TemA TV/ Qeveria hap rrugën për arrestimin e zyrtarëve me imunitet/ Naço: Do konfiskojmë pasuritë e paligjshme (VIDEO)

8 Nëntor 2013, 19:16Sociale TEMA
TemA TV/ Qeveria hap rrugën për arrestimin e zyrtarëve me

Qeveria miratoi mbrëmjen e së premes disa ndryshime në dy ligje të rëndësishme, në atë që njihet si ligji anti- mafia dhe në Kodin e Procedurës Penale.

Qëllimi është të forcohet sa më shumë lufta ndaj korrupsionit.

Me ndryshimet e reja do i jepet mundësia Gjykatës së Krimeve të Rënda që të shqyrtojë rastet e korrupsionit, ndërkohë që i hapet rruga arrestimit të zyrtarëve të lartë.

“Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkohë sa u përket ndryshimeve në ligjin anti- mafia, në njoftimin e qeverisë thuhet: “Projektligji që do t’i propozohet Kuvendit për miratim synon zbatimin e masave parandaluese, me karakter pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë ndaj personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit”.

Qeveria po ashtu ka miratuar edhe planin e veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Është miratuar në këtë mbledhje plani i veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilin janë përcaktuar hapat konkretë që duhen ndjekur përgjatë muajve në vijim, me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” theksohet në njoftimin e qeverisë.

Pas mbledhjes, në konferencë për shtyp doli edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

“Qeveria shqiptare sot ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme lidhur me strategjinë dhe luftën antikorrupsion që pjesë-pjesë, ne do ta zbatojmë deri në fund.

Një nga ndryshimet thelbësore që në kemi paraqitur dhe shumë shpejt nga sot do kalojnë në parlament, janë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale që kanë të bëjnë me imunitetet e deputetëve,  të gjyqtarëve, të cilat u bënë ndryshime në Kushtetutë, por nuk u shoqëruan me Kodin e Procedurës Penale. Përmirësimet që bëhen janë të ndjeshme për t’i hapur rrugë Prokurorisë, e cila që nga java që vjen të fillojë realisht të hetojë dhe të luftojë korrupsionin në Shqipëri.

Ndryshimet e tjera konsistojnë dhe tek kompetenca lëndore që i shtohen Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda për rastet e korrupsionit. Pra, ne e konsiderojmë korrupsionin një fenomen të rëndë, që do të hetohet nga Gjykata  e Krimeve të Rënda për t’u thënë të gjithëve që e barazojmë njëlloj me organizatat kriminale, me bandat sepse ky është një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri dhe ne duhet të jemi të denjë për t’u integruar.

Ndryshimet do të shkojnë akoma më tej.

Ne sigurisht duam që të dekurajojmë korrupsionin dhe për këtë kemi propozuar edhe në ligjin tjetër për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve, veprat penale të korrupsionit të futen në fushën e zbatimit. Që do të thotë që duam ta luftojmë në zemër korrupsionin, duke vendosur sekuestro dhe konfiskim të pasurisë të të gjithë atyre që kanë një akuzë për korrupsion apo u provohet korrupsioni. Ne jemi të bindur që me masat e marra do ta luftojmë realisht korrupsionin. Kjo, sepse ne kemi premtuar, shqiptarët presin, të gjithë kanë shpresë tek kjo maxhorancë që ka marrë mbështetjen dhe është votuar nga 1 milion shqiptarë”, u shpreh ministri Naço./ep

33 komente në “TemA TV/ Qeveria hap rrugën për arrestimin e zyrtarëve me imunitet/ Naço: Do konfiskojmë pasuritë e paligjshme (VIDEO)”

  1. Gezimi says:

    Na ngrohin keto deklarime, por, te mos harrojme, se deri tani, kane ngelur vetem te tilla. Te shohim…….

    1. Baca says:

      Filloni nga Ilir Meta. Rianalizoni videon dhe pyeteni ku i gjeti paret e shtepive dhe viles ne Lalez. Hajduti therret: kapeni hajdutin! Aty jane te gjithe hajdute! Ku i gjeten paret keto mo? Ca me nga tre shtepi, ca me nga dy vila, makinat po lere….

      1. henri says:

        Baca,
        Eshte e njohur ne te gjithe boten praktika, qe ne se je gjykuar nje here nga nje gjykate, e cila ka dhene vendimin per nje ceshjte te caktuar nuk gjykohesh me.
        Nga ana tjeter, ne e dime, se bashkimi me LSI kishte nje cmim dhe ky cmim ishte , eshte dhe do te jete mos prekja e Ilirit. Kjo bote eshte kompromis dhe pragramisem. Me duket, se ti jeton ne nje bote ireale dhe ti qofsh.

        1. henri…. fiks fare komenti yt….. ne qofte se PS do te kishte fituar shumicen…. mbi 71 vota atehere ndryshonin te gjitha… edhe Iliri nuk do shpetonte paq…. eshte nji kompromis me cmim vertet te madh por PS nuk kishte rrugzgjidhje tjeter….

    2. VARKARI says:

      Ligji gjithmone ka qene por Nuk zbatohet kurrem,qs do ti behet radioskopia financiare dhe e pasurise duke filluar qe nga kryeministri, presidenti, kryetari I parlamentit,nje pjese e mire e politikaneve duke vazhduar me tej me gjykatesit, prokuroret, mjeket, doganieret dhe Nje pjese e administrate, do te shkoni se si I kane vene leket. Me te thene e me te bere eshte ne mes nje mal I tere

    3. qytetari says:

      Ore, e kuptoni nje shtet ku gjyqtari nuk ka imunitet?

      Eshte BORDELLO

      Ekzekutivi ka ender te kete gjyqesorin nen sqetull.

      Shikoni historine e kombeve.

      Gjyqesori eshte pushtet me imunitet.

      Ka arsye qe eshte I tille qe nga romaket dhe greket e lashte.

  2. luis says:

    Kjo po qe eshte e domosdoshme dhe vetem me ane te ligjit te japin llogari pa prejashtim te gjithe ata qe deri dje ishin te paprekshem me ane te imunitetit dhe te pavaresise qe ishin gjykatesit.
    Tani me kete ligj askush nuk eshte i imunizuar prandaj te miratohet dhe te fillojne zbatimet se kete populli po pret.
    Do fillojne minjte te dridhen e te kuptojne se nuk behet shaka me shtetin dhe jo si me Saliun qe kush ishte antishtet bente perpara.
    Saliu me shoke te pregadisin valixhet dhe te fshihen ne xhunglat e Afrikes sepse ora e ndeshkimit po afrohet.

    1. Alb says:

      Sa me shpejt aq me mire…Te vihet njeri prapa hekurave por ama te jete nje peshk i madh vetem njeri se pastaj te tjeret marin arratiine. Na kane plasur buzen keta te babezitur e tani te paguajne sa nuk eshte vone.

  3. erion_emigranti says:

    filloje nga sala i pari mo aman…sa do kenaqet njerezia!!!

  4. LORA says:

    Keto jane mekanizma ligjore,efikasitetine te cilave do ta pranoj vetem kur te shoh shpejt goditjen “ne zemer” te kuserimit te shtetit te shqiptareve,denimin dhe sekuestrimin e zullumqareve hesapet te te cileve behen shume kollaj.Jam ne pritje te funksionimit te ketyre ndryshimeve ne ligjin anti-mafia dhe ne Kodin e Procedures Penale.

  5. Kritiku says:

    Pa u shkarkuar Nishani dhe e tere banda e fundit e Berishes nga postet qe ata kane zaptuar nuk do te kemi rezultate te mira ne drejtesine shqiptare. Gjykatat jane akoma ne duart e krimineleve te Berishes. Keshtu qe tere keto vendime te qeverise nuk do te jene efikase, nese nuk spastrohet me perpara Presidenca dhe KLD nga berishianet.
    Kur te behet kjo atehere do te themi qe mund te kemi shpresa qe me ne fund drejtesia e munguar do te vije ne jete.

  6. Kapter Ramiu says:

    Arben Imami do i festoje Krishtlindjet tek burgu i grave ne Kosove te Lushnjes. ?

  7. Gramoz says:

    REFORMA TE THELLA NE SISTEMIN E DREJTESISE PER TE DALE PARA GJYQIT ZYRTARET E KORUPTUARE TE QEVERISE BERISHA..

  8. Liridon says:

    Duhet nxjerre nje ligj i cili te pengoje politikanet per te kerkuar azil politik.Duhet te kihet parasysh qe korrupsioni nuk eshte bere vetem ne veten e trete.Ish-KM,duhet te hetohet i fundit,qe edhe ai te shohe ne gjendje te lire me cilet njerez ka punuar,pasi keshtu i kujtohen keshillat e here pas hereshme te dashamirsve te Shqiperise.

    1. ligj qe ndalon injorancen e skajshme! says:

      Liridon o injorant komunist! Cfare shkruan or budal “ligj kunder azilit politik per politikanet”? Azili politik kerkohet pikerisht kur injorante si ti propozojn injoranca te tilla or derdimen Ramist. Azili kerkohet jashte shtetit o injorant nxirr ligje sa te duash ste pine uje! Po ske faj ti, ka faj Tema qe eshte nje kosh plehrash i gjalle qe sa here e lexojme na justifikon te katrat nga shqiperia mbushur me njerez pa pike truri normal!

  9. samia says:

    urime.urime kete duhet vazhduar natan e kendej kufirit per dit me temira

  10. turi says:

    PO KA LULUSHIN QE VODHI 220 MILION DHE I SKADUAN AFATET,TI HAPIN NA E PARA DHE TE VEJ NE BURG AI KOPIL

  11. Qytetari says:

    Fillojeni nga Rama qe po shkel te gjithe ligjet e vendit duke diskutuar per te marre 1 miliard e 300 milion grimca zarine te na i sjelli ne shqiperi.
    Do vdisni nga kanceri me monstruoz pas 5 vjetesh o shqiptare po mos u merrni me Salen se kjo qe po ndodh sja ka bere as sala as serbi as greku as gjermani as italiani

  12. nuri says:

    Sa me teper propoganda per luften ndaj korrupsionit do te jete ne gojen e perfaqesuesve te LSI aq me e pabesueshme, cinike dhe pa shprese behet per shqiptaret ndershkimi i krimit politik. Mos u tallni me, le te vazhdoje edhe cifti i sapomartuar Rama-Meta & Co grabitjen e rradhes se shqiptaret tashme u mesuan dhe ndoshta keshtu ju pelqenka, booooll me kete estrade te shpifur.

  13. Baca ................................................................................................................. says:

    Populli pret te parin e listes:
    Baca i Baceve-Kreminele, Shpellari-Psikopat, Plaku Sal-Bisha.

  14. Sume Gruda says:

    Shume mire teshti nuk do jene me “Deputetet” e PDse duke bertitur dhe shpifur per cdo gje qe ndolle per “bileta” qe do leshojne policia e trafikut, teshti do hikin te meshefen nen “rasha” te grave.
    Z. Naco dhe z. Tahiri do ishte dashur te vinin te dhe te pergatitur me kohe per strategjine e re kur jane emeruar pa pasur nevoje te pritet.

  15. albania eagle says:

    Filloje nga Ilir Meta o Zoti Nasip..shko ne LALEZ dhe meri me radhe po ta mbajti suma.
    Sa per te qeshur aq edhe per te qare keto deklarata.

    Qe te zbatohen keto duhen futur ne burg shumica e klases politike Shqiptaere.Si ju thote mendja qe parlamenti do beje ligje qe t`ja fuse vetes.
    Keto te gjitha jane “bomba tymese” per te coroditur popullin dhe aspak per te luftuar krimin e korrupsionin.

  16. Qiparisi says:

    Per te luftu korupsionin ne Shqiperi ke element te koruptuar sa te duash duhet Vetem te tregosh gishtin diku. Edhe hapesira ligjore ka pas dhe kjo qe doli shume mire beri, por ajo qe ka munguar deri tani ka qene vullneti politik, por edhe me shume akoma nje gjykate dhe prokurori super e koruptuar ne nivelin e Krimit te organizuar, ku mund te blesh me para cdo gje. Ketu duhet filluar mendoj une tek keto te dyja,

  17. Koco says:

    Ky akt eshte nje reforme reale ne lufte kunder aferave te korupsjonit nga shtetare te lart ne vecanti , dhe sistemi i drejtesise ne teresi. Inpakti pozitiv i kesaj reforme do jete i pa llogariteshen , ne se do munde qe me hyrjen ne fuqi do kete akses real mbi cilindo qe eshte i lyer e perlyer qe mban ere te qelbur dhe mbahet ” krenar ” dhe ky ligj do edukoje realisht gjithe shtetasit duke luajtur edhe realisht rolin : ” Frika e ruan vreshtin jo pojaku ” d . m . th veprimi i ligjit . Me kete vullnet qeverises , do vije shume shpejt dita qe gjithe ata banditet qe spekulluan me detyren e pushtetit te pa nenshkuar nga statusi i ligjeruar ne heshtje ” parti – shtet ” keta zoterinj do i shihni si “Minj te lagur” do zenw radhe per te shkuar e per tu ulur ne ate fronin e Mekatareve te ketij populli e vendi. keshtu si po procedohet, Shqiperia do behet e shqiptareve do ju kethehet dinjiteti dhe dashuria per punen , jeten , atdhene .

  18. Gagi says:

    Nje minister danez aprovoj ligjin per trafikun
    Qe denonte cdo vozites nese kalonte 0.05promila
    Alkohol te konsumuar gjat vozitjes ne momentin qe aprovoj ligjin thiri
    Policin e tha un kam shkelur ligjin duhet te denohem.
    U terhoq nga drejtimi i partis dhe nga posti ministror. Pergezime per ligjin por do te ishte mir qe Ilir Meta e Edi Rama te thirin prokuroret e tu thuan e keni ligjin ne jemi te koruptuarit na sekuestroni pasurin dhe na dergoni ne vendin ku meritojm .Burg .

  19. Idriz Gjembi says:

    Kur do te filloje “Fshesa” ???

  20. He pra se per kete po pret populli, boll me me llafe,,,,veproni. U bene keta hajdute me imuntet me nga 30 milion euro ne banka off-shore!

  21. Zef Kallami says:

    Te parin ne liste keni Sali Berishen dhe Lulzim Bashen.Per dhenjen e detit Grekut zyrtarisht te firmosur dhe te vulosur me myhyret e qeverise.Pa njofuar asnji organizem apo institucion kopetent per kete ceshtje.Por dhe duke mos ia ba te ditun popullit.Mbasi pasuria e trollit Shqiptare asht e gjitha e popullit.Akuza per shperdorim detyret qe te con detyrimisht tradheti kombetare.
    Rruga e meshefte e ushtruar nga keto dy persona te veshun me pushtet tregon bindshem se dhe keto ishin te ndergjegjshem me shkelje te ligjit per te kryer kete tradheti kombetare.Ne te kunderten duhesh te benin transparence ne mbeshtetje te ndonji lloj ligjit qe e kryen kete falje te detit Grekut.

  22. Miri says:

    FILLOJE NGA YT VELLA O NASIP SHUME KA VJEDHUR KUR KA QENE SHEF LINJASH TE POLICISE NE DURRES, MADJE TANI QE KA FILLUAR DREJTOR PATENTASH DAUTI UPUPUPUPU.

  23. socialisti says:

    Te gjitheve na gezojne keto masa. E kur them te gjitheve, nuk kam parasyshe te korruptuarit. Por natyrisht, pas kesaj me shkon mendja: sa seriozisht do te zbatohen ato?
    Dyshoj shume! Nje prokurori e kalbur, nje gjyqesore i dhjamosur, nuk premtojne shume.
    Sikur te mos mjaftojne keto, kete dyshim ta perforcojne dhe emerimet e Qeverise se Re, sidomos ato te linjes LSI, te paafta, pashkolluara e ne palce te korruptuara.

  24. Netherland says:

    Ooo kush flet more, superhajduti.
    Fillo nga shefi, shefja dhe vetja jote.
    Flini me friken se moj ju mbarohen dhe merakun si te shumfishohen.
    E thene dhe bere nga ju eshte ironi therese dhe vrasese.

  25. Arbri says:

    Sa gallat eshte ketu ne Shqiperi,hajdutet me te medhenje jane vene ne krye te drejtesise dhe ne krye te parlamentit dhe bejne firrje do arrestojme te korruptuarit dhe konfiskojme pronat etj.Dhe populli teveqel thot bravo filloj Rilindja te funksionoj,dhe duke ditur qe te paret qe duhen harrestuar jane Ilir Meta bashke me shtate hajdutet.

  26. tomorri says:

    Me degjoni dhe me lexoni pak:
    Ja u mban bytha juve qe ju kemi votuare dhe ju kemi per zemer se deri tani po beni gjera te mira.
    Beheni ligjin drejte dhe pa kthesa qe te perfshije ne kontrollin e pasurive si:
    1 Ishe presidentet per keto 23 vjte.
    2 Ishe k/ministra per keto 23 vjete.
    3 Ishe k/parlamenti per keto 23 vjete.
    4 Ishe K/gjykates kushtetuse,te larte,e me radhe drejtesia.
    5 Ishe ministrat,zevendsat,drejtoret e drejtorive nga A-XH.
    6 Ishe te gjithe deputetet me kuç e me maç.
    7 Te gjithe funksionaret e larte te shtetit sidomos diplomacine me ne krye krye pleqte qe kane lindur per diplomate dhe duke ja u lene me testament edhe femijve pa arsimin perkates nejse….
    8 Te kontrollohet po keshtu e gjithe piramida aktuale qe ka pushtetin ne dore pa ju dridh fare qerpiku.
    Pastaj o lum miku bejme bilancin se per keto 23 vjet eshte punuare per kete komb apo eshte sunduare dhe vjedhur si ne mesjete me fiset barbare.Pastaj do shikojme sa vila jane me djerse dhe sa me te vjedhur,por po ja u them une se me djerse nuk ka asnje se ndryshje do kishin edhe femijet e mi,prandaj per kete te jeni shume te qete.
    Une si shqiptar keshtu mendoj se shqiperia behet dhe shpejte kur shkon haka tek i zoti.Kjo do ishte edhe nje drejtesi per te cilen populli ka vite qe vuan.Po mire do thote ndonje mendje holle pastaj nuk do kete me korupsion ? Jo i dashur shqiptar do kete por i nje niveli mosperfilles se ekonomia do jete shume e fuqishme dhe populli nuk do preket kaq shume sa tani.
    A eshte e lehte kjo do thote nje tjter shqiptar?jo eshte shume e veshtire por nje mendje e shendoshe e ben dhe kjo nuk diskutohet.
    Me falni per zgjatjen pak por une them edhe kete se rruge tjeter nuk ka,po e gjeten ta bejne.
    Shpresat nga Edi Rama ne nuk i heqim por ju bejme thirrje te gjithe atyre qe jane ne skuadren e drejtimit te shtetit ta mbeshtesin deri ne piken e fundit,Edi nuk da na xhgenjeje dhe per kete jam i sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje