Drejtorët e rinj janë vërtet shumë të rinj. Topalli: Të ardhurat e buxhetit janë në dorë të një 26- vjeçareje

2 Tetor 2013, 10:18Politika TEMA

Befasia e parë e Edi Ramës ishte një kabinet me shumë femra në përbërje.

Por një nga befasitë që pasuan është ajo e emërimit në krye të drejtorive të rëndësishme të të rinjve pa shumë eksperiencë dhe në një moshë fare të re.

Tre drejtorët e emëruar dje janë nën 30 vjeç, raporton Dita.

Këto emërime nuk kanë kaluar pa sulme nga media pranë Partisë Demokratike.

Gazeta e kësaj partie shkruan se Drejtoresha e Tatimeve është një ish- arkëtare.

Por ndërsa ka marrë përsipër këtë drejtori kaq të rëndësishme, shumë pak dihet për Briseida Shehajn.

Këto emërime i ka komentuar edhe ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Edvini, Briseida dhe Elisa në botën e çudirave!! Të ardhurat në buxhetin e shtetit tani do jenë në duart e Briseidës, një vajze 26 vjeçe dhe të Elisës pak vite më e madhe. Asnjëra nuk ka lidhje as me doganat, as me tatimet. Asnjëra nuk ka punuar më parë as në këtë sektor, as në shtet! Të dyja u emëruan drejtoresha të mëdha! Natyrisht me motivacionin për “merita e kompetenca të veçanta në sektorin në fjalë”! Në çdo fushë duhet seriozitet e kompetencë, por veçanërisht me financat publike nuk luhet! Financat publike janë delikate dhe jetësore!” shkruan Topalli në FB./ep

 

Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave

Datëlindja: 15 mars 1983

Vendlindja: Tiranë

Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve

Datëlindja: 18 prill 1984

Vendlindja: Sarandë

Ardit Çela, Drejtor i Postës Shqiptare

Datëlindja: 13 korrik 1987

Vendlindja: Poliçan

95 komente në “Drejtorët e rinj janë vërtet shumë të rinj. Topalli: Të ardhurat e buxhetit janë në dorë të një 26- vjeçareje”

  1. Ec aty says:

    Eshte perpjekur te zgjzdhe te “painfektuarit” dhe shume mire e ka.
    Shtrohet pyetja; per sa kohe do te mund te rezistoje “virgjeria” e ketyre te rinjve ne nje atmosfere te superngarkuar me mikrobet e viruset e imunizuara te korrupsionit te shoqerise sone te kalbur thajse deri ne palce?

    1. tavo says:

      ka shume njerez te painfektuar qe kane eksperience ne pune dhe suksese ne karriere. Kurse keta buzequmshta vetem i kan krehur bishtin rames asgje tjeter nuk kan bere. rilindja morri fund. berisha te vazhdoje pensionin kurse rama te shkoje me ilir meten te ngjalat e lalzit se boll po tallen me kete vend.

      1. Argita_B says:

        Eshte e vertete qe 26 vjeç eksperienca mungon po ne te njeten kohe Topalli dergoi dhendrin e saj 21 vjeçar si keshilltar per kulturen ne ambasaden shqiptare ne Paris. Eshte e vertet qe posti i keshilltarit kulturor nuk eshte strategjik sa ai i drejtoreshes se tatimeve, po menyra e emerimit dhe kriteret e ndjekura jane te njetat!
        Nese ka shkelje te ligjit shqiptar atehere duhet ndaluar ky emerim, nese gjykohet vetem per moshen atehere kemi te bejme me shkelje te te drejtave te njeriut.

        1. hipnotizuesi says:

          bravo Argita, e the mire…dhe mos harro drejtoreshen e madhe 21 vjeçare Greta Koci ne ministri te brendeshme …kane fytyre keta te flasin…keta jane te permjerre nga koka tek kembet…

          1. tani says:

            Hipnotizues lexoje mire Argiten. Po thote qe edhe Rama edhe Saliu njilloj po bejne. Pra ska rilindje. Nuk e mbroni dot Ramen se gafat qe po ben ai jane shume te medha.

          2. DuaPune says:

            Bukur e keni then te dy. Xhozi Leshi con princin e goces se saj ne Paris, ndersa Fyhreri con lulen blu te Laberise drejtore te SHKB.

            Pse qahen fashistat blu te PDs per keta te rinj? A nuk ishin ata qe i rekrutonin te rinjte per fushatat e propaganden e tyre?

        2. kunji says:

          Cdo pozicion pune, kudo dhe aq me teper ne institucione e dikastere te larta shteterore, duhet te kete nje “Job Discription” specifik per ate vend pune sic behet kudo ne Evropen qe duam te shkojme apo ne Amerike e kudo ku mban era shtet me shekuj.
          Ky vend pune afishohet me kete job discription dhe mbi kete afishim behen aplikime nga te gjithe te interesuarit per kete vend pune. Nje komision kompetent ben perzgjedhjen e aplikanteve qe kane aftesite profesionale me te mira dhe eksperiencen me te madhe per kete pozicion pune dhe therret keta ne interviste per te pare edhe personalisht keta individe e marre ne pyetje per nga profesionale dhe etike e per te pare se cili eshte personi me i pershtatshem dhe me gjasa me te medha per te dhene maksimumin e per te dale faqebardhe e me sukses ne ate vend pune. Me te mirit te perzgjedhur i ofrohet ky vend pune. Kjo eshte Evropa dhe Amerika ku duam te shkojme Edi Rama! Te tjerat jane ne mos emerimeve te tjera, amatorlleqe dhe me pasoja per kete vend… Shpresoj ta lexosh Edi, ose te te ta percjellin kete mesazh per te miren tende dhe tonen te perbashket!

      2. ylli says:

        mos ia qani hallin te rinjve se mjafton vullnet dhe ndershmeria per te drejtuar. Ata kane keshilltare dhe specilaiste shqiptare dhe te huaj dhe institucionet moniteorohen nga nderkombetaret. Pati ndonje problem me kryeministra te rinj si majko dhe meta ? Pastaj eshte Rama qe kontrollon me rrezultate seicilin. Mos i qani hallin kaloresit se i varen……

        1. kunji says:

          te eshte dukur pa te meta Shqiperia ne keto 23 vite ty ylli?!
          nese po, je shume i gabuar…

      3. homeri says:

        —po gaboni , ose un e kuptoj keq , vendi ka nevoje te drejtohet nga nje ekip krejt i ri qe te heqim dore nga metodat e vjetra — e cfar eksperience kishte IDRIZI . qe drejtoi doganat , apo se njifte mire menyren si mund te bente korrupsion –kush ka punuar e kupton se ne keto detyra kerkohet ndershmeri , perkushtim dhe vendosmeri te denosh kedo qe tenton te beje korrupsion , Edi i ka zgjedhur pikerisht nga keto karakteristika – dhe teknikisht eksperienca fitohet pas 6 muajsh –pastaj EDI kerkon nga ekipi i tij nje qeverisje qe populli te kuptoi ndryshimin qe ka premtuar

    2. Trendi says:

      Clidhje ka infektimi. Si mund te vesh nje 25 vjecar te drejtoje nje sektor te rendesishem pa experince ne drejtim. Keta jane aguridhe fare ne profesion. Jam shume skeptik se keta as si specialist nuk kane kualifikim e duhur.

      1. Ec aty says:

        @Trendi
        Mosinfektimi ka rendesi KAPITALE per shoqerine tone, te tjerat rregullohen…
        Ato nuk do te drejtojne te vetme, do te keni nje ekip specialistash qe do ti ndihmojne.
        Sa per te te freskuar kujtesen ne qeverine e pare demokratike te 1992 kryeministri Meksi ishte arkitekt, ministri i jashtem Serreqi mjek, (njesoj si presidenti i asaj kohe), ministri i Mbrojtes Zhulali ishte mesues matematike etj etj

        1. spirra says:

          @ec aty
          Pra edhe qeveria e pare e shqiperise ka pasur njerez profesioniste me eksperience ne fushat e tyre. Dhe deshtoi ajo qeveri. Kurse tani merren diletante ne fushat e tyre dhe behen drejtora te medhenj. Ky eshte skandal . Ka plot profesioniste te painfektuar me eksperience dhe kontribute te medha. Keta nuk jane zgjedhur se sjane te infektuar por sepse jane zara te bindur te kryetareve. Per me shume kesaj 26 vjecares ju bene plot akuza qe infektoi freshin me njerezit e vete, edhe nga Veliaj.
          Kjo s’eshte rilindje kjo eshte SPIRRA E EDI RAMES. EDI RAMA KA PLASUR NE DIARRE. BRAVO RILINDJA E SPIRRES.

        2. kunji says:

          prandaj ka vajtur Shqiperia ne kete grade qe eshte sot se ecet me mendte e tua ec aty… nuk ka nevoje me Shqiperia per kukulla qe drejtojne dhe neperkemben, por per profesioniste me eksperience qe dine ti vene vete shpatullat punes e te drejtojne punet sic duhet, prandaj quhen drejtues e jo kukulla. me kukulla u lodhem keto 23 vjet dhe po e shikojme se ku perfunduam…

      2. hipnotizuesi says:

        po shikoni dreqi e mori moshen e ketyre drejtorave me siper, vajzat jane 30 vjeçare te dyja dhe jo 25 …pra mjaftueshem te rritura e te pjekura per t’i rene puneve pas…kam besim vetem tek brezi ri..ça jane siper te 35 jane çakej te rregjur qe e kane dhunuar ekonomine shqiptare …zhelefina s’ka goje te flase se e ka thyer ligjin me te dyja kembet me emerime pa llogjike dhe nepotike duke filluar nga ambasadat e deri ne kuvend…ZHelefina eshte e menderosur dhe vjen ere te keqe…

    3. Albi says:

      Une jam nje mbeshtetes i vendosur i Rilindjes. Po kjo nuk eshte rilindje. Zonjusha e tatimeve vinte ne oren e mesimit per te treguar shalet dhe gjuajtur pedagoget. Nuk ka mesuar ne asnje nga 4 vitet e shkolles dhe e ka mbaruar me mesataren afer 5. Ka filluar pune si arketare dhe u be drejtoreshe banke per pak kohe me ane te dredhirave femerore. Ka fjalor me te ndyre se meshkujt.
      Nuk e di nese Ramen e kane genjyer per kete femer apo vertete mendon se do na genjeje me te tilla figura palaco. Ajo qe di eshte qe po ve drejtoreshe nje nga llumi i shoqerise.

      1. kunji says:

        Nuk di nese duhet te te besoj a jo ne keto qe thua Albi, nese vertet e njeh personalisht kete drejtoreshe per te cilen flet, pasi vete nuk e njoh, po mendoj se nga menyra se si shkruan, nuk ke arsye pervec se per mire qe te shpifesh per te ketu tek Tema.
        Nese keto qe thua jane te verteta, lind nje pikepyetje e madhe nese vertet do kemi rilindjen per te cilen votuam. Arsyet perse i kam thene edhe ne komentet me lart…

    4. tani says:

      Topalli finanacat e parlamentit ja la ne dore sekretares se saj 60 vjecare qe e e beri drejtoreshe

    5. Shkodra says:

      Ne shqiptaret por edeh nje pjese e mire e shoqerise ku jetoj kemi ate idene se te jesh menagjer, te jesh drejtor duhet te jesh 40 vjet e siper.

      Kjo gje ka 10-15 vite qe ka ndryshuar ne Europe.

      shume vete e kritikojne kete veprim te Rames, perse vendosi kaq te rinj ne detyra kaq te medha.

      Duhet shikuar nga ana strategjike e ketij veprimi.

      Cilat jane kostot dhe cilat jane benefitet apo anet pozitive te ketij veprimi.

      Kosto mund te themi qe eshte mungesa e eksperiences,

      Cfare do te thote te mos kesh eksperience? do te thote qe te mos shkosh qe ne dite te pare dhe te shikosh ku i ka vrimat miu dhe si e si te gjesh menyra te vjedhesh. (ketyre buzequmeshteve i duhen ca vite eksperience per tu infektuar nese e lejojne veten te infektohen- dhe nese infektohen atere i hapet rruga me kollaj te tjereve)

      Duke mos pasur eksperience, te gjithe ecin sipas rregullores se librit, ne menyre qe mos ta fuckin up punen. pra nder keta te rinj – frika do ta ruaje vreshten me mire se nder ato qe jane tashme te infektuar

      Duke mos pasur eksperience, per ndonje problem qe mund ti dalin rruges nuk do te bejne si te ja marrin mendja por do shkapeten tek padroni i tyre (Rama). Strategji e Rames per te pasur gjithcka nen kontroll… per mire apo per keq duhet te presim e te shohim, nuk mund ta gjykojme sot.

      1. per Shkodren dhe gjithe Shqiperine says:

        Shkodra e kuptoj se si ti dhe te tjeret qe po mundohne te mbrojne keto emerime arsyetojne se keta meqe jane te rinj nuk jane te perlyer dhe do drejtojne sipas rregullave jo si ata rrangallet e Sales qe nuk lane xhep pa futur doren. Por, keta te rinjte nga ana tjeter duke mos qene te afte te drejtojne mund te shkaktojne me shume deme me menyrat e tyre te drejtimit dhe paditurine, sidomos ne pozicione kyce te Ekonomise Shqiptare tne teresi sic eshte drejtoria e doganave ku dhe vilet nje pjese e madhe e te ardhurave te shtetit shqiptar dhe vendoset fati i nje vendi se sa do shpenzohet per investime publike ne vend. pastaj duhet te mendosh nje gje, drejtori nuk eshte ai qe eshte i korruptuar ne me te shumten e rasteve dhe nuk i merr leket vete por jane punonjesit e bazes qe dalin dhe bejne manovrat dhe nese drejtori eshte i paafte ti kape e te kuptoje se ku qendron problemi (kjo vjen nga paaftesia) athere eshte njesoj si ai i korruptuari qe e di ku calon mushka po nuk do ti heqi gozhden. kjo nuk quhet rilindje por rizhytje. Edhe ne vendet me te zhvilluara mund te shikosh fare mire qe kerkohet nga drejtuesit qofshin keta shteterore apo private qe te jene njerez te ndershem (nuk dyshoj se keto persona qe Edi ka zgjedhur nuk jane te tille) por duhet te jene dhe nder me te miret ne fushen qe drejtojne jo si specialiste por si drejtues. dmth te kene provuar qe dine te drejtojne te tjeret.

      2. kunji says:

        Nje njeri i vetem nuk mund te mbaje gjithshka nen kontroll… ka historira me thes sic i themi ne per kete.
        Ne Amerike dhe Evropen qe permend ti, kudo kerkohen Team Players dhe mosha tregon eksperience dhe eshte jo pak e rendesishme Shkodran…

  2. anonim says:

    eksperiencen ato e kane me Edin, kaq ka rendesi.

    1. lavirja e bulevardit says:

      hahaahahahahaa

  3. Ina says:

    Nuk e kuptoj kete mentalitet ne Shqiperi se vetem ‘te vjetrit’ na paskan eksperience. Ne vendet europiane, shume te rinj me merite kane pika kyçe e askush nuk eshte i cuditur, perkundrazi. Te rinjte qe ka vendosur Rama ne keto poste eshte tradite e mire qe ka filluar e duhet te vazhdoje.

    1. ele says:

      me fal po kush eshte merita e ketyre te rinjve??? sepse jam shume dakord nqs do kishin nje merite, sado merita te kesh eksperienca ne menaxhim eshte shume e rendesishme, si do te sillet stafi kur keta te ulen dhe te drejtojne mbledhjet,

      1. kunji says:

        si do te sillen keta me sakte neper mbledhje kur te drejtojne staffin ?

    2. per Inen says:

      Ina te te pyes pak se ku ke pare ti nje drejtues neper evrope apo dhe ne ndonje zone tjeter qe te mos kete te pakten 12-15 vjet pune ( po flasim per drejtues te rangut kompani kombetare, nderkombetare apo dhe drejtorishe shteterore jo Startup me 5000$ buxhet.
      tradite e mire per shtetin do ishte qe ti nxjerri CV-te e kandidateve per nje vend pune strategjik ne publik dhe te marre vendime jo nepermjet facebook=ut por si keshill ministrash dhe tei analizoje deri te qimja e By.. te gjithe kandidatet. ti vere ne prove tu kerkoje te shpalosin mendimin e tyre ne debat dhe te tregojne si e mendojne dhe do e bejne punen e kryuer dhe cfare programi e objektivash kane. kjo do ishte praktike e mire.

      1. kunji says:

        shume dakort me ty!

  4. devolli says:

    Dhe mbi te gjitha skane punuar asnje dite ne pune ne jet te tyre. E vetmja pune eshte qe jane servila te kryetareve. Punoni kot o njerez, coni CV se do behen konkurse thote Edi Rama qe te beheni vartes te ca kalamajve qe ve Rama.
    RILINDJE E KOCOS KOKDHIMES QE MORRI ALPETROLIN. RILINDJE E ILIR METES QE MORRI 80 PERQIND TE TENDERAVE DHE SHUME DREJTORI. RILINDJE E TE PAAFTEVE QE VIHEN DREJTORA TE MEDHENJ PA PUNUAR NJI DITE. EDI RAMA ESHTE NJE I PAAFTE MENDOR . SHYQYR IKU SALIU TANI DUHEN HEQUR EDHE KETA PLERA TE TJERA.

  5. Lb says:

    Shpresojm te jete zgjedhja e duhur.Sa per korrupsionin nuk luftohet as me te infektuar as me te painfektuar por duke gritur institucionet me instancat perkatese funksionale se i painfektuar eshte vetem ligji dhe zbatimi i tij.

  6. atila says:

    Po si eshte me mire te vihen ujqit e korruptuar apo njerez te pandotur dhe te ndershem ? Sidoqofte duhet nje Strukture e Perhershme Antikorrupsin me kompetenca te gjera qe ti ruaje nga “yshtja” administratoret e rinj dje administraten publike.

  7. SHEME SHAPKA2 says:

    Filluan korbat te bejne krra-krra.Keta mund te flisnin po ti kishin lene financat dhe tatimet me plus,por ne gjendjen e mjeruar qe i kane lene,mire do ishte te heshtnin…te heshtnin per nje kohe te gjate.

    1. kunji says:

      ti nuk meriton nje pergjigje SHEME SHAPKA, sic e ke dhe emrin, e ke vendin tek fundi i kembeve…

  8. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Alooo Çimi jam… Jozi
    Po mbase jane me pak te korruptuara se ju po..dha e madhe!
    Te pakten dhendur nuk kane, per ti sistemuar neper ambasada!!!
    Alooo Çimi isha… Jozi

    1. Tirona says:

      Aloooooo Tirona jom….. Joziiiiii po ti cfare kariere ke pas , pale na u bone dhe kryetarja e leshit….. Alooooo Tirona isha… Jooooziiiiiiiii.

    2. kunji says:

      e mor Aloo Alooo… po jetoni ne Shqiperine e diletantizmit! Nuk keni faj…

  9. kriteri says:

    Qe zgjedhja eshte bere me kriter politik!!!
    Kjo ja ben muuuuu
    shpresojme te jene njerez ne radhe te pare te ndershem
    sepse ndryshe do behet puna njesoj si me ata te paret mut

  10. frano says:

    Ky aventurier do ta shkaterroje Shqiperine e shkaterruar…Zoti paste dhimbje per ne.

  11. andushja says:

    pse zoti Spahia ca lidhje kishte me tatimet, se hedhje gjyleje ka mbaruar shkollen. po rri o xhozi rri rehat shoji venit

  12. Mario says:

    Sepse financat publike jane delikate dhe ju i trajtuat aq bukur me ekspertet tuaj te ‘te eksperiences te madhe’ mori Jozi.

  13. lob says:

    Gruaja eshte force e madhe,Jozi!Keshtu na ke “mesuar”,apo jo?

  14. frano says:

    Ky aventurier do ta shkaterroje Shqiperine e shkaterruar…Zoti paste dhimbje per ne.

  15. henri says:

    Po ti moj doktoreshe e shkencave politike dhe pervec kesaj mbajtese e dy diplomave te marra ne universitetin e Shkodres, qe nuk di mire gjuhen zyrtare shqipe, cfare kompetence kishe kur bleve kompjutaret “e rinj” per palamentin ,te cilet nuk kishin cilesine e duhur dhe do te hiqen dhe do tju dhurohen shkollave. Ja se sa e zoteron gjuhen dhe sintaksen e gjuhes shqipe zyrtare doktoresha e shkencave politike dhe mbajtesja e dy diplomave te tjera te universitetit te Shkoderes :

    Topalli pas vendimit te pafajsise per 21 janarin ne kuvend tha :
    Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin edhe gjykatësin edhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari par i Tiranës po as si Xhelili nuk je, ik mor andej, kur flet gjykata ju duhet të mbyllni gojën, ju që flisni çdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo moj zonjë që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot. Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty as me brezin tjetër, por parimit duhet ti qëndrojmë; flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i çoni për t’i vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite ka ikur koha juaj.

    Ja Jozi “visionare” ne lidhje me zvendesimin e Sales :

    http://www.youtube.com/watch?v=jS6ikySI2fQ

    1. tush bubullari says:

      heke mor ket video se nuk ka idiot qe duron me e pa dhe ndigju prap jozepinen… a e ndigjoni kur thot: do t`rri krytare kuvendit deri n`njimi e ndandqind e tremlleten! – idiote!

    2. Claus says:

      Hi “henri”,

      te pata nisur nje replike interesante, por si duket ka rene ndesh me politikat redaksionale te “TemA-s” dhe nuk kaloi filtrin e replikes!!!
      Si duket tashme edhe “Tema” ka filluar zbatimin e “Kodit te Heshtjes” dhe nuk paska shume nevoje per komente dhe klikimet tona.
      Ndoshta, tashme qeveria e re po i jep lajmerime kontratash qe shoqerohen natyrisht me pagesa financiare.
      Ishim kater a pese vete qe hapem komentet tek “Tema”, tanime kemi dale te tepert.
      Pershendetje

      1. elinor says:

        Hej, Claus, me nis edhe mua ndonje replike o njeri se edhe une jam krenar qe jam nxenesi yt dhe “te adhuroj”….ha ha ha.
        Per censuren e Tema them se je gabim. Mendoj se me teper jane probleme me serverin. Une i tall dhe ofendoj shpeshhere stafin e Tema dhe perseri komentet m’i botojne.

  16. SHEME SHAPKA2 says:

    Po si mund te shkaterrohet e shkaterruara o Frano.Nuk mund te mbrohet ne kete menyre beniamini yt Salehu ooo FRAN-O.

  17. pipi i pazarit says:

    E vertene, por ne Lezhe tregohet si barcaletë: ?
    Leonard Kraja, nje inxhinier mekanik, vajti tek kryetari i komitetit ekzekutiv pluralist te rrethit Lezhe dhe i lutet qe ta emeronta si drejtor te parkut te madhrave mbasi dita e Leonardit erdhi; kishte fituar PD-ja. Pas shume hezitimesh, kryetari e emeroi Leonardin drejtor, por me nje frike te madhe se ia njihte gomarllikun. Pas dy javesh, Leonardi vajti per tu ankuar tek kryetari se i kishin vledhur deren e zyres se tij..! ?
    Natyrisht kryetari e shkarkoi si te rrjedhur nga trute. Kete tip, pra Leonardin, Jozefina Topalli e emeroi drejtor te parkut te automjeteve ne Kuvendin Popullor! ?

  18. Agim says:

    Kjo nuk eshte Rilindje por lindje, po na vene femije per poste te medha, po e shkaterojne sistemin sepse njeri punon e lufton per te arritur nje pozicion te mire dhe kete e arrin me nje eksperience minimumi 15 vjecare, po cdo behet kur ky individ e arrin me eksperience zero. Cfare do jete synimi per te ardhmen? A ka nevoje ky person te punoj qe te rritet nga ana profesionale kur gia eshte drejtor i nje insititucioni kaq te madh. Dhe TEMA mos beni krahasime me drejtoresh 26-vjecare te Topallit se prandaj populli i hodhi poshte sepse u lodhe me keta njerez. Megjithese nje gje eshte e sigurte keta femijet do behen ushtare te mire te Edit dhe nuk do guxojne te ngrejne krye asnjehere.

  19. Albi says:

    Edhe mund te kete te drejte kur thote se “financat publike jane delikate dhe duhet kujdes me to ” , por kur e thote …… nuk ka te drejte .Vetem ajo nuk duhet te flase dhe tu tregoje shqiptare se kush eshte e drejte dhe jo e drejte .QEPENI per ca kohe se shqiptaret jane me te mençur se ju , do te dine te flasin po qe se punet nuk vene siç duhet .

  20. eli-Tiv says:

    ..jane vertet te rinj…..jane ne prove..ne se nuk jane te pershtshem mesiguri dote zevendesohen….Njeriu nuk eshte i lidhur me postin ne menyre te pazgjithshme..PD ka koncept tjeter…cdo post pune eshte post partie e njerezit jane thjesht militante…Kemi pare nje lloj dollapi qe kalonte nga nje drejtori ne tjetren ..a thua se usosen djemt e vajzat ne shqiperi…apo drejtori i burgjeve…qe dinte aq mirre te fitonte votat ne terren me “rryshfet”

    1. elinor says:

      Ke te drejte, i kemi marre me prove….si shal-qirin! Nqs shteti del me disa miljarda humbje, atehere do ta marrim vesh se ishin berryla dhe do t’i zevendesojme! Eshte kaq e thjeshte!! Pastaj, nga bumi ekonomik ku na la Saliu, kemi kohe sa te duash te bejme prova teknike!! Hajde fyell, hajde!

    2. kunji says:

      ke te drejte eli-Tiv. Eshte koha me pershtatshme per eksperimente…

  21. diku neper bote says:

    Edhe ne Kosove pati dhe ka njerez qe diten e par te punes e bene si ministra.Populli thote lindsh budall por me fat.

  22. emer says:

    ka zgjedhur ato sepse te rinjte jane me ideale edhe nuk kane deshire per te vjedhur, por te bere shtet… ndryshe nga ju o pisa te pd

  23. kepucari says:

    MA MIRE E RE SE HAJDUTE!

  24. Labi laberi says:

    Rama ka marre c do pergjegjesi vete i dalte per mire por une do te doja ti gershetonte potencialet ne te ri e te vjeter .Sfida eshte shume afer por kam frik se Meta mund te dale me mire.

  25. Vetem Llafe says:

    O LABI I LABERISE LAB JAM DHE UNE DHE 24 KARAT PO NUK BEJ REKLAME..EDI RAMA PER TE ARRITUR KU ESHTE TANI BERI ALEANCE ME ILIRIN NUK E GJYKOJ SE POLITIKA NUK KA FUND E MINIFUND PO SKA AS BREKE KETU TE NE.EDI RAMA JO SHTET QE NUK BEN PO DO DEGJOJME CIU CIU CIU CERRRRRR CERRRRR SA TE JETE NE PUSHTET MJERE NE SHQIPTARET ME KE NA KA RENE HALLI.

    1. Petrit says:

      Edi Rama vendin ku arriti nuk ja fali kush, por e arriti me mund te madh me pune , qendrushmeri ,sakrifica me kulture e dijen qe zoteron.Jane 1000 000 vota jo pak.nuk eshte as fitorja e pare e tij.Me aleancen qe beri realizoj rotacionin paqesor te pushtetit aq i domosdoshem per fatet e vendit ne nje sistem demokratik, prandaj nuk ka ved per pesimizem por per kontribut te te gjitheve.Le ti lutemi ZOTIT per mbaresi e sukses. Personalisht kam besim se me veshtiresi ,por do te arrije te realizoje me vizionin qe ka per nje ardhshmeri te suksesit.

  26. Pap says:

    E KENI DHJERE FARE ME KETA O PS-ja. KA NJEREZ QE JANE VERTETE TE AFTE JO KETA CAMARROKET QE MAXIMUMI MEQE KANE KONTRIBUAR PER ZGJEDHJE MUND TI BEJE DREJTORE DREJTORIE PO JO TE PERGJITHSHEM HUMBET PIKE ME KETA

  27. Bregdetasi nga Saranda says:

    E cfare te keqe ka ketu qe vajza te reja me mentalitet te ri te emerohen ne vende te tilla.Demokrateve duhet t’ju kujtojme qe ne institucionin e Tatimeve ishte drejtor nje person qe kishte mbaruar shkollen per mesues gjuhe te huaj ne Shkoder.Cfare lidhje na kishte ky zoterija me tatimet apo merita e vetme qe u be drjetor tatimesh ishte te qenit kamikaz i familjes.Tek doganat kishin emeruar nje spiun Shiku.Tipike per shtetaret e PD qe e ndertojne administraten vetem me spiuna dhe servile.
    Me sa kemi degjuar te gjithe ata persona qe punesohen rishtas ne Bankat qe kane perfundur shkollat e larta ekonomoke,puna e pare qe afrohet eshte ajo e sportelistit dhe arketarit pastaj dalengadale kalojne ne te gjitha proçeset duke ngjitur shkallet e karieres.Drejtoreshe e re e tatimeve ka lene detyrén e drejtoreshes ne Banke.Suksese se njerezit duhet ti gjykojme sipas punes qe do te bejne.

  28. Rezi says:

    Ne fakt mund te themi shume gjera pro dhe kunder, por per mua, e para njehere keta qe ishin ne pushtet nuk duhet te flasin fare, se e kane qelbur ne ate fare feje sa duhet te mbulojne koken dhe jo te derdellisin ne media. E dyta, keto emerime jane sfida te medha te Rames, por qe nuk te cojne asgjekundi. Mosha e tyre eshte nje faktor, por une do te thoja qe kryesorja eshte se nuk i njohin fare keto fusha ku jane emeruar (po flas per tatimet e doganat) dhe nuk japin asnje garanci per nje reforme me sukses (nuk eshte reforme vetem heqja e njerezve nga puna, mendoj qe eshte qellimi kryesor per keto emerime, perdorim dhe pastaj, largim). Mendoj se Rama duhet te ishte treguar me serioz ne keto emerime, ai nuk eshte aty per t’u krahasuar me Berishen, se ate beteje e ka te fituar pa nisur, por puna eshte te beje dicka reale per vendit, pasi ecja ne gjurme te Berishes do t’a coje ne te njejtin fund per te dhe asgje te mire per vendin!

  29. VLORE says:

    SARANDA NUK KA TE KEQE TE VENDOSEH TE RINJ NE DETYRA TE TILLA.PO DUHEN TE RINJ QE JANE PERKATESIHT TE FORMUAR PER KETO LLOJ DETYRASH.EDI RAMA PO GJEN KUKULLA DHE I VENDOS NE POSTE TE RENDESISHME.NUK HECEN SHTETI ME FEMIJE TE PAFORMUAR AKOMA.NUK MUND TE MARIM NJE DJALE 28 VJEC DHE TA BEJME MINISTER NUK DO DIJE NGA TIA FILLOJE SI TE VEPROJE NUK KA THELBIN E VEPRIMEVE TE MATURA TE BARRES QE MUND TE KETE MBI KURRIZ.SHTETI MBAHET NE KEMBE NGA EKSPERTE JO NGA FEMIJE.NE KOMENTOJME KOT PASI NUK MUND TE VENDOSIM PER EDI RAMEN AI VETE MENDON VETE BEN PROBLEMI QENDRON SE NGA MOMENTI QE KA FITUAR DERI SOT PO BEN VETEM GAFA NE CDO FUSHE.

  30. arjanita says:

    Fillimisht:
    Sipas datelindjeve me siper Elisa eshte
    30 vje¢ ndersa Briseida 29.
    Jo aq te reja per te drejtuar.Jozi ishte
    33vje¢e kur u be n/kryetare kuvendi
    Lule Basha 34 vje¢ u be minister etj.
    Kane shkollimin dhe perkushtimin.
    Kane edhe guximin per te marre persiper
    ate detyre te veshtire.
    Mos harro se ne moshe te tyre kemu
    pasur 2 kryeministra deri tani me te
    suksesshmit e pas viteve 90.
    Joz.Pash zotin mendo kur flet.

  31. toni says:

    Ke te drejte zonje.Edhe kokrra e spiunit,27-28 vjec u be minister kur vodhen “drurin e arre”,por tani donte te behej president.Prandaj,kij pak besim!

  32. Ilir says:

    Pd nuk duhet te flasi fare por duhet te zhduket perfundimisht nga skena politike,e qelben fare kete vend.Ndersa Rama ne fillim u duk shume euforik kembengules dhe vizionar.Ndersa tani po vendos ne detyra shume te rendesishme njerez te nje moshe shume te vogel dhe jo eksperte te fushes.Dhe nuk jane gjera te vogla keto por jane gabime shume te medha qe po ben Rama..(Eshte njesoj te cosh ne nje gare makinash ne mes te garuesve eksperte nje shofer te ri pa pervoje dhe qe nuk ka garuar kurre) humbje e sigurt.Rama po vepron si Enver Hoxha po vendos pioniere ska rendesi jane te fushes apo jo rendesi ka qe jane pioniere te flakte te Rames.Shteti nuk mund te heci ne kete menyre ska sesi.

    1. Petrit says:

      Keta te rinj qe po emeron Rama jane te shkolluar me dije bashkohore .Jemi ne kohen e zhvillimeve te shpejta,koha e elektronikes , e komunikimit nderkombetar te drejtperdrejte pa perkthys, celulari dhe kompjuteri shume te pjekur me eksperience i ka nxjere jashte loje.Vertet ky eshte guxim i Rames per pergjegjesine qe mer ne emerimin e ketyre te rinjve por kjo eshte domosdoshmeri ,pra le te shprehim me shume besim te te rinjte dhe tu japim kurajo per guximin dhe perkushtimin qe ata do te tregojne.

  33. alex says:

    majko e meta nga 30 vjec ishin kryeministra spo qenkan 30 vjec drejtora

  34. Kruja says:

    Mos i nenvleftesoni te rinjte. Shqiperia nuk eshte vend i zhvilluar qe medoemos kerkon edhe burime njerezore te sofistikuara sepse nuk i ka ende ato.

    Hapi i Rames eshte i sakte. Kriteri i Pare ne emerimet ne Shqiperi nuk eshte sofistikimi profesional dhe ‘eksperienca’ (kuptohet lidhjet mafioze ne kushtet e Shqiperise, ate ‘eksperience’ per te cilen flet Topalli). Kushti i Pare ne Shqiperi eshte pastertia dhe mungesa e lidhjeve me te kaluaren korruptive. TE rinjte mesojne, marrin ekspertize kurse aftesia udheheqese NUK ESHTE TALENT POR DICKA QE MESOHET.

    Levizjet e Rames jane shume te sakta.

  35. Be-X says:

    pershendetje!
    fale zotit pashe me ne fund Xhozin, kete lloje kafshe e pa adaptuar per terrenin njerzor!

  36. ylli rks says:

    Edi Rama, po ban aventura me ksi 25-6 vjeqare, o njeri Puna e shtetit sashte te vardisesh pa brek diku ne France…

  37. Ndersa per Erisen mund te quhet edhe normale emrimi si drejtore pergjithshme Doganave se nuk ka shume pune teknike’ndersa per Drejtoren e pergjithshme te Tatimeve nuk me duket me vend emerimi i 26 vjecarje kukerkohet pervoje,eksperience dhe te mos biem ne nivelin e qeverise se Saliut qe emeronte Gretat,Luizet,Gazmiret(mesues anglishtje).Ne tatime duhet kryer reforme strukturore e thelle dhe zevendesimi i disa profaneve qe jane inspektore dhe nuk dine te shkruajne e lexojne

    1. Kruja says:

      Mos u beni naive. Cdo drejtues delegon funksione dhe grumbullon ekspertize rreth vetes per te kryer punen teknikisht. Drejtuesi nuk ka nevoje ti dije te gjitha vete njehere pastaj te filloje punen.

      Po ashtu, drejtuesi duhet te dije te punoje ne grup pune, te udheheqe punen, dhe te jete i pakorruptueshem.

      A KUPTONI!!!!!!!!

      Levizjet e Rames jane shume te sakta. Te shohim ecurine e punes se drejtuesve te rinj. Duhet mbeshtetur ata dhe jo ‘eksperiencat’ e hajduteve te kualifikuar.

      Koha ben te veten, ata drejtues nuk jane te perjeteshem. Dikush duhet te filloje nje pune per se mbari dhe keta njerez duhet te jene te pa lidhur me korrupsionin.

  38. jon says:

    Me mir ne drejtimin e 26 vjecareve e te ndershem se sa nen drejtimin e krimineleve hajduteve e lavireve si puna jote moj kurv e degjeneruar e pds. po Flamur noka kishte ndo nje lidhje me ministrin e brendeshme apo ndonje eksperiece ne ate fush qe ju o ndyrsira e bête minister te brendshem moj kurv ordinere.

  39. Lushe says:

    Ne te vjetrit duhet te kuptojme qe koha jone ne drejtim mbaroi,prandaj ti leme te rijnte te na drejtojne se do ta bejne me mire se ne pa tjeter,ne me eksperiencen tone ti ndihmojme sinqerisht aty ku ata gabojne.Bejuni te qyteteruar dhe mos ofendoni njeri tjetrin,boll me injorance.

    1. genta says:

      Faleminderit per mirekuptimin qe tregon ndaj kesaj ceshtje si brez me i vjeter. Nqs te rinjte nuk angazhohen dhe zihen me pune tani, kur do te fitojne experiencen,valle?

      1. elinor says:

        Haa haa haa, Genta. Do morim ekspernes duke punuar si drejtora!! Oj shoqe, oj; ne te gjithe boten, si ne privat ashtu edhe ne shtet, gjithnje fillohet nga fundi dhe ngjiten shkallet nje e nga nje deri sa mberrin ne maje. Kaq e gje e kuptoni ju brezi i ri qe doni te beheni drejtora e drejtoresha sapo dilni nga bankat e shkolles. Po nepunesa te thjeshte kur do beheni, kur t’i afroheni pensionit, mbasi keni fituar goxha eksperience?!

  40. megi says:

    Të themi të drejtën,kjo farsë po fillon ti ngjasojë,spektaklit “Gjeniu i Vogël”.Mungon vetëm “juria”.Kush do të jetë fituesi? Elisa,Briseida apo Arditi? Votoni,votoni,votoni me sms,100 leke pa TVSH ?

  41. Mili says:

    Po keta te rinj jane te shkolluar ne perendim kane intelekt dhe jane te pergatitur . Jo si keta qe jane me fillore dhe deftesa fallco sa te duash . vihet ne dyshim aftesia e Edi Rames kur ai tregoi se si behet Tirana . Mendoni per te ardhmen tuaj dhe te femijve .sa per Saliun I ka siguruar te tijet spo mendon per ju

  42. tik says:

    Jam pak skeptik nëse këta kanë njohuritë e duhura dhe nëse janë rrahur nga jeta sa duhet për të mbajtur një administratë.
    Përshtypja që kam, është se Rama i kërkon të rinj për ti kontrolluar më lehtë.

    Nejse do ta kuptojmë shpejt çfarë pune bëjnë, ndoshta edhe del më mirë.

  43. genta says:

    Bravo Rames, qe ka zgjedhur nje vajze te re, madje dhe te rinj te tjere ne detyre. Ne fakt nje problem i madh per te gjithe boten eshte fakti se te rinjte te cilet kane fuqine fizike, energjite dhe pse jo dhe ato mendore superiore krahasuar me brezin e prinderve nuk jane te angazhuar dhe e kalojne pikun e aftesive te tyre duke bere gjera te vogla ose duke e kaluar pa pune.
    Sa me shume te zihet me pune brezi i ri, aq me e ndritur do jete e ardhmja e Shqiperise.

  44. Spice Boy says:

    Jugu Jugu………rilindja vjen nga Jugu

  45. Gatamelata says:

    Me habisin shume shqiptaret me menyren sesi logjikojne! U jap te drejte disave qe shajne PD-ne dhe Jozin, se me mut se c’na cuan ata s’na conte njeri! Por dreqi e morri, nuk mund te krahasoni emerimet e vjetra te PD-se (Greta Koçi, Gazi i Tatimeve qe kishte mbaruar Anglisht ne Shkoder, dhe shume e shume te tjere) se ne kete menyre nuk eshte Rilindje! Nese na premtuan Rilindje le te bejne Rilindje dhe jo te vene kalamaja neper poste te rendesishme! S’ka kohe per eksperimente se jemi ne grope, dhe ne grope s’tallesh dot dhe te besh aventura! Per Spiropalin me ndryshe, po keta dy te tjeret ca te them! Ajo tjetra arketare banke dhe behet drejtoreshe…ky eshte ofendim per gjithe ata tatimore te perkushtuar dhe te ndershem dhe per gjithe specialistet qe punojne ne kete institucion, apo per specialistet qe jane ne PS ne fushen e Financave! Nuk e di, po nese Rama vazhdon rrugen e Saliut, harram vota qe i kemi dhene! Le qe, me Ilir Mishin do behet ky shtet?!

  46. kujtim goxho says:

    Sali berisha sla malok analfabet pa i futur ne institucionet me te rendesishme te shtetit. Edvini po fute kalamaj pa pervoje ne vende serjoze. Lumi pse nuk i merr thuaj se ne na ka marre….

  47. ARUSHA says:

    NGA GJUHA QE FLET DHE SE SI E BEN NDERTIMIN I FJALIVE DHE TE PERGJIGJEVE TOPALLI NE BISEDE ME BLENDI FEVZIUN , DUKET QE ORIGJINA E ( nones) SAJ ESHTE VETEM VETEM NGA KOSOVA SE I MUNGON GRAMATIKA E MIREFILLTE DHE DIPLLOMAT I KA MARRE ME PARE NE FILLIMIN E VITEVE 90!
    NE MALESINE E MADHE FLASIN BUKUR DHE ME GRAMATIKE!DUKAGJINI GJITHASHTU!
    SHKODRANET E VERTETE (SI ATA QE KAN KEN TIRANE DHE ATA TE SHKODRES E PERETH SAJ ) FLASIN TAN LEDHA E ME HIPERBOLIZIME E KOMPLIMENTA E TOPALLI NUK KA LIDHJE FARE ME SHKODRANET NE TE FOLUR!

  48. shpatar says:

    Per te gjithe ju qe ironizoni te rinjte qe vihen ne krye te shtetit. Normalislisht kur digjesh nga qulli i Saliut i fryne dhe kosit te Rames. Sot ne bote intelektualet kane zene nje rol te rendesishem fale zhvillimit teknologjike.Gjithe vemendja e shteteve prestigjoze bazohet tek brezat e rinje qe sjellin nje kulture te re ne shoqerine njerzore. Shqiperia si nje vend i vogel ka nje numer te madh te rinjshe qe kane studjuar e studjojne ne Universitetet prestigjoze te bote.Ne jemi deshmimtar qe shume prej tyre kane kaluar teste e jane duke u punesuar ne kompani shume prestigjoze.Po te gjukojme vetem mbi bazen e moshes per tu emeruar ne nje vend pune tregojme konservatorizmin dhe mbivlersimin e atyre qe jane te moshuar.Asnje nuk eshte i persosur kur fillon nje pune.E rendesishme eshte te kesh zell per te e ti perkushtohesh me devotshmeni per te dhene dicka me shume nga te tjeret.
    Ne kushtet qe jemi eksperiencat kane treguar se kuadrot qe emerohen ne vende kyce jane shume te komprementueshem .Bile ka nga ata qe vendosen si figure per te zbatuar qorrazi urdherat e te Madhit.Sa raste te tilla kemi patur ne qeverine Berisha.Pse lulezon korrupsjoni .Jane vetem ligjet me difekte apo jane dhe personat qe e ushqejne kete infeksjon .Nje nga masat qe merren jane dhe emerimet e reja me prurje qe kane tjeter psikologji drejtuese.Dikush nga komentuesit thote se edhe keta do infektohen shume shpejte .Nuk ndaje te njetin mendim se qeveria e re eshte e kompozuar shume me ndryshe nga e para .Nuk kemi ne krye psh G.Rulin qe qysh nga 91 eshte i regjistruar ne grupin e trafikantve shqiptare.Nuk kemi Saliun qe theu embargon me ish Jugosllavine.Nuk kemi Boden qe ve ne levizje niper mbesa kusherinje te vete e te gruas te hapin aktivitet privat me parat e rena nga qielli.Nuk kemi Lulushin talentin e zbuluar nga familja Berisha qe me buze te njoma paguhesh si shkencar ne Kosove .Nuk kemi femra si Zhofi dhe Bregu qe u rrinin by..ne avjona e kolltuqet e botes .Pra kemi nje kabinet qe akuzat e bera gjer tani jane shume qesharake.Pra me shume besim dhe mbeshtetje se dhe ne keshtu e kemi nisur karjeren tone te ndershme.

    1. kunji says:

      Mbeshtetjen e keni pa fund shpatar, nga te gjithe ne qe votuam per ju e per te rilindur kete vend.
      Por, kemi nje botekuptim 180 grade ndryshe per menyren se si duhet rilindur ky vend. Ne qe komentojme kritike ketu, kemi 23 vite qe kemi ndertuar vendet e huaja neper bote, dhe mendojme se kemi aq eksperience sa per ti thene Rames se nuk eshte me koha per diletantizem dhe eksperiment…

  49. nora says:

    Po harruat ju ne Shqiperi punojne qe heret se jane te zotet.

  50. kel ukaj says:

    Te marresh te rinj e paeksperience eshte nje gabim fatal. Jo vetem qe korruptohen por nuk kane idene mbi ligjshmerine e te drejtat. Keshtu ndodhi edhe me Sali QENIN i cili mori studentet e “dhjetorit”. Sa te paafte, sa kriminele, sa idiote dhe shikoni çndodhi me shqiperine. Enver Hoxha nuk hodhi as edhe nje nenepunes te Zogut ne rruge, Sali QENI hodhi juriste, gjykates, ekonomiste duke e shkaterruar shtetin perfundimisht. Shteti i dhjere shqiptar eshte bere gazi i botes. Se do te isha KM. edhe nenepunesit me te thjeshte do vija vijat e bardha. Cila eshte detyra dhe si da ta beje, e bej te gjithen standart e te normuar. Duhet te marre fund (ose do dhjere shteti shqiptar) qe qytetar te ndryshem te marrin pergjigjje te ndryshme nga administrata shqiptare. Duhet te unifikohet gjithe sistemi ku nenepunesi nuk mendon po vepron sipas normave te qarta. Duhet te marre fund qe administrata pergjigjet vetem gojarisht, nenepunesi duhet te degjoje me veshe e te pergjigjet me shkrim, asgje me goje. Megjithate shqiptaret jane me bisht te paafte te ndertojne shtet. Te arrije te behet President e KM edhe Sali QENI? Vetem ne nje popull idiot ndodhin keto gjera.

  51. Ujku says:

    Mos i qani hallin te rinjve ne qe u bene drejtore, apo ministrave qe nuk jane nga radhet e deputeterve,
    pasi qe ketu duket qe do shporrim korrupsionin dhe hajduterit e vjeter dh te korruptuar, tani rradhen kan te rinjte te drejte dhe te meshirhem ndaj popullit dhe drejtsise, ate qe demokratet nuk e ben dot, pasi nje person i vetem kishte tre role ne qeverine pd, deputet, minister dhe zv. kryeminister, apo dhe drejtor. si mendoni ju! do i drejtoj dot nje njeri i vetem me drejtesi tre role kaq te medha ne qeveri?…..ja pra PD keshtu veproi per vite te tera,

  52. Koli says:

    ndersa ai qe zgjodhi per sekretar deputeti ne Vlore eshte nje debil i moplementuar qe lexonte 24 ore nje paragraf dhe mezi merte nje note kaluese pasi thyente rekord perseritjeje provimesh ne univ.ndersa ne usa ka punuar si shites biletash ne nje luna park

  53. Koli says:

    ndersa ai qe zgjodhi per sekretar deputeti ne Vlore eshte nje debil i kompletuar qe lexonte 24 ore nje paragraf dhe mezi merte nje note kaluese pasi thyente rekord perseritjeje provimesh ne univ.ndersa ne usa ka punuar si shites biletash ne nje luna park

  54. Teta says:

    Pashe shume komente pro dhe kunder.Por fakti qe ekonomia eshte ne krize, ku vetem mosrealizimet e 6 mujorit ne Dogana dhe Tatime kane krijuar nje grope prej qindra milion dollare , duhet ta detyronte Ramen per nje zgjedhje me serioze te drejtuesve.Sjam kunder te rinjve, por sjam kunder as 40-45 vjecareve te cilet jane me dhjetra dhe shume te afte e te pregatitur(me sa duket Rama ka dashur te rregulloje moshen mesatare te M.Financave mqse Cani ka njefare moshe mbi te 55-tat).

    Se pari nuk mjafton shkollimi, se dyti duhet mjaft eksperience profesionale, se treti duhet autoritet per te drejtuar.
    Ngjarja me Ministrine e Jashteme, ku punonjesit bojkotuan Konferencen mbi Frankofonine, eshte shembulli me i mire per te ilustruar ato qe thashe me lart.Po te isha une k\minister do ta shkarkoja ministrin per mungese autoriteti dhe mosbindje te vartesve ne nje aktivitet te dikasterit.Por kjo eshte Shqiperia dhe keta jemi ne qe dikur 30 vjecaret i ngritem shume lart sa ata menduan dhe u binden qe aty e kishin vendin dhe nuk zbriten me, biles na bene edhe budallenj, kokepalare e tjera e te tjera.

  55. skeptiku says:

    Jane me te vertete befasuese emerimet e fundit te Rames.Syte dhe vemendja e te gjitheve jane tek qeveria dhe cfare ajo do te beje per vendin. Nuk dua te paragjykoj vajzat e reja , por vendet qe ato jane emeruar , sidomos ajo ne DPT , jane poste qe kerkojne pervoje dhe refleksione te fuqishme , per vete faktin qe ekonomia jone eshte shume e brishte dhe kerkon hartim dhe zbatim politikash fiskale ne perputhje me realitetin.Nese Rama nuk alternon eksperiencen me zhvillimin e ri , shume shpejt do te perballet me faktet dhe do vertetohet thenia e Z. Berisha ,”Rama Nul ne Ekonomi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje