Ahmetaj: Qeveria e Berishës i kishte 6 milion dollarë borxh një kompanie celulare

8 Tetor 2013, 14:59Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka garantuar sërish se pas 2 vitesh do të nisë rritja ekonomike e vendit.

Duke folur gjatë një takimi me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ahmetaj theksoi se pavarësisht sakrificës që nevojitet, qeveria do të arrijë me sukses rimëkëmbjen e ekonomisë, raporton Ora News.

“Është e vërtetë që ekonominë e gjetëm me keq seç e kishim menduar, nuk kam frikë ta pranoj këtë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë sakrifice do kalojmë, por në krye të dy viteve do fillojë rritja ekonomike, do kemi financa dhe buxhet të shëndetshëm, pa kthim mbrapa”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj gjithashtu bëri publik edhe një nga borxhet që ka qeveria e mëparshme i ka telefonive celulare.

“Kemi pasur qeveri që ndër vite ka akumuluar borxhe ndaj biznesit, që shkojnë deri në 600 milionë dollarë, që janë krijuar nga detyrime ligjore të papaguara, shërbime qeveritare të papaguara. Janë 6 milionë dollarë të papaguara për katër vjet, njërës prej kompanive celulare”, tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj ripërsëriti angazhimin e qeverisë për të shlyer të gjitha borxhet që shteti i ka biznesit.

“Për ne është e qartë që ekonomia shqiptare nuk mund të rritet me borxhe. Kjo ekonomi nuk përfiton më aq shumë remitanca sa ka marrë dikur; as eksportet nuk janë aq të forta. Atëherë, ku do të referohemi për zhvillim? Do referohemi tek sipërmarrja, duke krijuar një klimë të re me njeri- tjetrin ku të dyja palët të mbështesin njeri tjetrin. Ne do të vazhdojmë të zhbëjmë ato kontrata që janë firmosur në kundërshtim me interesat e publikut dhe të ligjit ndërsa, për të shmangur arbitraritetin, kompanitë shqiptare do të auditohen nga kompanitë e mëdha të kësaj fushe”, tha Ahmetaj

Ai rikujtoi gjithashtu se më datën 24 tetor do të mblidhet edhe Këshilli Ekonomik Kombëtar, në krye të të cilit do jetë vetë kryeministri dhe ministrat përkatës.

22 komente në “Ahmetaj: Qeveria e Berishës i kishte 6 milion dollarë borxh një kompanie celulare”

  1. xen deledashi says:

    Brejtesit maloke e kane grryer kete vend deri ne palce

    1. KADRI GJIKA says:

      MOS MOREEEEE!
      PO SALI BOLLEKU THOSHTE SE NE JEMI NORVEGJEZET E BALLKANIT!!!!!
      http://bit.ly/18U8VG6

  2. popolo di Bathorja says:

    Pas dy vjetesh, shumica e kompanive shqiptare do te jene “te vdekura”.

    1. Bekimi says:

      E ç’i do?
      Apo për të zhvatur akoma?
      Nuk ka biznese që punësojnë njerëz këtu. Ka njerëz që ndërtojnë lumturinë e tyre mbi mizerinë e të tjerëve—-përmes të ashtuquajturve biznese.

  3. Nora says:

    Keto mos i zini per shlyerje, se ja kane nxjerre popullit dhe prape kane dale me fitim.

  4. elinor says:

    “Rritja ekonomike pas dy vitesh!” Duket se treni i Lirindjes qenka vonuar pak.
    “Është e vërtetë që ekonominë e gjetëm me keq seç e
    kishim menduar, nuk kam frikë ta pranojë këtë.”
    Kjo eshte nje genjeshter e pacipe! Behet sa per te justifikuar patetizmin opozitar si rrjedhoje e te cilit Saliu ndenji ne pushtet 4 vite me shume se duhej. Gjoja sikur “nuk eshte edhe aq keq puna keshtu qe te presim zgjedhjet e 2013s.”
    Ju e dinit shume mire se gjithcka do ta gjenit tejet te rrenuar kur te merrnit pushtetin me kompromis por nuk ju plaste shume per kete gje. Vetem aman sa te ulnit prapanicen ne karrige me sa me pak sakrifica se per njerezit e thjeshte nuk ju behej vone shume.
    Kurse tani na del se paska qene me keq se c’e mendonit. Legena!!

    1. Gjirokastriti says:

      Legen je ti me shoket e tu qe e katandiset kete vend keshtu

      1. elinor says:

        Kot qe merr fryme ti gjirokastriti, sa na harxhon ajrin ne te tjereve. Shko mor njeri, vrit vehten, se me hajvan se kaq nuk mund te behesh!

      2. Albi says:

        legen thuaj po te duash rulit te rulave qe bente kontarbanden e cigareve dhe gjithshfare vjedhjesh. Mbro po deshe edhe shpellarin dhe kedo maskara te duash ne kohen e shpellarit apo ne kohen e imoralit te paskrupullt njesoj si shpellari.

        Rritja ekonomike fillon menjehere dhe nuk ka dyshim per kete nga pikepamje ekonomike, sepse ne qofte se nuk vidhet do te kete rritje ekonomia nga niveli mbi te cilin fillon puna pa asnje lloj dyshimi nga cdo lloj kendveshtrimi ekonomik. Dhe kur ky nivel nga i cili fillon puna eshte aq i ulet si ne Shqiperi, rritja ekonomike duhej te parashikohej edhe mbi 10%.

        Mos na tregojne ekonomi keta qe e quajne veten specialiste ekonomie, sepse shprehjet qe perdor per mosrritje ekonomike ne Shqiperi vetem ekonomi nuk jane.

  5. raqerim basha says:

    Edhe qent e ambasadave I zevendesuan me kamera.
    Qen chicago dhe ramy safeti dolen pa pune.
    Do hane te kazanat e plerave tani.

  6. shqiptari says:

    Gjuha shkon ku dhemb dhembi e ky djalosh bukurosh i di mire hallet e kompanive celulare se ka vedhur shqiptaret se bashku me to e asgje s’i ka hyre ne kembe

  7. anonim says:

    Po per vjedhjen e sqhiptareve per mos lejimin e VOIP-it a ke ndonje mendim zoti Minister? Eshte pune qe e njeh mire ti qe nga koha e Hermesit. Pse nuk na thua sa milion euro vjedhin Vodafone, AMC e Albtelecom per kete arsye?

    1. Fatmir says:

      Vjedhja qe kompanite celulare Plus, AMC, Eagle dhe Vodafone u bejne shqiptareve eshte denoncuar tek gazeta Sot.

      Si duket ketij lloj ministri, nuk i vijne ne vesh lajmet e shqiptareve qe i kane rrenuar me vjedhje keto kompani celulare qe kane vjedhur e vazhdojne te vjedhin, por po mendon se si t’u jape me shume para atyre, ne vend qe t’i mbylle per vjedhjet galopante.

      Pse nuk e permend emrin e kompanise celulare? Mos ka aksione aty edhe gjatovina i imoraliteteve dhe vjedhjeve more minister?

      1. tori says:

        me gjoja likujdimin e borxheve te qeverise meparshme keta hajdutet e Rilindjes se Meros, duan te vjedhin pastertisht sepse qe tani i kane percaktuar perqindjet qe du “dhurojne” firmat qe do marrin parate- vjedhje e paster pa tender

  8. Kendveshtrim tjeter says:

    Ritja ekonomike fillestare duhet te nise me fillimin e vitit te ri.
    Nuk ka arsye te mos kemi ritje,ne gjithe kete vjedhje te madhe.
    Nuk jeni ne gjendje te frenoni vjedhjet ?
    Ritja duhet te filloj nga energjitika,kontroll te plote per pagesat e faturave elektrike dhe prodhimit te naftes.Çfare na pengon ta bejme?
    Ne fillim te muajit nentor fillon importi i prodhimeve bujqesore dhe industriale!
    Aksiza do merret e plote nga importi i naftes,alkoolit dhe duhanit?
    Mund te rradhit e shume te tjera qe sjellin lek per buxhetin.
    Ritja ekonomike duhet te jap shenjat e para,kjo do varet nga reformat e qeverise se re.Po te mbaje akoma “antikontrabanden” te bej kontrabande,suksesi nuk vjen as per kater vite.

  9. lolita says:

    tu beti shum von tu per rritjen ekonomike, ti e ke te siguruar per 4 vjet vendin e punes e ca vendi minister. se ca llap sala mos tju rruhet, se dhe atyre kur kishin pushtetin nuk ju rruhej shum per ju. hec popull se ndryshimi do vijn po serdhi per 4 vjet do vijne per 40 vjet, ama per te ardhur do vijn

  10. arenos says:

    PRISNI TE BJER EDI RAMA ME DEBATIKASIT mireqenie ,o te mjer harrojeni,sa u pruri enver hoxha dhe ppsh per 45 vjet,sa kollaj e hani…

  11. Shkembi says:

    A.Ahmetaj ka te drejte kur shprehet se qeveria e mepareshme u ka 6 milion usd nje kompanie celularesh.Tere qe njohin me vite ministrinA.A,kane pershtypjen apo bindjen se me biznesin ku e aktivizoi Rafti i Telekom-it ka perfituar mbi 6 milion euro e jo usd.Meqe kursi i kembimit aktual eshte 1euro=1.41usd eshte e mira qe borxhin asaj kompanie celularesh t’ja rimbursosh ti A.Ahmetaj!Asesi nje pjese dollaresh te mbetet edhe ty.

  12. miri says:

    Ketij qe u be minister tani thuaji vetem te kujtoje firmen hermesin e famshem qe vetem ne sa na kane vjedhur. Ben mire qe zbulon abuzimet por me pare te futet pak ne burg per vjedhjet e veta dhe kur te dale te na jape llogari dhe per te tjerat. Nuk e kap hajduti hajdutin. Dhe ky lloj monstre qe eshte bere minister thjesht do mbuloje vjedhjet e saliut dhe do vazhdoje te njejten rruge si me pare.

  13. ilir says:

    aman thuaje ciles kompani, se kur flet kshtu, ia kishte njeres ia kishte tjetres pa dhene emra dhe fakte, kjo bie ere genjehstre.

  14. korabi says:

    PERSE MINISTRI NUK TREGOI SE KUSH ESHTE KJO FIRME CELULARE?KAM PERSHTYPJEN SE KJO FIRME KA DASHUR VETE OSE KA PASUR PERFITIME TJERA.

  15. fieraku says:

    Ky kokedardha e harroi kompanine e vet me te cilen u be milioner?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje