Barroso: I gjithë Ballkani në BE, s’mund t'i lëmë të bien në humnerën e destabilizimit

23 Tetor 2013, 15:28Rajoni TEMA

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso është shprehur pro anëtarësimit në BE të të gjithja vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild” të mërkurën, Barroso u shpreh se nuk duhet të harrojmë se shumë nga këto vende vetëm para pak vitesh kanë zhvilluar luftë me njëri-tjetrin.

“Anëtarësimi në BE u ofron atyre më shumë perspektivë, ai është një instrument i rëndësishëm për paqen në rajon. Sigurisht është më mirë të anëtarësojmë vendet e Ballkanit në BE, se sa t’i lejojmë të bien humnerën e errët të destabilizimit. Në plan afatgjatë ne duhet t’i pranojmë të gjitha shtetet e Ballkanit kur ato të plotësojnë kushtet e kriteret e duhura,” tha Barroso për gazetën Bild.

Mediat gjermane përmendin hapat në rrugën drejt anëtarësimit të BE, ku Shqipëria përmendet si kandidatja e re në BE, ndërsa Kosova si një vend me perspektivë të hapur drejt unionit.

Edhe për Turqinë dera e BE-së duhet të mbetet e hapur, tha Barroso në intervistën për “Bild”. Ky vend është një vend me rëndësi të madhe ekonomike, gjeopolitike, reformat e të cilit janë në interes të BE-së. Megjithatë është e qartë, u shpreh Barroso, se Turqia duhet të përmbushë më parë të gjitha kriteret.

21 komente në “Barroso: I gjithë Ballkani në BE, s’mund t’i lëmë të bien në humnerën e destabilizimit”

  1. Arben says:

    bravooooo Mr.Barroso….me ne fund nje fjal e mir

  2. sadgfsfaganticensurëbybvnvy says:

    të turqisë deshe me thon o barozo??

  3. Arben says:

    cfar domethen afatgjat….ne vitin 2025?

  4. liri drejtesi says:

    Kjo deklarate e Barozos renom me krye, fund e themeli te gjitha deklarimet, hamendjet, analizat, perkujtimet, kopetencat e ishdiplomateve qe keto dite emerimesh ne MPJashtme dolen ne studiot e TV per te bere ustallaret e fateve te ardheshme te politikes se jashtme shqiptare. Per te thene se kush eshte strategjik e kush nuk eshte. Per te vene kujen per Turqine e per te bere cirk me Greqine, etj., dokra ballkanike qe vetem mendjet e pahapura europiane nuk ia dalin dot ti kuptojne, duke qene tere jeten ne Europe!

  5. Arnaut says:

    Jo Arben. 2025 eshte afatshkurter.Afatgjate eshte andej nga 2035.

  6. enea says:

    E shkreta Europe cdo heqi me gjithe ballkanin brenda saj.

    1. sadgfsfaganticensurëbybvnvy says:

      imagjino çpo heq vetëm me gërkun!?!?
      një gërk po e nxjerr në gjunjë të shkretën europë!!

    2. Zigur Qarri says:

      Ate qe po heq me Greqin!

  7. tanino says:

    ik e regulloni njehere veten se sdini ku jeni sidomos ju ne portugali.e-u eshte nje fiasko qe e duan oligarket e bankave per te na kontrolluar me mire se per tjeter gje nuk i behet vone.nuk duam b-e mbaheni per vete

  8. Korabi says:

    Vari leshte Barrosos e euroha-jduteve.Sa po shohin qe Europa merr te tatepjeten bejne zemer-gjerin.Diku fle lepuri,qe ata duan ta zgjojne e ta godasin.Por asnjehere se kane pare te arsyeshme te ndihmojne popujt e vendeve te varfera.Prej tyre kane nxjerre o kapital politik,o ate ekonomik..

  9. henri says:

    Une mendoj, se Baroso nuk don kot, qe te futen ne BE te gjitha vendet e Ballkanit. Para gjashte muajsh Merkeli beri kete llogari :
    – Tani popullsia boterore eshte reth shtate miljarde banore. Popullsia e Europes eshte vetem 500miljon banore, prodhimi bruto socjal i vendeve te BE sot eshte vetem 25% te PBB boteror. Vetem BE jep per faktorin socjal ( ekonomi socjale ekologjike tregu ) mbi 50% te sasise qe jep e gjithe bota se bashku.
    – Ne vitin 2050, sipas studimeve te bera popullsia boterore do te jete reth 9miljarde banore, popullsia e Europes per shkak te faktorit demografik do mbetet reth 500miljon banore pra reth 8% e popullisi boterore. Prodhimi bruto socjal i Europes do jete vetem 18% te PBB boterore.
    – Shekulli i 21 nuk eshte me shekulli i Europes dhe Amerikes. Ne loje jane futur tashme lojtare te fuqishem ekonomike si Kina, India, Brazili etj, te cilet konkurojne shume me mallrat e tyre te lira.
    – Qe ne Europe te mbetet popullsia njesoj duhet, qe mesatarisht cdo grua europjane te lindi 2,23 femije ne vit. Italia ka koeficientin 1,68, Gjermania 1,71 dhe vetem Franca 2,12. Pra, Europa nuk ka me nje popullsi te re qe te punonte per pensionet e pleqve. Mosha mesatare e pleqve ne Europe edhte rritur shume dhe ne vitet 2025 pritet te shkoje ne 100 vjec. Pra fakti, qe nuk ka me shume te rinj, mosha e pleqve po rritet keto faktore demografike do bejne qe Europa te kete probleme financjare me faktorin socjal, gje qe futet ne cmimet e prodhimit dhe influencon ne konkurencen me vendet e tjera.
    – BE do, qe te zgjerohet per aresye strategjike, sepse nje Europe e madhe e rit edhe peshen e fjales se saj ne arenen nderkombetare.Kjo eshte edhe aresyeja, qe Baroso kerkon qe ne BE te futen edhe shtete te tjera. Ketu behet fjale per eksistencen e Europes dhe peshen e saj ekonomike dhe njerezore ne bote. Baroso nuk i do ballkanasit, sepse kane syte e bukur. Bota ka institute studimi dhe eshte visionare.
    – Kam idene se Turqia eshte tashme nje superfuqi dhe nuk ka interes te futet ne BE.

    1. Kritiku says:

      Henri, ua thua ketyre ketu, por kujt ia thua? ? Kjo qe the eshte shume e vertete, por shumica e njerezve nuk e shohin ne kete aspekt, por e analizojne me trurin sa te peshkut. Shumica kujton se, nese Europa nje dite do te thote qe tani do te pranoheni ne gjirin tone, do te jene shume te lumtur dhe me ne fund do te hane me luge floriri. Keshtu menduan edhe gjermanet lindore ne prag te bashkimit, por kane kaluar 24 vjet edhe ata jane shume te zhgenjyer, ashtu sic jane edhe polaket edhe çeket. Europa e do zgjerimin ekonomik, por ajo e do qe te siguroje te ardhmen e saj dhe jo per te ndihmuar te tjeret. Ajo po kerkon skllever moderne qe do te jene njerezit e vendeve qe do te pranohen. Nuk do ti lere Europa e vjeter qe dikush nga vendet e pranuara te ngreje koken apo te behet me i pasur dhe me i respektueshem se ata vete. Politika do te mbesi e drejtuar po nga Bruksel-i dhe Strasburg-u.

      1. henri says:

        Kritiku,
        Une mendoj, se te dy palet do fitojne. Ti e di me mire, se une, se BE u krijua ne fillim fare me qellim qe te mos beheshin me luftera brenda Europes si ne shekullin e kaluar.
        Mendoj, se futja jone, Kosoves, Serbise, Maqedonise etj. ne BE do jete nje faktor i rendesishem qe te mos behen me luftra ne Ballkan dhe lindjen e qytetareve te pertej kufijve.
        Me pelqeu shume fjala “skllever moderne”. Eshte fatkeqesi,por e vertete.

        Pershendetje

  10. Albanian EAGLE says:

    keta kane thene ,dera mbetet e hapur… ceshtja eshte se edhe sot pas 25 vitesh demokraci , megjith m..utin e madh qe i beri politika e degjeneruar me Katovicrat e palacolleqe qe na ngopene me demokraci surrogato, Nuk e dime per cilen Dere e kane fjalen , per deren e kuzhines apo ate te plevices

  11. Besmiri nga Luari says:

    Ishalla behet realitet sa me pare.

  12. ARUSHA says:

    ME MIRE TE PUNOJE GJITH BALLKANI PER EUROPEN SE SATE JETE NJE PJESE ME RUSINE ;KETU RREH CEKANI !

  13. viktor hoti says:

    O henri nuk po na thua ndonje gje te re.Ka qene Zhyl Verni i cili ne fund te shekullit 19 ne tregimin e tij “shekulli 21” perkthyer edhe ne shqip. ka parashikuar shprehimisht nje gje te tille . Viktor Hoti

  14. Kozmo says:

    Lexova me siper Cdo te heqe Europa me ballkanin ,sic po heq me Greqine.
    Europa nuk po heq asgje nga Greqia , perkundrazi ato ate duan qe te marrin
    borxh sa me shume sepse po fitojne shume nga dhenja e borxheve .
    Gjermania vjen duke u pasuruar vendet e tjera po varferohen.
    Qellimi i Europes eshte te forcohet sa me shume . vendeve ballkanike do ti japi
    ndihma financiare me nje dore ,kur te hyne brenda do ti rrjepi me dy duar.

  15. STOP SHANTAZHIT GREK NE BALLKAN says:

    Ja pra te gjitha vendet e Ballkanit duhet te anetaresohen patjeter ne BE.

    Duhen plotesuar vetem kushtet dhe kriteret e BASHKIMIT EUROPIAN.

    Nuk duhen plotesuar absolutisht kushtet dhe shantazhet e GREQISE.

    Stop shantazhit te Greqise per marreveshje emergjente detare ne detin Jon.

    Stop shantazhit te Greqise per ndertim varrezash ushtaresh pushtues grek ne troje shqiptare.

    Stop shantazhit te Greqise ne Strasbourg per nxitjen e perçarjes fetare ne Shqiperi, per njollosjen e Shqiperise.

  16. Mallakastrioti says:

    @@@te Nderuar Lexues ! E Lexoj perdite gazeten Gjermane “Bild”,dhe ne te Sotmen eshte Botuar e plote Deklarata e Barrosos:Tha se edhe Vendet e ballkanit duhet ti bashkohen EU-se,por jo KOnkretisht te permende Shqiperine.
    2-Por me e rendesishmja qe do te theksoja nga ato qe thuhen nga Politikane Gjermane eshte:Greqise i duhet nje tjeter Hua ne Miljona Euro,qe te beje te mundur Drejtimin e EU-se per 6-te Mujorin e pare te 2014-tes.Por Politikane(Konservatore) jo vetem qe nuk duan qe te jepet nje tjeter Hua greqise..por ata Kerkojne qe Greqia te HEQE DORE NGA DREJTIMI I BE-se per Prersidencen e saj te Radhes…dhe nese kete nuk, e kane kerkuar Zyrtarisht nen “Rrogoz” po i kerkojne Greqise se Falimentuar qe te heqe dore Vullnetarisht nga Presidenca e BE-se..
    3-Greqia dhe Venizellosi, le ti fusin ne B–….t, kercenimet e tyre per marrveshjen Detare..Greqia ky Shtet Klerikalo-Racist,nuk i ka plotesuar vete Kushtet per te qene ne EU…Prandaj nga Mashtruset ne nuk kemi se c´fare te presim tjeter…dhe se fundi nuk na Duhet Europa pa Detin, shqipot qe duan te shkojne ne Europe e kane bere kete me kohe..lol

  17. Barck Obama says:

    Po provincen turke ne ballkan Kosoven do futet ne Europe, them te rishikohet sepse eshte province turke. flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje