Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, tha në një intervistë për Kohën Ditore se liderët e Kosovës e kanë siguruar që zgjedhjet e ardhshme nuk do të manipulohen.
Ajo tha se nëse zgjedhjet manipulohen, ajo do zhgënjehej shumë.
Jacobson tha se zgjedhjet do monitorohen fuqishëm nga BE dhe SHBA dhe shtoi se për këtë çështje ka biseduar me kryeprokurorin e Kosovës dhe ministrin e Brendshëm.
Jacobson tha se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare pa u bërë reforma zgjedhore.
E pyetur nëse do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, Jacobson thotë se shpresoj që të mos ketë.
“Kemi njerëz që po flasin për zgjedhje të përgjithshme vitin që vjen, të tjerë thonë se do ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë ka mundësi që BE të mos i njohë zgjedhjet,” tha ambasadorja./ep
Amerika duhet te shpenzoje ca leke,per te monitpruar vete zgjedhjet,sic veproi ne Shqiperi.
Me shume rendesi jane financat qe partite perdorin gjate fushates.Ato duhen kontrolluar,sepse paraja ja prish mendjen edhe kadiut.
Po të mund të siguronte dikush nga SHBA që në viset shqiptare të zbatohet neni numër një i kushtetutës sikur në Uashington, do të ishte zgjidhur secili problem i kombit tonë në këtë moment.
Neni numër një i kushtetutës nga SHBA:
Të mbrohet liria e fjalës së lirë, liria e fesë, liria e shtypit, dhe gjithashtu liria për tu mbledhur, dhe e drejta për të kundërshtuar, dhe për t’i paraqitur kërkesë qeverisë.
Eshte shume cudi :pse keto zgedhje te parakoshme nuk do te pranohen Zoje,kur behen si pas kushtetueses?
Apo mos ju perdit fakt se nuk keni kohe te mjaftueshme per t’i manipuluar?
Sa per réforme,nuk eshte nje domosdoshmeri per zgedhje te parakoshme,ose atehere duhet me thane se edhe ky Parlamentin eshte illegjitim!!!