Kompania që sundoi mbi gjysmën e tregut shqiptar të fluturimeve ajrore prej vitit 2005, pushoi së fluturuari në fund të vitit 2013, pas një përpjekje të dështuar për të negociuar një borxh të krijuar lidhur me tarifën e shërbimit për kalimin e kufirit te udhëtarëve dhe tani po mendon se si të ristrukturohet.
Belle Air, e cila ka qenë për vite më e lakmuara nga rivalët, por dhe më e akuzuara si e mbështetur politikisht, po përpiqet të likuidojë pasagjerët, të cilët kanë parapaguar, dhe të shmangë pasojat e një falimentimi të hidhur, duke tentuar të ringrihet.
Presidenti i kompanisë Belle Air, Ilir Xhelo, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se falimentimi do të nxjerrë në rrugë 500 vetë dhe po krijon një ndjenjë pasigurie për biznesin në përgjithësi. Ai thotë se falimentimi mund të shmangej nëse negociohej borxhi dhe se pasagjerët do të rimbursohen për biletat e prera, për të cilat nuk i është dhënë shërbimi.
Bisedoi: Anisa Xhani
Zoti Xhelo, pas tetë vitesh fluturimi, tani po ju duhet të bëni historinë e Belle Air. Çfarë është Belle Air? Një histori suksesi, një histori biznesi politik apo një biznes që nuk ia doli dot?
Belle Air është një shoqëri tregtare private me kapital tërësisht shqiptar, e themeluar në 8 qershor 2005. Ajo ishte një dëshmi e suksesit të biznesit shqiptar. Kompania filloi operimin më 1 mars 2006 dhe në afro 8 vite të aktivitetit të saj arriti të shndërrohej në kompani lider në fushën e transportit ajror, duke e transformuar rrënjësisht aktivitetin nëpërmjet investimeve te konsiderueshme në flotën e saj dhe duke arritur standardet më të larta ndërkombëtare operacionale dhe të sigurisë ajrore. Belle Air është pajisur me të gjithë certifikimet ndërkombëtare të IOSA (Internacional Operations Safety Agency), EASA (European Aviation Safety Agency) dhe është anëtare e IATA (International Air Transport Agency) që nga nëntori 2010.
Aktiviteti i Belle Air në këto 8 vite të suksesshme ka ndikuar në punësimin direkt të 473 personave në Shqipëri, 19 në Itali, 4 në Greqi, dhe në mijëra punësime indirekte në aktivitetet e lidhura me të. Duke vepruar sipas parimeve të transparencës maksimale me deklarimin e aktivitetit dhe të stafit të punësuar, Belle Air ka kontribuar direkt në këto 8 vite në buxhetin e shtetit duke paguar mbi 27 milionë euro taksa, tatime e kontribute të ndryshme.
Duke krijuar një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe duke mundësuar aksesin në transportin ajror për të gjithë grupet shoqërore, Belle Air ka transportuar mbi 4,500,000 pasagjerë në 26 destinacionet e saj (22 destinacione në momentin e pezullimit) dhe ka pasur rolin e saj të patjetërsueshëm në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit.
Aktiviteti i Belle Air përfshin investim edhe në Evrope, duke i dhënë punë 97 personave në Itali ne kompaninë ajrore Belle Air Europe prej vitit 2009. Aktiviteti i kësaj të fundit ka investuar në Kosovë duke mbajtur 12 linja të rregullta ajrore e duke i dhënë vende pune 92 personave të tjerë nëpërmjet agjencisë përfaqësuese.
Të gjithë këta, pra 685 persona, sot janë në rrezikun të mbeten pa punë nëse Belle Air dhe Belle Air Europe do të kalojnë në falimentim me likuidim në vend të procesit të ristrukturimit.
Përsa i takon pyetjes a është Belle Air një histori biznesi politik, përgjigje është e thjeshtë, e qartë dhe e prere: JO.
Belle Air është komentuar politikisht më shumë se çdo kompani tjetër ajrore në botë, diskutuar nga politika në kuadrin e luftës politike midis poleve të djathta e të majta, duke e lidhur padrejtësisht kompaninë tonë me krahun e djathtë, me lloj- lloj shpifjesh e thashethemesh politike.
Ne nuk na ka ndihmuar politika të rrisim flotën ajrore, as për kualifikimet ndërkombëtare, as për mbushjen e avionëve me pasagjerë, as për hapjen e linjave të reja, as për arritjen e një rezultati me 52% të tregut, në konkurrencë të ashpër me British, Alitalia, Airone, Albanian, Olympic, Jetairfly etj. Disa nga konkurrentët tanë kane falimentuar, ndërkohë që kjo nuk ka lidhje me politikën, megjithëse janë interpretuar politikisht.
Problemi i borxhit të Belle Air është trajtuar me administratën shtetërore të mëparshme, askush nuk ndihmoi për të dhënë as afate pagese me këste.
Ku qenka lidhja me politikën? Ne jemi vetëzhvilluar me investimin tonë e me profesionalizmin tonë e me punën e lavdërueshme të qindra specialistëve tanë.
Ka një paqartësi lidhur me Belle Air që operon në Tiranë, atë që operon në Kosovë dhe kompaninë italiane që ju mbështetini…
Kompania që operonte në Kosovë është Belle Air Europe, ku Belle Air ka investuar 24% të kuotave. Dy ishin arsyet: së pari, në vitin 2009 kur u themelua Belle Air Europe, niveli i operimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil konsiderohej problematik nga ICAO dhe nga Komisioni Evropian dhe ishte eminent rreziku i futjes në listën e zezë, gjë që do sillte rrjedhimisht mospranimin në Evropë të kompanive shqiptare. Ky rrezik ka qenë i vazhdueshëm edhe në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Kjo u vërtetua në nëntor 2011 me ndalimin e fluturimeve ne Evrope të avionëve me regjistrim në Shqipëri. Pasoja ishte që Albanian Airline me 3 avionët e vet në regjistrin shqiptar nuk mund të fluturonin më dhe kështu u ndaluan operimet e kësaj kompanie. Belle Air-it iu ndalua 1 avion, që ishte në regjistrin shqiptar, por avionët e tjerë ishin në regjistrin francez e kështu aktiviteti i Belle Air, që ishte në standardet evropiane, nuk u ndërpre nga Komisioni Evropian.
Së dyti, misionin e lidhjeve ajrore nga Evropa drejt Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, Belle Air nuk mund ta realizonte vetëm me licencën shqiptare, por duhej edhe një licencë e një kompanie ajrore evropiane.
Në vitet 2010– 2013, Belle Air Europe zhvilloi 12 destinacione nga Prishtina drejt Evropës dhe arriti të vihet në krye të tregut, si në vitin 2012 me 290.000 pasagjerë, edhe në vitin 2013 me 430.000 pasagjerë (30% të tregut të Aeroportit të Prishtinës) deri 27 nëntor kur u detyrua të ndërpresë fluturimet për ristrukturim.
Me një rritje të tillë, si u ndodhët para procedurës së falimentimit për ristrukturim?
Ulja e Belle Air erdhi si pasojë e bllokimit të llogarive bankare në Shqipëri nga data 8 nëntor, që vazhdon edhe sot.
Drejtoria Rajonale e Tatimeve për Tatimpaguesit e Mëdhenj, në kundërshtim me udhëzimin nr.40, datë 24.12.2008 të Ministrit të Transporteve e të Ministrit te Financave, botuar në Fletoren Zyrtare nr.206, datë 20.01.2009, hyrë në fuqi më 5 shkurt 2009, qe përcakton se tarifa e shërbimit të kalimit të kufirit prej 10 euro për pasagjer duhet t’i paguheshin shoqërisë Tirana Internacional Aeroport në cilësinë e agjentit për mbledhjen e kësaj tarife, i komunikoi urdhrin kompanisë për pagesën e rreth 6 milion euro brenda një afati 10 ditor.
Kompania kundërshtoi shumën e njëkohësisht kërkoi pagesën me këste për një periudhe 6- 8 muaj. Gjithashtu konsiderojmë ndërhyrjet e Drejtorisë Rajonale te Tatimeve për Tatimpaguesit e Mëdhenj të paligjshme.
Belle Air ishte prej disa muajsh në diskutime me Aeroportin e Tiranës dhe me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve për Tatimpaguesit e mëdhenj për të bërë saktësimin e detyrimeve për tarifën e shërbimit të kalimit të kufirit, heqjen nga detyrimi të një fature të lëshuar nga Tirana Internacional Airport me vlere 1.260.330 euro, të lëshuar në korrik të vitit 2011 për tarifën e kalimit të kufirit për periudhën 19 gusht– 31 dhjetor 2008, refuzuar nga ana jonë si haptas e kundraligjshme sepse në ketë periudhë kjo tarifë nuk ishte rregulluar me ligj. Kuptohet anomalia ligjore edhe nga fakti i lëshimit faturë 3 vjet më vonë. Gjithashtu Belle Air pretendonte se në vitin 2009 kishte paguar padrejtësisht edhe 488.030 euro për të njëjtën tarifë shërbim kalim kufiri. Mjafton t’i referohesh nenit 155 të Kushtetutës qe nuk lejon ligje me fuqi prapavepruese.
Presioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ushtruar ndaj kompanisë BELLE AIR në muajin nëntor 2013 u shoqërua me bllokimin e llogarive bankare nga data 8 deri 14 nëntor 2013.
Më datën 13 nëntor u nënshkrua një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale te Tatimeve për Tatimpaguesit e Mëdhenj për të paguar detyrimin brenda datës 31.12.2013 duke dhënë brenda 1 jave edhe një garanci bankare prej 6 milion euro.
Megjithëse me 14 nëntor 2013 Drejtoria Rajonale e Tatimeve për Tatimpaguesit e Mëdhenj njoftoi bankat për lirimin e llogarive bankare të kompanisë Belle Air, bankat kryesore me të cilat kompania punon, të alarmuara, nuk i hapën llogarite e tërhoqën gjendjen e likuiditetit mbi 1,5 milion euro, që ishte grumbulluar aty nga shitja e biletave.
Prej datës 15 nëntor 2013, kompania mundi likuiditet të kufizuara që disponohej. Heqja e menjëhershme e një likuiditeti 2,5 milion euro si shpjegohet me sipër, na detyruan që në datën 22 nëntor 2013, kompania Belle Air sh.p.k. të depozitojë në Gjykatën e Rrethit Tirane kërkesën mbështetur në ligjin nr.8901 datë 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 2, me qëllim riorganizimin nëpërmjet arritjes së një marrëveshje, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë. Ky akt ishte një veprim i detyrueshëm me ligj për administratorët e kompanisë.
Depozitimi i kësaj kërkese kishte qëllimin e vetëm që kompania të vazhdonte fluturimet duke bërë një ristrukturim të saj për të dalë nga situata ekonomike e vështirë.
Kompania Belle Air kishte besim të palëkundur se shteti do e kuptonte që Belle Air ishte një aset kombëtar dhe bashkë me bankat do të mbanin një qëndrim ndihmues për të bërë të mundur daljen nga situata e vështirë.
Belle Air depozitoi dokumentet në gjykatë, vazhdoi fluturimet e vazhdoi përpjekjet negociuese me bankat e ministrin për ekonominë, me investitorë të mundshëm shqiptarë e të huaj, pa asnjë qëllim ndalim fluturimi. Në SHBA operimi i kompanive ajrore në kushte të tilla quhet “chapter eleven”, në Itali quhet “concordato preventivo” e janë shume kompani ajrore që operojnë kështu në kushtet e hapjes së procedurës për falimentim për ristrukturim, rasti i American Airlines, Blu Panorama etj.
Vendimi për ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve u mor në mbrëmjen e datës 24 nëntor 2013 në kushtet ekstreme kur u njoftua për prishjen e kontratës për 3 avionë nga ana e Volito Aviation, pronar i avionëve. U bë e pamundur të operohej kur nuk garantoheshin fluturimet e të nesërmes. Mbyllja e sistemit të rezervimit u bë brenda 3 orëve nga marrja e vendimit, koha e nevojshme për IT të Help Desk në USA dhe Indi.
Ditën e ndalimit të fluturimeve, 25 nëntor 1013, edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve për Tatimpaguesit e Mëdhenj njoftoi bankat për bllokimin e llogarive të Belle Air, bllokim që vazhdon edhe sot.
U fol se keni pasur takime me qeverinë, me ministra të saj. Ata e deklaruan këtë dhe në Kuvend…
Po, me shkrim e me takime: Ministrin e Transporteve, z.Haxhinasto, Ministrin e Financave, z.Cani, Ministrin e Ekonomisë, z.Ahmetaj si dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, znj. Shehaj. Në rrugë zyrtare problemi është dërguar deri te kryeministri. Personalisht i kam bërë njoftim për rrezikun e ndërprerjes së menjëhershme të fluturimeve si ministrit Haxhinasto edhe ministrit Ahmetaj.
Me iniciativën e tyre, dhjetëra punonjës të Belle Air, të dëshpëruar, i kanë dërguar SMS me lutje edhe kryeministrit Rama.
Situata në kompani për 473 punonjësit në Shqipëri, Itali e Greqi, për 97 punonjësit e Belle Air Europe në Itali e për 92 punonjës në Kosovë, ka qenë shumë dramatike.
Cili ishte rezultati i takimeve?
Në thelb asgjë. Negocimi i borxhit është praktikë normale, por për ne u kthye në anormalitet. Ne na duhej vetëm 5- 6 muaj kohë dhe t’u jepnin sinjal bankave se ka klimë normale biznesi. Ky sinjal nuk u dha dhe gjithçka u kthye në dështim.
Ne Itali, si në vitet 2008, edhe në 2013, kriza e kompanisë ajrore Alitalia vuri në lëvizje shtetin italian, personalisht kryeministri në tratativa me bankat e bizneset e mëdha për t’i bindur për të ndihmuar e investuar Alitalia-n si një aset kombëtar, krenari kombëtare.
Si është gjendja e shlyerjes së tarifës së shërbimit të kalimit të kufirit nga kompanitë e tjera?
Në dijeninë time kanë borxhe edhe kompanitë e tjera ajrore dhe këto janë të raportuara nga TIA te administrata tatimore. Theksojmë se për tarifën e kalimit të kufirit janë debitorë me shtetin edhe kompani të tjera ajrore, ku një prej tyre, Albania Airline po aplikon për të rimarrë licencat e rifilluar aktivitetin, ndërkohe që asnjë veprim nga administrata tatimore nuk është ndërmarre ndaj tyre. Ka edhe te tjera kompani që aktualisht fluturojnë e kanë detyrim të ngjashëm ndaj TIA.
Është vetëm kompania Belle Air e penalizuara me bllokim llogarish deri në dërgimin e saj në faliment! Perse vetëm Belle Air?
Sa kohë keni që nuk paguani taksën e shërbimit të kalimit të kufirit? Ka zëra që nuk e keni paguar kurrë?
Nuk është e vërtete. Deri në korrik 2010 faturimet nga TIA bëheshin të përziera tarifat e TIA bashkë me tarifat për kalim shërbim kufiri. Po u vë në dispozicion këtë tabelë me shkrim:
Nuk konsiderojmë në bilancet tona vlerën 1.260.330 euro për faturën e lëshuar në korrik të vitit 2011 për tarifën e kalimit të kufirit për periudhën 19 gusht– 31 dhjetor 2008, refuzuar nga ana e jonë si haptas e kundraligjshme sepse në këtë periudhe kjo tarifë nuk ishte rregulluar me ligj. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e pretendon edhe këtë shumë që t’i paguhet.
Ka komente në media se Belle Air ka mashtruar pasagjerët duke shitur bileta. Sa të vërteta janë këto zëra?
Shitja e biletave në advancë është praktika më e rregullt ligjore për çdo kompani ajrore. Për sa i përket rimbursimeve, po ndiqen dy rruge kryesore:
Biletat e kompanisë Belle Air që janë shitur me kartë krediti, kur pasagjerët që nuk shfrytëzojnë biletën për udhëtim për mungesë të fluturimit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të plote nga banka e tyre ku është emetuar karta e kreditit. Është një proces që po kryhet në vazhdimësi dhe që banka na njofton rregullisht.
Pasagjerë të tjerë, që kane paguar nëpër agjenci, të cilat akoma nuk kanë paguar shoqërinë Belle Air, duhet të kërkojnë rimbursimin pranë agjencive ku kanë blerë biletën.
Pasagjerë të tjerë, që kanë paguar nëpër agjenci, të cilat kanë paguar shoqërinë Belle Air, duhet të kërkojnë rimbursimin pranë agjencive ku kanë blerë biletën, pasi Belle Air të këtë mundur të kthejë pagesën agjencive. Kjo për momentin është e pamundur sepse llogarite e kompanisë janë të bllokuara.
Në procesin e ristrukturimit që parashikon kompania Belle Air, parashikohet edhe rimbursimi 100% i klientëve që nuk kanë përfituar shërbimet në këtë situatë.
Ka një paqartësi tek publiku lidhur me detyrimin tuaj. Kush duhet ta mblidhte taksën, ju apo aeroporti dhe pse jeni toleruar ju ose aeroporti pa e paguar?
Së pari sqaroj se nuk është taksë. Bëhet fjalë për tarifën e shërbimit për kalim kufiri me avion, e cila paguhen me biletën dhe kompania duhet t’ia paguaje shoqërisë Tirana Internacional Airport. Kjo e fundit ka detyrimin ta derdhi pagesën në thesarin e shtetit.
Shteti duhet të drejtohej te TIA e jo tek Belle Air. Adresimi direkt te Belle Air nga ne konsiderohet një akt i kundraligjshem.
Për shumë njerëz ju perceptoheni si kapitull i mbyllur. Ju vetë besoni se do ristrukturoheni. Cili është plani i veprimit më tej?
Është e vështire rifillimi, po jo i pamundur. Ne kemi paraqitur një plan ristrukturimi në gjykatë. Kemi planin tonë të biznesit, klientelën tonë të madhe, të mos harrojmë se kemi transportuar nga fillimi deri sot 4,5 milionë pasagjerë, kemi njohuri të plota për këtë biznes shumë të komplikuar, kemi reputacionin ndërkombëtar në një shkallë të lartë, kemi mbështetjen e industrisë së aviacionit në përgjithësi, kemi një kolektiv punonjësish të motivuar, profesionalë e të sakrificës, që i jemi mirënjohës për arritjet e deritanishme. Kemi besim në planin e ristrukturimit që përgatitëm për të vazhduar me sukses veprimtarinë tregtare të Belle Air. Por nëse vazhdon klima politike kundër Belle Air, asnjë investitor nuk do guxojë të afrohet te kjo kompani.
Çfarë është hapja e procedurës së falimentimit për ristrukturim dhe a keni besim se do të funksionojë?
Është një procedure riorganizimi, ristrukturimi dhe jo likuidimi. Qëllimi i vetëm është të shëndoshet kompania. Për këtë qëllim bëhet një plan që në harkun kohor disa muaj të arrihet shëndoshja e kompanisë. Plani propozohet nga kompania dhe e miraton gjykatësi. Gjatë kësaj kohe kompania i ka të gjitha asetet e saj të mbrojtura me masë sigurie, por i nënshtrohet kontrollit e juridiksionit të gjykatës. Kreditorët nuk mund të dëmtojnë kompaninë dhe disa kontrata edhe mund të anulohen nëse kjo i shërben ristrukturimit. Plani ynë i ristrukturimit, i riorganizimit përfshin si kursime të shpenzimeve, edhe rritje rendimenti, edhe struktura organizative më efikase, edhe shkurtime e ndryshime në flotë e në destinacione, edhe rritje shërbimesh që rrisin të ardhurat.
Në emër të ortakëve kemi parashtruar këtë situatë para gjykatës duke theksuar se kërkesa jonë nuk ka qëllim likuidimin e shoqërisë, por ristrukturimin e saj për ta rivendosur aftësinë paguese sa më shpejt e për të mundur të shlyeje të gjitha borxhet e krijuara.
AHHHH XHELO XHELO, PO CTU DESH TY O MERUM TE MERRESH ME POLITIKE…
E SHIKON SE CFARE NDODH, KUR I HYNE RRUGES TE KORRUPSIONIT EDHE POLITIKES.
I BERE LLOGARIT GABIM MORE XHELO, MENDOVE SE BERISHA ISHTE I PA THYESHEM. EDHE DO JA HIDHJE ME PRAPASKENA.
RRI SI BAJGE TANI MORE XHELO. KONSIDEROHE VETEN ME FAT, NESE NUK TE RRASIN BRENDA NE BURG PER EVAZION FISKAL EDHE KORRUPSION.
po kompanite ajrore qe u falimentuan kur hyri ky ne treg?!
i mbani mend?
Ky o POPULL eshte njeriu i familjes se gruas se Lul Bashes, qe falimentoi kompanine ajrore ALBATROS ne fundvitin 2005 sapo PD_ja rierdhi ne Pushtet, megjithse ishte nje fare-Drejtori ne kete kompani tek e cila vodhi disa qindra-mijra Euro e u mor ne mbrojtje nga vete Lulzim Basha. Prandaj Prokuroria dhe Qeveria e sidomos Maxhoranca nuk kane pse merren me fjale boshe, sepse “BOSS_in” e Ilir Xhelos e kane perseri perballe te lire nen emrin Kryetar i PD, qe nuk ka as 25% te Votes se Shqipetareve dhe ben te “Fortin” neper Mediat e tij dhe sidomos ato te “vjerrit apo babait shpirteror” te tij nga Vicidoli.
Une i u drejtova bankes time per te bere opposition per biletat e paguara me karte krediti dhe me thane qe kjo edhte e pamundur ,sepse tashme ju i keni terhequr ato vlera dhe kur paguhet me karte krediti eshte kretjtesisht e pamundur qe ti marresh perseri pagesat e kryera
Eshte detyra juaj qe te transferoni perseri pagesat qe i keni marre me mashtrim dhe per kete do te ju bej nje kallzim penal per mashtrim duke marre shkas dhe nga kjo interviste qe eshte nje mashtrim i ri
Pasagjeri,
Te kane genjyer ose i kane rene shkurt ne banke (nese ti thua te verteten). Pagesat nga kartat e kreditit rikthehen.
O Denis , shiko se pjesa me e madhe e kartave te kreditit nuk i leshojne bankat por kompanite financiare (kredituese) ndonese tek karta eshte i shkruajtur emri i bankes ajo vet nuk eshte pergjegjese x karten apo sherbimet e lidhura me karten ,rimbursimin duhet ta kryeje kompania te ciles ti i ke bere pagesen dhe jo kompania e kartes se kreditit , une personalisht kam nje MasterCard dhe kte Qershor qe kaloj pata nje problem me kta te belleair sepse xveç faktit qe nuk jane korrekt ne ate çfare te ofrojne edhe te thone por mundohen edhe te mashtrojne , me spostuan orarin e fluturimit 3 here , dhe vendosa aty ne aeroport te anulloj fluturimin me kte kompani sepse nuk u tregua korrekte ,shkoj tek sporteli dhe kerkoj qe te me anulloj fluturimin sepse orari i ri qe me ofruan nuk me interesonte , dhe aty me thane ok e anulluam bileten tuaj dhe rimbursimi ju vjen menjehere por ju mund ta shikoni tek karta pas 12-24 oresh i them ok e pastaj pres bilete me kompani tjeter edhe nisem , mbas 2 ditesh kontrolloj online x rimbursimin tek karta ime dhe nuk e gjej , tel belleair ne milano (bergamo) dhe me thone qe duhet t’ja kerkoj “Bankes time” shkoj tek banka dhe banka me thote te kontaktoj kompanin financiare (kredituese) e cila me thote qe nuk eshte bere asnje rimbursim x kte bilete/pagese , shkoj prape tek belleair dhe pas nje sherri prej 2 ore me personelin e agjencise arrijne te me thone qe rimbursimi do te me kthehet por ne masen 65% pasi isha une qe kerkova anullimin e fluturimit sado qe kompania me kishte konfirmuar qe fluturimi ishte i sigurte x orarin qe kishin thene
(po e rikujtoj qe orari ndryshoj 3 here,prej ores 9:00 qe ishte orari fillestar ne oren 13:10 pastaj ne oren 17:20 e deri ne oren 20:00 qe sipas tyre ishte orari i nisjes)
Por une e di me siguri qe orari perfundimtar i fluturimit ishte ora 01:20 e mengjesit te dites se neserme dhe x me shume avioni zbriti ne Milano e jo ne Milano(bergamo) dhe prej andej njerezit jane transportuar me autobuz deri ne aeroprtin e Bergamos qe jane rreth 3 ore rruge
Sdq ju drejtova avokatit i cili xveç se kerkoi rimbursimin tim por ju kerkoi edhe pagesen e shpenzimeve te tija pasi ishin ata qe kishin gabuar heren e pare qe nuk me rimbursuan menjehere siç thote rregullorja e kushteve te kontrates qe nese eshte kompania qe nuk ploteson sherbimin e premtuar x te cilin klienti/pasagjeri ka paguar atehere pasagjerit i duhet ti rimbursohet shuma e plote menjehere ne menyre qe te kete mundesine te kryeje udhetimin ne menyren me te mire te cilen ai mendon dhe heren e dyte qe nuk donin te rimbursonin te gjithe shumen por donin te me mashtronin
Nuk eshte e vertet ajo qe thoni per sa u perkeket credit cards ose debit cards,u une jam punonjes ne banke,c’do person qe ben nje kallzim per mashtrim,vjedhje ose nje person tjeter i ka perdorur carten ia merr nje credit mbrapa per shumen e humbur nga banka ose instuticioni qe leshon creditin.
denis:mund te japesh me shume detaje si eshte procedura??
Ky genjeka thua ti;çuditerisht banka me ka thene te njejten gje.
Pse nuk i kthejne automatikisht leket qe jane xhiruar nga llogarite tona ?
Kush eshte banka e Bellair-it?
Ca do te thote”ju kerkoka bankes qe ka emetuar karten e kreditit rimbursim total te biletes kur bileta eshte blere ne nga ana jone ?
Karta nuk eshte as e vjedhur as e humbur dmth nuk ka abuzim me karten.Abuzimi eshte me shitjen e biletave kur kompania ishte ne procedure falimentimi.
Te ktheje kompania leket perte gjitha biletat e paperdorura nga klientet.
Nuk eshte me e thjeshte kjo?
O pasagjer, mos e caj koken, kur te vij fatura e kartes se kreditit ,mos pago vetem ate shume qe ke shpenzhu per bileten.
Denis….flet per ne shqiperi ku asgje nuke funksionon…..
o Deis, po ku ka ne ekonomi tregu me te thene? E bleve bileten? Piji ujet. Banka e ka transferuar parate belerit per aq sa i takojne dhe fund. Beleri yne duhet tu ktheje parate. Meqense ai nuk ka para , e para duhet arrestuar per mashtrim ne shuma te medha dhe pastaj vendimi gjykates per demshperblim parash bilete dhe çdemtim moral. Ej, jane rruge te gjata qe nuk te del jeta te perfundosh gjyqet ne ekonomine e tregut. Te pasmit e marçin vesh.
@pasagjeri
Procesin e ‘chargeback’ te nje pagese, kur bleresi ushtron nje ankese, e manaxhon vet VISA, MasterCard, perkatesisht sipas c’fare karte ke perdorur.
Ne rast se ankesa e ushtruar (ata i referohen si ‘claim’) aprovohet, ath fondet te kthehen prapa me ane te nje urdher-pagese qe e inicon VISA/MC ndaj bankes qe e ka pranuar pagesen ne emer te tregetarit.
Tani, ne ka mekanizem garancije ne mes te bankes lokale qe i pranon (acquire) keto pagesa dhe operatorit qe shet online (me ecommerce), eshte ceshtje ne mes ketyre dy entiteteve afariste.
Shteti shqiptar eshte shtet legen qe sbron qytetaret e tij,ky xhelua duhet te futur ne burg po ska paguar,po shteti sduhet te lejoj qe belleair te falimentoj,pse do vin pepinot nga italia e do fitojne ne kurrizin ton,ta mbaj vet shteti ate kompani e tu jap punen prap njerzve,pse do fitojne te huajt gjithmon mbi ne??
Shiko se 2 nga 3 kompani qe kane marre linjat ne vend te belleair vetem njera eshte italiane 2 te tjerat jane po te ktij legenit ktu ndonese me emer tjeter , punonjesit ne agjencit ne aeroportet e Milano (Bergamo BGY) , Verona , Bologna jane po ata qe kane qene , pa asnje ndryshim ,biles nuk kane ndryshuar akoma as posterat ne muret e agjencive
se kupton vlla,se kta tanet na e pin gjakun ne.keta bejne biznes me moton futja tendit.dhe populli eshte ashtu si mendon edhe ti,me mire te ta fus i joti.jo ore,me mire italiani.ta fut me pak,dhe udheton rehat.edhe ta fut edhe te pelqen,edhe udheton prape.sbehet bisnesi ajror si tregetia e patateve.prandaj persa kohe do bejme te till bisnes,te huajt do ta marrin.dhe le ta marrin sepse e meritojne.
OPERATIVI I SIGURIMIT TE 15 KATESHI, NJE NGA SIGURIMSAT E PRIVILEGJUAR, KA HISTORI MJAFT TE BUKUR PERSA I PERKET KTHIMIT TE TIJ SI BIZNESMEN LINJASH AJRORE. NE SE GAZETARET DUAN TE GERMOJNE PAK ME SHUME, DO KENE MATERIAL PER TE MBAJTUR GJALLE GAZETAT PER 1 VIT.
Ky Ilir Xheloja ka qene disa vite ne burg ne Itali per shperndarje droge para nja 10 vjetesh. Kishte nje zyre ne Tirane dhe nje tjeter ne Zvicer. Qe nga Zvicra drejtonte operacionet e shperndarjes se droges nen petkun e nje agjensie udhetimesh. Ka qene edhe i martuar me mbesen e Adil Carcanit,kur punonte si nendrejtor per Sigurimin ne Hotel Tirana.
Ja fute kot plako
Per me teper, eshte njeriu qe menjehere pas renies se komunizmit, nuk i eshte ndare agjencive te udhetimit. Duke filluar nga AdaAir, linjat e trageteve te vlores me Otranton, linjat e trageteve te Durresit me Barin.
Lexo shfare thote ky z.xhelo.kjo eshte nje histori e sukseseshme e biznesit shqipetare .pra imagjinoni nje histori te pa sukseseshme te plerave morracakeve buthgrisurve e spiuneve biznesmeneve shqiptare .cfare karagjozlleku
Xhelo, kompania jote ishte bere, si autobuzet tirane kukes. Qe njehere vinte, nje tjeter jo. Asnjeri nuk e dinte ne ç’ore nisej avioni dhe ne ç’ore mbrrinte.kam udhetur disa here, por ajo qe me ka bere pershtypje ka qene pallegullsia e kompanise suaj o Xhelo. Kam nje mik qe punon per Belle air ne Kosove dhe disa here e kam vene ne dijeni per problematikat qe kam patur me ju, kam derguar me dhjetra e-mail(mund ti verifikoni), por asnjehere kurre nuk kam patur nje pergjigje. Jam dakort me ju ne nje pike, qe nje aset kombetare si Belle Air, po falimenten dhe eshte per te ardhur keq, por me thene te drejten o Xhelo, njerzeve ju a ke prure ne maj te hundes. Megjithate, i uroj Belle Air qe te ristrukturohet, por me te njenjten kohe te behet nje kompani”digne de ce nom”.
*miku im ne Kosove(M.H) eshte nje njeri me te vertet profesionel dhe i apasionur per punen e tij.Nje njeri me nje kulture pune qe rralle njerez kam njohur ne Shqiperi.
Po Agim Basha vellai i Lulushit spaska dhene interviste si bashkpronar qe eshte..?
Pasagjeri,
Personi qe ke folur ne banke eshte idiot!
Une pagova me carte “Barclays Bank” (une rri ne Angli) dhe me thane qe do mundohen te marin leket (90%) e biletes mbrapa por prceduara ka raste qe vonohet mbi 3 muaj!
Shko perseri tek banka dhe shpjegoja cheshtjen dhe banka do te nis formularin dhe duhet ta plotesosh plus firmosesh plu fotokopje te biletes.
Mght te shohim a do i marrim apo jo!
Comenti ime prap mbetet se kjo kompani ishte shume e parregullt me sherbimet e pasagjereve.
Ti zoti sigurims kur thua qe paske qen kaq I suksesshem pse nuk I tregon ku I keni fitimet e gjithe atyre viteve po fshihesh mbas ca deklaratave na Kane bllokuar llogarite bankare pse I keni len punonjesit 4 muaj pa paguar ti zoteri e di qe ata njerez Kane familje dhe duhet te paguhen per punen e tyre .ata nuk Kane luksin te shkojne te jetojne si Ty Ty bir apo jot bije ne itali ata punonin per buken e gojes dhe trajtoheshin nga Ty si skllever ti me gjithe femijet e tu jeni ca plera dhe del jep intervista na tregon si funksionon biznesi .kompanite delta american airline dhe te tjera nuk I la njeri te falimentojne se ja u dinte shteti letrat dhe nuk kishin cte fshihnin .ja ku po ta them une jetoj ne USA dhe e di shm mire si funksionon chapter 11 zoteri nuk te lejon njeri te shpallesh falimentimin se ashtu mendon ti .ju jeni vec ca plera
KUSH JANE PRONARET…! NDIQNI PARATE E FSHEHURA…PO IKNI O TE GJORE SE ISHIT BERE ME KEQ SE ADA AIR – AL AM AB A DAH HA HA HA HA…ME MIRE KOMPANI TE HUAJA QE JANE DHE SERIOZE,l SE JU MASHTRUES DHE HAJDUTE te Belle Air QE BLUANI ME MULLI TE MARRE ME QERA.KU E KENI SERIOZITETIN QE JENI BERE GAZI I AEROPORTEVE TE EVROPES DUKE HYRE E DALE SIPAS MUNDESIVE QE MUNDESHIT. EDHE NE RRADHEN E QUMESHTIN NE KOHEN E DULLES MBANIN RREGULL DHE ORAR. IKNI O TE MBYTUR, SE MJAFT NA LODHET E MASHTRUAT. NE BURG NE BURG E KENI VENDIN DHE SEKUESTRIM PASURIE. ME FALEMINTIM EDHE MUND TE SHPETONI.
KY BIRBO I SAZANIT KA BERE NAMIN KUR KA QENE OPERATIV DHE HETUES ME GJITE MAKS OSTRENIN NE BURREL.KY PLERE DUHET TE ISHTE NE BURG TANI POR KESHTU NDODHI QE PERMBYSJEN GJOJA TE RREGJIMIT TE VJETER E ZBATUAN KETO PLERA QE U FINANCUAN NGA SIGURIMI FAMEKEQ I ALISE DHE SOT JANE PRAP PJESA ME E NDYRE E SHOQERISE SONE.PO NUK U SHEMB KJO KASTE E ISH SIGURIMIT FANEKEQ POPULI DO TE LENGOJE PER SHUME KOHE…
mbyllja e kompanise belle air eshte nje humbje jo e vogel per te gjithe ,edhe per shtetin,sepse eshte e vetmja kompani qe une njohe nga viti 19 per92 ne shqiperi me e organizuara me e sigurta dhe me nje personel shume te kualifikuar .kam punuar tek albania airlines ,asnje kurs kualifikimi nuk mu be per 10 vjet,e kunderta ndodhi me belleair.qe muajin e pare te punes ju neneshtruam kualifikimeve dhe specializimeve si brenda dhe jashte,dhe per kete diferenca dukej qarte me kompanite e tjera
E Rama dhe e gjithe qeveria duhet vetem nje gje te besoje….500 veta pa pune, ne nje kohe kur kane edhe gurin edhe arren per tia mare Belleairit te gjitha detyrimet qe kjo kompani ka ndaj shtetit
Mero kete Xhelo e njeh mire Vlora, jo per faktin se me origjine eshte nga fshatrat e Vlores, por per faktin se ne vitet 1992-1993 ka hapur linjen e pare te transportit me traget Vlore-Otranto.Beri shume para, mbsai pervec transportit me traget, ai transportonte shtetas kosovare me autobuze Zvicer -Kosove.Ka dy fakte mbi kete person ;
1-) Nje ish puninjes i sigurimit te shtetit deri ne deture n/drejtor ne
nje ndremarje prane bllokut te ish udheqesve komuniste.
2-) Biznesi i tij lulezon vetem ne periudhat qe qeverise Sali Berisha.
o Xhelo mashtruesi, me ke 400 euro borxh o pleher
Pse ky Xhelua nuk më ngjan si biznesmen, por si gjyshi xha Sabriu që tregon histori të rreme për luftën, kur ka qënë partizan…?
Flitet e flitet per pasagjeret por harrohen agjensite te cilat pa perjashtim kane humbur garancine bankare qe kane paguar per llogari te Belle air me qellim qe te kishin mundesi per te bere bileta ne sistemin e kompanise.E njejta gje ndodhi dhe me Albanian Airlines . Pra , agjensite cdo dy – tre vjet humbasin leke dhe asnje njeri nuk ndihet per kete gje edhe pse agjensite paguajne rregullisht taksat e tatimet shtetit pooor shteti nuk i mbron aspak . Cfare te themi per kete gje !!!???
Ilir Xhelo eshte nje njeri tinzar , meskin & mashtrues
Ato qe e kane njohur e dine mire qe ai ishte nje spiun , pjese e klaneve & pjese e agjentures serbe . Le ti tregoje lidhjet dhe bizneset ne Zvicer me cilet i ka bere ??? . O njerez jetojme ne nje vend ku hajdutet kane marre gjithshka .
Nese Shqiperia nuk pastrohet nga njerez si ky , xhelo te tjere do te perfitojne perseri nga shqiptaret .
I gjithe tregu i udhetimeve dhe sherbimeve turistike duhet te reformohet pasi eshte ne kaos , pa standarte & pa konkurence ndaj dhe njerez te tille perfitojne nga mbeshtetjet politike
Po kete gruan ne foto ,ca e ka ky Xhelua?
turp[ te kete kjo kompani per vjedhjet e popullit.
Vetem nje here ,ne 2007 , me ka rene rasti te udhetoj me Belle Air. Dhe ate dite kam ardhur 3 ore me vonese …..
Prej asaj dite kam pas gjithmone kujdes qw te mos bie pre e ofertave te ketyre variantxhinjve …
I duket vetja se me ato bileta te lira qe i shesin njerezve , e kane te justifikuar vonesen qe i bejne fluturimit. Pfpfpfpffffff.
Me mire e paguaj bileten pak .e sjtrnjte , ppr ama e di qe ,kur thuhet do nisemi ne kete ore , eshte e vdekme qe do nisemi.
I keshilloj te gjith ata qe udhetojne me avion ta ndeshkojne neglizhencen dhe jokorrektesine e shoaerise Belle Air.
Se perndryshe do te jete gjithmone i njejti avaz.
Me rrespekt.
Se c’kam nje parandjenje qe shifrat qe ky jep per pagesen e tatimeve nuk ekzistojne me tek tatimet pas ‘vjedhjes’ qe u be kohet e fundit…
mashtruesit te ndeshkohen, por me duket si ceshtja e pallatit ne oborrin e fakiltetit ekonomik qe na thane se i ka zene frymen shkolles nderkohe qe i prishen ndertesen nje tjetri qe kishte tre kate me leje e dy pa leje. A nuk do te ishte me mire ti prishnin vetem katet pa leje e te gezonte pronari ato me leje?Per analogji a nuk do te ishte me mire te merrte aksionet nje investitor tjeter dhe zz,zhelo te merrte vec sa do ti takonte? E keshtu nuk demtoheshin pasagjeret e as agjensite qe kane mbire si kerpurdhat pa asnje kriter e pa asnje garanci
Ore zotrinj keni te drejte qe shani belleair, por mos harroni se me levizjen qe beri ky…… edi rama ka lene ne shpi ne kte koh krize mbi 500 punonjes, dhe me mijera bisnese te vogla qe bashkpunonin me belleair. Nuk i ka bere asgje as Ilir Xhelos, as ortakeve te tij, sepse ata jeten e tyre e kan siguruar, por puntoreve te shkret qe nuk marrin rrogen nga tre muaj. Edhe per ata qe flasin per vonesa, e harruat alitalian ne 2009 qe i linte pasagjeret edhe 24 ore neper aereporte, por ne shqiptaret keshtu jemi, jashte nuk e hapim zerin e gojes, por ne shqiperi nuk mbahemi.mos harroni se u kemi bere ndere kompanive te huaja, prisni dhe pak dhe do shikoni kostot e biletave, qe do rrendojne ne kurrizin e popullit. Por kjo gje nuk i intereson atij kryeministrit tone, e rendsishme ishte falimentimi i belleair.
Ke te drejte Mondi
Vellai im vendosi te vije me avion nga Italia. Vetem ardhej se do iki me traget. I thane 50 Eur bileta dhe 20 Eur bagazhi.
Me ngeli menia ke bagazhi… Ketu do e hajne shqipetaret.
Jo vetem qe do ngrihen cmimet, por edhe taksat aeroportuale. Me ikjen e Belle Air aeroporti Nene Tereza del zbulut. Shife kur te fillojne shkurtimet edhe atje.
Mosvalle falimentimi Belle Air ndihmon mosfalimentimin e Alitalia?
Mafie e modhe kjo pune. Gjynaf ata qe humen venin e punes!!!!
kur do te na kthesh parate qe ma ke marre me biletat?
Keta jane mashtrues..pyeta te banka…dhe me thane qe kompania me pergjigjen qe ka dhene eshte pak trasparente,,leket duhet ti kthej kompania,,,dhe jo banka..eshte mashtrim..por fajin nuk e ka belleair…e ka shteti qe nuk ka funksionuar kurre
Xhelo je vonuar, shum paske llafu, ngutu kthej leket o do te marre jeten, je vonuar pak e ke kaluar kufirin bile.