Kanë nisur me tubime që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, që deri në fund të fushatës shpenzimet e partive politike të arrijnë dhe shifra milionëshe.
Ndonëse kostoja e shpenzimeve po mbahet sekret nga shumica e partive, ajo që kanë deklaruar sillet nga 250 mijë euro minimalja në 500 mijë euro maksimalja.
Fillimi i fushatës më 3 nëntor ka ndryshuar pamjen e qyteteve të vendit jo vetëm me postera apo afishe që janë vendosur edhe nëpër vendet e ndaluara, por edhe me tubimet zgjedhore, pamja e të cilave duke filluar nga ndriçimi, fishekzjarrët, buqetat me lule, transporti i militantëve nëpër tubime… po zgjerohet me pompozitet.
Një tubim zgjedhor që llogaritet më i shtrenjti ku përfshihet ndriçimi, bina, zëri, salla, arrin deri në 1500- 2000 euro. Ndërsa, aty ku hyn sërish ndriçimi, bina, zëri, salla dhe i shtohen edhe këngëtarët që shihen jo rrallë tek hapin tubimet, e që pjesëmarrja e tyre me pagesë nuk dallon shumë nga ajo e dasmave, e cila sillet prej 3000 deri në 5000 euro, pastaj fishekzjarrët, buqetat e shumta me lule, transporti, fanella e flamuj me logo dhe vulë të partive… e rrisin koston e një tubimi (mbi) 5000 euro./ZERI
shifra marramendese si ka mundesi…………..kjo nuk eshte politike por polikurve.
Ceshte ky harxhim i parase se popullit keshtu, si nuk zume mend ne shqiptaret se paraja duhet per ti sherbyer popullit dhe jo fushatave, shifni mor te mjere Gjermanine qe sja di fundin e parave dhe perseri kur ben zgjedhje, nuk shef as festime e as tubime elektorale, por shef vetem dy tre ne shesh me disa pjestare te partive qe shperndajne ndonje fletepalosje dhe kaq.
Si ne Shqiperi si ne Kosove, ndodh e njejta gje, si nuk doli nje prokuror apo gjykate dhe ti beje ata qe harxhojne parate e popullit, te flasin me vehten.
Turp.
Kërko ndihmë për një problem më të voglin qe e ke, dhe nuk mund të gjesh as tre veta jashtë familjes dhe miqve që i ke, të cilët janë të gatshëm që të ndihmojnë (pa interes personal).
Kërko zgjidhjen e problemit për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në një vend, dhe mijëra politikanë turren në drejtimin e parlamentit.
Njeriu nuk e kupton se: “Gjatë qeverisjes së njerëzve dhe ruajtjes së mjedisit, nuk ka asgjë tjetër më me rëndësi se sa maturia dhe kursimi i mundësive.”
QE shpenzojne kaq shume duhet te jene para te pista.