Ahmetaj u shkruan ministrave: Do rishikohet çdo koncesion, më sillni listat

23 Nëntor 2013, 19:47Politika TEMA

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes kërkon të kalojë nën kontroll të imtësishëm të gjitha kontratat koncesionare.

Përmes një letre zyrtare drejtuar të gjitha ministrive, MZHETS thotë se me qëllim identifikimin e problematikave të kontratave koncesionare, parë në këndvështrimin e nxitjes së konkurrueshmërisë së biznesit, kërkohet një informacion i zgjeruar.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njofton se ka sinjalizime nga grupet e interesit se në sektorë të ndryshëm janë dhënë një sërë koncesionesh që cenojnë konkurrencën e lirë dhe që vendosin bizneset përfituese në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.

Për këtë arsye, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj i ka kërkuar të gjitha Ministrive që kanë dhënë koncesione, listën e plotë të tyre dhe një analizë të kontratave dhe paketave ligjore e rregullatore që i kanë shoqëruar.

Në letrën e tij, ministri Ahmetaj ka kërkuar gjithashtu identifikimin e praktikave që mund të kenë elemente ekskluziviteti e që kufizojnë konkurrencën në treg.

MZHETS bën të ditur se në momentin që lista e plotë e koncesioneve, së bashku me të gjithë paketat shoqëruese, do të jenë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndërmerret një analizë e tyre. Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, MZHETS do të paraqesë para qeverisë kërkesat për heqjen e tyre./ep

14 komente në “Ahmetaj u shkruan ministrave: Do rishikohet çdo koncesion, më sillni listat”

  1. qe ti rishikosh koncesionet bene mire o hametaj ,
    por fillo nga me e thjeshta , duke kontrolluar pasurite e deputeteve pa dallim ngjyrash ,
    vetem atehere munde te themi qe keni filluar te punoni , dhe te ulen rrogat e deputeteve

    1. radar says:

      a sa do me behet qejfi kur zagarve te berishes do tu pritet rubineti qe merrnin nga gjaku shqiptar!

    2. analiza says:

      Po sikur t’ia fillonte nga vetja se akoma nuk dime se nga cilat burime jane pasuruar keto ministra te ricikluar qe nga koha e Nanos.

  2. SOS, SOS, SOS .............................................................................................. says:

    SOS, SOSD, SOS, SOS ……
    Nuk pret me koha, “VEPRONI ME SHPEJTESI” gjithcka eshte e shkaterruar dhe degjeneruar nga Krimineli Shpellar Sali Bisha.
    Z.RAMA, URGJET TE BLLOKOJE DHE ARRESTOJE KRIMINELIN E KOHERAVE SALI BISHA.

    1. zarari says:

      futi i dore kos

  3. kel ukaj says:

    Ka mungese profesionalizmi e mediokritet te paimagjinueshem. Jane ne gjendje shqiptaret te ndertojne shtet? Ministri i kerkon informacion Ministrit tjeter. Ministri i pergjigjet KM e Parlamentit, e eshte elementare. Perse ka Minister Kryeminister??? E nuk mjafton kjo, por se ka nje situate te tille, ndermarrjet e demtuara mund ta hedhin ne gjyq ndermarrjen monopol e te kerkojne ç’demtim. Institucionet mund te marrin te tilla masa deri edhe sekuestrim te ndermarrjes e nuk ja vlen te merreni me te kaluaren kur nuk ka krime. Kur ka krime nuk shkohet tek Ministri Kryeminister por denoncohen ne Prokurori me prova e dokumentacion nga institucioni perkates. Nuk zgjidhen problemet e shqiptareve ne keto forma. Problemet e shqiptareve zgjidhem me respektimin e te drejtave te njeriut, te drejta ekonomike, shoqerore e politike etj etj. Ministri se don te luftoje korrupsionin duhet te bejne nje ligj te shkurter te thjeshte e efikaç. Ligj “Mbi deklarimin e pasurise te te gjithe qytetareve shqiptare”. Ashtu si ne Europe e Amerike ku çdo qytetar eshte i detyruar me ligj te deklaroje te ardhurat. Periodikamente edhe pasurine. Shteti ketu ne Europe din edhe sa fije floku ka ne koke qytetari i tij dhe sa taksa ka paguar. Duke ditur pasurine (nuk duhet te kete me sekret bankar) duke ditur burimin e krijimit te pasurise, duke ditur shumen e taksave te paguara del edhe diferenca. Kur diferenca eshte e madhe, hyhet ne detaje e tredhen mafiozet,e jo duke humbur kohen me budalleqe.

  4. muzapopullore says:

    Ah Ah Ah Ah-gjysma+j … provincial i pashprese,.. dergon letra (!?) ministrave
    Tani prit pergjigje perseri me letra. Na qetesove perfundimisht. Sna kishte shkuar mendja me pare. Gjeniu lab Ah-meta-j meriton nobel ne ekonomi si Shkruesi i Pare i Letrave

    1. gjergji says:

      o trung, o peshkaqen, po pse ca eshte ai menaxher lakoli, o injorant. Ne nivele zyrtare perdoret letra si korrespondence zyrtare, ca prisje ti te dergonte ndonje sms ke ministrat, apo ti shkruante nje mesazh ne facebook.

  5. Alban says:

    PER NE QYTETARET ME I RENDESISHEM ESHTE TE HIQET KONCESIONI I KONTROLLIT TEKNIK TE AUTOMJETEVE. TE LIBERALIZOHET KY SHERBIM . KETE TA OFROJNE SHUME PIKA SERVISI TE CILAT TE LESHOJNE GARANCI PER MAKINEN. HARXHOJME KOHE DHE PARA DHE MEZI MBAROJME PUNE ATY. ESHTE NJE BURIM FITIMI KOLOSAL (PER DISA PERSONA) DHE NJEKOHESISHT E PAFALSHME QE NE NJE PIKE NE VORE TE MBLIDHET E GJITHE TIRANA PER KOLAUDIMIN E MAKINAVE. PERSONAT QE PUNOJNE ATJE PO BEHEN MILIONERE NGA DY MIJE LEKESHAT DHE 5 MIJE LEKESHAT QE MARRIN NEN DORE.

  6. ura says:

    Desha te shkruaj nje komet por nuk ia vlen………….

  7. plaku nga vlora says:

    zoterinje,asgje nuk po shikojme,kaluan 3 muaj,cfar behet,vetem po na thoni s’ka ngritje pagash,hidhen versione per ngritje moshe per pensionet,aposiguracioni te veje 40 vjet e plot QENLLEQE te tjera dhe perse????? per ato 100 dollare te dhjera,gjysmat vene per ilace dhe te tjerat per uje e drita,kurse per te ngrene te rrojne EMIGRANTET,nga te cilet po hani dhe ju,njerzit pa din dhe iman…

  8. titi says:

    RADAR….. NUK DO TI SHTOJE ANJE FJALE KOMENTIT TUAJ…..SAKTE DHE SHKURT…

  9. zarari says:

    ky ka te drejte te kerkoje me keto tone se ka zene vendin e lindes ne krevat…

  10. muzapopullore says:

    @gjer-gj
    Ngadale o sifon wc-je se po sperkat carcafet…vazhdo me llape te ngjitesh letrat e Ah-meta+j … se po na tremb llullen o douchebag

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje