Rama falënderon RENEA-n: Vitin tjetër e nisim me rritjen e pagave tuaja (VIDEO)

29 Nëntor 2013, 10:10Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ishin të pranishëm në repartin e forcave speciale RENEA për t’i falënderuar për aksionin që solli sërish pas hekurave të arratisurit e burgut të Drenovës.

Kryeministri Rama u premtoi atyre rritje të pagave, madje tha se kjo do jetë gjëja e parë që do bëjnë vitin që vjen.

Megjithatë, Rama e theksoi disa herë që vendi është në një situatë të vështirë ekonomike.

“Ajo që ju dëshmuat, duke kthyer prapa hekurave një grusht kriminelësh shumë të rrezikshëm, është pathyeshmëria juaj dhe e shtetit përballë kujtdo që sfidon ligjet e bashkëjetesës dhe kërcënon shoqërinë. Këtë pathyeshmëri duam ta nderojmë, ta përkrahim e forcojmë bashkë me ju.

Sigurisht i kemi detyrat e ndara, ju e keni të vështirë se sa herë që e keqja shfaqet, duhet t’i dilni përballë duke vënë në rrezik vetë jetën tuaj.

Ju këtë e bëni në mënyrën më të shkëlqyer në ato pak ditë kur dëshmuat se asgjë nuk mund t’ju zmbrapsë në rast se ata që ju japin urdhrat, nuk ua kanë me hile, por janë në lartësinë e aspiratave e nevojave të këtij vendi.

Detyra jonë nuk është më pak e lehtë në kushtet e vështira ekonomike, financiare e morale për një shtet që po përpiqemi ditë- natë ta rikthejmë në krye të detyrës.

Ne kemi detyrën që t’ju bëjmë të ndiheni përditë e më mirë jo vetëm moralisht, por dhe ekonomikisht. Por kjo nuk është e lehtë pasi objektiviteti i kushteve ku ndodhemi imponon shumë pamundësi, por nuk është as e pamundur.

Ju siguroj se jemi 100% të angazhuar dhe më besoni asnjë ditë nuk e harrojmë, dhe as unë vetë s’e harroj se duhet të bëjmë më shumë për ju.

Jam i bindur që ju i dini vështirësitë, i mirëkuptoni problemet e mëdha që kemi përballë të trashëguara nga e shkuara, por edhe të diktuara nga vështirësitë e një vendi që ende nuk ka kapërcyer tranzicionin, dhe jam plotësisht i bindur se ajo që ju bëni dhe kjo vepër e jashtëzakonshme që ju bëtë ditët e fundit, do të krijojë mirëkuptimin e nevojshëm brenda të gjithë shoqërisë, që në një kohë kur përmirësimi i kushteve financiare është i vështirë, përmirësimi i kushteve tuaja financiare të jetë e para që ne do të bëjmë qysh vitin tjetër kur ndoshta të tjerët duhet të presin pak dhe me mirëkuptim të pranojnë se Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale janë të parat që meritojnë një rritje të përfitimit financier.

E di që kur keni hyrë në radhët e policisë së shtetit nuk ju ka shtyrë përfitimi financiar, por pasioni për tu bërë polic i shtetit,” tha Rama.

Tahiri: Shoqëria ndihet krenare me secilin prej jush

“Jam shumë i sigurt që sot të gjithë ne kemi motiv të ndihemi krenar me secilin prej jush, shoqëria ka motiv të ndihet krenare me secilin prej jush”. Me këto fjalë u është drejtuar ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, punonjësve dhe drejtuesve të policisë  që morën pjesë në aksionin për kapjen e shtatë të arratisurve nga Burgu i Drenovës.

Unë nuk kam fjalë t’ju falënderoj mjaftueshëm për gjithçka keni bërë këtyre ditëve, edhe pse i di fare mirë kushtet tuaja, kushtet e punës, kushtet financiare gjithashtu. Dhe ndoshta falënderimi më i madh është mirënjohja, që përjetoni dhe ju, nga shoqëria, për gjithçka keni bërë këto ditë, për gjithçka keni bërë deri më sot në përmbushje të detyrës dhe misionit të policisë. Jam shumë i sigurt që sot të gjithë ne kemi motiv të ndihemi krenar me secilin prej jush, shoqëria ka motiv të ndihet krenare me secilin prej jush.

Dhe jam shumë i sigurt, që do bëj gjithçka në kapacitetin tim, për t’iu gjendur pranë secilit prej jush, për t’iu gjendur pranë reparteve ku punoni, për t’iu gjendur pranë detyrës suaj, në mënyrë që gjithçka bëni sot për shoqërinë dhe për vendin, nesër të jetë sigurisht më e drejtpërdrejtë në raport dhe partneritet me qytetarët, në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke çliruar çdo stres dhe çdo problem që sot e deri sot keni pasur në përmbushje të detyrës“, tha Tahiri./ep

18 komente në “Rama falënderon RENEA-n: Vitin tjetër e nisim me rritjen e pagave tuaja (VIDEO)”

  1. tironci says:

    Edi mbasi te plasesh mrena sile berishe e kompani
    me parate e konfiskuara nga fa,ilja me e degjenerume e ketij vendi ,d,m,th familja berishe
    ke mundesi me i ngrit rrogat RENEAS
    fundi i familjes sa po vjen e po i ngushtohet laku

    1. Ilo says:

      Fix ke fol…merrua parat tona atyre maskarennve se jane ginjur, jane bere si derra!

      1. Goni says:

        infermiereve dhe mjekeve ja rrite, dhe reneave se shpejti bravo rama, sektoret qew kane me shume nevoj po ndihmohen, keshtu vazhdo.
        Dhe ate saliun nuk ben keq ta plasesh ne burg se me kto qe i ka bere shqiperise hak e ka

    2. Tori Buci says:

      Sa shpejt i ndryshoi fytyra RENEAs!!!
      http://goo.gl/J7s0Cy

    3. Alb says:

      Te rritet rroga ereneas e te tjerete presin? Renea nuk prodhon asgje, pra nuk e kthen buxhetimin e qeverise ne tregues zhvilli. Ne te gjithe boten policet e mesuesit paguan me pak, konsiderohet paradoks, por ekonomi njeh terine e shkencetari PIRONDELO, I CILI PROVON SE SHTETI NUK MUND TE PAASUROJE NJE GRUP NJEREZISH DUKE VARFERUAR NJE TJETER.

      Rrogat rriten ne varesi te rritjes se GDP dhe RENEA do marre rritjen qe i takon.

      Ah Ai me dhembe floriri na premtoi me luge floriri do hame, por ne hengrem bar,ndersa ai hengri medhembe flori, deris sa fundi i tij qe shume i turpshem.

  2. fieraku says:

    Po pse hapesh kot o Ram se ata i kapen greket se ju vetem mushkat kapet , ti bashke me MIrin dhe ata shefa policie qe vetem roje objekti kan punuar .

    1. Ndricim says:

      Greket i kapen shume shpejt, kurse keta ne territorin e tyre as per t’i kapur ndonjehere. Ka vene te aftet ne krye Rama njesoj si Berisha prandaj ?

  3. analist says:

    Po i dergoj gazetes Tema nje shkrim idiot te Kimete Berishes (si te gjithe shkrimet e saj), meqe behet fjale per Edi Ramen edhe te ky artikull dhe meqe po shof qe Kimetja me sa duket qenka prishur me Meron, se nuk po i shohim me xhevahiret e saj ketu te Tema.
    Shenimi im: Nuk jam krejt kompetent, por besoj seriozisht se kjo vajza me emrin Kimete duhet te kete lindur debile, se duken simptoma te pasherueshme! Lexim te kendshem te Kometes!

    Nga Kimete Berisha
    Kurrë s’besoj që kryeministri i shqiptarëve me vullnet do ta kishte shënuar Ditën e Çlirimit të Jugosllavisë, 29 Nëntorin, por nuk ka çare prej ujqërve dhe ujkeshatve plaka, që dikur ishin gratë e zonja të komunizmit.

    Nuk e lë Dritëro Agolli pa e kënduar edhe këtë vjeshtë me borë internacionalen jugosllave!

    Ditën e çlirimit të Jugosllavisë sivjet Shqipëria e shënon natën, si “Natë të bardhë”.
    Çfarë metafore e fuqishme!
    Demek, kur është çliruar Jugosllavia, edhe nata u bë ditë.

    Por, jo për Slloveninë e për vende të tjera që ishin peng të ish Jugosllavisë.
    Sllovenia e para, më 1990, u pajtua me vdekjen e Jugosllavisë.
    Por, me vdekjen e Jugosllavisë nuk pajtohet ende Shqipëria, që ishte shoqja më e ngushtë e Jugosllavisë, për shkak të Serbisë.

    Nuk pajtohet me vdekjen e Jugosllavisë, shkaku i kujtimeve të bukura që Partia Komuniste e Shqipërisë kishte me Serbinë.
    Se, neve të gjithve na mban peng e kaluara, kujtimet, nga të cilat çlirohemi vetëm kur vdesim.
    Prandaj derisa të vdesin dashnorët e komunizmit në Shqipëri, gjithmonë do të festohet Dita e Republikës (së vdekur) Jugosllave.

    Nuk ishte aspak virtuoz e as kreativ kur e mori të gatshme moton e 29 Nëntorit (Ditës së çlirimit të Jugosllavisë), pra moton “Netët e bardha”.

    Bota ka pasur para Edi Ramës “Netë të bardha”, por “netët e bardha” perendimore janë festivale rokerësh që mbahen në verë, e jo tubime komuniste të Edi Ramës, që mbahen në vjeshtë, me bukë me sheqer.

    Edi Rama ka kërkuar nga të gjitha restorantet e Shqipërisë që në atë “Natë të bardhë”, më 29 Nëntor 2013, të lirojnë çmimin e mishit dhe mezeve në përgjithësi.

    Që ditën kur u çlirua Jugosllavia, u lirua ushqimi dhe birrat.

    Plot nuk pajtohen me vdekjen e Jugosllavisë as Azem Vllasi, si i shkretë kur vraponte mbas Millosheviqit në Fushë-Kosovë dhe e përbente në shpirtin e Mira Markoviqit që mos ta shkatërrojë “parajsën” e tij jugosllave.

    Shqipëria u çlirua me 28 Nëntor.
    29 Nëntori është “Nata e vampirëve” sllav që nuk pajtohen me vdekjen e tyre!/standardi.info

    PS: Lexues të nderuar, ju lutemi të keni kujdes me komentet tuaja në fcb, mos të përdoren fjalë fyese e banale. Ndryshe, redaksia e portalit standardi.info nuk do ti beje publike ne faqen e vet, asnjë koment me përmbajtje fyese e jo etike.

  4. albani says:

    o tiroco prej tepelene ke ngatarruar faqe emer mel lale,jam i sigurte qe e kishit fajalen per Ilir METEN dhe familjen e tije.Iliri u kap me pras ne dore me vidio e ze,a i ke numeru naj here sa vila ka Iliri me Moniken.Po e mbyll duke ju kerku me me thone, si shkoj puna e tates qe u kap mat duke bere kontrabande, e qe i biri don me i rrit rrogen RENEAS, Tironca prej Tepelens jeni qeshak,dhe mos ofendoni “iteligjencen” tuaj duke shkrujt budallalliqe.

  5. dino says:

    kujt do ti rrisi rrogen ky debili forcave renea greke.se ne fakt ata i kapen 3 te arratisurit. ndersa ata te tjeret i spinunuan banoret e zones.
    se kuptova ku eshte merita e reneas ketu.

  6. GUARIN says:

    Kjo tregon qe Policia shqiptare dhe Renea jAN TASHME ne rruge te drejt

    brovao Z Kryeministr EDI RAMA

  7. Tirona says:

    Suksese shokeve te mij te vjeter te Reneas dhe dalcin gjithmone faqe bardhe.

  8. BBB says:

    Shoku Edi duhet te falenderonte edhe forcat greke te policise qe kapen 3 burgaxhijte qe kaluan kufirin…Natyrisht RENEA bere punen per te cilen paguhet…Nuk di a ka kuptim falenderimi ne kete rast,,,

  9. Agroni, Detroit, MI says:

    Ju lumte forcave speciale te policise qe shume shpejt kapen 4 prej tyre dhe lokalizuan 3 te fundit qe kaluan kufirin.
    KJO ESHTE MERITE PROFESIONALE.
    Falenderoj kryeministrin qe vlereson punen e tyre.

  10. cezare says:

    hej a i keni syte na ball ju apo jo jeni akoma partiak qe s futen fare partit keu po kapen mushkat thot i trap ketu poi kapi greku thot i trap tjeter me falni po i ofenduar por si shprehje po keta 4 te tjer kush i kapi na i jepni ju pergjigjen o militant partish qe akoma dhe nje diskutim e shikoni me syrin si gjithmon rama sala meta tosi etj etj ka ik koha emrave dhe ka ardh koha punes dhe inteligjences vlersojini njerzit nga profesioni qe kryejne dhe nga puna qe bejne dhe jepni mendime si te ngrihet me lart nderyrja e shpejte nga ana profesionale ketu po diskutoni por jo si qorrat dhe ngelet akoma ne 2013 kur njerzit po ikin ne hene militant partie lat nam po ja rriti rrogat aq me shume qe dhe krize pse duhet tju djegi ju militantve nuk thoni shyqyr se popull jane dhe ata sakrifikojne dhe kan familje si gjith te tjeret lerini keto budallalleqe pse jua rriti pse greku pse turku injoranc komplet

  11. andi says:

    Bravo policia! Halla shperblimin dhe rrogen1

  12. Ferizaji says:

    RENEA apo ROSU e Kosoves me te mire….

  13. Genci says:

    PIKTOR mer shembull nga BOPE policia ushtarake e shtetit te Rio Di Janerio Ne Brazil,Renea ska pervoje fare ne fushen speciale..p.s po do ti besh me pervoje qoi ne Israel te bejne nje mesimore te forte me forcat speciale Israelite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje