“Politika e jashtme e Shqipërisë” është titulli i librit të prof.Paskal Milos që promovohet sot para lexuesit.
Studimi përfshin vitet 1912-1939, me zhvillimet kryesore dhe mënyrën se si Shqipëria e sapo bërë shtet u shfaq në arenën ndërkombëtare.
Çështjet më të debatuara, emrat më të njohur të historisë sonë risillen të zhveshur nga legjendat, për t’u prezantuar nën dritën e dokumenteve dhe analizës së ftohtë e objektive.
“Do të jem i drejtpërdrejtë. Nëse do të bëja një klasifikim në përputhje me vullnetin politik të drejtuesve të shtetit shqiptar për këtë periudhë, pavarësisht nga koha e qëndrimit të tyre në pushtet, padyshim që vlerësimi më i madh shkon në adresë të Ismail Qemalit, sepse ishte ai personalitet i madh i historisë së kombit tonë, që kapi momentin historik si një diplomat i madh dhe politikan i shquar, për të kryesuar atë lëvizje të madhe drejt finalizimit të saj me shpalljen e pavarësisë. Ishte po ky shtetar me përvojë që vendosi themelet e politikës së jashtme të shtetit shqiptar dhe që bashkë me disa diplomatë të tjerë të ish-Perandorisë Osmane, të njihen si pionierë të diplomacisë shqiptare.
Pas tyre kanë ardhur të tjerë që kanë qëndruar më gjatë në pushtet, si Ahmet Zogu, i cili kishte një përvojë jo të vogël në makinacionin politik të kohës, ishte i pajisur me aftësi dhe vullnet që e tejkalonte intrigën dhe ambicien e një politikani të zakonshëm. Në politikën e jashtme të shtetit shqiptar që drejtoi për gati 15 vjet, ka momente pozitive ku ai u përpoq të orientohej drejt, por në përgjithësi politika e jashtme e tij ka qenë pa një bosht, gjithnjë e udhëhequr nga interesa e synime personale, e nënshtruar, një politikë e cila nuk i krijonte Shqipërisë mundësi për të pasur mbështetje ndërkombëtare, sepse mbeti peng i përpjekjeve për ta vënë atë në funksion të forcimit të pushtetit brenda dhe absolutizimit të tij”, tregon Milo për “GSH”-në.
Për sa i’u përket diplomatëve të zotë shqiptarë Milo shprehet: “Do të thosha që në historinë politike e diplomatike, Shqipëria ka pasur individë të shquar, diplomatë të zotë, që ishin të tillë jo vetëm për nga përgatitja. Disa ishin profesionistë të mirëfilltë, të shkolluar në shkolla prestigjioze, që me veprën e tyre kanë lënë një emër të nderuar. Unë mund t’iu them pa mëdyshje që Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat shumë i mirë dhe ka një prodhimtari të bollshme diplomatike që është e pasqyruar në arkivat tona.
Një diplomat tjetër i mirë ka qenë Rauf Fico, i cili ishte ndër më të mirët në vitet 1920-1930. Ka pasur edhe të tjerë të këtij rangu, apo pak më poshtë, por këta njerëz jo gjithnjë kanë pasur mundësinë të shfaqin talentin e aftësinë e tyre, sepse ishin të detyruar të shërbenin dhe të ndiqnin direktivat e një sovrani si Zogu. Ky i fundit, gjykonte shkallën e angazhimit që duhej të kishte Shqipëria me shtetet e tjera, në kohën kur e gjithë vëmendja ishte e orientuar nga raportet me Italinë. Ishin ato që përcaktonin edhe klimën e përgjithshme në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.
Sa kohë që Zogu e kishte mirë me Italinë dhe Musolini i plotësonte kërkesat, marrëdhëniet me shtetet e tjera nuk kishin rëndësi, qofshin edhe Fuqitë e Mëdha. Ndërsa, nëse i priteshin burimet nga Roma, ose kur Roma filloi të përshpejtojë vënien e Shqipërisë nën vete, Zogu u përpoq të gjente rrugëdalje për mbijetesë. Ai u mundua në vitet 1931-1935 të krijonte lidhje dhe aleanca me vendet e rajonit dhe Anglinë e Francën.
Kur ai po kërcënohej nga Italia, i çoi mesazhe edhe Hitlerit, por sferat e influencës ishin ndarë dhe Hitleri ua ktheu përmes kanaleve diplomatike përgjigjen që Shqipëria, ishte pjesë e sferës italiane dhe se Gjermania në Shqipëri s’kishte asnjë lloj interesi përveçse të mësohej gjuha gjermane nëpër shkollat shqiptare.”
Vetë profesor Milo, veçon dy momente si risi: një marrëveshje e Zogut me serbët për të shpërngulur shqiptarët e Kosovës nga zonat kufitare shqiptaro-jugosllave dhe rënien e mitit të presidentit Ëilson si mbrojtës i pakusht i kufijve që Shqipëria ka sot.
“Politika e jashtme në këto vite, duhet parë edhe në dimensionin kombëtar, mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe popullit që jetonte jashtë territorit tonë. Përmes shqyrtimit të dokumentacionit të gjerë dhe të panjohur, jam përpjekur të jap për herë të parë një interpretim dokumentar dhe shkencor të trajtimit të çështjes çame dhe asaj të Kosovës në këto vite. Më 1912-1913 ka përpjekje fillestare për të mbrojtur çështjen shqiptare, sepse ajo doli nga Konferenca e Londrës e copëtuar, ndërkohë që pas vitit 1918 çështja u diskutua në Konferencën e Parisit. Shqiptarët që u ndodhën atje, si delegacionet shtetërore, edhe shqiptarët e kolonive, u angazhuan për Çamërinë e Kosovën, por qenë të pafuqishëm për ta zgjidhur problemin. Vullneti e përpjekjet nuk munguan, as pas vitit 1920. Janë të njohura qëndrimet e qeverive për të mbrojtur largimin me dhunë të shqiptarëve të Çamërisë për në Turqi dhe përpjekjet për të ndikuar që kjo të ndalej. Në këtë kohë, ka pasur edhe politika në funksion të pushtetit në Shqipëri, duke sakrifikuar interesat e shqiptarëve në Kosovë.
Por, dihet edhe që për të zhdukur kundërshtarët e tij politikë, si Bajram Currin, Hasan Prishtinën e të tjerë, në vitet 1922-1923 Zogu bashkëpunoi hapur me qeveritë serbe që t’i rrethonin shqiptarët dhe t’i asgjësonin.
Dokumentacioni është i qartë, dhe pas 1926-ës, ai çështjen e Kosovës, e ka përdorur në funksion të interesave të tija, në varësi të marrëdhënieve me serbët. Kur acaroheshin marrëdhëniet me Jugosllavinë, ai ngrinte çështjen e Kosovës, madje nxiste e subvenciononte revoltat”, teksa shton se ka dika të re në librin e tij.
“Po, është një pakt shqiptaro-jugosllav që del për të parë, mbështetur në dokumente, ku rezulton se Zogu pranoi që të bëhej edhe shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, për t’u larguar përtej zonës kufitare shqiptaro-jugosllave. U mblodh një komision i posaçëm në Ministrinë e Jashtme, ku ishin diplomatët më të mirë të kohës, si Rauf Fico e Eqerem bej Vlora, që të përfundonin një plan të tillë për ta diskutuar më tej me jugosllavët. Kjo, nuk u realizua pasi doli në plan të parë marrëveshja jugosllavo-turke, gjë që e bëri qeverinë shqiptare t’i dalë kundër. Çështja e Kosovës është përdorur në funksion të qëllimeve politike të ditës, për të forcuar pozitën e për të ndihmuar luftën për pushtet brenda vendit pa brejtje ndërgjegjeje nga Ahmet Zogu!”, shprehet Milo.
Në këtë libër trajtohet edhe çështja e Shën Naumit e Vermoshit. Milo sqaron se ka përdorur burime arkivore amerikane për të sqaruar arsyet që çuan presidentin Ëillson të ndalonte copëtimin e Shqipërisë…
“Është e vërtetë që kam konsultuar dokumentacionin amerikan. E kam analizuar me kujdes dhe kam arritur në përfundimin se qëndrimi amerikan ndaj Shqipërisë ka ndryshuar gjatë Konferencës së Paqes. Në fillim nuk ishte pozitiv dhe SHBA mendonte se Shqipëria nuk ishte e aftë të mbijetonte e pavarur, por ose do copëtohej ose do të ishte nën një mandat ndërkombëtar. Shpesh bëheshin marrëveshje që binin në kurriz të popujve të vegjël dhe Ëilson mbështeti marrëveshjen e dhjetorit 1919 që vendoste të copëtohej Shqipëria me miratimin e Amerikës, duke ia dhënë Vlorën Italisë dhe Gjirokastrën Greqisë. Ka naivë që i injorojnë këto qëndrime dhe janë kapur pas aktit të fundit të presidentit amerikan, kur ai refuzoi të pranojë kompromisin e 13 janarit 1920 anglo-franko-italian, ku Shqipëria copëtohej. Ai, qe zemëruar me fuqitë europiane sepse ato nuk ishin sjellë në mënyrë transparente me SHBA. E refuzoi copëtimin e Shqipërisë (plani ku, përveç jugut që i jepej Greqisë, e Vlorës Italia, veriu i kalonte Jugosllavisë), jo sepse do copëtohej Shqipëria, se këtë e kishte pranuar që në dhjetor, por sepse Fuqitë e Mëdha europiane kërkonin të vepronin pas shpinës së tij për çështjen e Adriatikut (ku pasi i bënin favore Italisë në Dalmaci, e kënaqnin Jugosllavinë me veriun shqiptar). Ndaj Shqipëria shpëtoi!”, përfundon ai.
Ja pra sesi qenka kriju shqipnija,”me luften dhe zotsin e shqiptarve”!!!!
Lesh lesh,se te ishte per shqiptart,te gjith majmuna do kishin mbet,por rroft bota qe i beri njerez.
Dhe sa shum qe rrejn shqipot,jo kena bo luftna,jo kena mund gjith boten…..
Shqiptart vec kar kan honger ne cdo luft e konflikt.
Hiq kohen e enver hoxhs qe kishte instiktin e fitimtarit,te tjera koh kan qen te vrazhda per shqipt.
Sot esht ndryshe
Sot te vje fitorja dhurat,si kosoves.
Megjithate prap mythcpuar mbeten shqipt.
Po mire mor z. Milo,po na i trego pak ato dok.qe ke gjetur ku Zogu mbret ka bere marreveshje me sebet per shperngulje e kosovareve dhe qe nuk u “realizua”.vetem mos na thuaj qe erdhi ne fuqi me ndihmen e tyre,dhe jo pse Fan Noli nuk pranoi qe te beje zgjedje demokratike ne Shqiperi sic e kerkonte sek.gjeneral i OKB.Le pastaje B. Curri dhe H.prishtina me rrevolucionin demokratik si ne Sirine e sotme.Kemi fatin qe edhe ne megjithe qe nuk jemi profesore dhe qe lexojme anglisht ti shohim keto dok.dhe ti ti lexojme ashtu sic jane ne realitet.Ben me mire te studiosh prjardhjen tone se sa me historite tilla qe gjithe kush i sheh si drits e diellit
Nuk eshte mire te diskutojme pa lexuar librin qe per mua eshte i mirepritur. Por ,simbas shkrimit ketu, nuk dalka ne dukje veprimtaria e madhe diplomatike e Fan S. Nolit me shoke, e vecanerishte e Mehmet Konoces ne ate periudhe.
Duhet pranuar qe ka konfuzion e paqartesi ne masen e njerezve per shume ceshtje historike.
Me anen e botimeve te dokumentuara , te sistemuara e harmonizuara mire ndihmohet populli te mesoi c’ eshte bere me te ,nga vjen e ku shkon…
Nuk ka dyshim qe Milo e urren Zogun. Mos prisni histori ndryshe sa kohe qe historine e shkruajne njerez te brumosur deri ne palce me botekuptimin komunist. Historia e vertete e Shqiptareve nuk eshte shkruar akoma. Harrohet qe edhe Skenderbeu u reklamua si hero kombetar ne fund te viteve 60-te vetem se ashtu i konvenonte regjimit te kohes. Per fat te keq historiografia komuniste vazhdon te jete historia zyrtare e Shqiptareve. Historianet e verte nuk kane lindur akoma ne Shqiperi. Pse? Sepse brezat e sotem jane shume te zene me varferine e tejskajshme dhe bjerrjen shpirterore.
Skenderbeu u reklamua qe nga rilindesat- po nejse aq di ti ..e dyta ndroje ate emer qe ke se po te kishe lexuar se cthoshte Konica per plehren Zog do ishe pagezuar me emrin e Haxhi Qamilit
Milo eshte nje intelektual historian i drejte perdrejte.,Dhe nuk po shton ose imagjinon thjesht ate qe eshte dokumentuar dhe nuk do nje baze llogjike te madhe per ta kuptuar se Zogu ishte nje tradhetar.Historia e Zogut eshte nje njolle turpi qe mbulon kombin tone dhe si e tille duhet trajtuar.Qeveria Berisha beri nje gabim duke i ngritur dhe nje bust Zogut gje qe nuk ka baze llogjike atehere edhe Esat Pashes duhet ti ngreme nje bust dhe Avni Rustemit duhet ti harrojme dhe emrin.Heronjte e kombit tone nisin nga Gjergj Kastrioti i pari Ismail Qemali i dyti dhe Enver Hoxha edhe se ishte nje diktator me te shumta te keqija por dhe te mira ngelet nje hero.,Ndersa te tjeret kush me pak e kush me shume kane kontribuar kunder interesave te vendit.I urojme qeverise te Edi Rames suksese dhe dashuri atdhetare pa kategorizime klanesh.
Po Enver Hoxha a ishte tradhetar kur deshi ta bente Shqiperine republike te 7te te Jugoslavise? “Shqiperia Jone”…komenti juaj eshte nje ilustrim perfekt is asaj cfare kam shprehur ne komentin tim.
Jo vetem qe s’u be kurre fale diplomacise se E.Hoxhes, por u shkeput dhe nga orbita e dy fuqive te tjera te medha si BS dhe Kina e doli si satelit i vetmuar mbi rruzullin tokesor.Ky ishte kursi i politikes se jashtme te E.Hoxhes qe e coi vendin ne nje izolim te plote nga e gjithe bota, dhe e zhyti vendin ne nje varferi te papare.
Hjade pika hajde… Cthua o lumadhh se jeni ber si te perdal me kto lloj komentesh? Dora grrusht akoma- leshoje cik te uruaren se po shohim drejt perendimit tani. Na i bere Enver Hoxhen hero
Bravo paskal.
Je idhulli im
Bravo z.Paskal Milo u bëre vet i treti si z.Kadare e z.Rexhep Qosja veç po hini llugave.Rexhep Qosja permbysja e Qeveris 97 vit Revolucion i vonuar per z.Kadare Populli Shqiptar me dhunë e kanë pranuar Fenë Islame,z.Paskal Milo ish Mbreti Zogu paska ber marrveshje me sërbin,boll me kto dallaverat e juve që i thoni vetes Akademik,vetem për të bër Hasmi mes Shqiptarve.
Un si individ,nuk mund te bej diferencime tendencioze ndermjet historianeve te ketyre -70-vjeteve.Por e them me bindje,se nje pjese e mire e tyre,kane qene ne mvartesi te sundimtareve [absolut] Pranohet se 50-vjet,ata u diktuan nga ekstremi-komunist,ndersa 20-vitet,e piuarizmit u gatua corba e [kotovices]…
Dihet perfundimi i historise,qe zbukuruan me ngjyrat me te bukura perbindshat Serb dhe ato Grek..Sidoqofte,Une i kam lexuar vashdimisht,artikujt dhe komentet e Z Milo,mbi historine e kombit shqptar..Por mendoj; Se tendencat,e historianeve ne shkrimet e tyre,
i humbasin vlerat-rreale- te shkencave universale,qe aq te domosdoshem i ka,mbijetesa e kombesise shqiptare..Nuk mundet dot [kushdo qofte] Filozof apo Historian,qe te pershkruajn portretin e nje politikani te se shkuares,apo te aktualitetit te sotem qe mos te kene bere gabime,te medhaja apo te vogla..Ketu qe ndron gabimi i Z Milo..Nuk mundeni ju Zoteri-ne menyre te qete,dhe me elokuencen tuaj,te diskriminoni,
-figuren emblematike,te Mbretit Zog..Historia e Mbreterise Shqiptare,eshte gur themeli i mbijeteses,[aktualisht]dhe sot i shqiptarizmit..Portretit te mbretit zog,nuk mundet dot tu afrohen,portretet e djajve te kuq dhe te zinj.Si krimineli Hoxha,Apo poliagjenti dhe trathari me i madh i kombit shqiptar,Alija…Ndersa Z
Nano,dhe Z Berisha jane zbatuesit e historise se zeze te ‘kotovices’
ku perkushtimi i tyre,ne sherbim te serbit dhe grekut ishte i jastezkonshemm…
E bere mfakt te kryer dhe Katovicen. Vajti e shkoi ajo pun… dale njeher prit te sigurohemi mire
Emigracioni zogiste edhe emigracioni komuniste vetem sa per fillim per vlerat e njanes e vlerate e tjetres!
Shqiptaret e kohe se Zogut ende i ke shqiptare neper bote,shqiptaret e enverit i ke gati te gjithe te martuar me jo shqiptare,me nenshtetesi te ndryshuar,edhe me femije qe per as nje dekade nuk flasin me Shqip,
Deshe te thoshe shqiptaret e sales dhe the te enverit.
Shqiotaret e enverit respektoheshin me shume se gjermanet.
Te zogut ishin me shallvare
Ne jemi te prirur per te mos patur shtet.Tre SHqiptare te tre shoke te ngushte te tre e mbajne vehten per kapo. Une mendojne si Zogu,Enveri,Ramizi ,Sala, Rama te gjithe perpiqen per te krijuar SHtete. Me te mirat me te keqiat ata arriten te krijojne shtete.A doni ti kritikojme? Ka vende per kritika plote.Prandaje ne nuk duhet ti shofim te metat me dylbi dhe sukseset e tyre me dylbi se mbrapeshti.
Vetem baca Enver e beri kete vend. Nuk mendoi per xhepin e vet sic bene gjith legenat e tjere ne at kohr e ne ket kohe e nuk e shiti asnje pellembe tok e det.
Nano, Millo, Majko zajko kuku rajko.
Ti les re malaka mou Millo, calla is e? pfu fare e keqe
I them z.Paskal dhe te tjerevet se shkakun e Shen Naumit qe shiti Zogu do t’a qaroje historia e vertete qe do te shkruhet me pas.Historia e vertete e tij ka lidhje me historine dhe kengen popullore qe ka kenduar populli shqiptar qe thote: Nuk t’a dime mire manane(mandaten),
vete u vrave ,a te vrane?
O Paskal une e di qe MBRETI ZOG I ka qene mbret I SHQIPTARVE E jo i GREKEVE .
Ahmet mut Zogu ,ka qene thjesht nji vegel per shkaterrimin e nji shteti dhe kombi sapo i njohur ! Sic dihet publikishte ,ai lloj muti ,qe i vene nga serbet per te rrezuat qeverine shqiptare dhe patriotike te Fan Stiliano Nolit ! Ai njeri ishte antishqiptari me i madh dhe se vete Esat Pashe Toptani (qe dhe ishte vellaj i mamase se Mender Zogut ) !
Nuk pati kurre ndermend te bente shtet ,por vetem te shkaterrone shqiptarizmin .
Dhe une them se pasardhesi i tij i denje mender Sali Ram Berisha ,i vendosi emrin e ketij tradhtari dhe antishqiptari te madh ,
ne rruget dhe sheshet e Shqiperise qe duhen te hidhen urgjentisht ne koshin e mbeturinave !
Milo vetem mashtron dhe ndryshon historine sipas oreksit te padroneve dhe vetem historian nuk eshte
— Per ju Anti Zogistet;
– Doni apo nuk doni, Ai, me vlerat dhe anti vlerat ka vendin e vet ne historin e shtetit shqiptar. Eshte i pari deri ne ate kohe qe i dha Shqiperis formen e nje shteti te rregullt.- Nderimi qe ju be ne 100 vjetorin e pavarsis ishte i arsyshem. Ai veprim i hapi rrugen pajtimit politik dhe vlersimit te historis dhe figurave te saj, Indirekt Berisha ka lene rrugen e hapur per figurat e me vonshme , ne vecanti per Enver Hoxhen
— Per ju Anti Enveristat;-
– Doni apo nuk doni,Ai, me te mirat e te keqiat mbetet figura me histo rike , me e kompletuar,me komplekse ne ekzistencen e historis shqiptare persa i perket konsolidimit te gjithanshem te nje shteti modern, ne polici, ushtri, diplomaci, drejtsi, arsimim, shendetsiskence, art, kultur,sport,industri,elektrifikim, bujbesi, infrastruktur, urbanistik, e te tjer tregus te pa arritur e degjuar kurre me pare .Edhe Ai, ne nje kohe sa me te pershtatshme duhet te sere vendin ne altarin e historis sone.
pershendetje, Alban Dardani
si komunist ivertete z.Milo nuk mund te beje asnjehere histori te ndershme sepse do bjere ne kundershtim me ato qe ka thene para viteve 90 cka do te thote qe nje pjese e mire e studimeve do ti binin poshte ashtu si dhe titujt.Sa per Mbretin Zog nese do kishte bere nje marrveshje te tille do na e kishte pasqyruar Fan Noli,i cili ishte armiku me i madh i tij,por qe ne dryshim nga komunistet ai e takoi Mbretin Zog pas lufte,kurse Shqiperine komuniste nuk e pa asnjehere.
Mbreti Zog nuk i vjen me Shqiperise,se ishte nga ata burra qe qe luftoi kunder ushtrise serbe ne moshen 17 vjecare,A mund te na thoni z.Milo kush ishin personat qe organizuan 32 atentate kunder Mbretit Zog?Perderisa ke kundershtare normale qe do i eleminosh.Si komunist i devotshem qe ke qene nuk pres shkrime historike reale nga ana juaj.