur u largova nga shqiperia.me vjen keq per familjet e atyre te shkrete.jo cdo njeri e gjen lumturine ne dhe te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje