FOTOT/ Helikopteri i policisë bie mbi një pub në Skoci, 6 të vdekur

30 Nëntor 2013, 10:45Bota TEMA
FOTOT/ Helikopteri i policisë bie mbi një pub në Skoci, 6 të

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se 30 u plagosën kur një helikopter i policisë ra mbi çatinë e një pub-i të famshëm në qendër të qytetit të Glasgout në Skoci.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e shkuar.

Helikopteri ra nga qielli si një gur, thonë dëshmitarët.

Fraser Gibson, që ishte në pub me vëllain e tij, thotë: “Ishte si një shpërthim gjigand. Dhoma u mbulua me pluhur. Nuk e dinim se çfarë ndodhi. Ngrimë për një sekondë. Më pas shpërtheu paniku dhe njerëzit po tentonin që të dilnin jashtë”.

Mendohet se në helikopter kishte një pilot dhe dy oficerë policie kur ai u përplas me pub-in The Clutha.

Ka raportime se në godinë ka akoma njerëz.

Burimet thonë se helikat e helikopterit ndaluan së rrotulluari në ajër dhe ai ra mbi pub duke shkaktuar një shpërthim dhe zhurmë të tmerrshme./ep

2 komente në “FOTOT/ Helikopteri i policisë bie mbi një pub në Skoci, 6 të vdekur”

  1. paradox says:

    Ora 11 am dhe ne bbc, sky news thuhet se ka nje viktime qe sapo vdiq para gjysem ore. Ku i gjetet 6 te vdekur juve?

  2. Kodoshi says:

    5 te tjerit do vdesin pak me vone hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje