Mbajtja zyrtarisht në burg nuk ka ndikuar asgjë në fuqinë prej “komandantësh”, që kanë pasur pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të dënuar e të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës, Sabit Geci, Sylejman Selimi e Sami Lushtaku vazhdojnë të jenë “kapadai” në burg, ashtu sikurse kanë qenë në liri.
Të gjendur të gjithë së bashku në pavijonin numër 7 në burgun e Dubravës, tre ish-komandantët vendosin se cili gardian duhet t’iu rrijë afër, se cili i burgosur tjetër mund të rrijë me ta në të njëjtin pavijon e për më tepër kanë kushte shumë më të mira akomodimi, sesa më shumë se 800 të burgosur të tjerë që gjenden aktualisht në Burgun e Dubravës.
“Atyre kush llafin nuk bon me ua prishë. Ata, e sidomos Sabit Geci që ka vite që është në atë burg dhe si i tillë është më drejtor se drejtori. Për gjithçka vendos ai e madje edhe se cili gardian duhet e cili nuk duhet të punojë aty, cili i burgosur mund të rrijë në atë pavijon e për më tepër, Sabit Geci del nga burgu me arsyetimin se ka nevoja të shpeshta për kontrolle mjekësore, madje disa herë në javë”, thotë në kushte anonimiteti njëri nga gardianët e Burgut të Dubravës.
Geci gradon gardianët për qejf të vetin
Ka vite që Sabit Geci gjendet në burg. Gardianët dhe mbikëqyrësit që i kanë shkuar për shtati, edhe janë graduar.
“Disa nga mbikëqyrësit i ka graduar në cilësinë e zëvendësdrejtorëve ndërsa vetë kërkon se cili ndërrim duhet të rrijë në punë e cili jo”, tregon ky gardian.
I njëjti njofton se ka një javë qëkur pavijoni numër 7 ku qëndrojnë Geci, Selimi e Lushtaku, është rinovuar dhe është mobiluar me sende të reja…/ZERI
Ore te vetequajtur gazetare, ku e keni mesuar kete menyre te te shkruajturit te nje lajmi? Nje gje e shkruani dy here. Nje here sipas kokes suaj edhe heren tjeter sipas te thenieve te njerezve. Nuk mjafton vetem te shkruhen ato qe thone por duhet edhe thenia(po e njejte) e juaja? Analfabete fuknsionale!!!
O kritik…
Per te lexuar e shohe qe lexon shume ,po lajme ne TV dhe Radio a sheh e degjon?
Edhe aty i lexon spikeri ( qe eshte dhe gazetar) dhe regjizori e ilustron me nje fragment nga folesi .
Ku ndryshon lajmi i gazetes nga lajmi i TV-es.Ndryshimi i vetem se lajmin ne TV. ta lexojne te tjere ,kurse ne gazete do maresh mundimin dhe do ta lexosh vete.
Une kapa problemin qe eshte i pergjithshem, sepse eshte pergjithesuar nje metode te te berit gazetari, qe te ben te vesh duart ne koke. Kemi nje injorance te theksuar te te berit gazetari. Fola ketu sepse iu referova rastit konkret, por ajo qe thua ti eshte shume e drejte. Kudo shikon te njejten menyre dublimi te te trasmetimit te lajmit tek opinioni.
vVete fotoja tregon se ka probleme me shendetin, nderkohe qe gazetari aludon se del nga burgu sipas deshires te tij per tu kuruar. Hajse merri vesh ti tani ku eshte e verteta; ky ka apo nuk vertete nevoje te kurohet?