Sipas “The Economist’
Opionionistë të ndryshëm në kushtet e krizës nisur nga fundi i vitit 2009 kanë kritikuar gruan më të fuqishme në botë.
Së pari shumë analistë nuk janë pajtuar me mosndërhyrjen drastike dhe masat e menjëhershme që duheshin marrë
– Recesioni i kontinentit ka qenë e panevojshme të zgjatte kaq shumë sipas disa prej tyre e ndërkohë të kish dhe pasoja kaq brutale
-. Ajo duhet ti kushtonte më tepër vëmendje rolit drejtues dhe mantelizimit të vendit të saj në histori dhe ta drejtonte Evropën më me forcë.
Ajo është kryesisht për tu fajësuar për dështimin në përpjejkjet për të krijuar një bashkim të plotë bankar për zonën e euros, i pari nga shumë ndryshime institucionale për të cilat ajo ende ka nevojë.
Ajo ka refuzuar që të çojë opinionin publik, e tu shpjegonte votuesve të saj se sa Gjermania e nëse është për tu fajësuar për problemet në zonën euro.
Ajo nuk ka bërë aq sa duhet në vitet e fundit për reforma strukturore në vendet e Bashkimit Evropian.
Dhe ende ne besojmë se zonja Merkel është personi i duhur për të udhëhequr vendin e saj dhe kështu Evropa. Kjo është pjesërisht për shkak të asaj që ajo është: demokrat politikisht më të talentuar në botë dhe një bast shumë më të sigurt se kundërshtarët e saj majtiste. Ajo është e gjithashtu vlerë e padiskutueshme dhe personi më i përshtatshëm për momentin për të qenë lider i madh tre herë në të njëjtën orë: i CDU , Kancelare dhe lider i Evropës në këtë moment kur ka shumë nevojë.
Politikisht, shumë pak mund të krahasohen me zonjën Merkel. Shumë udhëheqës të tjërë e kanë ruajtur “shkelqimin mat gri në të errët “ ( e njohur për cilesinë e lartë të celikut) për një periudhë të shkurtër e më tej janë zhytur, përfshi këtu (Barack Obama dhe David Cameron të cilët ofruan shumë pranverë me ide e vetëm në mendje) dhe pa i bërë realitet, apo dhe Hollande.
Ndërkohë ajo ka mbetur ajo ka mbetur si popullore dhe e besuar. Dhe të mos nënvlerësojnë arritjen e saj në mbajtjen Evropën së bashku. Greqia nuk ka rënë nga euro; evropianët e veriut kanë paguar për të ndihmuar në përmirësim të situatës financiare; Spanja dhe të tjerët kanë bërë reforma të cilat pak mendonin se do të ishin të mundura të realizoheshin; ajo ndihmoi për të hequr qafe kllounë të tipit të Italisë si Silvio Berluskoni. Mbijetesa e euros deri më tani nuk ishte e pashmangshme.
Axhenda 2020 e Merkel
Në qoftë se zonja Merkel arrin të bëjë koalicionin e duhur , çfarë do të bëjë më tej ajo? Ka dy arsye për të menduar se ajo mund të bëhet një ithtar më i fuqishëm i reformave brenda vendit dhe jashtë tij. Është e qartë dhe e dukshme se instinktet e saj janë përgjithësisht në atë kahje. Në vitin 2005 ajo vuri si objeksion e realizoi disa ide të guximshme për reforma dhe shkurtime taksash, edhe pse shkaktoi kjo rënie të peshës së partisë së saj e kështu ajo përforcoi në këtë drejtim përkujdesjen e saj natyrrore. Në vitin 2009 entuziazmin e saj e uli shpejt fillimi e krizës së euros. Por në kushtet kur kriza zbehet dhe rritja në në Evropë jep frytet e saj të para , një mandat i tretë Merkel duke e parë në kompleks figurën e trashëgiminë e saj besoj se ajo do të punojë fort për ti bërë ekonomitë e Evropës më kompetitive dhe më rentabël e gradualisht për të funksionuar më lirshëm.
Asgjë nuk përfundon me fillimin e punës së kësaj qeverije të re gjermane se në të njëjtën kohë problematikat për tu zgjidhur e nevojat e rritjes e permirësimit në shumë sektorë privatë e publikë janë të mëdha e evidente.
Cdokush mund të mendonte për një moment se sa shumë kemi ne për të bërë kur ata që janë për momentin ne një nga nivelet më të mira në botë dhe përsëri kanë shumë për të bërë
Njeriu i cili për momentin kërkon që të bëjë të mundur riorganizimin e BE, dëshiron të ndërtojë një bashkim më të fortë financiar, për të nxitur politika më liberale, për të përfunduar në tregun e vetëm, për të rritur mirëqënien ,që dëshiron të mbajë brenda Unionit Britaninë, edhe pse jo me çdo çmim,e ndërsa ajo do të marrë përsëri kancelarinë , ajo do të jetë politikani më dominues i Evropës-Ajo është Angela Merkel. Beso se ajo do të mbahet mend si gruaja që e rriti e konsolidoi Unionin Evropian të vetmen alternativë shpresëdhnëse për të cilën aspirojmë ne shqiptarët.
Pergatiti Bashkim Tolaj
E VERTETE ESHTE KJO ,POR PER FAMEN E SAJ PO VUAN POPULLI I CILI PO
SHTRENGON RRIPIN CDO DITE NGA INFLACIONI.
Merkeli ne politiken e saja te brendeshme dhe te jashtem ka parasysh dy kufij (viza te kuqe ). Ne politiken e brendeshme eshte qe te shofi per cdo Moment, se si ecen barometri i opinionit te popullit gjerman.
Ne politiken e jashteme shikon me kujdes, se si reagon Franca per perobleme te ndryshme ne BE. Ajo e di se baza e BE-se eshte boshti Gjermano-Francez.
Merkeli mendon vetem, qe te qendroje sa me gjate ne pushtet. Ja nje shembull per kete.
Dihet, se ne vendet perendimore si Gjeramani, France, Angli, Zvicer dhe bile edhe ne Amerike ka nje ligj te “stabilitetit financjar” te kantoneve ( Zvicer ), landeve ( Gjermani ), shteteve ( ne Amerike ), sipas se cilit kantonet, Landet, shtetet e nje vendi, qe jane mire ekonomikisht duhet te ndihmojne nga ana financjare ( transferim i thjeshte lekesh ) ne kantonet, Landet dhe shtetet, qe nuk jane mire ekonomikisht. Ky ligj eshte ligji baze i shteteve me Kantone, Lande, dhe shtete Brenda nje shteti te madh.
Dihet, se BE eshte nje bashkim shtetesh dhe m.gj.s per BE nuk egziston akoma nje ligj i tille, Gjermania, e cila ka fituar shume leke nga futja e Euros, duhet qe nje pjese te fitimeve te saja tju a japi vendeve ne nevoje si Greqi, Portugali, France, Itali, Spanje etj.
E keqja eshte, se Merkeli nuk shef me larg se hunda dhe interesi i vet. Ajo e di, se shumica e popullit gjerman nuk eshte dakord per kete gje dhe prandaj ajo nuk e ben kete gje.
Merkeli ka harruar, se ne vitin 1953 ne mbledhjen e Londres, vendet perendimore i falen Gjermanise borxhet, qe ajo kishte per demshperblimet e luftes se dyte boterore. Ne vitin 1945 vendet perendimore ishin dakord qe Gjermania Perendimore te merrte pjesen me te madhe te ndihmes amerikane te PLANIT MARSHALL.
Ne vitin 1990 kur u be bashkimi i dy Gjermanive dhe kur Gjermania perendimore beri planin per ndihmen ekonomike per DDR, qe kerkonte qindra miljarda euro, vendet e Eurpes rand dakord, qe Gjermania te shiste bonot e saja te thesarit me norme interesi shume te ulta.
Te gjitha keto favorizime zonja Merkel i harroi dhe po ben gabimin, qe nje pjese te fitimeve nga futja ne Euro te mos ja japi vendeve ne krize.
Pervec kesaj, per daljen nga kriza bota njef dy shkolla : Shkollen anglo-saksone dhe shkollen gjermane.
Shkolla anglo saksone bazohet ne teorine e Kyenesit, qe shteti te marri borxhe dhe te beje investime publike per te krijuar vende pune, gje qe beri edhe Ruzvelti ne vitet 1933-1937 ne Amerike me planin “New Deal”.
Shkolla gjermane bazohet ne kursimin maksimal, gje qe u pa me se miri ne Greqi duke i marre shpirtin ekonomise greke e cila ka pese vjet dhe nuk po del nga kriza. Pikerisht kete shkolle, shkollen gjermane po i imponon Merkeli Greqiae, Italise, Frances etj.nepermjet paktit te stabilitetit. Pra nje politike jo solidariteti por nje interesi te ngushte nacjonal.
Prandaj, Merkeli po kritikohet shume edhe nga ish kanzelari i vjeter gjerman Helmut Schmidt, i cili thote se Gjermania nuk duhet te harroje kurre fatkeqesite, qe i ka sjelle Europes. Ai thote, se shpejt ose vone edhe Gjermania do paguaje faktin, qe tregu i importit per mallrat gjermane nga vendet si Italia, Franca, etj. po dobesohet gje qe do te thote, qe edhe eksportet gjermane ne kete vende Europjane do ulen.