Të majtët kanë pjesë të programit të tyre qeverisës, shëndetësinë falas për gjithë shqiptarët. Ky premtim do të kërkojë edhe disa kohë.
Por ndërkohë hapa të tjerë po hidhen për të “kuruar” vetë sistemin shëndetësor, për të cilit ankohen pothuaj të gjithë.
Qeveria ka ndërmarrë nismën “Thuaj PO Shqipërisë”, që synon të marrë mendime, por edhe të rikthejë në atdhe mjekët e suksesshëm të diasporës.
Kryeministri Edi Rama Rama u shpreh se do të bëhet gjithçka për t’i dhënë fund agonisë në sektorin e shëndetit mjekësor.
“Pres prej jush që të na ndihmoni. Duam të ndërtojmë një shërbim kombëtar shëndetësor të denjë. Duam që së bashkë me ju të bëhemi një trup i vetëm në këtë qëllim kaq madhor. Ky bashkëpunim duket i ndarë në dy kantierë të mëdha; ata brenda Shqipërisë dhe ata jashtë Shqipërisë. Jemi përballë një shumëllojshmërie aktorësh brenda dhe jashtë vendit, që janë pjesë e një vendi si ky i yni me përmasa shumë të vogla po me histori të gjatë emigrimi, histori që secili prej jush i ka kthyer në histori suksesi, edhe të atyre që nuk janë sot këtu edhe pse dëshirën e kishin të madhe”, iu drejtua kryeministri mjekëve të mbledhur në një takim në Pallatin e Brigadave.
“Jemi në një gjendje emergjente dhe çfarë do që bën sot, influencon ato që do ndodhin nesër”, theksoi kreu i qeverisë.
“Autonomia e spitaleve sjell një lloj organizimi spitalor dhe shërbimeve që mund të krijojë hapësira në fusha të ndryshme si ky i sotmi, kontribut të mjekëve shqiptarë me eksperiencë jashtë vendit dhe studentëve shqiptarë po jashtë vendit, që nuk numërohen dot. Rritja e vazhdueshme e transparencës është një kusht për të pasur sukses dhe një kurë e domosdoshme. Transparenca duhet të jetë te planifikimet dhe akreditimi i institucioneve spitalore,” tha Rama.
“Është e sigurt në këndvështrimin tonë se, përfshirja juaj dhe përparësia që duhet ti japim rritjen së rolit të profesionistëve të Shqipërisë janë një domosdoshmëri që kura të funksionojë. Ju e dini më mirë se unë, se ne se shumica nga ju rrugën drejt suksesit e ka nisur nga këtu dhe ajo që ka ngelur nga koncepti spital, janë një dorë mjekësh që nuk e kanë braktisur misionin human dhe pasionin që kur ishin të rinj i ka çuar drejt bluzës së bardhë. Bashkë me ta, ju jeni shprehja më e qartë e një shoqërie që ruan një të nesërme ndryshe për këtë vend. Një e nesërme që nuk mund të jetë e mirë nëse nuk kurojmë sektorin shëndetësor. Të gjithë bashkë e dimë se, pjesa më e madhe e baballarëve të mjekësisë shqiptare kishin mundësi që të punonin atje ku u shkolluan dhe të bëheshin mjekë të parë, por erdhën në Shqipëri”, deklaroi Rama.
“Duket si realitet poshtërues për çdo shqiptar krahasimi me spitalet që kemi me ato struktura modeste, por shumë të pastra të kohëve kur në Shqipëri lindi sistemi shëndetësor shqiptar, falë etërve themelues të sistemit shëndetësor shqiptar. Janë ato mrekullira që më bëjnë të besoj se sado e komplikuar të jetë puna jonë sot, nuk është më e vështirë se atëherë. Kur arsimimi shkencor është një organ që është gati tërësisht funksional si sot në Shqipëri për shkak të tumorit të sistemit të shëndetësisë, zhvilluar për një mijë e një arsye në formë agresive me shqetësimin për mbijetesë e jo për zhvillim, me siguri ka dy rrugë; ose të mbyllësh sytë e të mbash të sëmurin në gjendje vegjetative, apo të hapësh sytë e bashkë me të tjerët të synosh atë që ne synojmë, gjë për të cilën jeni dhe ju sot; ngritjen e të sëmurit në këmbë”.
Nuk mora vesh gje se ku e kishte fjalen. Fjaleshume, por pa permbajtje.
Nuk jane mjeket ata qe mund te reformojne shendetsine. Eshte nje zinxhir i tere ne kete aksion, mjeket jane thjsht zbatues. Reformat kerkojne menaxhim te gjithanshem dhe financa. Detyra e mjekut eshte vetem diagnostikimi dhe mjekimi. Aq ka ne dore. Te tjerat jane ne varesi te financave. Kete duhet ta kuptoje njehere e mire Rama.
Ti Claus vetem ben oponence dhe mire ben. Por humanizmi ne kete vend ka humbur si nocion dhe per me teper tek mjeket…Si te duket nje mjek me trike leshi qe pi duhan ne korridoret e pavionit dhe èastaj e shuan me kepuce?
Po sjellja me pacientin, qe te ngjeth mishin?!-nje jave kam qe pata nje nje njeri te familjes tek “nene tereza” ishte i vjeter ne moshe, por ku eshte shkruar me ligj qe i vjetri nuk duhet te ngrihet me kembe? -Nje mjek i ri sa e pa me oksigjen tek goja bertiti: -Pse i sillni keta ne kete moshe…e la la l a
Kam degjuar raste kur te afer te pacienteve ushtrojne dhune mbi mjeket dhe ne fakt ky ishte njerast, por atje isha per te sheruar njeriun…
Mu duk sikur pashe Isuf Kalon dhe Jera Krujën…
Sidomos po pate pare kete te fundit, e paska ndritur. Shendetesia nuk reformohet po nuk u larguan ata qe mbahen si kokat e shendetesise. Ne te vertete jane nje zero me bisht. Rama mbase synon ta mbaje mire me te gjithe, por nese nuk heq apo ndeshkon ata qe jane ne krye te sherbimeve dhe kane cuar shendetesine shqiptare ne kete pike, do humbase shume pike. E perse te kthehen ata qe jane mjeke ne bote, te shohin fytyrat e atyre qe i larguan dhe ti kene si profesore ne krah? Apo te kene shefa njerez qe kane qene studente te dobet dhe u japin leksone studenteve sikur kane qene te shkelqyer? Personalisht, nese nuk shoh ndeshkim apo minimalisht nje largim te turpshem te atyre qe e kane cuar ne kete pike, nuk shoh te ardhme. Kokat drejtuese te shendetesise shqiptare qe e kane katandisur ne kete pike jane ne Fakultetin e Mjekesise, Keshillin e Profesoreve. Ata jane pergjegjes per kete situate. Po nuk i ndeshkoi ata Rama sdo fitoje simpatine e asnje mjeku te thjeshte ne tirane apo rrethe, sigurisht as te popullit.
Jam nje mjeke e dipllomuar dhe e specializuar ne nje nga universitetet evropiane me te njohura. Ky proces formimi ka kerkuar nje investim kohe,financash dhe sakrificash personale pertej cdo parashikimi…qe nuk di a do e kisha ribere edhe nje here. Le te themi qe 15 vjet me pare me dukej zgjedhja me e pershtatshme! Pas perfundimit te studimeve dhe nje periudhe relativisht te gjate pune ne profilin tim jashte shtetit, vendosa te kthehem ne tirane…e ndjeja fortesisht te nevojshem kete hap aq sa perqasja ndaj ambientit te punes ishte me shume emocion, entuziazem, pa asnje paragjykim, tendence krahasuese e pa pritshmeri, kjo e fundit e lidhur ne menyre te vecante me rrogen, per te cilen isha informuar sigurisht perpara nisjes… rreth 15 here me e ulet). Me ndihme e nderhyrje u punesova menjehere ne profilin tim. ne krye te 11 muajve, pas nje vendimi te marre ne nje kohe shume te shkurter, vendosa te le gjithshka e te rikthehem aty ku isha. Perse do thoni ju? eshte e kote te numeroj gjithe mungesat e sistemit se jane gjera qe dihen, prova ishte a do arrija ti toleroja me sukses! Perfundimisht fillova “te trashem” sic thote populli, te regredoja, te kisha gjithmone e me pak kerkese ndaj vetes dhe sistemit. Dhe ne momentin kur kjo atmosfere filloi te me pelqente (kafene gjithe diten etj..) realizova qe ishin pjekur kushtet per t’ja mbathur, per te miren time, dhe keshtu bera. Eshte e veshtire t’i besh balle transformimit qe te indukton ai vend…te ben per vete dhe te ben si vetja… fatkeqsisht.
Ina kjo ndodh ekzaktesisht.
Depersonalizimi i ngadaltë, sa vjen nje dite kur nuk njeh as veten dhe ne fund fare perfundon duke justifikuar qenien tende të mjerë me shprehje të denja per diktatura te tipit Koreanojugor: “s’kemi ç’bejme, keshtu bejne te gjithe, do jetojmë”.
Personaliteti rrafshohet, individualitetet zhduken dhe mbeten hibride impotente te cilet nuk rregullojne dot veten e tyre jo më ambientin e ngushte ku jetojne.
Urime qe e kuptove sa pa qenë shumë vonë dhe sidomos qe gjete forcen per tu shkeputur nga gropa thithese me emrin QSUT. Jo te gjithe kanë mendere ta bëjnë…
@ Ina
Me keqardhje them se ke bere ZGJEDHJEN E DUHUR..
Disa fakte per Ramen:
1) Mjekesi falas nuk ka! Ja vlen vetem te mbulohen shtresat me nevoje (te moshuarit, femijet, andikapqtet etj..). Per te tjeret duhet me pagu. Nqs gjen nafte Rama si Norvegjia mbase, perndryshe me kembe ne toke te rregulloje sistemin e sigurimeve sic kqne mjqft vende.
2) Njerez te keqinj nuk ka, por ama sistemi ka lejuar nje baterdi ne rrjetin shendetesor, si dhe ne pergatitjen e mjekeve. Shume nga “Professoret” aktuale jane pergjegjes per sabotim te sistemit shendetesor, duke perdorur insstitucionet shteterore si private.Dhe sot e kesaj dite e sheh kete pune.
3) Fakulteti Mjekesise me gjendjen aktuale eshte jo vetem jo funksional, por dhe i demshem. Sistemi i pergatitjes se mjekeve faktikisht nuk ka funksionuar as dhe ne komunizem. Shembull: Specializanti i kirurgjise te themi tradicionqlisht nuk prekte bisturi me dore se shefat jo ata qe nuk i linin, por as mjeket e rinj anetare te stafit te klinikes nuk para i lejojne. Dihet qarte se Petrela, Manoku, Kosova, Elezi ne kohn e tij, Tuci/Kaci e plot plot te tjere kane abuzuar sistemin shteteror si me qene privat, dhe njekohesisht kane sabotuar kombin duke krijuar nje gjenerate mjekesh te rinj te pa-afte, duke mos u lene asnje mundesi te marrin zanat. Ky eshte PROBLEM KOMBETAR!!! Te jesh shef klinike universitare dhe ti besh te tera nderhyrjet vete, apo ekot, apo skqnerat etc…. ne aspektin social eshte krim ordiner dhe duhet denuar me heqje lirie. Nje kryeminister qe e kupton kete e ka mundesine ta zgjidhi….. se ka ne dore sistemin dhe politik-berjen.
Une nuk i them PO Shqiperise, dhe po-ja apo ndihma ime kufizohet vetem me kete koment ketu! Nqs kuptohen keto fjali drejt, kam bere shume. Por, Rama dhe gjithe shoqeria shqiptare duhet te kuptojne se u be shume vite qe ne shqipot ua kemi bere jeten shume te veshtire njeri-tjetrit, e jo vetem ne mjekesi. Shifrat alarmante te eksodit jo vetem te intelektualeve, por shumices se moshes produktive te shoqerise, flasin vete. Ka ardhur koha qe Shqiperia, shoqeria shqiptare, me qeverin ne krye, ti thone PO intelektualeve shqiptare kudo ne bote. Me vepra dhe jo me fjale. Me nder dhe respekt, dhe jo me oferta patriotike boshe. Nuk ka shqiptar qe nuk do te deshironte te kthehej e te jetonte e vdiste atje, por ka shume ama qe nuk mundet te jetojne dot ne ambientin aktual !
Per cfare te vijne?ketu nuk kemi te bejme me themelimin e shtetit te Izraelit para 60 vjetesh ku mungonte cdo gje por kemi te bejme me nje shtet te tipit shqiptar qe i ka njerezit por i ka te gabuar nga mentaliteti dhe per kete i jap te drejte Claus.Kjo thirrje eshte vetem nje propagande me shume e ketij njeriu.Neqoftese keni aftesi drejtuese(gje qe une nuk e besoj)atehere gjeni forma per te krijuar shtetin e vertete me njerez te vertet dhe kjo duhet filluar nga ju dhe jo nga populli i thjeshte.Cili njeri i thjeshte nga populli do besonte se funksjonon ligji kur ti zoteri ose shok erdhe ne pushtet nga nje hajdut qe sot eshte kryetar kuvendi dhe qeverise bashke me ty.Asnje idjot nuk mund te besoje se ka filluar ndryshimi dhe aq me keq qe te braktise boten perendimore per te ardhur ketu qe te mebaje ne kembe kete elite politike hajdute.Nuk ka dyshim qe edhe sot i keni marre ose vijne shume njerez nga jashte vetem te joshur nga paraja ama jo per ti sherbyer atdheut me ndergjegje.Aq larg nuk kemi arritur ne shqiptaret nga kjo pikepamje!
Ky tipi thote qe te kthehemi ne komunizem atje ku ishim! Mire sherbimin falas po edhe me mjeket me te mire! Vetem nje idiot dhe injorant mund te flase ne kete menyre! Kostumet 3000 euro te rames jane sa rroga e nje mjeku per nja 4 muaj dhe ky shko dhflet ne kete menyre! Shpresoj qe te gjithe ata mjeke qe i dhane votente kuptojne cfare zgjidhje kane bere bere!
ashte e vertet ky shkrim dhe nje fatkeqsi zhgenjimi nga nje vend qe eshte ne koma. shqiperia do nje operacion real e te nevojshem radikal.
Ky eshte ka….llek! Keni degjuar per mjeket e Kubes? Sheruan Fidelin dhe po e mbajne gjalle/ Maradonen. U perpoqen me Cavesin.
Po per jekesine kineze?
I dashur Edi! Pervoja e mjekeve shqipetare qe kane mbaruar para 1990 eshte maksimale sepse 1-Cdo gje e kane trasheguar nga Prof. te vertete dhe jo me tituj prej letre. 2- Kane sherbyer me devotshmeri dhe kerkese llogarie. 3- Nuk kane pare lekun, por pacientin.
Ndryshimet politike dhe shoqerore natyrisht….i bene edhe ata qe te jene materialiste.
Ate qe nuk ia siguron diploma ( pagesen e arsyeshme) ja siguroi tregu.
E CAFRE DO BEJNE MJEKET QE THIRE ME 300 EUR RROGE KETU? Sikur 3 nete roje nate atje ku jane i fitojne pa u lodhur fare.
I dashur Edi!
SISTEMI! SISTEMI DUHET TE FUNKSIONOJE.
Sistemi eshte Diagnostikim-Mjekim-Faturim- Vleresim.
Dy te parat jane mjekesi. E treta eshte ekonomi. E katerta eshte LIGJ
Pra! Pervec mjekeve duhej te kishe sjelle edhe Manaxhere spitali dhe Avokate me licence mjeko-ligjore.
Ty, Ilir Beqes dhe Shpetim Canit u duhet nje brez mjekesh per ta arritur ate qe mendoni.
Te pakten punoni te arini Petro Canin, Petrit Gacen, Besim Elezin (qe e keni gjalle)etj etj.
Mos haroni se keni deputet edhe (koqen e kanarit) Ylli Zicishtin…mbase ka edhe ai nai ide.
Edhe Saliu keshtu e filloi ne 2005…thiri demishtarin e Enverit I. Kalo….Po nje verre ne uje bene qe te dy pasi kane kaluar 8 vjet.
Ndergjegjeso njerzit te paguajne sigurimet. Lufto informalitetin ne punen e zeze. Mesou njerzve CFARE ESHTE DETYRIMI PER TE PAGUAR TAKSAT.
Hidhi edhe syte nga KUBA
I dashur Rame, ju keni shume te drejte qe kerkoni mbeshtetje te fuqishme nga njerzit ekualifikuar,sepse mjeket nevendin tone jane kthyer ne biznesmene. Dikur ne femijeri kam oare nje film qe titullohej “Mafia mebluza te bardha”,nje film qe edhe sot skenat dritheruese i kam para syve.Mjeke qe qeniet njerezore trajtoheshin si kafshe ,pa vlere.Fatkeqesishtedhe sot ndodh e njejta gje nevendin tone. Sali krimineli dhe rrugaci Fatos Nano na instaluan nje sistem koruptiv ne te gjitha fushat dhe krijuan nje mafie qe po shkateron vendin.Mjeket neper spitale tallen me njerzit dhe para se te vendosin per jeten e tyre shikojne nga duart e njerezve tmeresisht te varfer.Ky eshte humanizmi i nje mjeku???!!!Ky nuk eshte me nje fenomen ,por nje realitet i hidhur dhe i pashprese per tu rregulluar.Drejtimi i puneve behet nga njerez te ndershem dhe idealiste per teeardhmen e jo merr nga rruga dhe i ben drejtore ne pikat me kyce.Mjekesine une do ta quaja si emren e ne organizmi,por jo pa rendesi jane dhe organet e tjera ,i dashur Rama.E si mund te presesh rezultate te te mira e te rilinde Shqiperia me njeres injorante qe po vendosen neper drejtori te ndryshme,njeres qe jo vetem nuk kane mbaruar shkollen ,por kane blere kartonet :A eshte valle normale kjo ? Nese ju nuk i dini ,po u then se po u rrethijne njerez servile dhe te pasinqerte kujdses prej tyre se jane qener dhe shtiren si njerez te dashur . Mashtrues ka shume besoi dhe kontrolloi.Me shume respekt NAIMI:
s’ka nje monument nderimi per etrit e mjekesise! Mos eshte koha qe te reflektojme per humanizmin e tyre,por edhe per harresen ndaj mjekve qe mbajten betimin e hipokratit?
Unë nuk arrij që të kuptoj se kush i paska penguar deri më tani mjekët emigrantë që të vijnë dhe të kontribuojnë me idetë e tyre, ose të ktheheshin dhe të punonin si mjekë në atdhe
Po pse na kthye ne atdhe kardiokirurgu Edvin PRIFTI???? Dhe qe eshte sot hajdut dhe problemi me i madh i mjekesise shqiptare. Me furgona i merr pacientet nga Kosova per ti rrjepur. E pra Edvini na u kthye si shpetimtar dhe ne krahun tjeter i operon te gjithe ne privat.
Deshiroj ta pergezoj Kryeministrin per vullnetin qe ka ne permiresimin e sistemit. Por do te deshiroja qe ti lexoje dhe mesazhet tona pasi te mira apo te kqija jane mendimet e profesionisteve.
Nje mjek i realizuar jashte shtetit nuk kthehet kurre ne shqiperi. Nuk besoj se pa i ha meraku per vendin. Thjesht nuk ndihen te realizuar atje ku jane.
E vetmja mundesi e permiresimit te sistemit shendetesor eshte konkurrenca e lire. Kjo konkurrence tashme ka filluar vetem se duhet te zhvishet nga monopolet. Ketu mund te ndihmoje kryeministri. Pervec fakteve qe paraqiten parafolesit une dua tju permend nje tjeter fakt. LISTA E RIMBURSIMIT te barnave. Eshte monopol i QSUT. IMAGJINONI nje pacient SHUME I SEMURE qe banon ne Sarande apo ne Tropoje duhet te marre rrugen deri ne Tirane per te marre nje FIRME ne QSUT, per ilace shume te thjeshta per tu perdorur nga cdo mjek kudo ne Shqiperi. Kjo liste eshte hartuar nga ISKSH ku jane thirrur vetem SHEFAT e sherbimeve ne QSUT dhe ata kane krijuar MONOPOLE per veten e tyre qe vetem ata te kene kete privilegj. Keshtu ne QSUT krijohen rradhe te gjata artificiale dhe sigurisht KORRUPSION. JU LUTEM FILLONI TE NDRYSHONI NJEHERE GJERAT QE JANE SHUME TE THJESHTA PER TU BERE…… ” Ne Shqiperi monopolet jane te sanksionuara ne ligj” Shembull eshte lista e rimbursimit te barnave…
Jo or jo, A e dini pse e deshiron Edi Rama kete show? Ai kerkon qe te justifikoje marrjen ne Shqiperi te Flori Kocit i cili e mori dhe i mjekoi te birin Edi Rames (Gregun)pa leke ne Massachusets. Edvini deshiron qe ti jape te panjohurit, qe po barazon diplomen ne SH.B.A, nje post shume te larte drejtues.
Ka mundesi o njerez ka ,mos e shikoni si mirazh punen e shendetesise falas ,por ne shqiperine e rryshfetit ,korrupsionit ,dhe fal edhe mos ndergjegjshmerise se mjekeve, per profesionin qe ushtrojne u la ne livelet e zimbawes .Pyetja eshte ,,,se nga do dalin keto para per tu garantuar njerezve sherbimet falas ?une ju jap disa shembuj duke filluar nga bisnezmenet e huaj qe kane nen shfytezim puset e naftes ,minierat ,e mijera tendera dhe koncesione qe deri tani jane dhene per nje kore buke qe kane livadhisur gjithe keto vite, dhe qe nuk kane paguar asnje takse pervec shumes se majme qe shkonte ne xhepin e berishes .E vazhdoj me qendrat e medha te biznesit ,te ndertimeve ,qindra pika te basteve sportive qe jane ngritur ne kembe vetem per te rrjepur njerezit etj ,,etj sepse lista eshte e gjate ,jepini kohe tjetrit dhe sigurisht i duhet ndihma e te gjitheve ,sidomos ajo e ekipit te tij ,dhe e fundit ,,qershia mbi torte nje ndergjegje te thelle kolektive qe keshtu si jane gjerat nuk vazhdohet ,sepse duhet nje ndryshim ,rama planin e ka, realizimi do kohe , energji, dhe financa te forta
Nese ju del ne krah njerezve si ajo ‘rektorja’ e berishes apo ‘profesoreve qe ju referohesh’ qe e kane cuar ne kete situate, atehere mund te mbledhesh jo 40 por edhe 100 njerez qe kane interesa te vijne aty z. Rama. Por, do te kesh 4000 mjek te tjere kunder, qe jane larguar prej atij vendi pikerisht prej padrejtesive te ketyre njerezve.
uuuu po po qe me kujtohet edhe mua tani. Po Edi nuk pagoi kokerr leku ne Spitalin e Massachusetsit ku mjekoi te birin. Kush do ia kete paguar faturen, mos valle Flori?
Ky Flori qe thoni ju, a ka drejtuar ndonjehere? Apo nuk ka rendesi per Ramen. REndesi ka qe do i laje borxhin dhe qe te genjeje popullin qe po marr drejtues nga USA.