Mazhoranca rrëzon dekretin e Nishanit. Fyerje mes Ristanit e Lutajt

11 Nëntor 2013, 12:23Politika TEMA

Mazhoranca, ashtu siç pritej, ka rrëzuar dekretin e presidentit Bujar Nishani për rishqyrtimin e aktit normativ.

Megjithatë, seanca e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me shumë debate, madje ka kaluar edhe në fyerje.

Deputeti i PS, Pirro Lutaj debatoi ashpër me kolegun e tij demokrat, Arben Ristani.

“Ju jeni palaço, keni damkën e përdhosjes së institucionit,” tha Lutaj.

Kurse Ristani u përgjigj duke thënë: “Keni shije të çuditshme si puna e kryetarit tuaj”.

Ndërsa deputeti Bashkim Fino tha se ka vërejtje ndaj kryetarit të Komisionit Fatmir Xhafaj pasi ai nuk ka marrë masa ndaj deputetit Ristani.

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, deklaroi se Nishani është bërë palë me Partinë Demokratike pasi ai ka sjellë të njëjtat argumente si PD-ja për të kthyer aktin normativ.

“Argumentet e presidentit, që nuk bëhet ndryshimi i një ligji me akt normativ, nuk janë të vërteta. Ka një lapsus në arsyetimin e presidentit, kur thotë që ligjet vijnë direkt pas Kushtetutës. Po të lexojmë Kushtetutën, ligjet vijnë pas marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara. Arsyetimet e presidentit nuk qëndrojnë pasi akti normativ është ligjor dhe kaloi me shumicë votash. Argumenti i Nishanit, që është prishur konsensusi ndërpartiak, nuk ka referencë kushtetuese, as ligjore. Presidenti ka mbajtur anën e opozitës, duke sjellë argumentet që më herët i ka sjellë e djathta. Propozojmë që të rrëzojmë dekretin e presidentit ndaj aktit normativ”, u shpreh Hysi.

Kurse deputetët e PD-së mbështesin qëndrimin e Nishanit dhe nënvizuan se një ligji i votuar me 3/5 nuk mund të ndryshohet me një akt normativ

“Argumentet që sjellin deputetët e PS-së janë abuzive”, tha deputeti i PD-së Arben Ristani.

“Kur vjen dekreti i presidentit, ky komision ka detyrë ta shqyrtojë. Presidenti thotë se akti normative është antikushtetues,” tha deputeti Eduard Halimi./ep

29 komente në “Mazhoranca rrëzon dekretin e Nishanit. Fyerje mes Ristanit e Lutajt”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Shkarkoni presidentin.

    1. henri says:

      Horri i bulevardit,
      Une jam dakord me ty, por fatkeqesisht presidenti nuk shkarkohe aq kollaj dhe konkretisht :

      ” Neni 90

      1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
      2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
      3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

      Neni 91

      1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
      2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. ”

      Ndoshta duhet shfrytezuar fakti se presidenti eshte ulok.

    2. kamera says:

      …shikoni Nishanin, tamam komiku Oliver Hardi qe ka humbur kile. Vecse vet Bujua nuk ka humbur kile po edhe ate cik mut mendje qe kish …

    3. BUJAR says:

      Kush e gjen dot se sa ka pi Ristani?

      http://goo.gl/VNMIOC

      P.S. Ky eshte rast i mire (sic thote Horri i Bulevardit) per te Rrezuar Jarin.

    4. neutral says:

      Thuaj me mire : Beni grusht shteti ! filloni gjyqet si me 1945-en dhe gjithçka shkon ne rregull. Keshtu e siguroni pushtetin per 50 vjet si baballaret tuaj.

  2. 1 000 000 shqiptare. says:

    bravo.

    ta shofe nishanlliu qe lekura nuk i vlen as sa e arben ristanit.

  3. astrit duli says:

    ky lutaj i bjen fyellit pa vrima siq i bjen edhe edi ……….

    1. hasan says:

      O Dule.Po me Ristanin mburreni akoma ore?Po nuk keni turp qe jeni hajditet me gjakftohte te te gjitha koherave.Pa therrisni kapeni hajdutin pale.HYYYYYYYYYYYYYYYYYY TURP.

    2. ardi says:

      dule,dule shkule qepe ,mbolle fasule…….u marte mortja juve me gjithe nishanin

  4. minushe says:

    KUR BEN NUMRA” EDHE RISTANI……KUR FLET AI PER SHTETIN E TE DREJTES…AI U LYE KOKE E KEMBE KUR U BENE ZGJEDHJET PER KRYETAR BASHKIE NE TIRANE…E ME PAS SI SHPERBLIM E BENE Z/V MINISTER,PER MUA ESHTE SHUME INJORANT KUR FLET….

  5. lule says:

    O minushe ! shume i vertete dhe i sakte mendimi Juaj .+ Sa shume ndere i ka bere shefi atij ndaj nuk pushon me se beri ciu ciu ….

  6. SHEME SHAPKA2 says:

    Po jo ciu ciu o Lule por ham ham.

  7. Gramoz says:

    NISHANI VEGLA E UTBASHIT SALI BERISHA DHE I BASHKON TESERA E KOMUNISTIT DHE REZIMI I DEKRETIT TE NISHANIT ESHTE TEPER E LIGJME ,POR DUHET TE HETOHET PER LOJRAT NE KAZINO ,NDERSA RISTANI PER MASKARADEN NE KQZ ,KU KA BERE KRIM ELEKTORAL ME DASHJE..

  8. Kapo says:

    Une di qe jane te pakten 8 raste qe presidenti Nishani ka aprovuar akte nomative te qeverise Berisha,akte te cilat ai sot i kundershton.
    Nuk jam ekspert te them nese akti nomativ eshte ligjor apo jo por ajo qe dua te theksoj eshte qendrimi i presidentit:dyfytyresh per ligje thuajse te njellojshme:Po per PD dhe jo per PS.
    Per kete them qe Presidenti nuk perfaqson unitetin kombetar por Pd.Sidoqofte nuk eshte i vetmi ne kete drejtim:Ka qene i tille edhe z.Rexhep Mejdani(per te mos folur per president S.Berishen qe ishte vet shkop dhe vet zot)

  9. Ustai says:

    Si ka mundesi qe ky popull te kete nje nga vendimmarresit, si z.Ristani. Ai zoteri eshte provuar dhe pranuar nga Europa si prishes i cdo lloj konsesusi te mundeshem, por edhe i ligjit,Kodit Zgjedhor etj. Dhe a e dini pse? Sepse shoku Sali e ka shpetuar nga burgu dikur… Z.Ristani nuk ka se si ti vije turp,te pakten tani qe ustai i tij e ka bere deputet, dhe eshte i detyruar te vjelle ate “lugen e corbesh se prishur”,bile gjithe jeten..Andej nga eshte ai, tregon se ka edhe probleme gjenetike,te cilat i manifeston, jo ne te ecurit me vrrap,por ne te menduarit me vrrap..Zoti ja falte corben e prishur!Le ti zgjedhe me mire restaurantet.

  10. henri says:

    Mendoj se ne kete rast ka vend per interpretim ka mbaruar kjo pune. Ne ato male rypa rypa nje here me Hype dhe nje here ta hypa zoti Ristani. Harrove se cfare poshtersishe bere ne zgjedhjen e Lulit ?

  11. Jashar kuca says:

    ……RISTAN E HALIM…
    KERKOJNE HAJDUT…
    DUHET T’U JAPIM..
    NJE KOVE ME MUT….E PO KJO PIKE E ZEZE,KAQ POSHTE PASKA RENE SHOQERIA JONE SAQE EDHE RISTANI ME HALIMIN KERKOJNE KALLEZA GRURI NE DEBORE?…TURP,TURP KUSH PO NA UDHEHEQ,KUSH VENDOS LIGJE NE EMRIN TONE…KUSH FLET NE EMRIN TONE…BO BO BO,SA DO TE ZGJASI KJO PUNE QE KRIMINELAT TE FSHIHEN NE PARLAMENT DHE TE FLASIN NE EMER TE LIGJIT.

  12. enver hoxhaj says:

    do fusni njeri ne burg apo kto kurva do i degjojme tere jeten keni respekt per 1.000.000.000 mbeshtetesit kunder ketyre plehrave te pareciklueshme,ose ne te kundert legjimitoni martesen e L.G.B.T

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Te perfaqsohesh me nje hajdut votash,si Ristani,eshte qesharake.
    Nuk mund te behet hajduti “shenjtor” !

  14. labi italy says:

    BRAVO GRAMOZ JE SHUME I SAKT ,PAK FJAL POR SAKT

  15. sheme says:

    Ti thuash Ristanit vetem hajdut votash eshte flete lavderimi.Me sa duket keni harruar qe eshte i denuar nga ish presidenti e kryetari i kesh.te larte te drejtesise Sali Berisha me 6 muaj per kontrabanden e naftes se vagonave te bllokuar ne Durres.Ky ish dhe shkaku i shkarkimit nga gjykata e Tiranes.Pra hajdutllekun nuk e ka te rastesishem.

  16. fieraku4u says:

    AHHHHH JARI JARI…..VETEM PROBLEM PO I SJELL SHQIPTARVE MORE JARI.

  17. ylli says:

    Nishani eshte nje partiak i semure, akoma e ndjek hija e Berishes dhe nuk eshte ne gjendje te shkeputet tij. Njeri pa personalitet dhe i paafte per rolin e presidentit. Mbi c’moral vepron kur nuk qe ne gjendje ti kthente asnje ligj Sali Berishes ne ikje, kur sovrani ja kishte dhene vendimin ne 23 qershor, p.sh pse nuk e ktheu mbrapsh ligjin per kalimin e SHQUP kur edhe shefi shtabit nuk e kishte firmosur, ose dekretin e shkarkimin e gjeneralave ne ditet e fundit te qeverise

  18. A T Z says:

    Neni 91, pika 1. Presidenti eshte i paafte ose gjysem i afte per te ushtruar detyren kushtetuese qe i kane ngarkuar.Dhe ky i yni i ploteson qe te dyja rastet e siperme.

  19. Kerpaci says:

    Dhisni mu ne President, sa pa ju dhier ai.

  20. Drejtesia says:

    Ristani dhe ai shejtani sali e kane vendin ne burg se po i pret zani i caushajve tu mesoj se si bie sapuni

  21. aetibr says:

    ore po kete pse nuk e shkarkojne per pa mudesi fizike ca e mbajn kot kete dordolec vetem itleri dhe saliu ve nje president te pamundur fizikisht dhe menderishte pse nuk bejn nje komision mjeko ligjor qe te bejn nje test paaftesie se ka deme shteti nga ky na paaftesie e tij ..

  22. genci says:

    po harxhoni kohen kot me dekretet e lolo-ulokut!edhe sa vota ju duhen per ta qerruar kete injorant qe eshte turpi i ketij vendi?bejini dhe shporreni paralitikun!ky edhe me stafin qe ka perdhosi institucionin.keshilltarin juridik e ngs plepat e durresit,kurse bamir topi kishte nje jurist si spiro peci.sa per ristanin ai njihet dhe me keta surreter edi rama eshte komod ne qeverisje.hajde lulush ;bravo per opoziten qe ben me ristanin dhe kac islamin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje