VIDEO/ PD fërkon duart pas zhvlerësimit të “Standard and Poor’s” (a thua nuk ishin në pushtet sivjet)

7 Dhjetor 2013, 18:16Politika TEMA

Është vështirësuar akoma më shumë shansi që Shqipëria të marrë borxh në tregjet ndërkombëtare.

Një nga tre agjencitë e mëdha të vlerësimit të aftësisë borxhshlyese ka vendosur të ulë parashikimin për Shqipërinë.

Një ditë më parë “Standard and Poor’s” njoftoi se e ka ulur vlerësimin për borxhin publik të Shqipërisë nga B+ në B, për shkak të rritjes së fortë të detyrimeve të qeverisë dhe devijimit të tyre nga parashikimet e mëparshme prej 58 për qind në 67 përqind e Prodhimit Kombëtar.

Sipas gjigantit ndërkombëtar të financave, kjo rritje e borxhit erdhi për shkak të përdorimit elektoral të buxhetit në periudhën para zgjedhjeve dhe njohjes së detyrimeve të prapambetura nga qeveria e re, të cilat vlerësohen në masën 4 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Për zëvendësministrin e Financave, Erjon Luçi, efektet e një zhvlerësimi të tillë lidhen me vështirësitë që do të hasen në tregjet financiare për të marrë borxh.

Në argumentet e saj, agjencia  thotë se zhvlerësimi erdhi pas rritjes së fortë të borxhit publik, i cili në fund të vitit pritet të shkojë në 67%.

Por, qeveria shqiptare është në fazën përfundimtare të marrëveshjes me FMN, një marrëveshje e cila pritet të zbusë efektet e zhvlerësimit.

Nota negative do të thotë rritje e rreziqeve financiare.  Shqipëria ka marrë borxh, nëpërmjet një “eurobond”-i në tregjet ndërkombëtare, çka do të thotë se pas këtij zhvlerësimi mund të rishikohen normat e interesit me tendencë rritje.

Megjithatë, duket se pas këtij lajmi, ajo që ka fërkuar duart ka qenë Partia Demokratike, e cila ka disa muaj që e ka lënë pushtetin.

Deputeti i PD, Sherefedin Shehu, tha: “Ky vlerësim, për fat të keq, do të pengojë ardhjen e investimeve të reja dhe do të nxisë largimin e investitorëve të huaj nga Shqipëria. Nga ana tjetër, ai do të rrisë interesin e kredive që do të marrë qeveria dhe do të bëjë që taksat e shqiptareve, në vend që të përdoren për investimeve publike, do të shkojnë për financimin e kostos së rritur të borxhit. “Standard & Poor’s” paralajmëron se rishikimi i parashikimit të së ardhmes nga “negative” në “stable”, pra qëndrueshëm, mund të bëhet vetëm nëse qeveria do të ulë presionet negative mbi financat publike dhe do të ulë deficitin buxhetor. Në këtë raport, qytetarët shqiptarë po dëgjojnë nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare atë që Partia Demokratike e ka paralajmëruar me kohë, se politikat e qeverisë po përgatisin krizën ekonomike të vendit”./ep

38 komente në “VIDEO/ PD fërkon duart pas zhvlerësimit të “Standard and Poor’s” (a thua nuk ishin në pushtet sivjet)”

  1. safeti says:

    O burra bleni thas me miell, oriz, qep, patate se mesa duket do katandisemi qe vox bono me kengtar do organizojn koncerte bamirsie per te ushqyer fmijet shqiptar.

    1. Kritiku says:

      Safet, dole nga shpella? Apo te mbaroi ushqimi dhe shkove tek zyra e PD-se dhe me ate rast te lane qe te luajne ne kompjuter? Ore analfabet, lexoi mire rrjeshtat e mesiperm dhe do ta kuptosh qe kete katastrofe ekonomike e kemi nga qeveria e shpellave e udhehequr nga kryeshpellari, Sali Malok Shpellar Berisha.

      1. Artan says:

        O Kritik,
        Rreshtat e mesiperm vetem lajmin kane te vertete, pra nga B+ ne B.
        Pjesa tjeter e shkrimit eshte koment i Temes.
        Pak me shume kujdes dhe mos merr flake si pushka e jevgut.

        1. @Artan says:

          O Kritik i Kritikut! You’re missing the point.
          Puna eshte qe Saliu ka leshuar qente shpellare me kurs 6-mujorsh qe te lehin pa pushim due per c’do gje. Hajduti beret kapeni hajdutin.

          Tung!

          1. Artan says:

            O @Artan,
            Rri aty ne Amerike ku jeton dhe mos bej sikur te dhimbsemi ne ketej. kur te vish ketu ne Shqiperi hajde dhe na trego arat.
            Me respekt
            Artani ne Shqiperi

    2. henri says:

      safeti,
      Mos bej KASANDREN, sepse te tjeret jane akoma me keq. Borxhi publik i Shqiperise eshte vetem 66% te PBB, i Greqise eshte 160% i PBB, i Italise 120% i PBB etj. Shqiperia, deri tani, nuk ka hyre ne recesjon si Italia, Spanja, Greqia, Franza, Portugalia etj. Kij me Respekt per vehten tende.

      1. Dule Jevgu says:

        Hahaha, o zagar i financave. Po ky Sherefefefedidididiniiii eshte superfshatar. Nuk kam pare asnje surrat tjeter me fshatar se ky, pervec Saliuuuuut

      2. dritani says:

        E kuptova. Jemi me mire se Italia dhe Greqia…

    3. toni says:

      @safet ti mos u bo merak se kapitalin tend qe ke sta cvlereson kush,fillo nga gamori dhia apo lopa qe ke e mbaro tek ciftelia apo lahuta qe i bien qysh ne saba,ti mundohu e mbahu fort pas allateve te gamorit se pas bishtit ke kohe qe je mbajtur,ore bashkfashatari i sherefedinit fale jush shqiperia rradhitet pas Gjemanise ne ekonomi ju akoma qe lidhni breket me ushkure e jo me te komentosh artikullin qe behet fjale hajde hardall qe je hajde…

  2. Lali says:

    Po ata 990 gjobat qe vjeli policia ne kakavije nuke e mbushin dot ate qe quhet ……..seriali financiar….

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Gjoba nuk eshte vjelje, eshte kur rradakja jote dhe e imja kur thyen ligjin..Vjelje eshte kur nje investor do te investoj dhe “mikesha” do parapagim per truallin dhe per biznesin..Vjelje eshte kur nje pikture jepet per bamiresi dhe perfundojne ne murin e shpise tende..Vjelje eshte kur femije punojne ne barut..Vjelje eshte te japesh me qera koncesjone tek kompani qe s’kane lidhje me ate biznes..Vjelje eshte kur kompania e rruges thote kaq para kushton dhe shton 1/3 e asajt qe ka propozuar dhe su hyn nje gje ne kembe..Ato gjobat jane si toothpick per serialin financiar..

  3. No Partiak - No Party. says:

    Shqiperia u qendron tregjeve financiare si emigranti Bankave Europiane. As ka e as di e as di te beje ndonje pyetje.

    Autobusi shqiptar rrangalle eshte pa shofer. Rama nuk merr vesh nga ekonomia dhe ata qe marrin vesh kane aprovuar ne menyren me idioteske taksen Progresive pa kuptuar as aplikimin e as efektet.

    Rama ben sikur di shume … por eshte film qe e kemi pare. Kush eshte ai shqiptar qe nuk di te beje punen e kryeministrit ?

    Populli eshte ne dite te hallit dhe nuk ka rrugezgjidhje. Shteti po turret te mbledhe gjobat me bo leke per emergjencat. Fjalet e bukura te Rilindjes po i merr era. Nuk zgjidhet ceshtja me Copy/Paste te programeve partiake.

    1. vetem arber says:

      Fatkeqesi e madhe per popullin shqiptar qe nuk kemi ne krye te qeverise kete zoterine NO PARTY,qenka alamet ekonomisti.Duket qe i mungon cerveli 100%Ca te thush kohe tranzicioni iken truri sakaq nje grusht miza eshte.

  4. henri says:

    Me lejoni ju lutem te sqaroj keto gjera :
    – Eshte e vertete, se ulja e shkalles se vleresimit te “standart & poors” nuk eshte gje e mire.
    – Borxhi publik i Shqiperise eshte reth nente miljarde e 900miljon dollare nga te cilet vetem borch publik i jashtem eshte 300miljon dollare. Ky borxh publik i jashtem u krijua me shitjen ne dhjetor 2010 te eurobonsave shqiptare me vlere 300miljon dollare, maturim pese vjecar dhe norme interesi 7,5 %. Pra, qysh ne nendor 2010 qeveria shqiptare nuk ka shitur as nje bono ne tregun e kapitalit boteror, sepse e para investoret e huaj kishin frike dhe e dyta, sepse norma e interesit te borxhit ( ne se mirrej ) do ishte mbi 9%. Pra, nuk qendron argumenti, se me vleresimine ri te “Standard & poors_” ka te beje shume me marrjen e borxheve ( shitjen e bonove te thesarit shqiptsar) ne tregun nderkombetar, sepse ne kemi tre vjet, qe nuk na i blen njeri.
    – Neve, vetem per pagesen e INTERESAVE te borxhit publik, duhet te paguajme cdo vit mbi 500mijon dollare dhe mua me habit fakti, qe asnjeri nuk flet per kete pune. Konkretisht, kjo shume perben per vitin 2013, 3,6% te PBB. Per vitin 2013 buxheti i qeverise per arsimin eshte 2,7 % te PBB dhe per shendetesine 2,1% te PBB. Pra shifeni vete situaten.
    – “Standard & Poors” dhe dy firma te tjera private amerikane, qe bejne vleresimet e shteteve dhe firmave per dhenje kredive nga investoret e huaj, nuk kane pune me FMN-ne. Ato shofin punen e tyre dhe FMN shef punen e saja.
    – Mendoj, se zv.ministri i financave tregon peralla, sepse ne tregun e kapitalit boteror nuk i do njeri bonot shqiptare. Qeveria do te vazhdoje te shesi bono theseari ne tregun e brendeshem, pra personat private, qe kane shume leke dhe sidomos bankat e shkalles se dyte do vazhdojne te blene bono thesari shqiptare.
    – Kuptohet, se edhe FMN do japi kredi te buta ( norme interesi te ulet), por ama do kerkoje, qe qeveria di delegoje kontrollin mbi financat dhe buxhetin shqiptar, te beje kursime duke ulur rrogat dhe pensionet, numurin e punonjesve ne administrate, shkurtime socjale etj. Shifni se cfare po ben FMN me Greqine.

    1. Realist-i says:

      Henri, na duhet nje “like button” ketu per menyren e shtjellimit te problemit nga ana jote!

      Nuk e di cfare burim informacioini ke per shifrat si me lart, por nese ato jane te sakta, mjere ne!
      500 Mil/vit pagese interesi vetem, pra pa ulur borxhin, plus detyrimeve te shlyerjes se vendimeve gjyqesore te Strasburgut, dhe te vendit, kompesime pronaresh etj, shlyerjen e tvsh-se e borxheve ndaj biznesit, pa mundesine per investime publike, nuk e di se si nuk rreshkasim ne recesion kte vit fatkeqesisht

      1. henri says:

        Realist,
        Kisha keto gjera :
        – Faleminderit per fjalet e mira.
        – Shifrat per borxhin publik, pagesen e normes se interesit i tha personalisht ne tv, Ilir Meta.
        – Informacjonin ne lidhje me eruobonast shqiptare ne nendor 2010 e ke ne faqen e bankes kombetare.
        – Mos harrojme, se Shqieria dhe Europa kane kaluar veshtiresite e luftes se dyte boteror dhe jo me kete krize. Faktet po tregojne, se Marksi kishte te drejte kur thoshte, se krizat jane bashkeudhetare te kapitalizmit. Eshte fakt, se pas tronditjeve te medha si lufte dhe krize krijohen kushtet per ndryshime te shpejta per te mire. Le speranza é l’ultima a morire. Shpresa vdes e fundit.

        Pershendetje

    2. eleΥΘeriskepsi says:

      Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, Shqipëria do të përballet me vështirësi të mëdha, në ristrukturimin e borxhit, pa marrë ndihmë financiare nga institucionet ndërkombëtare. Aktiviteti ekonomik në vendin tonë është ngadalësuar ndjeshëm gjatë viteve 2012-2013 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim.

      “Opinioni negativ për Shqipërinë, reflekton mundësinë që gjatë vitit të ardhshëm ky vend të zhvlerësohet sërish për shkak se rreziqet e mëdha gjatë procesit të ristrukturimit do të rrisin stokun e borxhin”, deklaron agjencia e vlerësimit.

      Sipas agjencisë Standard & Poors Shqipëria është një nivel më lart se sa Greqia, që është në nivelin B-, por Shqipëria është në nivelin e me Bosnjen, Ekuadorin, Kamboxhian dhe Burkina Fason.

      Sipas agjencisë Standard & Poors ekzistojnë sfida të mëdha për Shqipërinë në të ardhmen, pasi janë përkeqësuar strukturat, tashmë të brishta, të financimit, vazhdohet të raportohen të ardhura mesatare të ulta, ekonomia është e vogël, ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe është e lidhur me vendet në krizë të Eurozonës.

      Sipas vlerësimit të fundit në 19 Shkurt të vitit 2012, kjo agjenci e vlerësonte Shqipërinë në nivelin pozitiv B+.

      Në datën 19 Nëntor edhe agjencia tjetër e vlerësimit të kreditit, Moody’s, deklaroi se niveli B1 i bonove të qeverisë Shqiptare mbetet i kërcënuar nga sfidat e rëndësishme fiskale, niveli në rritje i borxhit dhe nga rritja e dobët ekonomike në vitet në vijim.

    3. Denis says:

      Henri,

      Pavaresisht uljes se rating, qeveria u shkep duke marre borxh nga tregu vendas dhe me normat me te uleta historike ndonjehere. Kjo sepse po perfiton nga fakti qe bankat kane mbi 7 muaj qe kane stopuar dhenien e kredive dhe gjithe stokun e likuiditetit jae te detyruara t’ja japin qeverise dhe qeveria po e shfrytezon kete fakt (duke mos e vrre shume mendjen per biznesin i cili ka probleme nga ana tjeter me moskreditimin).

      Stoku i borxhit duhet te jete diku tek 450-500 miliarde lek (te rinj), ne LEK dhe EUR. Pra jo nente miliarde dollare. Shifrat i ke tek pasqyrat e publikuara nga ministria e finances. Borxhi i huaj nuk eshte vetem 300 milione euro, ai eshte vetem nje eurobond i Shqiperise por ne kemi borxh te huaj edhe me kredi te zbutura nga institucione ose qeveri te ndryshme te huaja.

      Qeveria shqiptare nuk ka marre hua ne tregjet nderkombetare me 7.5% sepse e merr ne euro ne tregun vendas me 3.00% (ankandi i fundit i bonove te thesarit ne Euro ne muajin gusht). I merr kaq lire ne Shqiperi sepse sic te thashe bankat ketu nuk po kreditojne me ekonomine dhe detyrohen tja japin qeverise qe po perfiton nga kriza per interesat e saj afatshkurtra. Per me teper, po te jap nje informacion te fresket fare, ankandi i dhjetorit ne Euro i qeverise (Bono thesari 1 vjecare ne euro nga tregu vendas) eshte bere nga bono thesari 1 vjecare ne obligacion 2 vjecar (eurobond) dhe shuma nga 15 milion eshte rritur ne 40 milione Euro, pra qeveria shqiptare do te marre 25 milione euro me shume ne ankandin e euros ne dhjetor. Nderkohe nga tetori deri ne fund te vitit do te marre (ka marre) 40 miliarde lek te rinj shtese. Se ku shkojne gjithe keto para qe e kane rritur frikshem borxhin publik nuk e di. Mbase e dine keta lepiresit e Rilindjes se ku i con qeveria keto 40 miliarde lek ekstra (400 milione dollare) dhe 25 milione euro ekstra per 3 muaj sepse mesa di une deri tani nuk i kane paguar ende as invalidet.

      Sic e kam thene qe perpara zgjedhjeve “Nese fiton Rama keni per ta pare”… Prisni se s’keni pare dhe nuk dini gje ende… Cdo person qe merr vesh nga ekonomia e kupton se cfare idioti drejton sot Shqiperine ne nje periudhe krize…

      Respekte,

      1. henri says:

        Denis,
        Une kisha keto gjera :

        – Ti e di se une i lexoj me shume kenaqesi dhe laps ne dore shkrimet e tua. Shpesh Tema nuk mi boton shkrimet dhe keshtu qe jam i detyruar te ndryshoj shpesh emrin ne “plaku”, “henri” dhe “redi”. Ti je mesuesi i im ne lidhje me problemet ekonomike.

        – Sipas te dhenave, qe kam une borxhi publik total ne fund te vitit 2012 ishte 772 miljarde leke nga te cilat, borxhi i brendeshem 4348,5 miljarde leke dhe ai i jashtem 333,7 miljarde leke. Per vitin 2012 qeveria vetem per interesat e borxhit publik pagoi 48,7miljarde leke.

        – Une mendoj, se ne se shteti shet bono thesari ne tregun nderkombetar kjo eshte nje lloj marrje kredie, dhe konkretisht : “Bankat drejtuese te transaksionit te Eurobondit, Deutsche Bank dhe JP Morgan, sapo konfirmuan blerjen e emetimit tone ne vlere 300 milione euro dhe me nje cmim kuponi prej 7.5%. Maturimi deri ne vitin 2015 ( shitja u be me 28 tetor 2010).” Pra, sic e kuptoj une, ne tetor 2010 shteti shqiptar shiti per te fundit here bono thesari ( mori kredi ) me interes 7,5 % ne tregun nderkombetar.

        – Shume te faleminerit per informacjonin ne lidhje me shitjen nga qeveria te bonove te thesarit kohet e fundit.

        – Ndoshta qeveria e re po merr shume borxhe, sepse ajo duhet te paguaje ne vit, vetem per interesat e borxhit, me se 50miljarde leke te reja.

        – “Denis” une di, se per daljen nga kriza bota njef shkollen gjermane dhe ate anglosaksone. Shkolla gjermane eshte per kursimin ( shrengimin e rrypit si ne Greqi ) dhe shkolla anglosaksone eshte me teorine e Keynesit, pra me investime publike, gje qe po ben tani edhe Obama.
        Sot, ne Europe po kritikohet shume ( sidomos nga italjanet, spanjollet, francezet, greket etj ) rruga e kursimeve dhe po kerkohet qe te ndiqet rruga e rrijtes ( zhvillimit) ekonomike. Desha te dija, ne se ke kohe dhe deshire, mendimin tend per kete ceshtje.

        Duke te falenderuar paraprakisht, te uroj nje jave te re te kendeshme.

        1. Denis says:

          Plaku,

          Gezohem qe je mire. Shifrat e borxhit jane ato qe te kam dhene, jane te raportuara nga Ministria e Finances. Bonoja, si ne tregun vendas ashtu edhe ate te huaj, quhet huamarrje sepse eshte nje borxh qe emetuesi i letrs me vlere e merr kundrejt angazhimit per ta shlyer sebashku me nje interes te caktuar x. Te dhenat e eurobondit ato jane. Por nje qeveri ose merr jashte ose merr brenda vendit. nese merr jashte merr me norme me te larte (risk me i larte per investitoret e huaj) por le te lira burimet vendase per te financuar ekonomine/biznesin. Nese merr brenda merr me norma me te uleta interesi por duke shteruar ato fonde qe normalisht duhet t’i shkonin ekonomise (sic po ndodh prej disa muajsh). Qeveria jone s’mund te marre dot jashte, nonese kete e ka shkruar ne programin qeverises (huamarrje e jashtme per te nxitur kreditimin vendas)… demagogji miku im, thjesht demagogji e paster e nje skuadre pune te paafte per te bere qofte dhe 10% te atyre qe kane premtuar. Demagogji e tyre dhe e zagareve qe ju lepijne ato qe thone….

          Respekte,

          1. henri says:

            Denis,
            Shume faleminderit per pergjigjen e shpejte.

            Pershendetje

  5. toni says:

    Te fillojne arrestimet per ato harxhimet ne fushate dhe e shikojme ferkon duart PD,apo ferkon prapanicen

    1. Dule Jevgu says:

      Nisma e madhe qytetare: Saliu ne biruce. Saliu dhe Shkelzeni me Argiten ne BURG. Perpara.

  6. Tirona says:

    Buke Misri me kryp dhe me uje do ta mbaje barkun, vetem dua te shikoj mbas hekurave ATA qe kon vra, vjedhur dhe shperdoruar pasurine komtare te vendit.

  7. ELTONI USA says:

    Mjere Shqiperia dhe shqiptaret .Ku po i con kjo qeveri nje zot e di.

  8. FATOS NANO says:

    Ç’ia thoshte bilbili
    brenda në Kuvend,
    thotë se xha Saliu
    përsëri u çmend.

    Përsëri u çmend,
    e pa gjithe mileti,
    dhe të gjithë thanë:
    Po këtë ç’e gjeti?

    Po këtë ç’e gjeti,
    që s’pushon asnjëherë,
    duket e kuptoi,
    që s’është timonier.

    Bëre nga surrati
    si dimër i murrmë,
    po ç’ka qerratai,
    që po bën kaq zhurmë?

    Ç’po ia thotë bilbili
    në ato livadhe,
    po Sala-Edvinin,
    e ka kunjë të madhe.

    E ka kunjë të madhe,
    ndaj po tund Kuvendin,
    se i mori zyrën,
    se i mori vendin.

    Tani i ka mbetur,
    veç bishti i lugës,
    ndaj dhe e shan Ramën,
    si ata të rrugës.

    S’e ka nga pallati,
    që është në të shembur,
    vërtet që bërtet,
    po është shumë i trembur.

    Në tjetër furrik,
    është koqeveja,
    se ka për janarin,
    hetime të reja.

    Por unë po i them,
    kot trembesh Sali,
    duhet kohë që radha,
    të vijë gjer tek ty.

    Vërtet që janari,
    është një varr i hapur,
    po ty paniku,
    shumë shpejt të ka kapur!

    Shumë shpejt të ka kapur,
    ka radhë gjer tek ty,
    po këtu do bëhet,
    një ditë drejtësi.

    Do kohën e tij,
    që të piqet rrushi,
    kur të jesh harruar,
    se ke qenë dikushi!

    Se tani akoma,
    ke dhe pak ndikim,
    se s’të kundërshton,
    dot një Lulëzim!

    Po ti sot aspak,
    nuk je më i pari,
    thjesht’ që s’ta mbyll gojën,
    kukull kryetari!

    Ti shan si të rrugës,
    s’ta mohoj talentin,
    por ende vazhdon,
    ta bësh pis ambjentin!

    Thamë se shpëtuam,
    nga ty, o i shkulur,
    po ti në ekrane,
    më keq na je ngulur!

    Ende s’ke kuptuar,
    ç’ndodhi në qershor,
    ende e ndjen veten,
    tribun popullor!

    Ti mund ta hash vetë,
    çorbën që gatuan,
    shumicë e shumicës,
    këtu nuk të duan!

    Ç’ia thoshte bilbili,
    në dimër e vapë,
    me këngën e tij,
    jemi nesër prapë – See more at: http://www.shqiptarja.com/blogs/e_te_tjera_e_te_tjera/rsquo_ia_thoshte_bilbili_pjesa_e_dyte-748-6.html#sthash.CKttMnuv.dpuf

  9. katarakti says:

    Nuk ka zgjidhje. Pasurite kombetare jane shitur.Sikur te mos mjaftonte kjo vendi ka miliarda dollare borxhe te kreditoret nderkombetare. Prodhimi i brendshem ka falimentuar nga konkurrenca e huaj.Vetem pranimi i plehrave te Europes dhe sarinit te Sirise do na “shpetonte”. Dhe ka qe skandalizohen kur disa dalin me foton e Enver Hoxhes per 29 Nentor.

    1. henri says:

      Katarakti,
      Kreditoreve nderkombetare i kemi VETEM 300miljon dollare. Koken lart mik, Shqiperia dhe shqiptaret do jetojne me miljona vjet.

  10. shteti says:

    ne PD kane ngelur te bejne opozite si surrati i ketij katunari te percudnuar nga servilizmi dhe hipokrizia – se kush e coi 67% borxhin publik e di vetem ky cun i kurves katunare !!!

    Shikoni se kush ben opozite ky sheeefrrrrdini, hal iiiiiimmii dhe rrrrriiiiisssstaani,,,

  11. financa says:

    Nuk ka per te ndodhe ndonje gje.Ne kemi gjithe jeten ne krize.E shumta do vazhdojme ta jetojme ne mizerje kete jete.

  12. korcari says:

    ore noipartiak, a ke degjuar ndonjehere ne bote qe nje qeveri qe vjen ne pushtet te rregulloje per 2 muaj nje gjendje te mjerushme te nje vendi qe ka 23 vjet ne korrupsion? Ne Shqiperi korrupsioni fillon qe nga rojet ne dyeret e institucioneve dhe deri tek titullaret e ketyre institucioneve dhe ti pret qe kete gjendje ta rregulloje Edi Rama per nje periudhe 2 mujore.Pse cfar eshte ai magjistar.Keto 3 muaj te ketij viti kjo qeveri nuk mund te beje asnje gje sepse buxheti eshte hartuar nga qeveria hajdute qe iku.Rezultatet e kesaj qeverie duhet ti krahasoshe ne fund te vitit 2014 kur ajo te zbatoje planin buxhetor te hartuar prej saj

    1. Tani says:

      O noipariak, Rama ta bej ashtu si e beri Tahiri qe na futi ne interpol per dy muaj.

  13. zarar says:

    titujt e tille me ne kllapa sugjerimet per opinionin e komentuesve pa tru jane shume idioteske.
    ky eshte vazhdimi i krijimit te kushteve te krizes qe do pasoje dhe qeveria po i zbaton mire direktivat…
    pa asnje info per buxhetin tashme jashte cdo afati ligjor, me planet e doganave qe jane bere lesh e li, me piratet kompjuterike te tatimeve e me taksat e larta qe do pasojne, ska se si te kesh parashikime te mira. shtoji dhe coroditjen e organizuar te treguesve ekonomike dhe… mirupafshim ne pranvere se atehere do shohim sa militante te zjarrte do kete ketu verdalle…

  14. al, paci says:

    ore ca krize thon keta, po kur paskemi qen pa kriz ne, shqiperia ka 23 vjet kriz, nuk na gjen gje ne shqiptareve ne hanim trahna e fasule perdit e u rritem, e jo me tani qe ham dhe akullore

  15. Treviso says:

    Borxhi i jashtem me 300 miljon dollare nuk eshte nje shqetesim i madh. Qeveria e re duke punuar me te gjithe kapacitetet dhe duke shfrytezuar me nikorqirllek pasurite natyrore, del shum shpejt nga kriza. Kujdesi duhet tek borxhi qe kerkojne mafjozet e qeverise mafjoze. Pagesat e borxhit per investitoret fakira duhet te jete me keste dhe duke pare gjendjen ekonomike te ketyre. Kush te paguhet me shpejt dhe kush me ngadale.
    Mjafton vetem nje mireadministrim i ekonomise dhe shqiperia do dali nga kriza me lehtesi. Nuk shof panik. Qeveria e re duke gjetur arken bosh por dhe ne debit do kerkoje te mbaje te njejtenritem jetese qe eshte bere deri me sot. Eksporti mineraleve dhe nafta duhet te shtohen.Taksat do mbajne stabel pagesat e buxhetoreve por nuk do kete rritje rrogash per nje far perjudhe. Une do quaja problem madhor intitucionet e drejtesise. Kjo do ta rendoje krizen ne Shqiperi.

  16. genci says:

    po ku lane gje larot qe te hane balot!kur kane shkaterruar cdo gje ,kur vodhen cdo gje ,tani dalin dhe gezohen qe vendi eshte ne humnere.ky eshte kulmi i cinizmitdhe i sadizmit,por edhe nje shtyse me shume qe hekurat duhen bere gati per keta plehra!

  17. jevi says:

    Sa me shume jashte shpellari aq me shume zhurme ,llafe ,pisllek,ndyresi e gjithe te keqiat qe mund te kete mbi dhe.Zoti kryeminister duhet qilizem i thelle per te pastruar plerat dhe barerat e keqia qe e
    shpune vendin ne kete gjendje.Coje shpellarin para drejtesis se ndryshe
    nuk behet.

  18. StopI says:

    Sipas raportit shkak ka qenë gjithashtu zbrazja e arkës së shtetit për mbulimet e fushatës së Partisë Demokratike!
    Ata s’kanë si fërkojnë duart, se janë vetë shkaktarë të gjëmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje