Siriania: Ngrihuni në protesta sa nuk është vonë

14 Nëntor 2013, 09:08Sociale TEMA

Aliaa është një vajzë nga Siria, e cila ka vendosur që të marrë pjesë në të gjitha protestat e shqiptarëve kundër armëve kimike.

Ajo nuk e ka aspak problem që të pohojë se helmi sirian është i rrezikshëm dhe u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen të gjithë në këmbë për të mos lejuar importimin e armëve në Shqipëri.

“Unë kam tetë vjet që jetoj në Shqipëri. Unë e di se tani shqiptarët i urrejnë sirianët, madje më urrejnë edhe mua. Por, unë dua t’u them shqiptarëve se populli sirian është viktimë, ashtu si edhe populli shqiptar. Për këtë arsye dola në protestë, për t’u treguar shqiptarëve se populli sirian ka tre vjet që proteston për të drejtat e tyre dhe ende vazhdojnë që të vriten, prandaj edhe populli shqiptar duhet të ngrihet në protestë sa nuk është vonë. Unë në protestë mora pjesë, e para si nënë e dy fëmijëve, e dyta se tashmë jam shtetase shqiptare dhe jetoj këtu dhe e treta, sepse unë jam kundër armëve kimike”, thekson ajo për GSH-në.

Ajo tregon se “në Siri askush nuk di asgjë për armët kimike, ka një mungesë informacioni nga të gjithë. Unë kam kontaktuar edhe me përfaqësues të mediave, ‘Al-Jazeera’ apo të mediave të tjera dhe të gjithë më kanë thënë që nuk kanë informacion për armët kimike apo se ku do të shkojnë ato, aq më tepër që nuk e dinë nëse do të vendosen në Shqipëri apo jo. Por, të gjithë e dinë se armët kimike nuk do të lihen në Siri për shkak të rrezikut që ato kanë dhe që kanosin edhe fqinjin e Sirisë, siç është Izraeli, “fëmija i përkëdhelur i Amerikës”.”

Ajo sjell në vëmendje gazin që u përdor në Siri nga forcat e presidentit, teksa tregon se “u përdor gazi sarin dhe të gjithë i kemi parë ato pamjet e njerëzve që vdisnin të mbytur nga gazi, të fëmijëve të vdekur dhe prandaj unë kam dalë në protestë që ato armë të mos vijnë këtu”./A.XH

19 komente në “Siriania: Ngrihuni në protesta sa nuk është vonë”

  1. dada says:

    Mos eshte si ai gazi qe leshoi Berisha me 21 Janar?

  2. nasruddinhoxha says:

    PSE BOSAT SHQYPTARE I SPJEGOJNE ME KONSPIRACIONE ARMIQESORE DISFATAT E TYRE NE DREJTIMIN E SHTETIT?

    Enver Hoxha gjate gjithe kohes se sundimit te tij gjakatar e shikonte Boten si nje Konspiratore dashakeqase ndaj Shqypnise dhe kete fantazi te trunit te tij sadist ja futi brezave te komunisteve fanatike qe edukoi per vite me radhe.

    Vetkputohet qe Sali Berisha si PJELLA e Partise se Punes nuk mund te dilte kaq kollaj nga origjina dhe te Konspiracionit Boteror u be pjese e pandare e ideollogjise se tij te drejtimit. Ketu mund te permendim se si plane te Konspiracionit Armiqesor u cilesuan:

    – PIRAMIDAT FINANCIARE TE RIDVAN BODES
    – VRASJA E AZEM HAJDARIT
    – VRASJA E REMZI HOXHES
    – AFERA MAFIOZE E GERDECIT DHE E TRAFIKUT TE ARMEVE DHE MUNICIONIT.
    – PUCI I 21 JANARIT NGA PRESIDENTI DHE KRYEPROKURORI NE 21 JANAR

    Qe te dalim ne teme. Deri ketu OK! Por Edi Rama me te marre pushtetin ne tepsi filloje te shikoje edhe ai fanepsje dhe halucinacione si te gjithe BOSAT e tjere per konspiracione dhe propagande armiqesore ne kushtet kur ka kollofitur tere votat ne Parlament dhe mund te drejtoje shtetin si nje BOS i plotfuqishem. Pse atehere ky depresion total ne sjelljen e Edi Rames si BOSI i mirepritur i shqyptareve? Kjo eshte enigma qe nastradini do te mundohet ta zhbirioje me pak fjale.

    Edi Rama gjeti nje shtet te renuar me financa totalisht te zbrazura nga Saliu dhe banda e tij dhe ne vend qe si nje BOS apo LIDER i pergjegjshem te dilte dhe t’u thonte jo vetem idhtareve te tij por te gjithe shyptareve me dore ne zemer:

    NUK MUND T’I MBAJ PREMTIMET ELEKTORALE SE SALIU KA GROPOSUR SHTETIN!

    ai preferoi te luaje rolin e SKUTHIT dhe te kerkoje zgjidhje jo parimore dhe antikombetare per te siguruar LEKA ne afera te pista sic kane bere te gjithe BOSAT e tjere ne historine me te re te vendit tone. Dhe ja qe dolem te Aleati Strategjik qe po kerkon si cifuti ne shkretetire te depozitoje LHL-te e llahtarshme te Asadit diku ne Bote, por qe nuk po gjen ASKUND ne Bote. Ne kete moment ja bef dhe del ne skene Edi Rama dhe i thote Aleatit Strategjik papyetyr ASKEND, as ne vendin e tij dhe as jashte vendit:

    UNE JAM GADI!

    Dhe Aleati Strategjik thote se kur ka nje BUDALLA te tille qe del VULLNETAR qe te perballet me LHL-te e tmerreshme te Asadit kaq lehte pa bere pazar fare per LEKA apo per FITIME pse te mos ja cojme LHL-te problematike ketij DALLKAUKU te ndershem. Keshtu u tha dhe keshtu u be dhe cdo gje u qep kohe me pare ne terrin e nates. Por ja qe doli nje problem si KOCKE E FORTE dhe keta jane me miliona shqyptare qe vigjilojne ne bllogjet e internetit me kompjuteret e tyre dhe qe e kapen Edi Ramen me “presh ne duar” bashke me Avrizune dhe i zbuluan mareveshjen e tij te rezilit per te shitur Vatanin per “dy aspra” sikur te ishin xhambaze kuajsh ne Peqin.

    Prandaj ceshtja eshte se Vatani qe eshte rrezikuar nga budallalliku prej injoranti patollogjik te kryeministrit Edi Rama qe ka dale si GARIB para Botes dhe ka pranuar vullnetarisht qe ta beje Shqypnine si HALE per LHL-te e llahtarshme te Asadit dhe nuk ka te beje fare me KONSPIRACIONE ARMIQESORE te Botes se Madhe ndaj Shqypnise se Vogel qe pak veta e dine se ku bie ne harte. Pse e ka bere kete Edi Rama? Vetem ai e di sepse eshte futur prej kohe si SKUTH ne brimen e miut dhe po ben marreveshje me Avrizune tek “Fusha e Zeze” ku ndajne LEKAT hajdutet. Pak a shume sic beri Saliu me ambasadorin famoz Withers per Gerdecin.

    1. valter says:

      e sakte nastro, komentet e tua duhet ti nxjerri Merua si artikuj…

    2. Xhek says:

      @ nasruddinhoxha
      Nuk po kuptoja kush ishte lajmi ai siper apo komenti juaj, dukesh qe ke vullnet qe shkruan 2 faqe koment dhe i sugjeroj redaksise te hap nje rubrike posacerisht per ty. Nuk e kuptoj gjithe kete sensibilizim dhe vullnet qe po demostrojme kundra nje procesi qe edhe nese do behet, do behet ne menyre super te kontrolluar. Po jetojme cdo dite nen efektin e kimikateve me te rrezikshme se armet Siriane, po konsumojme ushqime dhe ilace te skaduara, jane shkatruar hapesirat e gjelbera dhe cdo gje tjeter. Pyes veten, KU KEMI QENE DERI DJE? Nuk jam pro ardhjes se armeve kimike por jam kunder indiferences sone si popull ndaj shume e shume problemeve te tjera shume here me te rrezikshme se keto arme dhe me te cilat perballemi cdo dite.

    3. ermal says:

      ky koment vlen sa tre gazeta!

  3. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Jam i sigur se çdo vonese e Edi Rames per ti thene Jo ardhjes se armve kimike ne Shqiperi do te beje qe protestuesit te kerkojne DORHEQJEN e tij.
    Edi Rama deri tani ka folur si nje politikan DJALLZOR dhe jo si nje Kryeminister i pergjegjshem

  4. Chemical brothers says:

    Aliia e Sirise : E ke gabim se shqiptaret nuk kane marre inat popullin sirian dhe ty personalisht.

    Ne ne fakt nuk kemi frike nga armet kimike se ne tashme bashkejetojme prej nje kohe te gjate me ndotjen e ajrit, ujit, ushqimeve dhe te ambientit.
    Tek ne e dashur Allia te presesh pyjet sikur pret barin dhe te mos i zevendesosh eshte nje sport kombetar, te hedhesh plehrat vend e pa vend perseri eshte sport kombetar, te ndertosh ne toke bujqesore dhe ne troje publike eshte perseri sport kombetar, te zaptosh plazher publike dhe te mos kesh mundesi te shtrihesh ne rere se te vjen tjetri dhe te kerkon 5000 lekshin perseri eshte sport kombetar, te hash ushqime te pakontrolluara perseri eshte sport kombetar.

    Zhvillimi i vrullshem i ketyre sporteve ka pasoja ne sjelljen ndaj ambientit, tokes qe na lane te paret tane dhe rezultati : jetese kaotike, zhvillim kaotik ekonomik dhe shtim ne permasa te frikshme te rasteve me kancer.

    Po atehere perse kemi kaq shume frike nga vdekja e shpejte nga ndonje aksident i armeve kimike dhe nuk kemi frike nga vdekja e sigurte e ndotjes qe i kemi shkaktuar vete ?

  5. populli says:

    Rama kujdes me kete gje. Kujdes se 1.000.000 votat qe te dha populli ne kuti, mund te kthehen ne 1.000.000 vota ne rruge dhe ku tu pa pastaj.

    Respekto popullin se vetem ke per te humbur nga kjo histori. Do humbesh vete dhe do humbi dhe populli. Ai qe fiton pike ne kete gje vetem kriminelet fitojne.

    Nato te kthehu krahet, fqinjet te gjithe te kthyen krahet, populli po sensibilizohet dhe sduhet te vazhdosh me kete loje te rrezikshme.

    Ameriken e duam, por jo ne kurriz te gjerave kaq te medha dhe qe kane rruge te tjera zgjidhje. Ne skemi force ta perballojme kete presion kaq te madh.

  6. korcari says:

    Kjo siriania duhet te jete budallaqe me duket. Ne vend qe te jete per largimin e artmeve kimike nga Siria ku po i vritet populli i saj ben demostrate qe te mos ikin nga Siria. Pra sipas asaj lendet kimike le te rine ne Siri dhe te perdoren nga Asadi kunder popullit Sirian.mendje mendje kjo dynja.Ka ndonje tja spjegoje kesaj budallaqeje se po proteston ne te kunderten e asaj qe eshte ne interes te popullit sirian

  7. era says:

    Zgjohu Edi Rama.Harram vota qe te dhame me 23 Qershor.Me keqardhje e them po ke per te rene shume shpejt.

  8. henri says:

    Respekt per nenen siriane te dy famijeve me emrin Aliaa. Mendoj, se ajo duhet te jete e sigurte, se asnjeri ne Shqiperi e urrejne ate dhe popullin trim sirian. Perkundrazi.

  9. bregdeti says:

    Nastradin,
    Si mendon ti,se Rama nuk e dinte ne c’gjendje ishin ekonomia dhe financat shqipetare ne kohen kur bente ato premtime pompoze te tipit te “luges se floririt”.Ne kryesine e partise se tij ay kishte nje ekip te tere qe mirrej me keto probleme.Pastaj,ne kohen e internetit ka nje mori menyrash dhe mundesishe per tu njohur me gjendjen financiare dhe ekonomike te cdo vendit nga cilido i interesuar e jo me tevendit tend,vecanerisht nga nje kryetar partije i etur per tu bere kryeminister.Kush eshte ay naiv qe nuk arrine ta kuptoi propoganden e cfrenuar nihiliste e te”renimit” te perdorur nga Rames,pervec cave si puna juaj nastradinhoxha,megjithese te kemi ditur per te zgjuar.Vetem te verberit nuk arrijne ta kuptojne se gjate qeverisjes 8 vjecare te PD-s,shqiperia eshte ndertuar si asnje here ne historine e saj,(pervec sukseve te papara ne fushen nderkombetare)e jo rrenuar sic uluret Rame dhe e mbeshtet tarafi juaj.Kete do ta konfirmoi historija e keti vendi,pamvarsisht urrejtjes apo deshirave tuaja…
    E di si eshte puna me Ramen dhe me ju qe ne pergjithesi i mbani ison?Njelloj si me E.Hoxhen:Akuzonte pa pushim per “satrap” mbretin Zog,nderkohe qe vete ishte shderruar ne nje perbindesh te pa krahasueshem kunder cdo qelize lirije mendimi e tj.,….

  10. A says:

    Falenderoj ate pjese te popullit qe po ngrihet kunder importimit te armeve kimike per tu shkaterruar ne Shqiperi. Falenderoj dhe respektoj mendimin dhe shqetesimin qe shfaqen Italia, Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Kroacia. Por, falenderoj edhe femren nga Siria ALIIA, qe njeh me mire se asnje tjeter nga shqiptaret situaten dramatike dhe tragjike qe ndodh ne vendin e saj Siri.
    Larg politikaneve dhe pushtetareve shqiptar me mendime perverse te tipit SALI BERISHA, LULEZIM BASHA, JOZEFINA TOPALLI (COBA) etj, qe i perkasin Partise personale dhe private “demokratike” te SALI BERISHES.
    Nuk na duhen mendimet, idete, veprimet dhe perkrahja e nje perversi, e nje vagabondi dhe nje horri shteti si SALI BERISHA. I cili per 13-te vjet sa ishte ne pushtet vetem gjera makabre, vrasje, kriminalitet na solli si firmat piramidale, vitin e mbrapshte 1997, vrasjet e mshehura te Remzi Hoxhes dhe Azem Hajdarit, shperthimin apokaliptik te Gerdecit, kontrabanden e karburantve per te ndihmuar Serbine, shkaterrimin e gjithckaje qe prodhohej nen teorine “terapia e shokut dhe ekonomia zero”, faljen e ujrave territorial Greqise, importimin e plehrave. Prandaj SALI BERISHE, debil dhe maskara i paskrupullt larg duart nga kjo levizje se nuk njihesh per burre i mire, por njihesh si horr dhe vagabond ne shtetin shqiptar.
    Tani, per EDI RAMEN, shume fjale te bukura pate perpara zgjedhjeve 23 QERSHORIT 2013 dhe per kete te dhame edhe voten. Por, tani qe je ne pushtet, qe je kryeminister, po i shket fjaleve dhe po shikojme dhe ndigjojme vetem fjale prej teje. Fjale shume dhe aspak pune e vepra.
    Ky veprim po nxjerr ne drite qe je politikan pervers.
    ME KETE PROTESTE ESHTE EDHE ZGJIMI I PARE I SHOQERISE SGHQIPTARE E CILA PREJ 23 VJETESH ISHTE NE GJUME LETARGJIK.
    Familjen, shtepine e mbron kryefamiljari dhe familja e tij dhe jo komshiu dhe akoma me larg.
    Gomarin e nxjerr nga balta dhe bataku i zoti.
    Prandaj ka ardhur koha mjaft me keto politikan dhe pushtetar te papergjegjshem dhe te paskrupullt qe per pasurim dhe interesa te tyre se kane problem te shesin popullin e tyre dhe pasurite kombetare te shtetit te tyre.

  11. beso says:

    me çfare zanati merret kjo Alia?Jo per gje,por kapni ndonje kamarier sirian dhe merrini mendjen per çeshtje te natyres kimike.Hajde gjykim hajde!

  12. erjon says:

    Shqiperia nuk ka asnje lidhje me armet kimike ruso-siriane.
    Amerika ka mik per mbi mik me Izraelin.
    Izraeli eshte vend fqinje me Sirine.
    Eshte Izraeli qe perfiton nga zhdukja e ketyre armeve.
    Amerika per keto arsye duhet qe armet kimike ti shkaterroje ne IZRAEL.

  13. melja says:

    Turp .turp,turp per protestuesit qe ne kete rast behen vegel e Berishes.Ky kafshe kerkon te shpetoje nga burgu bashke me kriminelat e kabinetiti te tij.Popull injorant,pa shtylle kurrizore,idiote,me vjen turp qe jam shqiptar.Manipulohet ne nje fare feje qe tregon nje popull pa taban,dembel,jo i sakrifices,qe rri gjithe diten kafeneve dhe vegjeton.TURP TURp TURP.

  14. Te gjithe says:

    Keto protesta duhet te jene me te fuqishme se ato te piramidave tani duhet te mbrohet jeta ne breza

  15. FENOMENI says:

    Nuk besoj se ndonjeri ketu eshte bere pishman per voten qe i ka dhene Edi Rames,nuk behet njeri pishman mbi hipotizime dhe llafe pazari,deri tani Edi Rama ka bere ate qe prisnin votuesit kush nuk ka sy me pare mos te shohe.

  16. boikeni says:

    RESPEKT DHE SOLIDARITET PËR POPULLIN SIRIAN.RESPEKT PËR PJESËN DËRRMUESE TË POPULLIT SHQIPTAR QË U NGRIT DHE I THA “JO” POSHTËRIMIT NDËRKOMBËTAR DHE U NGRIT NË KËMBË NGA PRISHTINA DERI NË KORÇË.PO I THOTË “JO” INTRIGËS KIMIKO-MAFJOZE ÇDO BASHKËSI SHQIPTARE NË EUROPË.VAZHDOJMË ME KËTË PRESION MBI KLASËN E PANGOPUR POLITIKO-SIPËRMARRËSE DHE TË DEMASKOJMË DHE GAZETARËT PUSHTETARË.ATA KANË PUSHTETIN NE KEMI LIGJSHMËRINË….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje