Abuzuan me faturat e 14 mijë qytetarëve, gati urdhër- arrestet për 15 punonjës të CEZ

10 Dhjetor 2013, 18:51Politika TEMA

Më në fund një nga dosjet më voluminoze dhe më të përfolura mbërrin në Gjykatën e Tiranës.

Bëhet fjalë për dosjen e abuzimeve me faturat e energjisë elektrike.

Prokuroria ka nisur hetimin për këtë çështje dy vjet më parë, kur organi i akuzës drejtohej nga Ina Rama.

Tani në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për 15 urdhër- arreste për punonjësit e kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

Ende nuk dihet se cilët janë personat e hetuar, por mendohet se arrestimet do të nisin që në nivelin më të ulët, atë të arkëtarëve.

Dyshohet se në total janë rreth 14 mijë qytetarë, që kanë rënë pre e abuzimit të këtyre punonjësve, të cilët ose kanë falsifikuar faturat, ose kanë vendosur gjoba të paqena./ep

15 komente në “Abuzuan me faturat e 14 mijë qytetarëve, gati urdhër- arrestet për 15 punonjës të CEZ”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Do gjeni nje vend te rendesishem per Znj.Rama ne qeverri..?!?! Eshte e zonja more, ju rrit kualitetin e qeverrisjes me c’eshtje ligjore dhe administrative..

  2. pupi says:

    Radhen nga CEZ e ka Sa… DOLLAPI per burg.

  3. polisi. says:

    osa mir ketyre kylysheve te korruptuar por asht eveshtir te baet gja akoma lle mamia espitalit lle msusi mai thjesht jan te korruptuar epaskemi ne dienei..nuk baet gja nuk ka vend neper burgje menyra maemir esht tu marin djith pasurin lle ateher mbase baet dicka mendimi im esht ky…..

  4. Genti says:

    Faturat e energjise duhet te vijne te hapura dhe jo te mbyllura neper zarfe. Kur jane te hapura,njerezit mund te shikojne faturat e njeri tjetrit dhe denoncojne vete kur shikojne abuzime. Abuzimet zbulohen shume kollaj. p.sh sa metra katrore e ke shtepine, sa njerez banojne ne shtepi? Se ka familje qe jane 100 m katror dhe 4 a 5 persona dhe paguajne 10 mije leke te vjetra korent dhe keshtu duket hapur qe abuzohet. Si dhe ka familje qe kane vite qe nuk paguajne korent dhe i kane sahatet e stakuar dhe vjedhn sa te duan. Duhen nderruar dhe faturistet ose t’ju ndryshosh lagjet sepse shume prej tyre marrin leke nga disa banore dhe ju faturojne me pak se harxhojne. Kyci jane faturistet ato e dine me se mire kush nuk paguan dhe kush vjedh, e kush abuzon sepse jane bashkepunetore me abuzuesit.

  5. durres says:

    shume mire kane bere qe ti arrestojne sepse vetem ne pallatin tim tre familje jemi qe paguajme nga 30 qe jane sepse ne nuk u japim leke faturueses qe na vjen ne pallat me marr leximin me makine 10 mije euro zonja te medhaja ashtu te perfundojne ,por shume e kane zgjat dy vjet puna e bukur e asaj qe ngelte rrugeve intelektualja e pacipe e durresit ,,,,,,

    1. Greta says:

      Pegjegjesi i shkalles duhet te disponije celsin e dyte te kutise se sahateve qe cdo banor te kontrolloje vete sa kilovatore energji ka harxhuar .Ne pallatin tone asnjeri nuk ia ka pare fytyren faturistes….eshte e padukshme megjithese ka shkruajtur ne kapakun e kutise : “leximi cdo date 18” Me ka ardhe vjet nje fature per 210.000 leke te vjetra…

      1. elona says:

        Mua me erdhi fatura 4500 Lek per 3 dite,pasi 27 dite nuk kam qene ketu fare dhe e kam pas automatin e ulur…ndersa komshise tim me 8 veta ne shpi 140 m2,qe ka dhe lokalin me nje sahat i vjen 1000 lek cdo muaj,kur per mua muaji me i lire shkon 7000 lek.Keto duhen rras mrena te gjithe,nga i pari te i fundit.

    2. nia says:

      Po ku pyesin ato per pergjegjes pallati more durrsi . Ato nuk te sjellin as faturat e jo me te lene celsa te shikojne banoret kilovatet. Dhe kur ta hapi ndonjeher gojen i shkreti pergjegjes behen pale me kete pjesen qe abuzojne dhe te punojne cfate sta pret mendja te thone dhe SPY kot per tete njollosur etj…. se nuk bene si duan ato. Me makine 8000 euro ndoshta leviz ti ato i kane 20 e lerte se fitojne se nuk ta pret mendja. Tu hysh atyre ne biznes te marrin jeten ti thoke pergjegjesi qe ka celesat e kashtes. Pastaj nuk eshte puna e pergjegjegjesit kjo. Secili te bej detyren dhe denohet kush abuzon. Ajo paguhet per elektrikun , nuk paguhet pergjegjesi.

  6. xeni says:

    Dhe mua gjithashtu me kan vjedhur kater muajt e 2013 -es nderkohe kam qene dhe jam aktualisht emigrant kam ber cmos te gjej te drejten por deri tani asgje…!!!

    1. Genti says:

      Mire e ka. Une vetem se shkrova nje koment per dritat ketu te tema me prene dritat tri ore mbreme, mendoje pastaj te merresh….. Se dija te ishin kaq fuqi sdhe te tema.

  7. klodi says:

    Po per ata qe jan edhe kane rene preh e ketyre mashtrimeve qe i kan paguar keto abuzime si i behet te demshperblehen…te kesh nje muaj te pa paguar ne vitin 2007 edhe tani ne 2013 kerkonin qe te behej pagesa ne fjale por ne te kundert do pritej energjia ..si ka mundesi te paguash dritat dmth energjine edhe te jesh i regull edhe keta 1 muaj qe paska qene koha apo sic e quajne ata fatura afrofe edhe kjo fature kish shkuar 100% me kamat edhe duhej paguar kush mund te me thoj ca ruge duhet te ndjek se pagesen e kam bere po me ca urdheri me kerkohej te beja pagesen sepse ishin si te prapambetura apo mbetje e quanin se kuptova nese edhe une do jem preh e ketij mashtrimi…kush mund te me thoje dicka flm

    1. elona says:

      Faturen do e paguash,qe mos te presin energjine dhe do te “rimbursojne” duke te bere zbritje muajt pasardhes.Po sigurisht do besh ankese dhe do mbash 5-6 ore rradhe te Kujdesi Ndaj Klientit dhe do zihesh me ata grate e pleqte qe duan te hyjne pa rradhe se jane gra e pleq.

  8. Homo Sapiens says:

    Ne burg qelbesirat e kalbura se gjeten marifete . Po prokuroria te hetoje dhe studio ligjore shqiptare qe jane bere pale me CEZ-in ne vjedhje kolosale ndaj qytetareve te cilat bashke me permbarues gjyqesor merrnin ne gjykata urdhera ekzekutimi te faturave duke e ditur qe beheshin dallavere.

  9. Gezimi says:

    Keta faturiste te paguajne gjithe demet qe u kane shkaktuar paguesve te rregullt dhe njerezve te ndershem te ketij vendi. Atehere do e ndjejne ne kurriz se cfar krimi kane bere. Ndryshe vetem sa i bejme qejfin vetes me pallavra. Duhet veprim konkret, zbatim ligji dhe ndershmeri ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje