Shumë njerëz pyesin që tani: a mund të rrëzohet njeriu më i fuqishëm në botë nga afera e përgjimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare?
A mundet që pas skandalit të Watergate, një tjetër president amerikan të rrëzohet prej përgjimeve?
Fakt është që presioni ndërkombëtar mbi Obamën po rritet. Njëkohësisht po shtohet edhe zemërimi i akullt ndaj ‘miqve amerikanë’.
Siç raporton britanikja “Guardian”, Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar telefonatat e 35 shefave të qeverisë. Këtë e bëjnë të ditur dokumentet e ish- nëpunësit të shërbimit sekret, Edward Snowden.
Shërbimi sekret u kishte kërkuar departamenteve kryesore të qeverisë amerikane- përfshi Shtëpinë e Bardhë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Mbrojtjes- që t’u jepnin numrat e telefonit të politikanëve dhe ushtarakëve kryesorë për t’i futur në sistemin e përgjimit në kompjuter.
Një zyrtar i paidentifikuar do të dorëzonte më pas tek kjo agjenci 200 numra, mes tyre edhe numrat e 35 politikanëve kryesorë në botë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Një memo për këtë ngjarje daton që në tetor të vitit 2006, kur Shtetet e Bashkuara drejtoheshin ende nga republikani George W. Bush.
“Pas skandalit të Merkel, SHBA po përballet me një presion gjithmonë e në rritje nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë mënyrë, dëmet në sensin diplomatik do jenë më të mëdha se fitimet e arritura nga shërbimi sekret,” shkruan Guardian.
Profesori i çështjeve të Amerikës, Christian Hacke, thotë se ky skandal nuk do ketë pasoja të rënda për presidentët amerikanë.
“Amerikanët, që prej 11 shtatorit 2001, janë psikologjikisht në gjendje lufte. Ata kanë maninë për siguri absolute. Ata mbikëqyrin gjithçka që mund të mbikëqyret. Dhe mundësia teknologjike për ta bërë këtë është shumë e madhe”.
“Richard Nixon dha dorëheqjen në vitin 1974 për shkak të skandalit Watergate, që në krahasim me këtë të sotmen është qesharak. Por nuk ka një Obamagate. Gjërat janë shumë ndryshe nga atëherë”.
“Në kushtet e luftës kundër terrorit, nuk ka më skrupuj. Edhe amerikanët nuk i shqetëson kjo gjë. Obama nuk është nën presion nga brenda”.
Për më tepër, për momentin amerikanët kanë të tjera halle. Ka shumë zemërim këtë kohë në SHBA, por kjo lidhet kryesisht me reformën shëndetësore. Elita e komedianëve amerikanë as e kanë në plan që të merren me skandalin e përgjimit të Merkel.
Por a do të kërkojë falje Obama? Hacke thotë: “Ndoshta gjëja më e madhe që mund të bëjë është që të kërkojë falje”.
A mund ta vendosin amerikanët SHBA-në nën presion? Hacke: “Nuk e besoj. Sa i përket bisedimeve për tregtinë e lirë, të dyja palët kanë interes, madje europianët diçka më shumë”.
Vetë qeveria amerikanë duket se nuk ka shumë dëshirë edhe që të japë shumë shpjegime.
“Çdo vend, që merret në pikëpamje ndërkombëtare me çështjet e sigurisë së brendshme, bën shumë prej aktiviteteve të nevojshme për të mbrojtur këtë siguri dhe këtu përfshihet edhe grumbullimi i të gjithë informacionit të mundshëm,” tha në verë Sekretari i Shtetit, John Kerry. E thënë thjeshtë: spiunimin dhe përgjimin- këtë e bëjnë të gjithë.
Do zoti kane pergjuar ish-kryeministrin tone.
Atehere do jete gallate.
Imagjinoni ne biseda se per çfare lloj aferash bisedohet?!
per bacen serbin sali ka menduar visho ajazi kunder-spiuni…
C’ti pergjosh ketij halese sone! Po t’ja kishte ngene CIA e kishte hedhur me kembe perpjete pas Gerdecit dhe 21 Janarit. Po ai “burri i vogel” e quante kete hajvanin tone kriminel “burre shteti”…
Bota ti beje bllokade amerikes dhe keshtu zgjidhet kjo pune.
enea,
Me fal per gjuhen qe une po perdor, por bota ti rruaje trapin Amerikes.
Harruat qe Muhamet Atta, shefi i piloteve qe hodhen dy kullat ne Amerike, kishte studjuar per pese vjet ne Gjermani ??!!
ca lidhje ka kjo qe shkruan ti????
enea,
Ne kuptimin qe ne se Amerika do bente ne Gjermani ate qe ben tani, ndoshta do zbulonte perpara aktivitetin e Atas dhe nuk do ndodhte ajo qe ndodhi. Amerika ka teknologjine dhe leket ta beje kete gje dhe do ta beje pa pyetur se cfare mendon Europa per kete gje. Ketu behet fjale per sigurine e shtetit dhe qytetareve amerikane qe eshte edhe detyra e pare kryesore e nje qeverie.
Pershendetje.
Dukesh se nuk ke haberin t’i grekushja vogel
Mos e merr si te vertete absolute, mundet vete cia e bani ate se i duhej dore e lire per terrorizmin. Bushi ishte nje Kriminel
Pse nuk ja propozon Venezielos kete strategji.
Ta nisi Greqia e para. Le te pushoj se eksportuari kos grek ne Amerike. Le ti lere Amerikanet pa kos.
Hahaha, hajde kungull hajde…. sa me bere te qesh… thank you
Oh dhe amerika, do nxjeri ndonje nga keta te NSA qe te kerkoje falje, por jo Presidentin.
“On behalf of the U.S., we ‘sincerely’ apologize” gallate
Presidentin amerikan e rrezojne vetem skandalet e brendshme. Nuk pjerdhin amerikanet se cfare opinionesh ka bota.
Kur pyeta nje Amerikan, ketu ne NY, nese kish degjuar se c’po behej per kete rast, as qe e kishte idene.
“So what are they gonna do about it?:-)”
Kayboy-sat amerikan kan dal jasht kontrolli .
Ishalla ve dor zoti mbi kta ..duket te ken thithur “dozen e koksit” ne masen e cmendurise .
Nuk thua shyqyr qe kemi Ameriken se bota do ishte sot ne nje kasaphane e vertet.Fale kesaj superfuqie te tjeret rrine si qengjat se ndryshe jeta do ishte e pasigurte kudo.
“Ne kushtet e luftes kunder terrorit nuk ka me skrupuj”,thuhet me larte .
Pergjimi i telefonatave te kancelares gjermane nuk mund te justufikohet me luften kunder terroristave apo jo?
Po ta kene pergju salen. Si ta marrin vesh shqipen qe flet ai. Ate as une se marr vesh
A do ta rrezoje Obamen skandali i pergjimeve?!
Eshte nje nga pyetjet me absurde qe mund te ngrihet. Prit edhe disa dite kur te dale ndonje lajm se NSA ka pergjuar vete Obamen.
Pergjimet per djelmoshat e NSA eshte bere tashme nje loje kompjuterike, si ato lojerat qe luhen sot rendom ne PC.
E ku jane mesuar ata me ruajtjen e sferes private, me ruajtje sekreti shteteror, me krijimin e konseguenceva diplomatike midis shteteve. Shkurt, as nuk duan t`ia dine.
Obama nuk mund ta ndaloje me kete loje. Eshte program kompjuterik i instaluar, duan apo nuk duan do te perdoret. Veshtire eshte sot per tu pergjuar? Ne asnje rast.
Hap FB i gjen njerezit ku kane qene, me cilet kane qene, opinionet e tyre per ceshtje shoqerore, fetare, politike etj,etj.
Te tere jane kthyer duan apo nuk duan ne te pergjuar dhe pergjues.
Vete ish-shefi i NSA Hayden ishte pergjuar ne tren duke folur ne telefon. Tere biseda telefonike me sekrete shteterore e degjuar nga nje pasagjer ishte hedhur ne Twitter, pra si te thuash ne real time.
Hayden u lajmerua nga koleget matane celularit dhe pergjuesin e gjeti ulur disa vende me tej, u irritua i shkreti, u indinjua, por… a nuk po fliste vete me ze te larte?
Skandal dhe turp, po kjo eshte USA dhe jo vetem ajo, por tere bota qe na rrethon.
Pra protestat dhe kercenimet e Merkelit a Holland-it jane me se te kota.
Jemi ne kohen digitale.
Te mirat dhe te keqiat e saj duhet ti shijojne edhe ata politikane, si gjithe njerezit e tjere.
Vete e kane nxjerre nga shishja djallin. Eshte thjesht nje loje!
A nuk degjojme dhe ne me interes nje bisede ne tren, ne autobuz, ne avjon dhe kudo ku kemi rast, duke i futur ndonjehere dhe nje te qeshur nen buze?
Kushedi sa qeshin ata djelmosha amerikane duke degjuar Merkelin, Holland-in dhe sidomos Cameron.
Ja u kam zili te them te drejten te kesh nje pune duke bere gallate.
po Claus,edhe une kam lexuar diçka te tille.Programet jane te tilla qe nuk bejne dallim se flet kryeministri apo fshesari,ka nje sistem automatik perzgjedhjeje te fjaleve kyç.Sa here qe shpiket nje sistem mbrojtjeje,po aq here shpiket ai qe e kapercen ate.Facebook,Google&Co.jane falas,qe ketu te shkon ne mendje se vete keto jane sisteme kontrolli global.Kam lexuar qe jane hedhur hapa perpara per te pergjuar edhe mendjen,aktivitetin mental;nuk eshte nevoja as te flasesh,te lexojne çfare ke ne mendje dhe s’u thua dot jo,sepse ke do bindesh?Ai qe nuk bind dot vetveten peson dyzim personaliteti,kjo do jete rruga e neserme.Te besosh se ajo qe po mendoje jane ato qe te thone,jo ajo qe beson se po mendoje vete ne koshience te plote.Orwell kishte parashikuar nje gje te tille,por tanime ky kufi eshte tejkaluar.Sistemet e dokumenteve te identifikimit,cartat e kreditit,cellularet e keto forma praktikisht e kapin personin kur te duash.Po ta fshish gabimisht nga sistemi kompjuterik i te dhenave,eshte njesoj sikur ka vdekur,hajde tu mbushesh mendjen se je gjalle,nuk u figuron ne kompjuter,edhe pse ti u thua qe je prej mishi e kocke ne kembe.Por nese amerikaneve u shpetoi Snowden,kinezet kane nje armate te tere qe merret me keto gjera,kushedi ne çfare stadi do jene ata.
Ska dale nastradini te na beje noi lexion demokracie
Claus keni te drejte.Sot kur Amerika ka mundesine me te madhe teknologjike dhe ekonomike per ta bere dhe arsyen e ligjeruar nga Kongresi ,ta linte ti rreshqiste nga duart gjithe kjo sasi kolosale informacioni me interes politik e ekonomik , do te ishte per ta naivitet. Por amerikanet jane ata qe shohin vite me larg,planifikojne per vitet e ardhshme ,jane Amerika .Hidherimet e evropianeve do te ngushellohen me disa “shuplaka” dhene NSA per kalim kompetencash dhe mbase edhe me disa fjale te ngrohta te presidentit Obama .Dhe Zoti e bekofte Ameriken !
Sharra kur ndalohet ne gozhde mund te thyhet dhe me miellin e Gjermanit nuk behet shaka!