Fatmir Limaj: Ilir Meta nuk erdhi që të më pajtonte me Hashim Thaçin

22 Tetor 2013, 19:10Rajoni TEMA

Fatmir Limaj ka sqaruar përmes një postimi në Facebook lajmet e përhapura në media se kryetari i LSI, Ilir Meta, ka tentuar që të negociojë për një pajtim mes tij dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

“Pas disa shkrimeve në mediat tona dhe për hir të sqarimit të opinionit publik, ju njoftoj se kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëherit miku im, Ilir Meta, ka qenë të dielën për të më vizituar dhe gjatë kësaj dite edhe kemi drekuar në Prizren. Vizita ka qenë private, për të më uruar për përfundimin e rastit gjyqësor dhe nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër, siç është spekuluar në media, përveç takim mes miqve që një kohë të gjatë nuk kemi pasur mundësi të shihemi për shkak të rrethanave që janë të njohura edhe për ju.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj z.Meta për vizitën dhe urimet që më ka sjellë të shumë miqve nga Shqipëria. Njëherësh shpreh keqardhje që këtë vizitë private, dikush ka dashur që ta keqinterpretojë qëllimisht,” shkruan Limaj në FB./ep

5 komente në “Fatmir Limaj: Ilir Meta nuk erdhi që të më pajtonte me Hashim Thaçin”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Pun kosovarsh hesapit.

    1. TANI DURRES says:

      O ju te temes do ja bllokoni postimet ktij kari (berisha dhe basha largohu etj etj.
      Ky jo vetem emrin qi e ven te shpif po sdin dhe ca flet.
      Po qe se sia bllokoni Hajt Robt ku ti keni.

  2. nina says:

    Pse duhen komentuar vizitat private kur personat pjesemarres nuk duan te thone gje. apo duhen mbushur gazetat.

  3. Albani prizren says:

    E po cila gazete e shpiku kete lajm,paramendoni bota sot di gjithcka te shpif dhe per kete se lexon askush vetem shperndan ” marrezira” ne internet

  4. Taulant/Tirane says:

    Ky Blsh,i pastroi koshat e plehrave per sot.
    Nuk ka faj ai ,e kane fajin kompanite qe shesin kompjutera qe nuk u kerkojne bleresve deftesen e tetevjecares!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje