Protesta kundër armëve kimike shpërndahet nëpër disa qytete. Greqia kërkon nga Tirana të kundërshtojë

13 Nëntor 2013, 16:02Sociale TEMA

Protesta kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri është shpërndarë në qytete të ndryshme të vendit.

Përveçse në Tiranë, ku tashmë janë duke u mbajtur protesta të përditshme, protesta ka pasur edhe në Elbasan, Korçë, Fier dhe Lushnjë.

Protestuesit vijojnë që të kërkojnë fuqishëm nga ana e qeverisë shqiptare, që të mos pranojë shkatërrimin e armëve kimike siriane.

Por, kjo çështje ka shqetësuar edhe vendet fqinje.

Pas Maqedonisë, edhe Greqia është e frikësuar nga mundësia që armët kimike siriane të shkatërrohen në Shqipëri.

“Kathimerini” shkruan se lajmi që armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në Shqipëri, ka alarmuar qeverinë greke.

Greqia ka frikë se mund të preket edhe nga ajo dhe për këtë arsye qeveria e saj është duke ndërmarrë hapa diplomatike për ta ndaluar këtë zhvillim.

“Kathimerini” shkruan se Greqia, së bashku me vendet e tjera fqinje, kërkon që të bindë Tiranën të kundërshtojë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në territorin e saj.

E përditshmja greke shkruan se zgjidhja për këtë çështje mund të jetë që armët kimike siriane të shkatërrohen pikërisht në Siri, ku ka shkretëtira të shumta, sidomos në juglindje të saj. Fundja, sipas “Kathimerini”, armët janë të Sirisë dhe duhet të shkatërrohen atje, ose edhe në vetë territoret e pabanuara të SHBA-së dhe Rusisë.

31 komente në “Protesta kundër armëve kimike shpërndahet nëpër disa qytete. Greqia kërkon nga Tirana të kundërshtojë”

  1. fieraku4u says:

    MOS PRANONI LENDE KIMIKE….THUANI JO LENDEVE KIMIKE

  2. KADAFF says:

    ZGJOHUNI O DELE MILITANTE!
    NUK BEHET FJALE PER TIFOZLLEK PARTIAK POR PER JETEN DHE SHTEPITE TONA!
    PER EKZISTENCEN TONE!
    KUPTONI APO JO?!
    PO NGRIHEN EDHE FQINJET PERFSHIRE EDHE ITALINE!
    CFARE KERKONI QE TE ZGJOHENI QE TE COHEN EDHE PINGUINET E ANTARKTIDES QE TE KUPTONI SE ME CFARE RREZIKU NE KURRIZ TE POPULLIT PO LUAN QEVERIA?!

    1. Tiku says:

      Moamar Kadafi, berrtit sa te duash, ato arme kimike do vijne ne menyre te fshehur sa te zhduken lajmet ne media per kete teme. Ndoshta mund te them se kazanet me sarin mund te jene ne territorin Shqiptar ne keto momente qe po shkruaj.

      Po lajmin qe botoi tema mbi armet kimike Serbe qe ishin prezente ne Elbasan, a e mban mend? Po per ndotjen e metalurgjikut mbi Elbasanit per dy dekada rresht cfare do te thuash? Po per cunin e Rexhep Mejdanit qe turqit i kishin dhene titullin Efendi i Kurumit, cfare do te thuash? Mendime per muhabet jane keto. Me pak fjale, si Maloku Serbise dhe si Piktori Parisit, nuk pjerdhin shume se cfare mendon ti apo mendoj une.

      Maloku zbrazi buxhetin ndersa Piktori po mundohet ta mbushi ne kurriz te ambientit dhe shendetit te familjareve tane, per grupin e tij partiak.

      Tung nga USA.

  3. qytetari vlore says:

    shiko sa mire. keni dhe vellezerit tuaj greke qe po ju dalin ne krahe.

  4. Act now! says:

    Nje antipatik si Lubonja kishte bere nje shkrim brilant ndergjegjesues tek panorama.
    http://www.panorama.com.al/2013/11/13/pse-kemi-frike-se-do-na-e-sjellin-helmin-ne-shtepi/

    Mos te dekurajohemi nga lajmi se Edi me Amerikanet paskan rene dakort per importimin dhe demolimin e ketyre helmeve ne Shqiperi, sepse kjo smund te behet ne kundershtim me vullnetin tone te qarte.
    Sdo zgjase pa fund heshtja e qeverise dhe per te zeze te vet e ben nese e pranon, sespe ne sdo ti pranojme dhe ai do kete popullin kundra.
    Do plotesohet profecia e Berishes per te, por jo nga perseritja e skenarit te krizes ekonomike greke, por nga shperfillja dhe neperkembja e vullnetit te atyre qe nxoren ne pension Sali Brishen!
    Jepi pushtet dikujt ta njohesh si eshte. Ne i dhame dhe ja cna beri!

  5. ciku says:

    Kesaj i thone duajeni atdheun si Greqia Shqiperine! ?

  6. Mira says:

    Shume mire qe edhe Greqia shprehet kunder. Keto arme rrezikojne gjithe vendet fqinje.

    Nese vertet Rama eshte shprehur i gatshem per futjen e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi, kjo do te thote se ai eshte i papergjegjshem dhe i rrezikshem ne ate post qe mban.

  7. Atila says:

    Une jam militant i PS por jam absolutisht kunder shkatrrimit te armeve kimike ne territorin e Shqiperise per c’do arsye te mundeshme e te kuptueshme. Edhe sikur te kete 0% siguri shkaterrimi i tyre perseri jame kateegorikisht kunder. Kur ka shkretetira e vende te pabanuara sa te duash neper bote me duket i pakuptimte sjallja e ture ne nje vend si shqiperia ku gati c’do pellembe te banuar. Nese Rama do te kthehet ne Opozite pas 3 muajve qe mori drejtimin e vendit le te pranoje e me pas do ndeshet me rrevolten popullore edhe te atyre 1 milion votuesve te tij. Fakti qe vende shume me te zhvilluar e te sigurt se ne kane thene jo ta ben te pamundur pranimin e nje angazhimi te tille. Megjithate jam i bindur se Qeveria dhe Kryeministri nuk do e pranojne kete proces fale ndjeshmerise se publikut dhe ndergjegjes se tyre.

  8. lenci13 says:

    Po nuk i cuam edhe pasi te jene cuar ne kembe pinguinat e Antaktides qe permend KADAFFi,e kemi hak bomben berthamore…

  9. lenci13 says:

    Po nuk u cuam edhe pasi te jene cuar ne kembe pinguinat e Antaktides qe permend KADAFFi,e kemi hak bomben berthamore…

  10. luli says:

    hiqeni nga mendja. mund te dilni ne protesta e rama te jape doreheqje. do vije tjetri. dhe do ti pranoje. nuk qendron problemi ne vullnetin e rames apo politikaneve shqiptare. U S A . keta jane qe duhet te zhduken.

  11. askushi says:

    Kesaj i thone qe greku esht me i mençur. I thote Siris, Amerikes,Rusis keni shkretetira pa fund, ku beni prova bombat atomike, atje dhe zberthejini.
    Une per vete nuk kuptoj do ti hedhin keto bomba kimike ne Shqiperi apo do ti zberthejme.
    Ne se i zberthejme jemi ne gjendje ta bejme kete pune apo jo.
    Bombat kimike deri sa te vine tek ne, mos pellcasin ruges, pra me mire do te ishte Siria, ka dhe shkretetira.
    Po pellciten te ne per gabim njerezor, çfar do te ndodhi.
    Keto spjegime kush do te na i japi.
    Sot njeri tha ne miting per ket pune:”jam nga Laçi dhe rofte Shqiperia etnike.” Me gjeni lidhjen: 1-armet kimike 2-Laçi 3-Shqipria etnike.
    Shume po flasin perçart.

    1. kunji says:

      pergjigja eshte shume e thjeshte:
      superfosfati i Lacit ja ka cuar trurin per lesh, me e pakta qe i ka ndodhur …

      1. kunji says:

        Laciani ka dashur te thote:
        Po armet kimike? Gjejeni vete me rregull treshi!

  12. Duam jeten says:

    Protesta Protesta rezistence JO LHL vetem populli tani mund te shpetoje vendin

  13. Act now! says:

    Rama foli prape per armet kimike (pas keshilles se Meros mbreme) dhe tha qe kot po trembemi se na kane genjyer se ato jane te rrezikshme. Madje ai shkoi dhe me tej, duke “na bindur” se pas demontimit te helmeve siriane, ambjenti yne do te jete me i paster nga c’eshte tani.
    Por megjithese foli rreh 30 min vetem per kete ceshtje, nuk tha asnje fakt te vetem konkret se kush e ka bere propozimin, cfare helmesh do vijne, sa do vijne, kur parashikohet te vijne, ku do demontohen etj etj dhe cfare eshte me e rendesishmja a do ta marre ne konsiderate vullnetin e qytetareve shqiptar perpara se te thote po apo jo.
    Sic e thashe dhe dje transparenca behet para vendimmarrjes, pasi pas vendimmarrjes transparenca eshte demagogji dhe ne thelb teresisht e pavlere!

  14. Ne says:

    Larg duart nga Shiperia jemi vend i vogel per te bere pune kaq te rezikeshme

  15. Ne says:

    PROTESTA. PROTESTA. REZISTENCE

  16. Aron says:

    Kushdo e ka te qarte, se rritja e influences amerikane ne kete vend eshte armikja me e madhe e interesave greke ne Shqiperi.

  17. Kriptim i dëgjuar... says:

    Analizë kasandriane:

    Kryeministrit shqiptar,Edi Rama, z.Kerry i telefonoi për një cështje kapitale dhe ishte i sigurtë,pas dekriptimit që i kemi bërë bisedës 30 minutshe me aparatura superpergjuese. Garancia:

    -Pranoni demontimin e helmeve të Asadit,(pasi e kemi të vështirë në vende të tjera) të zgjidhin cështjen e drejtë të shqiptarëve të Camërisë me qeverinë e rrënuar greke. Perafrojmë idenë e presidentit W. Winson, për Shqipërinë reale,por pa kufijë shtetesh rajoni,duke rrëzuar Murin mes shqiptarëve kudo ku jetojnë nën shtete të tjera ballkanike.E bindur,më në fund edhe Rusia!…”

    -Garanci demolizimi 100 përqind, zero probleme dhe punësim i garantuar për 50 vjet shqiptarëve,pasi pas Asadit do të kemi Iranin, por dhe Izraelin!

    -Vetëm 0.1 përqind rreziku i helmimit të popullsisë,nga gabimi njerzor dhe pak më i lartë nëse grupe talebanësh sulmojnë pikat e demontimeve…

    -Rilindje nuk mund të ketë pa SHBA,Rusinë dhe Anglinë! Në Jaltë jo kotësisht e lamë të pacaktuar,Shqiperinë,pasi u vendos si vend provash të politikës botrore dhe kushinetë mes Perëndimit dhe Lindjes! Berishës ja thyemë përjetsisht sqepin e kuq, dhe pse e lamë të pijë me sqep pjatën tonë të sheshtë!…

    -Duhet të heshtësh më shumë se të flasësh duke testuar opinionin që ne kemi arsyen të mos e dëgjojmë!…Në cdo moment të jemi solidarë dhe në korrent kriptimi!…OKAY?

    1. Thika says:

      JO ARMEVE KIMIKE!

      1. Propozimi duhet hedhur poshte katerciperisht vetem per hir te faktit qe eshte propozuar nga Rusia kur ne krye te OKB ishte serbi Vuk Jeremic.

      2. Rreziku i helmimit te popullsise qe gjoja paraqitet si 0.1% matet me parametra te ndryshme. Fizibiliteti i ketij projekti eshte thjesht teori e pabazuar ne eksperienca reale pasi eshte nisma e pare nderkombetare e ketij lloji.

      3. Rilindjen ne e patem me 1800 dhe asokohe nuk kishim as Rusi, as SHBA, e as Angli ne krah te rilindasve qe t’i frymezonin per hedhjen e themeleve te ketij kombi.

      4. Amerika nuk mundet te zgjidhe problemin e Shqiprise Etnike kur lobi i saj cifut ne Amerike po deshton ne Siri dhe Iran.

      5. Amerikanet jane te deshperuar qe armet te hyjne ne Shqiperi dhe po gjejne cfaredo lloj arsye derisa flasin edhe emer te moralit: “Por SHBA, Rusia dhe të tjerët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Disa menduan se kjo do të shihej si diçka pozitive për Shqipërinë. Bota do të shikonte në këtë rast vullnetin e mirë politik të Shqipërisë, do të shikonte kontributin e saj për heqjen e kërcënimit të armëve kimike, do të shikonte se ajo po bën diçka të mirë për sigurinë botërore”.(CHARLES DUELFER per Zerin e Amerikes)

      6. Mos u beni karrrema te politikes se poshter te fuqive te medha.

      7. Fronti yne eshte Greqia pasi ajo ka ligjin e luftes akoma me ne; eshte Serbia pasi nuk ka kerkuar falje per krimet ne Kosove dhe nuk njeh pavaresine e saj; Maqedonia neperkemb akoma shqiptaret ne Maqedoni.

      8. Fronti yne i luftes nuk eshte Siria, madje nuk eshte as i popullit te thjeshte Amerikan, por vetem atij Izraelit. Ne nuk marrim asnje lloj placke lufte prej Sirise. Nga konfliktet ne Lindjen e Mesme vetem kemi importuar muxhahejdin Iranian.

      9. Ne kemi problem me muxhahejdinet qe po kthehen nga Siria te rekrutuar prej “Shoqatave bamirese” Turke. Imagjino nje Shqiperi me arme kimike dhe muxhahejdine qe kthehen nga lufta per xhihad?

      10. Nese behet kjo Shqiperia do behet “han me dy porta” ku dp gelojne “ekspert” nderkombetar perfshire ketu ata Rus pse jo edhe Serb.

  18. ra ta si says:

    Besoj se Rama do te marre vendimin e duhur ,si te gjitha vendimet qe ka marre keto 50 dite.Pas mbarimit me sukses te ketij operacioni saliu dhe kelyshet e tij ,por edhe padronet e tij greko serbe jane te mbaruar politikisht ne shqiperi.Ec drejt o Ed dhe mos u merr me injorantet .

  19. BERISHA DHE BASHA LARGOHU. says:

    Mendoj se Greqia nuk ka te bej me Shqiperine, e kam mbeshtetur Greqine ne disa rruge, por nuk mund te mbeshtes Greqine kur e tepron me futjen e hundeve tek repulika e adreatikut sic eshte vendi im Shqiperia. Komenti u be nga iPhone!

  20. Vucidol says:

    Eshte e vertete qe USA dhe Rusia kane shkretetira etj,por kane popull dhe jo turma dhe Esat Toptaner

  21. mrekullia19 says:

    eshte shume e thjeshte …THEMI JO , SEPSE NUK MUND TE RREZIKOJME KAQ SHUME , edhe vete ata qe na e propozojne e kuptojne kete…

  22. juristi says:

    Duhen te ngrihen te gjithe pa dallim partie kunder armeve kimike se kjo gje seshte pune partie por eshte per gjithe shqiperine,pasi te mbyllet kjo pune,athere qeveria te merret me korrupsionin, punesimin pastrimin,denimin e ish qeveritarve qe kane dosje,etj,ne qofte se nuk thote dot jo RAMA te jape dorheqjen e te shpalle zhgjedhje te parakoshme,te mos harrojme se edhe italia-greqia jane kunder ,nqs thote po kemi te bejme me nje kryeminister te korruptuar, koke e kembe,ashtu sic i kishim dyshim qysh ne fillim te heres.

  23. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-se i mungojne autobuzet e arsimit,per te derguar “protestuesit” ne Tirane,ka zgjedhur tubimet ne rrethe,nuk jep 50 mije leksha.
    Para shkaterimit te LHL,duhet te shkaterohet Berisha !
    Ky eshte gjarperi me helmin me te forte,qe ka shkateruar dhe do shkateroj Shqiperine.

  24. asllan Gjeka says:

    kjo eshe endra e Greqis dhe e Rusis qe ta eliminoj popullin ma te vjeter ne Ballkan ju lutem te gjith Shqiptarve qe mos ta lejoj ket akte jo njerzor te lihet te behet ne Shqipri

  25. tol francezi it says:

    duajeni atdhehun, si kryeministri ameriken,ne jemi popull i lodhur ,dhe neperkembur nga politikanet tane te shitur.

  26. toni says:

    “JO” armeve kimike.

    Edi Rama – Turp te kesh, nuk e meriton voten e 1 milion Shqiptareve qe iu premtove jo plehrat por tani po merr mbetje te rrezikshme industrial. Kur vijne mbetjet kimike nuk mund te dalesh me I paster se s’ishe, peshigja duhet te ishte “Jo” e prere. Leri brockullat se nuk ka rrezik, etj, lere popullin te vendose per veten. Turp hipokrit, kurre nuk voton me njeri nga familja ime per ty ne kete jete.

    Nga NATO te takon vetem 1/28 e pergjegjesise sepse jane 28 vende anetare prandaj mos genje.

    Kryetari I OKB propozon te shkaterrohen ne Siri kurse laviret e politikes Shqiptare ftojne te shkatterrohen ne Shqiperi.

    Asgje nuk te pengon te thuash “JO” pervec servilizmit tipik te politikane Shqiptare per karrige. Asnje nuk I do mbetjet nga vendet e NATOs, eshte e kuptueshme pse.

  27. timi says:

    KETA DERRA POLITIKAN DO VENDOSIN NESE JETOJME APO VDESIM??? I THONI JO O POPULL KESAJ QEVERIE KUKULL.DO VENDOSIM EDHE NE NJE HERE PER FATET TONA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje