Më në fund marrëveshje/ Gjermania gdhihet me koalicion të madh

27 Nëntor 2013, 11:09Bota TEMA

Kanë zgjatur rreth 17 orë bisedimet, por në fund Gjermania është gdhirë sot me një koalicion të madh qeveritar, që përfshin dy partitë kryesore, socialdemokratët dhe kristiandemokratët.

Rreth orës 5:15 të mëngjesit, agjencitë dhanë lajmin e marrëveshjes: Nyjet u zgjidhën, arrihet një marrëveshje.

Nëse anëtarët e socialdemokratëve miratojnë marrëveshjen, muajin që vjen Angela Merkel do nisë mandatin e tretë.

Edhe pse u quajt një fitore, CDU/CSU e Merkel nuk arriti shumicën për shkak se partneri tradicional në koalicion, FDP, nuk fitoi asnjë vend.

BBC njofton se sipas marrëveshjes, SPD ka fituar pagën minimale dhe një moshë më të ulët për pension, kurse kancelaria Merkel ka marrë garancitë se nuk do lejohet rritje e taksave.

Një pikë interesante e marrëveshjes është ajo e rritjes së taksave për shoferët e huaj.

Ende nuk dihet se si do funksionojë kjo taksë.

Korrespondenti i BBC thotë se marrëveshja do të forcojë pozicionin e Angela Merkel në Europë, pasi gjatë viteve të shkuara ajo i kishte kaluar marrëveshjet në parlament me debate.

Tani ajo ka shumicën absolute./ep

11 komente në “Më në fund marrëveshje/ Gjermania gdhihet me koalicion të madh”

  1. ilirjani says:

    Politika gjithandej kurvë është. Për të ndejt në karrigen e Qeverisë jo që se mban fjalën po shet edhe bythën. Këta të paktën punjnë e mendojnë pak edhe pë popullin e vet po të mjerët ne me kta tanët, që nuk duan me e dit a ka popull mbrapa apo jo.

    1. SHQIPETAR I SHQIPERISE says:

      Po,shume e vertete

  2. KADAFF says:

    CA THU MORE BYLMEZ QE KE GOJE DHE SHAN GJERMANINE!
    NUK MENDOJNE DHE PUNOJNE PAK EDHE PER POPULLIN E VET POR MENDOJNE DHE PUNOJNE VETEM PER POPULLIN E VET!
    GJERMANIA ESHTE DHE DO TE JETE I VETMI VEND QE SKA NJOHUR DHE SDO TE NJOHE KRIZE, POR QE KA VETEM PROGRES DHE MBAN EDHE JEVGJIT E GREQISE ME BUKE!

    1. Salisti says:

      Kadafi,kur u ngjalle ti lugat.Sa mire e shume gjera qe di ti,po florinjte qe grabiti hitleri,di gje ti ku e kane strehen.Pikerisht prandaj jane te fuqishem grabitqaret e botes

  3. patrioti says:

    KETE QE KA BO MERKEL DUHET TE BEJ EDHE RAMA
    ME DEMOKRATET DHE KESHTU VENDOSET RENDI DHE PAQJA NE BALLKAN
    SE SIC E KA NISUR THOT KOT PER PAQE NE BALLKAN NE 2014
    JANARI PRITET ME ROTESTA TE ORGANIZUARA NDNGA RAMA DHE DEMOKRATET PER TE HEQUR METN QAFE
    SKA RRUG TJETR
    VETEM BASHK ME DEMOKRATET DO KET JETGJATESI NE QEVERI
    PO DESHI

  4. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Për KADAFIN: A e di ti mor bylmez (që hiqesh si i ditur), se kësaj Gjermanie që vrau, masakroi e grabiti gjithë Evropën, pas Luftës ju falen të gjitha borxhet e jashtme që të rimëkëmbte ekonominë e shkatërruar të saj…??? Nuk pagoi asnjë dëmshpërblim lufte (vetëm dëmshpërblimi për Greqinë, e kalon sot borxhin e saj të jashtëm)…??? Ndërsa sot në sajë të “ndihmës ekonomike” që jep për vendet në krizë (përfshi Greqinë), fiton miliarda Euro, duke rrjepur ekonominë e këtyre vendeve…???

  5. Realisti says:

    Or pijanec me tru te shperlare,gjermanet jane populli me punetore ne bote.Prodhimet e tyre jane te kualitetit me te larte.Ajo sot strehon mbi 200 mije shqiptare.Ajo i shpetoi jevgjit grek ngakriza e vertete ekonomike dhe vrastare.Ndersa,keta hajna mshefin ,bi 2oo miliard EU-ro ne bankat e Zvicrres.Edhe tani ne kete moment ata nuk dine te gjejne vhten,por kerkojne pune ne Shqiperi e gjetiu.E verteta eshte e hidhur ama ashtu eshte.Gjermanet mbajne shtetin e tyre nga taksat hyrese me mbi 900 miliard EU-ro ne vit.Po Shqiperia,kultivohet kanabis ne Lazarat dhe askush nuk mund te nderhyje nga organet e drejtesise.Nuk ka te drejte askush ta fyeje zonjen e hekurt Merkel.

  6. AGIM ANASTASI says:

    Ne Gjermani vertet u vendos per kualicionin,por natyrshem lind pyetja se sa do te jetoi ky kualicion? Deri ne momentet e fundit protestues e kundershtere te ketij kualicini dolen ne rruget e Berlinit. Dhe vete ekonomia Gjermane ka probleme.Eshte ritur varferia ne vend.Po keshtu eshte ritur diferencimi midis te varfeve dhe te pasurve.Eshte e pabesueshme qe ende ne Gjermani nuk ka nje kufi te pages minimale dhe po ashtu nje kufi te pages maksimale. Thuhet se ne nje ekonomi te lire niveli i pages eshte one kufi. A nuk eshte kjo menyre, spekullimi me i madhe qe behet ne emer te lirise ne ekonomi,qe ne fakt nuk qendron dhe shteti duhet te paguaj diferencat jo vetem te atij qe nuk punon por dhe atij qe, dhe pse punon, nuk eshte ne gjendje te jetoi. A nuk eshte pikerisht ky fakte qe FDP si parti kembenguli kundra pages minimale dhe kunder Harz 4(te pa puneve) dhe e pesoi ,duke mos aritur te futet ne parlament.Vertet nuk e dinte kjo parti se ata qe jane te papune i stimulone pikerishte metodologjia liberale qe predikojne dhe per fatin e keq ,shoqeria po shkon drejt Harz 4. Teoria liberale i ka ardhur fundi,e po keshtu libri Kapitalizmi e Liria, nuk i hyne ne pune kujt me,ne ditet e globalizmit.Shteti ti jape fund ” bamiresise” me BANKAT dhe pageses se atij qe perfundon pa pune nga arbitrariteti i shefave.Per kete duhet te paguaj privati e jo shoqeria.Vet shteti duhet te mare me shume detyra dhe jo pasiv dhe te gjindet ne ane te atyre qe pretendojne apo kercenojne se po te ngrihet paga minimale do te falimentojme.Kjo eshte nje genjeshter e madhe.Egoizmi i tyre eshte i pafalshem. Lerini te falimentojne,ashtu si po pretendone firma e fluturimit ne Tirane.Do bindeni shume shpjte se eshte nje mashtrim. Nje ekonomi pa” kufi”ne pagen minimale eshte nje ekonomi pa “meter”qe i hape rruge spekullimit.

  7. ks&al says:

    Hahahahaha po ky eshte lajmi I vitit !!!!!

  8. Bavarezi says:

    Si keni fytyre me shajt Gjermanine…..qe eshte shembull ne Europe dhe kudo si per ekonomi dhe per zgjuarsi …eshte nje nga shtetet qe paguan tarifat me te larta ne BE dhe eshte po ky shtet qe ben ligjin ne Europe.Gjermania eshte nje nga shtetet me te fuqishme te rruzullit.Gjermani thote: Wissen ist Macht(Dituria eshte Force)me kete dituri dhe mencuri ka arrit atje ku eshte sot

  9. shshshet says:

    …cfare detyre kryen ti bavarezi qe merresh me moralizime extra.Mos prêt te te themi hail-x…Ketu flitet per diferenca te tjera.Popujt jane popuj,rendesi ka forca ekonomike e shtetit,ligji,polici… ndergjegja e barijve qe drejtojne keto tufa,qe ne kete rast shteti e populli Gjerman me z.Merkel ne krye jane model.Ndersa neve jemi bir Selman i nenes,cil te qaj me pare.Me qense qenke bavarez na bej pak krahasimin midis z.Merkel e salushit me bandat e veta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje