Ekspertët amerikanë: Merrni prokurorë e gjykatës të huaj dhe niseni nga konfiskimi i pasurisë së politikanëve

18 Dhjetor 2013, 19:25Politika TEMA

Ekspertë për Ballkanin në Uashington i thanë Zërit të Amerikës se lufta kundër korrupsionit duhet filluar me konfiskimin e të gjitha pronave dhe pasurive të paligjshme që politikanët kanë grumbulluar, të cilat ata nuk mund t’i justifikojnë si të vëna përmes të ardhurave të rregullta.

Julian Zyla i “Zërit të Amerikës” ndoqi një diskutim të zhvilluar në fondacionin “Heritage” mbi zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore dhe bisedoi me disa prej ekspertëve.

Mes pjesëmarrësve në diskutim ishte dhe ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Edwin Meese.

Zoti Meese, i cili shërbeu si shefi i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit Reagan, foli për rëndësinë e ndarjes së pushteteve, duke nënvizuar se shteti ka për detyrë të mbrojë qytetarët jo vetëm nga interesa të huaja dhe individë privatë që mund të cenojnë liritë dhe sigurinë e tyre, por dhe nga elementë të vetë institucioneve shtetërore.

“Funksioni kryesor i shtetit është ruajtja e lirive dhe e sigurisë së qytetarëve si ndaj forcave të huaja që do të rrezikonin sigurinë kombëtare, ashtu dhe duke garantuar zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Zoti Meese tha se një nga liritë kryesore të individit, liria ekonomike, cenohet kur përmes krimit dhe korrupsionit persona të ndryshëm nuk lejojnë që njerëzit të veprojnë dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë.

Duke e trajtuar temën e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Evropën Juglindore më në thellësi, Natasha Srdoc, bashkëthemeluese dhe kryetare e Institutit të Adriatikut, përmendi rastin e skandalit të bankës ndërkombëtare Hypo Alpe Adria.

Ky skandal financiar në miliarda euro, tha ajo, që përfshin banka të disa shteteve si Gjermania, Austria, Kroacia dhe Lihtenshtejni, është shembull i ndërthurjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit politik që ekziston në Evropën Juglindore.

Studiuesja Srdoc i tha “Zërit të Amerikës” se sheh mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në vendet e rajonit të Ballkanit si shkak kryesor të korrupsionit.

“Kemi korrupsion politik pasi nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi shtet ligjor. Kjo është arsyeja që në vendet e Evropës Juglindore kemi korrupsion dhe që problemi nuk po zgjidhet. Ajo që unë shoh si zgjidhje është marrja e gjykatësve dhe prokurorëve të huaj, që vijnë nga vende me shtet ligjor të fortë. Kjo do të bënte që gjykatësit e ndershëm vendas të dilnin në pah. Ata gjenden në sistemin gjyqësor, por kërcënohen dhe nuk u jepen çështje që do të komprometonin ndokënd, pra nuk mund ta bëjnë punën me ndershmëri. Por duke sjellë një gjyqësor të pavarur nga jashtë me anë të ekspertëve të huaj do të mund të kishim gjykatës të ndershëm çka do të inkurajonte ndarjen e pushteteve, pra një gjyqësor të pavarur”.

Rëndësinë e pranisë së personave të ndershëm në sistem e theksoi gjithashtu gjykatësi Henry William Saad i Gjykatës së Apelit të Miçiganit. Duke cituar presidentin e katërt amerikan, James Madison, që cilësohet dhe si autori kryesor i Kushtetutës amerikane, zoti Saad tha se është themelor edukimi i njerëzve mbi rëndësinë e shtetit ligjor dhe përfshirja në institucione e personave që duan të veprojnë në mënyrë të drejtë.

“Për të pasur një gjyqësor të pavarur që zbaton shtetin ligjor, duhet të kesh gjithashtu njerëz në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv të cilët e respektojnë atë sistem. Kjo do të thotë që ata të respektojnë njëri-tjetrin, të kuptojnë që disa persona miratojnë ligje e të tjerë duhet t’i interpretojnë ato. Kur ka mosmarrëveshje mes partive, të gjithë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave ligje që zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj tyre”.

Joel Anand Samy i Institutit të Adriatikut tha se mosrespektimi i shtetit ligjor në vendet e Evropës Lindore është në themel dhe të shumë problemeve ekonomike. Ai u tregoi të pranishmëve rreth një bisede vite më parë me laureatin e Çmimit Nobel në Ekonomi Milton Friedman, i cili duke folur për Rusinë ishte shprehur se kishte qenë gabim të mendohej se pas komunizmit, institucionet demokratike dhe zbatimi i shtetit ligjor do të vinin natyrshëm.

“Milton Friedman tha se ata gabuan duke insistuar me termat: privatizim, privatizim, privatizim. Sipas tij duhej insistuar me: shteti ligjor, shteti ligjor, shteti ligjor,” tha zoti Anand Samy.

Natasha Srdoc thotë se një mënyrë konkrete për të zbatuar shtetin ligjor në të tashmen është konfiskimi i pasurive të paligjshme.

“Ajo që duhet bërë, sa i përket korrupsionit në rajon, është konfiskimi i pasurive të paligjshme. Duhet të konfiskojmë të gjitha pronat dhe pasuritë e paligjshme që politikanët kanë grumbulluar që nga viti 1991 ose më herët. Për këto konfiskime duhet të mjaftojë vetëm fakti që ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë që i kanë fituar këto pasuri në mënyrë të ligjshme, përmes rrogës apo mënyrave të tjera të rregullta. Pra nuk duhet të ketë nevojë për të vërtetuar korrupsionin, pasi është diçka shumë e vështirë për t’u vërtetuar, por vetëm fakti që dikush ka pasuri që kalojnë kaq shumë mundësitë e të ardhurave të tij duhet të mjaftojë për të konfiskuar këto prona e pasuri”.

Në konferencën e organizuar nga Instituti i Adriatikut në bashkëpunim me fondacionin “Heritage”, në mjediset e të cilit ky aktivitet u zhvillua, pjesëmarrësit shprehën mendimin e tyre dhe mbi veçoritë e sistemit politik amerikan. Sipas tyre një element thelbësor i tij është parimi i sovranitetit të padiskutueshëm të popullit mbi qeverinë: “We the people…”./VOA

77 komente në “Ekspertët amerikanë: Merrni prokurorë e gjykatës të huaj dhe niseni nga konfiskimi i pasurisë së politikanëve”

  1. No Partiak - No Party. says:

    Prokurori dhe gjykata te huaja, nuk eshte ide e keqe… por rrezikon te mos mbetet asnje Rilindas ne kembe… as Rama e as Meta.

    1. Kadri Vokopola says:

      NE ZEMER TE KRIMIT:
      http://goo.gl/zXADUF

      1. Demir Sukaj says:

        O ty tlumt goja o Kadri.

      2. ardian says:

        ahahahaha o kadri jepi edhe 1 pale tespi qe te kaloje ditet e fundit edhe brekeve te serbit sali po pat mundesi ja lini pa ushkure se mos mbyt veten se car nuk pret nga i semuri mendor…

        1. HH says:

          KADRI, MOS HARRO UTURAKUN ?

    2. albi says:

      me te njejtin mendim me ty jam po ktheje pak gishtin nga kjo qeveria qe iku se asnjeri nga keto nuk ngelet i lire.ta nisesh nga berisha qe ska lene gje pa bere dhe te perfundosh te kryetari de jure i pd lulush basha qe per procedure nuk u denua per vjedhjen tek rruga e kombit.procedure i thenshin por e moren nga nje thes me leke prokuroret.se dilnin thaset me leke per te gjithe se shuma e vjedhur eshte mbi 200 milion euro

    3. Ne Burg says:

      Kush i kerkon te kete ne pushtet monstrat qe vodhen popullin ne qeveri e bashki.

      Te neveritshem me shume se djajte…

    4. Lom Deliu i says:

      Keta shoke apo zoterinje , sipas bindjeve te tyre politike,, sa te na bejne leksione, te kerkojne nga FBI dhe Secret servis e struktura te tjera te specializuara. llogarite bankare te te gjithe pushtetareve shqiptare (ata qe bejne deklarim pasurie) dhe pronat qe eventualisht kane jashte ,sipas regullave amerikane te konfliktit te interesi dmth dhe per personat e lidhur me ta. Ne na duan ta bejne gjyqtarin ketu, ne se duan te vine ca kohe ketu, me mire te rine afer femijve te tyre

    5. qytetari says:

      Heritage foundation, ka ne emer shume te keq per punet qe ka bere.

      Jo Cdo gje qe thone keta njerez me kollare eshte e sakte.

      Jepi kushtet dhe pagesen ekzakte, te nje gjyqtari shqiptar

      dhe do te shikoni se do te sillen njelloj,

      Dhe derdellitjet e tyre do te kene nje forme tjeter.

    6. Kapit Tupalla says:

      A PAK SHEKUJ ISHIT NË ROBËRI OJ SHQIPE ???????
      Punët tona nuk i ndreqin të huajt!

    7. sAVO dUKATI says:

      mORE TURPE MËDHEJ! pO MORËT PROKURORË DHE GJYKATËS TË HUAJ PËR SEKUESTRIMIN E PASURIS TË POLITIKANËVE DHE GJITHË VAGABËNDËVE TË LUMPENIT QË DREJTOJNË PUSHTETIN, TË JENI TË SIGURT DHE sHQIPËRIA DO VIDHET 100%. DHE DO PASUROJE XHEPAT E PROKURORËVE DHE GJYKATËSVE. jO O QEVERI QULLASHE. sEKUESTRIMIN TA B[JNË ORGANET sHQIPËTARE. pO JENI TË PA AFTË MIRRNI KUADROT E DIKTATORIT eNVER hOXHA DHE TË JENI TË SIGURT SE EDHE HAXHARËT E MISHIT DO SEKUESTROHEN. nDONJË DO THOTË KËTA PO BIEN KOMUNIZMIN. nUK MË THARTOHET GJIZA MUA TË MË KTHEJNË kARABURUNIN DHE GJIRIN E dUKATIT QË PO E VJEDHIN FASHISTËT DHE BEJLERËT PA TË JENË KOMUNIST APO BALLISTË NACJONALISTË BOLL TË ÇLIROJNË sHQIPËRINË. qEVERI PO PRANUAT TË HUAJT MË MIRË SHPALLENI PROTEKTORAT MORE TË PA SEDËR KOMBTARE.

  2. SOS, SOS, SOS .............................................................................................. says:

    ******************************************************************************************

    …. Te erdhi fundi o krimineli s-Ali Bisha.
    Tani ne pranga Ti, familja dhe gjithe oborri Yt.

    ******************************************************************************************

    1. Nini says:

      Mos i erdhi fundi pallatit qe ka bere Linda Basha me pare gjaku se sali berisha ka 20 vjet qe jeton ne apartament 2+1

      1. Fred says:

        600 euro ne muaj i kushton zyra apartament sali berishes

        1. Goja e ligë says:

          Sipas teje zyra e Saleshit është vetëm 2 m2. Tek ABA Center, 1 m2 qira është 300 €/muaj.

      2. sAVO dUKATI says:

        pSE NUK I LINDI ZOTI GOMARË DISA QË SHTOJNË KOTË POPULLIN. tE ROMANI S.sPASE SHKRUAN PSE I BËHET QEJFI DIKUJT KUR I THUA UJK QË BËN KAQ DËME DHE TË VRET TI THUASH GOMAR! mBASI GOMARI S,TË NGACMON HA GJËMBA. NDËRSA DIS PROVINCIALË ATAVIKË FYEJNË eDI rAMËN DHE bASHSHORTEN. mORE PROVINCIALË JU INI INFUZORË, AMEBA, NJËSI ANATOMIKE TË PA STUDJUARA NË LABORATOR PARA FAMILJES ME KULTURË rAMA. nE SI POPULL DO TA MBËSHTESIM RAMËN MORE PRIMITIV, QË VUANI NGA KOMLEKSI I IFERIORITETIT. rAMA ËSHTË UDHËHEQËS HISTORIK. lIRENI FAMILEN rAMA DHE SHPORRUNI NGA SKENA E HISTORISË KOKË TRASHË QË NA KENI PUSHTUAR

  3. Lali says:

    Prandaj qeverikaret e shqiperis e deputet hajdut, nuke pranuan taksimin per 2 banesa ngaqe jane te krimbur ne pasuri te vena ne menyre te padrejt, plehrat bejne gallat me hallet e popullit.

  4. safeti says:

    CABLE/ ENCRYPTED CLASSIFIED COD. No. DCEF00732X/KL/AL
    US Embassy in TIRANA reports as of December 2013/
    A unbelievable level of corruption AND MISCONDUCT has been DETECTED since EDI RAMA and ILIR META took power. The Parliament Chairman is a notorious mobster wannabe and the Prime Minister – A FORMER PAINTER WANNABE BEHAVES INSANE. We HIGHLY SUSPECT abuse of steroids drugs and other psychedelic materials. Extremely UNRELIABLE PERFORMANCE

    1. Korabi says:

      Po ik mor bole, na paske kapur kabllograme te 2013 ti. Qenke bere te q-fsha Assange. Apo e sheh neper endrra nje gje te tille dhe te duket e vertete?

    2. Albana, maloke nga Vlora says:

      Hahahahaha

  5. altin says:

    Jam plotesisht dakort me ekspertin amerikan
    por Edi Rama jep shume pak shprese qe mund te
    beje drejtesi.

    1. Argita_B says:

      Ky eksperti amerikan perpara se te na jape leksione morale a pranon qe ne Amerike te kete prokurore dhe gjykates te huaj qe te gjykojne ish Presidentin Bush qe i hapi lufte nje vendi sovran si Irak duke mashtruar popullin e tij dhe mbare opinionin boteror!?
      A u denua ndonjehere ish Presidenti i Amerikes qe shkaktoi dhjetra mijera te vrare te pafajshem dhe shpenzoi qindra miliarde dollare duke mashtruar popullin per interes multinacionalesh!!
      Amerikanet te pastrojne perpara portes se tyre para se te na keshillojne si duhet pastruar.
      Nuk jam kundra gjykimit te politikaneve te korruptuar shqiptar, po thjesht çuditem me keta pseudo eksperte qe japin keshilla dhe vete nuk i zbatojne..

  6. . says:

    —————————————————————————

    Te **** erdhi **** fundi **** o Sali Bisha.

    —————————————————————————

  7. jorgo says:

    qe te denoen politikanet duet te vine prekuror dhe gjykates nga evropa

  8. aus München says:

    po pse kaq budallenj jane politikanet e Shqiperise qe ti vejne pasurite ne emer te tyre?.. Pastaj nuk jane vetem politikanet, por edhe shume e shume te tjere qe kane punur ne pika kyce… si doganat, legalizimet, te pronat,,, etj…… hajde ta gjesh fijen e kallomit aty…..

  9. Vera says:

    A thua është e pranueshme nga Kushtetuta jonë që të marrësh gjyqtarë të huaj për të gjykuar çështje? Kjo do të ishte mrekulli.

  10. Sovran i rrebeluar! says:

    Sakt! Nuk ka zgjidhje tjeter! Politika shqiptare e derisotme është politike mafjozesh! Duhet vdekje e partive politike!Vdekje e njeshave partiakë! Kjo behet me një Levizje tipike italiane si ajo e M5S, ku Sovrani italian po varros kasten e vjeter dhe politiken e tyre! Behet me demokraci te drejtperdrejte,duke derguar she me “dru”(furkace) “Movimento dei Forcacioni” quhet me e reja levizje ne Itali qe shtypi,medjat shqiptare e censuruan…
    Duhet LEVIZJE SHQIPTARE!
    Dhe eksperte antimafje me gjyqtare e prokurore nderkombetare! Duhet Revolucion!…Familja europiane na tregoi vendin! Duhen REFORMA! Fillo me ligjin 7501 kriminal qe mohon pronën! Perfundo me arsimin,shendetesinë! Qeveria e re u vlerësua, por ajo që ka bere qeveria Berisha,eshte kriminale,plote korrupsion dhe krim! Por qeveria e re nuk ndeshkon krimin,korrupsionin! Qershori do percaktojë! Gjithsesi,Rilindja nuk besohet se do ndryshojë gjithshka! Ndaj pas veshtrimit,arritjeve, mosarritjeve,Sovrani do veshtroje OLTRE, pertej së keqes! Per ta ndryshuar per me mirë!…AKT NOW! Ne jemi Europianë!

  11. Populli says:

    EDI RAMA ESHTE PERGJEGJES PER MOS-MARRJEN E STATUSIT TE VENDIT KANDIDAT.

    PIKERISHT PARA MARRJES SE STATUSIT TE SHQIPERISE, EDI RAMA VRAPONTE TE DEKLARONTE NE GJITHE BOTEN SE SHQIPERIA KISHTE BORXH ME TE MADH SE AI QE DEKLAROHEJ ME PARE. DEKLARATA TE TILLA AUTOMATIKISHT NUK DO E FUSNIN SHQIPERINE NE EUROPE.

    POR DEKLARATAT E RAMES JANE BROCKULLA DHE GENJESHTRA:

    SHQIPERIA NUK KISHTE BORXH ME TE MADH, POR KISHTE BORXH ME TE VOGEL, SEPSE EDI RAMA DUHEJ QE TE KONFISKONTE PASURITE E BIZNESEVE TE MEDHA, QE KANE KRYER KRIM TE ORGANIZUAR GJATE 23 VITEVE DUKE PASTRUAR PARATE E VJEDHURA NGA ATA QE KANE QENE NE PUSHTET NE BASHKI APO NE QEVERI PER 23 VJET.

    KONFISKIMI I BIZNESEVE TE MERDHA DO T’I SILLTE BUXHETIT TE SHTETIT MILIARDA DOLLARE DHE POPULLI DUHEJ TE FILLONTE TE JETONTE NE MIREQENIE NJESOJ SI NE VENDET E BASHKIMIT EUROPIAN.

    EDI RAMA, ME BORXHIN QE PO MERR PREJ 300-400 MILIONE DOLLARESH, PO ZHYT NE VARFERI POPULLIN SHQIPTAR, SEPSE KETO BORXHE TE STERMEDHA DO TE PAGUHEN NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPTARE, PRA NGA POPULLI SHQIPTAR.

    PO TE ISHTE SHQIPERIA NE BE, ATEHERE EDI RAMA DHE FINANCAT E QEVERISE DO TE KONTROLLOHESHIN NGA BASHKIMI EUROPIAN.

    POR EDI RAMA KA ZGJEDHUR TE MOS KONTROLLOHET NGA EUROPA, TE MOS KONFISKOJE BIZNESET QE KANE PARATE E VJEDHURA TE POPULLIT SHQIPTAR, DHE TE ZHYSE POPULLIN SHQIPTAR NE VARFERI EKSTREME ME BORXHE QE UA JEP BIZNESEVE TE MEDHA. RAMA ESHTE SI BERISHA.

    ÇOJENI EDI RAMEN ANDEJ NGA ESHTE PREJ DHERMIU, SEPSE SHQIPTARET NUK KANE NDERMEND TE SHOHIN LOJRAT E MIUT.

    1. Lulelakra says:

      Qenke nje kokerr gomari qe se paske shokun moj shoqe.

  12. salah says:

    Milton Friedman, nuk është një ekspert! Ai është motori i mashtrimit bankar, Piramida kompanive dhe një Dollarrs letre. Të Piramida Kompanitë në vitin 1992, ishin idetë e këtyre amerikanëve, të cilët nuk janë ekspertë, por Gangster financiare: Frak Wisner, Micheal Granoff, US Mafia

  13. Otto says:

    Nuk mbaj mend nese e kan shkruar diku,por kjo eshte,e,vetmja zgjidhje.Nese Rama do te luftoje korrupsioni.duhet te kerkoje mbeshtetjen e Europes dhe USA per gjykates te huaj.Ndersa shqiptaret nese duan te bazhkengjiten Europes duhet ta mbeshtesin ate.

  14. Zogu nga Mati says:

    Kane te drejte amerikanet, e kane thene kete qe ne 2003 e ne 2004 por nuk I degjoi njeri….vune nje tufe merhumesh ne krye te antikorrupsionit e tashti eshte nje edhe me merhum..imagjino ne 2004 erdhi nga Gjermania ku ishte emigrant sot drejton antikorrupsionin, nuk ka shkollen perkatese por eshte me PD

  15. hugo says:

    vetem ata mund ta ndreqin por dhe ata mos te rrin me shum se 1 vit se dheu yne i korrupton te gjith edhe merkel te vij po ndenji me shum se 1 vite do korruptohete

  16. A T Z says:

    Po komentoj vetem nje fraze:TE BEHET MARREVESHJE MIDIS PARTIVE,me ke parti do te besh marreveshje ketu ne Shqiperi!Ai qe drejton opoziten eshte i zhytur deri ne gryke me zullume dhe aty mbaron edhe perpjekia e pare per nje nisme te mire luften ndaj korrupsionit.Edhe marrja e prokororeve te huaj eshte lloj humbje e pavaresise se shtetit.E vetmja zgjidhje eshte rrezimi i klanit qe drejton DREJTESINE sa me shpejt dhe reformimi dinjitoz sistemit.

  17. Arli says:

    Po te zbatohet menyra amerikane e kontrollit financiar, korrupsioni zhduket si me magji brenda nje viti ne Shqiperi.

    1. Fred says:

      PO PSE NE AIK NUK KA KORRUPSION MENDON TI?

  18. feniks says:

    Te krijohet nje GJYKATE SPECIALE,me prokurore dhe gjyqtare te huaj, qe te gjykoje KORRUPSIONIN DHE KRIMET ME TE RENDA,perfshi SHKELJET E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE te niveleve me te ulta!

  19. Arjan says:

    Ore mjafton te emerohen/ punesohen vetem shefat e gjykatave nga vende te huaja si Angli, USA, Gjermani, dhe do shikoni se si vendosen ne rresht gjyqtaret. Perderisa lejohet te punojne te huaj ne sektore te ndryshem, gjendet zgjidhja edhe per kete rast. Kujtoj nje rast qe gjermanet paguanin nje ekspert gjerman ne nje sektor kyc me kushtin qe pala shqiptare te jepte rrogen sipas ligjeve shqiptare, kompensimin rroges se tij e bente pala gjermane

  20. Argi says:

    TE HIQET KAPTER RAMIU ,ATY ESHTE KYCI I DREJTESISE

  21. heroni says:

    ORE JANE NE METRO KET AMERIKANET! KETA THONE TE PERSERISIM HISTORINE TU MARREM PASURINE DHE PRONAT QE I KANE FITUAR NE RRUGE TE PALIGJSHME POLITIKANET SIÇ BERI ENVER HOXHA ME 1946. JO MOR ZOTERINJ KETU SA ME SHUME HAJDUT JE AQ ME SHUME NDEROHESH.

  22. tomas says:

    te thuash SALI eshte nje soj si te thuash KORRUPSION

  23. burgu rrogozhines says:

    sekuestrimi i pasurise se pajustifikuar eshte e vetmja rruge ..eshte ALFA ,,n.q.s duam te bejme shtet .Nepermjet kesaj menyre ,do te gjeni jo vetem njerzit ekoruptuar por dhe ata qe kan shkelur mbi kufoma njerzish ….Dhe ta fillojne nga gjykatesit ordiner ,,,,<KJo metode te realizohet per cdo qytetar te ketij vendi …dhe ta shikojne ata te "paprekshmit "qe fryhen me vilat e ngritura nga prostitucioni …….por ka nje zot …dhe vjen nje dite qe ai do te bej gjykimin me te mire …..Do ti lej ato vila te kendojne qyqet edhe korbat ….eshte ecale dhe vjen ngadale thote populli .

  24. kavajesi says:

    PO ndakort jam te shikohet pasunia e te gjith ish mintrave te qeverise se kaluar dhe ish kryeministrit PO ish ministrat dhi ish nen kryeministri dhe kryetari I parlament te sotem si do te vi halli se keto ishin me te korruptuarit apo I duheshin leket per te ble votat me 23 qeshor o popull k….. Politikanet tane Jon te gjithe te korruptuar duhet me I vone dinamit c4 ne parlament kur te gjithe te jene mrenda se edhe te huajt te vine ato I korruptojn prandaj duhet te fillohet ke zero….ok plako shendet….

  25. inf says:

    Gjykatat e mafies gjykatat e arxhijes gjykatat e xen selmanllarit gjykatat e hajduterrve dhe e zagareve gjykatat e tradhtise dhe e shkerrdhatllikut
    gjykata e salih gazepit etj etj.
    Ne burg duhet te rrasen te gjithe te majte te djathte partiçka kurva etj.
    Gjykata te huaja por eshte frike se kush vjen se dhe ktej nga jemi ne ka boll gjygjtare qe per pes aspra te nxjerrin thate.
    Mjer kombi e mjer mileti se ku ka arrit masllahati ne ate cop toke te shkrrete mjer ne qe kemi famije aty .
    Eshte per te ardhe keq per 23 vjet pati nji super prodhim tardhtaresh hajdutesh kreminelash zorraxhish se nuk ka prodhu kombi qysh nga koha e Gjergj Kastriotit.pik
    10 Vjet thote burokrati i saliut nji fare zgjepsi Kukan ky delenxhi qe me paret qe mori nga horri salih siguroi shtate brezat e tij.
    Nuk jam optimist hiç, hiç fare. Zoti RAMA Goditi horrat pa meshire hajdutet tradhtaret e lapanjgjozet qe digjenerun kombin.
    Nuk kam çte shtoje vetem 5 perqind kam besim se 95 perqind eshte e kapur nga mafia made in Albania pik…

  26. skelari. says:

    te shkrihet kld. vetem kaq duhet, ligjet nuk mungojne, shkrini kld, mburojen e korupsionit, te zevendesohen te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret. kryetar i kld te jete min drejtesise, gjithashtu min brenshem te jete anetare i kld, reforem si fillim me kld e te gjithe me radhe. keshtu nuk vazhdohet me,

  27. Kris says:

    Kam besim se amerika per te ndihmuar kundrejt pareses do te dergoje per te vendor drejtesi ate gjyqtarin qe I dha strehim politik Luan Hoxhes.

  28. from uk says:

    No,dear fellows!!!!!!This news is too good to be true!!!!!!!

  29. Krok krok says:

    Qe te behet shqipnija duhen te huazohen nga jasht:
    Prokurort
    Gjykatsat
    Hetuesat
    Polict
    Doktorr
    Infermjer
    Shofer
    Banker
    Deputet
    Ministra
    President
    Kryministra
    ….
    Dhe gjith mileti shqiptar me u ndrru me njerz t huaj.

    Veç avokatet dhe ushtaret le te mbeten shqiptare ne menyr qe te kemi ndeshje…

    1. Goja e ligë says:

      Mirë e ke, por me një kusht. Të mos jenë analfabetë e ta shkruajnë shqipen jo si ty.

  30. Teory spienxhi says:

    Esht teorija me e fundit
    E duam shqipnin por pa shqipkare

  31. Fanolist says:

    Gjithenje ka nje zgjidhje te mire….po kushe e pranon ate ?
    Nje grup prokuroresh nderkombetar dhe nje gjykate e tille ;
    -brenda nje viti –
    – te eleminonte padrejtesite e luftonte korrupsionin .
    -te ngrej drejtesine e te vendosi ne binare shtetin .
    Gjera qe behen po kush t’i beje ?

  32. Gava says:

    Blene vila 700 mije euro, ish ministrat dhe Dhalla nuk paska arresye ti hetoje nga rrodhen tere ato te ardhura?
    Por nga dhalla ….nuk del yndyre !

  33. vexhgusi says:

    Ne populli shume i thjeshte e kemi thene dhe me force bile qe keto gjykata dhe te gjitha hallkat e drejtesise duhen zvendesuare me te huaj perkohesishte per 2-3 vjete dhe pastaj do ta njofe qeni te zotin.

  34. sarandjoti says:

    Kjo eshte nje pune sh speciale.Ka disa forma per luftimin e korupsionit.Njera eshte ajo qe rrekomandojne Amerikanet,por mundet te jet shume e shtrenjte,por po ka mundesi qe te ket nje mareveshje,kontrate ,qe ata te paguhen sipas rezultateve,si te thuash me vet financim,atehere do ishte nje zgjidhje ideale. E dyta kodi penal duhet te jet i prere.Kushe ve dore ne lekun e popullit,qoft edhe nje lek,denimi te jet pa mundesi lehtesuese ,iperjetshem,kushe mere qoft edhe nje lek per te bere punen qe paguhet nga shteti d.m.th.nga taksapaguesit,pushim per gjithmone nga administrata shteterore,dhe sado pak pa tjeter heqje lirie.Kushe nuk justifikone pasurine ,ti konfiskohet pasuria dhe te shkoje sado pak ne burge.

  35. ajaxs says:

    Hajdutet nuk denohen tek ne. Ata jane ne gjendje te blejne gjykatesit me te mire ne bote.Tek ne denohet ai qe vjedhe per te mbijetuar.

  36. hajduti says:

    mund te me thoni ju amerikane ,se keta politikane ju i keni mesuar vete ,keta qelbesira ,funderina buthq….a, te ndyre pa cipe pa ndergjegje
    ,se eshte si puna e jevgut ,se kur ka i ha te gjitha ,dhe keta gjeten,dhe bene pershesh ,nuk e kuptoj perse gjithe kjo ironi ,keta jane te pa pare por qofshim ne te mallkuar qe i votojme dhe i besojme si puna e atit te verberit poshte plerat e shekullit ,se dhe pak kohe ka ngelur dhe do ta kuptojne se cpo ndodh mallkim

  37. Sami says:

    Po krylopen me bllok ne dore do ta kapni apo do t’ju kapi?

  38. nuri says:

    Nuk ka per tu bere asgje sepse te gjithe politikenet percaktues te se majtes dhe te djathtes jane te korruptuar.

  39. Kris says:

    Po Princ Vidi kur do vije?

  40. Teuta says:

    po ti sekuestrohen te gjitha pasurite, politikaneve. gjygjtareve,prokuroreve.profesoreve,drejtoreve.mjekeve, korrupsioni do te zhduket ,sepse asnji nuk do te marri me lek se e dine qe do tja marrin prap ,

  41. al says:

    Ky eshte nje proces purifikimi qe eshte i domosdoshem ne rast se kjo keshtjelle e quajtur Shqiperi te ndertohet mbi themele te forta dhe jo mbi rere.
    Te verifikohet pasuria e politikaneve dhe e te gjithe popullit. Shoqeria jone eshte e korruptuar deri ne palce. Te mos mendohet si mision i pamundur se nese vendi jone ka 3 milione banore, nuk jane shume verifikimet qe duhen bere, por mungon vullneti sepse jane te gjithe te perlyer. Te gjithe e pame si reaguan gjykatesit kur u filmua njeri prej tyre. Direkt filluan te kafshojne si nje qen i terbuar.
    Nese iniciohet dicka e tille ata qe e fillojne do te hyjne ne histori dhe mund te nevojitet ta paguajne shtrenjte, me koke, skalitjen e emrit te tyre ne histori.
    A ja vlen?
    Po.
    Kjo do te ishte rilindje.

  42. Ali Baba Tomori says:

    Ide shume e mire, por e parealizueshme. Ku te lene derrat te vijne ndeshkuesit nga jashte? Ate pune e bente ai qe i kavene krahet dheut.

  43. ibarhim says:

    Sipas kesaj i bie qe gjysma e deputetve socialiste dhe te lsi te burgose.sa miljona kishte me perfitu shteti.vetem kullat e fidelit dhe leket qe vodhi koqo bejne nja 150 miljon dollare.

  44. Sabit says:

    Drejtesia apo statusi fitohet menjehere nese do merrej nje vendim i drejte per Megakorrupsionin ne video, me ze dhe figure.
    The most dangerous political couple in Balkan.

  45. tironsirefugjat says:

    Mir e ke or krok,por po i more gjith kta nga ?????? ateher hiqja edhe emrin SHqiperi e venja “Turli” apo “sallat ruse” se kur spo e dun shqiptaret vendin e tyne mos kujton se na dun te tjeret! Lutju Zotit te pjell ndonji burr SHqipria qe ti bej zap kta horra e tju heq edhe breket e ti shkul nga rrenjet te medhej e te vegjel gje qe e ka shum te leht se hajdutlliku ben bam e ateher mundet te ket shpres ,por e keqja esht se kta lloj burra lindin nje her ne 100 vjet ne SHqipri e keshtu si esht qelb ky vend ,”larg vjen pranvera”

  46. Kendveshtrim tjeter says:

    Konfiskim i tv.klan,kthim ne prone publike,ose nxjerrje ne ankand,po qe se nuk kthen leket e sponsorizimeve.

  47. iliri says:

    He me ju lumte PALLA more amerikane, po pse nuk vini vete ketu e ta beni ju kete mrekulli?

  48. laraska says:

    Kjo si ide eshte shume shume e bukur, por nuk besoj te realizohet sepse do ndesh nje pengese te eger nga mbare klasa politike shqiptare. Per kete te hidhej ne protesta populli. Te cohet populli e te kerkoj qe kjo ide te zbatohet. Ne Shqiperi nuk ka rruge tjeter

  49. fredi guri says:

    qe te behet kjo pune duhet fillu nga 1941 atehere filloi pislliku se deri atehere njerzit hanin mishin dhe shisnin lekuren me shterjnt se mishi edhe keta qe jan ne qeveri dhe ne biznes te fuqishm sot jan kelyshet e atyre qe lan per 50 vjet me menu per buken e gojes apo I harrut tollonat

  50. sotiri says:

    Te githe flasim per korrupsionin por ama te gjithe e kemi para syve tane te gjithe i shohim vilat qe ndertohen ne breg dte nga pushtetare qe kane vetem nje rroge, dhe ne qoftese nuk nis ketu lufta ndaj korrupsionit cdo gje eshte pallavra, e asgje me shume,dhe nuk eshte e nevojshme te vendoset dinamiti por te kthehen ne sherbim publik,por me duket se kjo ceshtje i prek te gjith e prandaj merren me cicmice duke u zene me njeri tjetrin.

  51. dajti says:

    Shume dakort me gjykates te huaj, mundesisht te vjeter me eksperience. Ajo teoria e Edi Rames qe e ka fajin sistemi jo njerezit eshte budallallek.
    Keta qe kemi ne krye ketu duhet te gjithe te kalojne ne skaner, tju konfiskohet pasuria dhe te gjykohen.U mbush kupa dhe nuk mban me. Jo vetem gjykates por edhe prokurore, KLD, gjykate kushtetuese, te larte, te huaj duhet te kemi per ca kohe qe te zene mend te gjithe maskarenjte. Edhe president si ky me mire te mos kishim fare se eshte kot harxhon parate, dhe vetem budallalleqe thote si: “Drejtesia vetekurohet”.

  52. tironsirefugjat says:

    Po pse mor Ilir ti mendon se nuk kan hy amerikanet a ? Ata “gatujn” e provojn “shijet”Her me krip e her pa krip der sa te dali “gjella” qe atyne ju shijon !!!!

  53. Kol Idromeno says:

    Mirëpo, në këtë mënyrë (duke marrë prokurorë e gjykatës të huaj), do të vërtetonim thënien (shqiptare) “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët…”

  54. shpatar says:

    Nuk mendoje se nuk eshte domozdoshmeri te marrim nga jashte prokuror , hetues dhe gjukates.Praktikat e deri tanishme kane treguar se ekspertizat e huaja jane hedhur poshte .U pa nga ato kolpo qe beri Berisha si per videoskandalin e Meters dhe te 21 Jnarit.
    Keto zgjidhen me se miri nga vete qeveria Rama nese e ka vullnetin e mire per tu shkuar ceshtjeve deri ne fund . Ta filloje nga koka e Drejtesise e te zbresi deri ne hallken me te ulet duke i spastruar ata qe nuk bejne detyren .Ose me vendim te Parlamentit te ngrihet nje grup specialistesh qe te kene te drejte per te hetuar dhe gjukuar skandalet e politikanve dhe pushtetarve nga 91 e deri me sot.Sigurishte qe eshte nje pune me shume pergjegjsi qe kerkon vetem perkushtim.Fakti eshte fakte qe nuk vdes e as mbulohet. Kjo eshte filozofia e te gjukuarit .

  55. Liridon says:

    Minimalisht si fillim duhet qe brenda muajit Janar,insituti i kontrollit te pasurive dhe instituti i pastrimit te parave,te organizohen nga Treshja,Amerikano-Gjermano-Turke.
    KM edhe jep shenja pozitive por edhe terhiqet nga lufta kundra korrupsionit.Pame nje bashkim te cuditshem te deputeteve te mazhorances dhe opozites per taksen e shtepise te dyte e me tej.Pra keto ashiqare jane dakort me njeri-tjetrin qe te bejme si te bejme por pasurite qe kane vene me korrupsion as mos ti tatojne.Kete Euro-Atllantiket e konsiderojne nje skandal,kurse ne shqiptaret akoma fleme gjume.E per mos te na dale gjumi qeveria sajon lloj-lloj tabelash borxhesh,konferenca e intervista per te na e mbushur mendjen qe jane shume te zot te marrin borxhe,qe do te thote tja marrim te ardhmen edhe femijve tane.

  56. edmond leka says:

    Jo prokutore te huaj. Merrni studentet shqiptare qe kane mbaruar studimet ne drejtesi jashte shtetit.

  57. sal says:

    familjet berisha,basha,topalli,zogu,ceka nipi i zogut dhe plehrat e tyre te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Ky eshte vendim i shqipetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje