Ksera: Akuzat ndaj nesh, tendencioze. Pse s'hetohet edhe Ministria e Kulturës?

25 Tetor 2013, 09:16Politika TEMA
Ksera: Akuzat ndaj nesh, tendencioze. Pse s'hetohet edhe Ministria e

Spiro Ksera dhe Kleves Bitro

“Janë bërë kontrolle të herëpashershme dhe nuk janë gjetur shkelje. Akuzat janë tendencioze”.

Kështu është shprehur ish-ministri i Punës, Spiro Ksera pas akuzave që janë ngritur ndaj tij për shpërdorim të fondit të vënë në dispozicion të këtij dikasteri për zbukurimet e 1 Majit të vitit 2010.

Sipas tij, në këtë histori fshihet diçka për aq kohë sa fondi është përdorur në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe nuk ka asnjë akuzë për këtë ministri.

“Unë vërtet kam qenë në dijeni të tenderit, por mund t’ju them me siguri të plotë se nuk ka pasur abuzime në këtë tender. Çdo gjë është bërë në mënyrë publike, e kanë transmetuar edhe shumë media televizive dhe asgjë nuk është bërë e fshehtë. Duhet të theksoj se shpenzimet për 1 Majin janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe nuk e kuptoj se pse akuzat janë vetëm ndaj Ministrisë së Punës dhe jo ndaj Ministrisë së Kulturës, kur dihet se tenderi është bërë në bashkëpunim me këtë ministri”, shprehet Ksera për GSH.

Ksera thekson se nuk ka pasur asnjë komunikim me punonjësit e tij të shpallur në kërkim

“Por duhet t’ju them se këtu po bëhet një gabim i madh. Punonjësit e mi po trajtohen sikur të ishin kriminelë. Unë kam punuar me ata dhe mund t’ju them se janë specialistë të vërtetë”, pohon Ksera.

Sipas tij, punonjësja e larguar nga puna është hequr pasi nuk e ka kaluar provën dhe mohon të ketë krijuar ambiente luksi në ministri.

“Nëse ministri që ka ardhur do të kishte gjetur në ministri salla me sauna apo hidromasazhe, ai patjetër që do i kishte bërë publike, por ato që tha deputeti i PS-së nuk qëndrojnë. Unë jam i vetmi ministër që mbaja radhë edhe kur shkoja në Rinas, i vetmi ministër që kam bërë të pamundurën për personat me aftësi të kufizuar, është e vetmja ministri që mundëson që këta persona të kenë akses në këtë institucion,” shprehet Ksera./A.XH

9 komente në “Ksera: Akuzat ndaj nesh, tendencioze. Pse s’hetohet edhe Ministria e Kulturës?”

  1. PAPARAZZI says:

    HE MO TAULANT BALL-CEKICI KU JANE AMBIENTET E DHOMES SE GJUMIT DHE HIDROMASAZHIT SE SPO SHOFIM GJE AKOMA!APO JENI DUKE I NDERTUAR DHE PO JA RRASNI KSERES?!
    FYTYRE E NDYTE TRAFIKANT RUMUNESH KE QENE O STUDENT NGA IASI I RUMANISE!

    1. erti says:

      ti je i vetmi minister qe ske lene gje pa vjedhur, detyroje komisionin te firmoste per tendera, dhe skualifikoje te gjitha firmat me vlere te ulet e nxirrje ate firme qe di ti dhe po te nderton dhe vilat ne Farke.
      prandaj une mendoj se vetem burgu te pret, sa seshte vone,ske menduar ndonjehere per romet, por bashke me ate firmen tende te famshme i rrase ne Vaqarr, rope sa munde, vetem ne e dime.FETYRA JOTE DHE E SHUME HAJDUTEVE SI PUNA JOTE DUHET PARA GJYQIT, TI SHIKOJE DHE POPULLI PER DREJTESINE …
      TURP TE KESH, FLET DHE PER MINISTRI TE TJERA,, HAJDUT DHE VETEM HAJKDUT JE ASGJER TJETER

  2. Gjermani says:

    Pse lodheni kot me komente …rrasini ne burg keta hijena te pangopura qe kujtonin se ishin dhe do jene te paprekshem …Para ligjit askush nuk duhet te kete imunitet.As Edi Rama ,as presidenti dhe kushdoqofte.Mentaliteti i paprekshmerise eshte ngulitur ne mendjen e saaaaliut dhe te bashkehajduteve te tije…E njoh shume mire psikologjine korruptive te pd-isteve kudo qe jane .E kane filluar historine e ardhjes ne pushtet me dhune si hitlerianet dhe nuk ndryshohen dote.Rilindia duhet edhe me shume per vete Partine Demokratike por me pare pasi ti pastroi e seleksionoi Edi rama duke futur ne burg hajdute e terroriste . Kush do mbetet i paster le te vazhdoi te bei opozite konstruktive.Rroftr RILINDIA me Edi Ramen!

  3. Kolaboracion i Ministrive në Shqipëri says:

    Ja pra edhe arsyetimet innocente te Ministrit te Punes:
    Une dhe stafi im sigurisht qe kemi vjedhur,
    Por ne nuk kemi vjedhur absolutisht te vetem,
    Nuk duhet te behen hetime tendencioze te njeanshme,
    Te hetohet edhe kolaboracionisti yne Ministria e Kultures.

  4. xheli says:

    Ministri Veliaj – foli ky paraardhesi yt – na embush mendjen qe eshte Hajdut – megjithse specialistet i kane marre arratine dhe dy i ka ne qele. Prangat aga shpejt por ne goje se pari – pastaj etje ku i leverdis me shume.

  5. nendetesja 105 says:

    komentuesit qe kerkojne burg per Ksero-hajdutin kam frike se do zhgenjehen. Ed Rama njelloj si Sala i Sheqeres para tij ka kompleks inferioriteti para ndaj grekeve. Sot shqiperia ndaj grekeve eshte si Turqia osmane, i semuri i bosforit para fuqive te medha. Greket sot gezojne imunitet per krime te kryera ne Shqiperi, njelloj si europianet ne turqine osmane sipas prerogativave te regjimit te kap[itolacioneve, qe fuqite e medha europiane i kishin imponuar Sulltaneve turq ne fillim te shekullit te XIX-tew.

  6. Sinani says:

    Ne gjithe kete histori, une personalisht nuk arrij te kuptoj nje gje:
    -Si ka mundesi qe ministri i punes, perkrahjes sociale dhe shanseve te barabarta, apo me sakte qeveria shqiptare, qeveri e nje shteti kapitalist, shpenzojne per te festuar 1 majin, diten e solidaritetit nderkombetar te punetoreve dhe e protestes se tyre? Me ke kane festuar? Me punetoret e Shqiperise? Por ata si regull duhet te protesojne dhe jo vestojne? A ka ndonje shtet tjeter kapitalist ne rruzull qe feston 1 majin?
    Nje gje eshte evidente: Keta njerez perpara deshires per te vjedhur nuk ndalen perpara asgjeje. Me siguri qeveria e Berishes mund te kete bere shpenzime edhe per festimet e 100 vjetorit te lindjes se Enver Hoxhes. Nuk eshte cudi!

  7. ............................................................................................................................ says:

    Me leket e “pilafit dhe fasuleve” na u parfumoset me VERSACE, njelloj si shpellari/maloku nga shpellat hypi ne makine.

  8. kick them all says:

    ky eshte ministri me mafioz qe ka njohur ndonjehere shqiperia,ky ka ngrene leket e njerzve ne nevoje, sakateve,jetimeve,te verberve etj.duhet te kalbet ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje