E vetmja traditë e re që ka krijuar si President Bujar Nishani, është që të na bëjë për të qeshur për festat e fundvitit. Nuk është gaztor profesionist, por një i panxënë i sinqertë, i cili na imponon të qeshura dhe humor në dy fundvitet e tij si President. Vitin që shkoi bëri një mesazh urimi në formën e një vjershe fëminore, të cilën shumica na akuzonin se e kishim shpikur ne tek rubrika e humorit. Sivjet u përqendrua të mos bënte vjersha dhe bëri një prozë edhe më humoristike se vjersha e vitit të kaluar, ku i vizatoi Krishtlindjet si festë e Ringjalljes. Sot, sikur të mos mjaftonte budallallëku i djeshëm me zë dhe figurë, doli sërish para kamerave dhe tha se e kishte fjalën për ngjalljen dhe jo për ringjalljen.
E di që është shumë banale ta gjesh të keqen e Presidentit tonë tek këto idiotësira, kur ai na bën më shumë të këqija kur është serioz në tavolinën e punës, por edhe tek ky banalitet që na bën për të qeshur, duhet ndalur seriozisht, pasi ky banalitet është një nga arsyet përse ai është President.
Profili i Presidentit Nishani është përzgjedhur si i tillë jo se i duhej Presidencës sonë, por se i shërbente Sali Berishës. Në përpjekje për të pasur gjithçka nën kontroll, ai i ktheu institucionet e shtetit shqiptar, në zyra me manekinë dhe njerëz qesharakë, jo vetëm për t’i pasur nën kontroll, por dhe për të mos u krijuar qendra pushteti dhe autoritete të tjera morale për shkak të detyrës. Posti i Presidentit ka një profil aq të lartë publik, sa dhe një njeri mesatar ose normal, boll mos të jetë budalla, arrin të bëhet figurë publike dhe të ketë autoritetin e vet. Bujar Nishani hyn tek rastet ekstreme, i cili u zgjodh President për të mos pasur President, dhe fare papritur u bë i nevojshëm për President për ata që e zgjodhën, pasi ikën nga pushteti. I llogaritur si një President kukull, në shërbim të pushtetit të tyre, ai tani është bërë i dobishëm si President partiak kundër pushtetit të ri dhe kjo e ka bërë figurë të rëndësishme politike. Këtu fillon dhe problemi. Sali Berisha nuk e kishte menduar këtë fat për Nishanin dhe as për vete. Me llogaritë e tij, ai do sundonte duke vjedhur vota, duke vrarë protestën përmes ekzekutimit të protestuesve dhe duke korruptuar elitat në vend. Tani që llogaritë nuk i dolën, shpresa e tij e vetme është bërë njeriu që ai e zgjodhi me shumë kujdes për të mos qenë asnjë orë President. Një person me kapacitete të kufizuara kulturore, politike, historike dhe fizike, tani fare papritur duan ta bëjnë President, të komandojë drejtësinë, t’i kundërvihet pushtetit, të bëjë presion mbi institucionet që t’i rezistojnë pushtetit të ri. Kjo është ngarkesë e tepërt për të. Është gati më e rëndë se sa t’i thuash të ecë me hap rreshtor si dikur kur ishte oficer.
Në këtë proces të papritur rëndësie për të, në këtë përhedhje që ka fituar rastësisht nga rënia prej pushtetit e Sali Berishës, ai ka krijuar keqkuptimin se njerëzit kanë zbuluar tek ai cilësi që nuk ia njihnin më parë dhe ka nisur të ndjehet President. Për këtë arsye, ai tenton të bëjë gjeste personale që të lërë gjurmë si President, duke shfrytëzuar ceremonialin e shtetit apo festat tradicionale dhe duke zbuluar anën qesharake të tij.
Ne që sot gajasemi me gafat e tij dhe banalitetin për t’i justifikuar ato, në fakt duhet të kujtohemi se një nga gjëmat e mëdha që ka bërë Sali Berisha, është pikërisht bërja e tij President dhe lënia tashmë e drejtësisë dhe gjithë autoritetit të Presidentit të vendit në dorë të këtij njeriu. Përzgjedhje të tilla janë tipike gjeste monarkësh, të cilët i përzgjedhin shërbëtorët e oborrit, jo vetëm për t’i pasur lolo të vetët, por dhe për si standard poshtërues për të tjerët që kanë vlera dhe pretendojnë atë post. Sali Berisha e përzgjodhi këtë njeri për t’i treguar gjithkujt që aspironte të bëhej President, se ai vend ishte në dispozicion të tij, si mjet poshtërimi për çdo vlerë, qoftë dhe brenda shumicës së tij.
Duke u përzgjedhur si i tillë, Bujar Nishani është personalisht i pafajshëm, por shoqërisht i rrezikshëm. Ai shkoi aty se e meritonte standardin që Berisha kishte përcaktuar se si i duhej Presidenti.
Problemi ynë sot është se kemi hequr njeriun që poshtëronte vendin dhe mbajmë në këmbë krijesat e tij, dhe mekanizmat e tij poshtërues për shoqërinë. Presidenti ynë mund të na bëjë për të qeshur çdo fundviti, por gjithë vitin na bën gjëmën duke qenë i pandërgjegjshëm për postin e tij, dhe shumë i vetëdijshëm për detyrën e tij si ushtar i Sali Berishës, edhe pse ky i fundit është bërë për t’u mbajtur lidhur. Bujar Nishani është aq rëndë, sa as faktin që Sali Berisha nuk “ngjallet” më, s’e ka kuptuar. Kjo mund të na bëjë të vëmë buzën në gaz, por në fakt është për të vënë duart në kokë. Nuk jemi një shoqëri elitare që të kemi një President elitar, por ky nuk përfaqëson as njerëzit më qesharakë në këtë vend. Dhe ata dinë të jenë seriozë!
VEGLAT,
JANE ME TE RREZIKSHEM SE VETE DIKTATORET.
NISHANI ESHTE VEGEL.
http://goo.gl/Zqacic<b.
Ky shkrim duhet te publikohet ne çdo gazete.
Rendesia e tij eshte se ka te beje me te ardhmen e demokracise tone.
Shqiperia dhe shqiptaret kane shume probleme te medha per te zgjidhur ,dhe nuk e kane luksin per te mbajtur ne krye te shtetit nje President te pa-aft si nga ana mendore e cila duhet pranuar se ndikohet shume dhe nga pasojat e semundjes trupore.
Nuk Duam te kemi nje President per MESHIRE.
Si fillim,sa per kujtese te atyre qe duan te kujtojne,lapsuse apo “gafa” te tilla,i bejne politikane te rendesishem,kryeministra e kancelare,udheheqes te ndryshem e presidente anekend botes;por,per nje ,si te thuash,paradoks apo ironi te lezecme,keto i bejne,sidomos,kryeministra apo presidente te botes perendimore;dhe jane me shumice.Nuk po rri te numeroj shume e shume gafa prej verteti te, bie fjala,presidenteve amerikane;e prej tyre vecoj keta te fundit,Bush dhe Obama;gafat e tyre jane spektakolare;jane bere objekt ironie e talljeje mediatike publike,por askush nuk e ka cuar neper mend ta shfrytezoje si mjet politik,ashtu sic po shfrytezohet paciperisht kjo e Nishanit.
Ndaj Nishanit,nese keni vene re,qe e keni vene padyshim,ka nje kryqezate politiko-mediatike;arsyet dihen,dhe nuk po zgjatemi ketu.Por,interesante eshte te shikosh sesi eshte e koordinuar politikomediatikisht kjo.
Ne kohen e fushates zgjedhore te pranveres se kaluar,Edi Rama,i’u beri nje thirrje publike,te gjithe mediave mbeshtetese,gazetareve ,analisteve dhe opinionisteve te tyre,qe “ata,si askush tjeter,duhej te ishin ne radhen e pare te llogores kunder Saliut”,c’ka media mercenare ,mercenaret dhe argatet gazetare,e bene mese miri;dhe ,vazhdojne ta bejne akoma;ne kete rast ndaj Nishanit.
Eshte interesante te veresh sesi aktivizohet aradha mediatike, e jovetem,pro-pushtet,ne raste te tilla;duket sikur ka nje koordinim te llogaritur mire;por jo;megjithese ka nje te tille,ky mese shumti eshte spontan,cka demaskon vete nje pjese te opinionit publik,ate mediatik,per mercenarizem deri ne argatizem te vullnetshem(perndryshe,do ta justifikonim se eshte e shtrenguar nga pushteti!).
Shih!Menjehere pas “gafes” se Nishanit,pati nje reagim te menjehershem nga llogorja pushtetore;reaguan politikane te fandaksur,e megalomane-provinciale si Ngjela;publiciste kozmopolito-provinciale si mediokri pedant Ardian Vehbiu;media e pushtetit ne bllok,dhe gjithe aradha e gazetareve llogorexhi.
Ok!Nishani eshte i Berishes(politikisht),po e pranojme.Por ama,nuk duhet te harrojme sesi u zgjodh Nishani;po e themi shume shkurt: pas shume tratativash mes paleve,e nje sere ofertash nga mazhoranca Berisha-Meta e asaj kohe,pati nje qendrim te prere JO nga Edi Rama;per cdo propozim,JO-ja e tij ishte kategorike;dhe ketu e kam fjalen per apartiake;u perfolen shume emra ne tavoline;te gjithe te refuzuar nga Rama;atehere,Berisha,tha ne nje fare menyre “nuk i deshe keto qe te propozuam ,bashke me Meten bile, atehere po bejme Nishanin president” – eshte kaq e thjeshte.
Por,ka akoma.Pse ky qendrim kategorik bllokues i Rames?!-Ketu ,te gjithe analistet serioze,bien ne nje mendje,se arsyeja ishte kjo:Edi Rama,kishte si qellim ,qe ne rrethanat kur flitej papushim per nje “uzurpim” apo kapje te shume isntitucioneve nga Berisha, t’ia jepte edhe presidencen,me qellim qe ta rendonte me pushtet,cka do ta shfrytezonte politikisht ashtu sic edhe beri,se bashku me median e tij mercenare,dhe gazetart,analistet e opinionistet,qe te gjithe ne kor,si cakej bertisnin se “Berisha uzurpoi gjithe pushtetet”…!
Nga ana tjeter,Berisha,si njeriu ,ndoshta,me i informuar ne vend,dhe qe e njeh si rrallekush klasen politike shqiptare,e dinte mesemiri kete pehlivanllek te Rames,dhe pikerisht pse e dinte veproi keshtu;dmth,”ti po kerkon te besh dinakun me kete lojen e rendimit me pushtet – atehere une po ta plotesoj deshiren!”. Dhe,si gjithmone,spurdhjaku Rama,qe kerkon te beje bythen e zgjuar,por qe nuk ka te tille,del i humbur;del i humbur sepse ai e di se mund te kete ,dhe do te kete,shume andrralla, me nje presidence te tille.
Shkurt pra,ne kete loje te felliqur politike,tipike shqiptaro-bizantine ,te Rames&co,qendron edhe gjithe poshtersia e kryqezates politiko-mediatike ndaj Presidentit.
Nje analize e “shkelqyer” e skypionit. Vetem nje gje nuk ka thene: Ky Sali Berisha nuk ka faj fare per ate Shqiperi dhe ata shqiptare? Po pse ky Sali Berisha merr nga dhite dhe ben zabit nje te semure e idiot? Per inat te Rames? Per inat te Rames ishte pushteti i tij apo per te qeverisur shqiptaret? Njerez qe perkrahin Sali Berishen, jane me kriminele se ai, jane me te pa shpirt se ai dhe me te rrezikshem se ai. Njerez te tille po te kene gje ne dore bejne gjemen. Me shprehjet dhe “analizat” e tyre sipas mendjes se tyre tregojne se çfare gjallese jane. Keta gjerez nuk e meritojne lirine sepse duan te marrin lirine e te tjereve. Keta e shfrytezojne lirine e fjales e te shkrimit per te mbeshtetur krimin, antikombtarizmin, hajduterine, por harrojne se keshtu denoncojne vetem qe dhe ata jane te tille. Shoqeria te shikon, te degjon dhe te vlereson, por merr dhe masa te ruhet kur shikon se gjallesa antinjerezore çfaqen si kerpudhat pas shiut. Eshte gje e mire qe dekonspirojne veten fantazma te shoqerise. Dhe ata vazhdojne se u jane erresuar syte dhe u kane plase veshet, pavaresisht se mendja i ka lene.
Me kete urrejtje primitive qe ke per qindra mijera shqiptare qe mendojne ndryshe nga ty o Fatmir, fat te mire pacin gjitha ata qe banojne ne nje fshat apo pallat me ty.
Te me ndjesh more Fatmir por duke ta kthyer me monedhen tende, po me dukesh nje gomar i trashe qe se ke shokun.
I njejti eshte si skypioni edhe Fatmiri ose me mire te themi qe eshte “Sakajeva”ndaj mendimit te arte te z.Mero per kete analize nuk ja zbeh bujen.Ky shkrim duhet te jete ne cdo faqe gazete,duhet te jete objekt analize ne institucionet ligjzbatuese te vendit tone.
Shkrim brilant!Analize faktike,model i te menduarit dhe te shkruarit!Ndihme e madhe per institucionin qe ta zhduk kete sakat nga ajo godine!Me zhdukjen e tij fillon edhe reforma ne drejtesi!
nese nuk ke qene i vemendshem ne analizen qe ben per shkrimin e Meros per Presidentin, kjo te takon ty, por po te jesh i vemendshem kuptohet qe nuk ka patur fare rendesi gafa qe ka bere Presidenti, ketu ka rendesi se sa i politizuar eshte ky president, duke bere faje ne lidhje me Gjyqesorin, gje e cila na la dhe jashte Europe. Dhe kjo eshte ceshtja me e rendesishme, sepse ai nuk i sherben te drejtes , por i sherben atij qe e zgjodhi. kane qene 2 Presidente te zgjedhur nga e djathta, te dy diten te menjanojne politiken dhe i sherbyen te drejtes ne kete vend, po ky perse u zgjodh, qe te bej lolon, dhe te marr vendime te politizuara?
JO, ky nuk mund te jete president i Shqiptareve, ky cdo dite po tregon qe eshte president i te djathtes se berishes, dhe per kete duhet marr ne shqyrtim. E majta ka shumicen, dhe nuk duhet te lejoje qe per shkak te ketij presidenti, qe nuk do te perfaqesoje shtetin shqiptar ( por do me domosdo te marr levdata nga berisha), te mbetet akoma ne llumine nje gjyqesori te politizuar, dhe qe i ben dem. ky president nuk e meriton te vazhdoj ne ate post,
Skypion me vjen sinqerisht keq per ty. Me vjen keq pasi po mundoheshte ben avokatin e familjes dhe te kasneceve te saj. Jane aq te shumta zullumet e ketyre surreterve te felliqur sa nuk ka avokat te deklaruar me license dhe avokate pa license si ata qe shohim rendom ne kete forum qe te mund ti mbroje. Kur u shkruajt per djalin e babit ose sic njihet rendon ne popull Zenin, ti u revoltove pasi oinioni nuk mban qendrim kur permendet djait i Saliut por reagon kur permendet djali i Rames nga Saliu. Ka nje dallim thelbesor qe ti nuk e sheh apo nuk do ta shohesh. Akuza e Sales ndaj Edit per djalit ka natyre personale pasi hyn ne sferen seksuale dhe familjare. Ndersa akuzat per Zenin nuk jane familiare. Vetem ne qofte se ti e quan ceshtje personale te familjes Berisha menyren si shpenzohen parate e buxhetit per kompani dhe persona te lidhur me Zenin, vetem nqs quan ceshtje personale familiare qe per te marre pronen e tyre shume ish pronare duhet te paguajne gjobe ndaj burrit me canten e zeze. Nqs quan qe eshte ceshtje e e familjes Berisha biznesi i demontimit te armeve. Nqs ti quan te drejte ekskluzive te Zenit te nxjerre VKM, leshoje koncesione, tendera i ati per djalin. Nqs vriten 26 persona nga shperthimi i biznesit te Zenit njerezit duhet te heshtin pasi eshte ceshtje personale e Zenit ku ben biznes, me cfare dhe ke dhe nqs nga ky biznes ka te vdekur kjo eshte ceshtje qe i takon atij bashke me te vdekurit dhe askujt tjeter. Eshte ceshtje e tij nqs ka vjedhur parate e te gjitheve ne bashke me parate e tua. Mbase ti ke marre para nga Zeni dhe ja fut kot. Po ke marre na thuaj sa per informacion te pakten jo per gje tjeter. Sa per Bujarin nuk ka shqiptar qe mos arrij te kutoje qe eshte nje person me intelekt nen mesataren, qe ka shpirt skllavi dhe trashegon te gjithe anen e erret te padronit. Dihet si u zgjidh, perse u zgjodh dhe dihet si do veproje. Ajo qe duket nuk ka nevoje te thuhet. Gomari kur pellet thuaj sa te duash qe eshte kale shale. Zeri i tij karakteristik e tradheton. Keshtu qe ne misionin tend te avokatit te ketyre teveqeleve te babezitur qe kane kaluar deri ne krim per shkak te kesaj babezie ke deshtuar qe ne momentin qe nise te shkruash. Nqs ke mendje thirri mendjes dhe komentet e tjera shkruaj per halle qe vertet te shqetesojne ty personalisht dhe kete popull te vuajtur. Do jesh me dinjitoz. Jo per te tjeret por me shume per veten qe kur te shihesh ne pasqyre te ndihesh mire per ate imazh qe shembellehet jo neveri sic ndjejne gjithe shqiptaret e ndershem per personat e ombrelles se avokatise tende. Behu me dinjitoz se Jari me mustaqe dhe jo me servil dhe qesharak se ai. Sinqerisht mendoj se Jari eshte ne piken me te ulet te dinjitetit njerezor dhe te shkosh me poshte se pika e fundit e dinjitetit njerezor eshte vertet e rende.
Skypion nuk po ben avokatin e familjes.
Ai eshte anetar I familjes.ai eshte nje nga ketahajdutet gjakpires qe fshihet mvas komentuesit te thjeshte duke perdorur emra te ndryshem.
Eshte ai qen I terbuar I familjes qe po I vjen fundi.
Eshte ai qen qe fyen prof. E madh r. Qose
Do ishte mire qe te vinte perseri President Saliu yt ,dhe te jete pa mandat, sepse ai di te vrase ,te vjedh ,dergon tanke dhe avione per te bombarduar qytetaret e vet si ne vitin 97,apo I vret ne mes te sheshit,apo si ne Gerdec,di te ndertoje piramida(finaciare)per mireqenine vetem te popullit te vet, ai di ta coje ekonomine ne zero,dhe Gjermania dhe shtetet e tjera I vene nga pas,ai di si doktor ta katandise sherbimin shendetsor ashtu sic e katandisi,apo shkollat e universitetet I ktheu gjera pa vlere,papunesine e dhe varferine e zhduku.Dum Salen president,nuk dum as qeveri, se ai din gjithcka.
KE FOLUR TAMAM SI ARTAN HOXHA, LLOGJIKE E VDEKUR.
Ha ha ha Skypion ti qenke me keq se Nishani. Duhet te te marre per keshilltar
Ja mbeshtes dei ne rreze ben chicagos .
Mendimin
Nuk ka shqiptar, i çdo bindje politike qoftë, që sot të mos e ketë të qartë se ky sakatnishani është një IDIOT.
VEGLAT,
JANE ME TE RREZIKSHEM SE VETE DIKTATORET.
NISHANI ESHTE VEGEL.
http://goo.gl/Zqacic
Se mos vetem ky nishani i shqiptarve demokrata!
Te gjith shqiptaret e Sales jan trapa loqesh te boleve te kaut.
Edhe shum shqiptar te tjer jan kokoloqe..
Patjeter qe shumica e ktij kombi esht rrotbole koqesh.
Kryebolja e kryekoqeve te supertrapave esht sal bol malkari…
Eh mor Baze, kshtu na the dhe per ligjin e nepunsit civil po doli se s’ta kish fajin Presidenti por koka jote e smun.
Ato qe beri Berisha,do ti kemi peshqesh,per nje periudhe te pa percaktuar.
Reformat kerkohen,per ti vene ne rruge te drejte,te gjitha prapesit e tij.
Nishanin tani e quaj fajtor,kerkon te qendroj ne pushtet,per te mbrojtur familjen Berisha !
Francezet kane nje shprehje te tyre;nuk ka gjera te pazgjithshme,por njerez te pazot !
Fajtor jane te gjithe ata drejtues te maxhorances,qe qendrojne si monument kulture,perpara nje Presidenti kukull.
me fal nuk eshte fare banale te meresh me idiotllikun e jarit.te ngatarrosh krishtlindjet me pashket dhe ta besh 2 here eshte skandal.kaq di me thene dhe ai duhet te hiqet si president se nuk pret asigjo nga ky injorant
NJERI THERRET PER RILINDJE, TJETRI JA KTHEN ME RINGJALLJE NE FUND TE VITIT. GEZUAR PASHKET!
Nuk ka faj Presidenti Nishani se e ka trullosur Edi Rama me RILNDJEN e tij qe shpiku taksen PROGRESIVE dhe i duket sikur Krishtlindja me festen e Pashkeve jane afruar tejet mase me njera tjetren nga frika se mos taksa famoze PROGRESIVE i godet besimtaret dy here dhe i detyron te paguajne ne shtet HARRACIN socialist sipas motos:
“KUSH FESTON ME SHUME PAGUAN ME SHUME!”
Pajtohem plotesisht me z.Baze ne rastin e Z.Nishani. PD i kishte te gjitha mundesite te zgjidhte nje President normal. Cinizmi dhe llogarite e Berishes te bera me mentalitetin e Putinit, beri qe Shqiperia te mos kete nje president te denje per ta perfaqesuar se paku brenda Shqiperise, por i dha dhe opozites se djeshme dhe pozites se sotme te gjitha arsyet qe te mos ta marri seriozisht Presidentin. Ja nje arsye me teper pse Presidenti duhet te zgjidhet nga populli me votim te drejteperdrejte, per te mos mbetur peng i lojerave politike te dites dhe meskinitetit te liderucave politike. Mendoni nje Shqiperi me President Kadaren, dhe krahasojeni me Presidentin e sotem. Z.Nishani ka nje mundesi per tu treguar nje njeri me personalitet, pamundesia fizike nuk eshte primare po pamundesia intelektuale eshte realisht e dukshme. E ka nje zgjidhje dinjitoze, dhe nje Mimi Kodheli do te ishte nje zevendesuese e pranueshme, dhe nje lloj fushate PR ndaj rritesve te tulipaneve, per kete periudhe transite deri ne ndryshimin e kushtetutes
ndershkimi me i madh eshte, te behesh qesharak perpara femijve tend. para kolegve , para popullit tend. edhe sikur drejtesia te mos veproje nder ta, ata e kane mare rrugen e tyre. juda tradhetoi vetem nje njeri jezu krishtin dhe u cmend. zoterinjte kane tradhetuar nje popull te tere.
E kemi larguar me 1 milion vota por president kemi akoma Sali Berishen.Keta 1 milion shqiptare,pjesa me qytetare e shoqerise,nuk do ta shohin kurre te plotesuar aspiraten e tyre per drejtesi,per te pare Saliun dhe bajlozet e tij te vegjel pas hekurave,per aq kohe sa president do te kene lolon e Sali Berishes.
Stili i i ketij gazetari, jini apo nuk jini dakord me gjykimet dhe qendrimet e tij, eshte brilant dhe padyshim sot Mero Baze eshte pena me stilistike qe ka gazetaria shqiptare. Qartesia e frazes, lakonizmi, sensi i humorit dhe sarkazma e tij fshikulluese si art, eshte e mrekullueshme. Une jam nje njeri ltrash, e njoh mire fuqine e gjuhes shqipe dhe coc di kur e them kete. Dhe pike.
Politikanet qesharak si Nishani dhe Berisha si dhe te tjere ne PD jane mjalti I humorit shqiptar.
KJO ESHTE ESTRADA E BALLSHIT,KU DREJTOR ESHTE KAPTER RAMIU ,REGJIZOR ESHTE SANDRI ,SPIKER FEVZIU , SKENARIST BALLIU ,KJO ESHTE ESTRADA SHQIPTARE UN VOTOJ PER PRESIDENT DOKTOR PROFESOR GOMIST SALDATOR NARD NDOKEN ,I CILI ZBULOJ SE ARMET KIMIKE JANE KIMIKE ,AJDE ESTRADE AJDE
per mendimin tim pa lene menjane injorancen e tij drejtuesit e iistitucioneve bejne kaq shume festa saqe kur duan te shfaqen ne mediat vizive nuk ju kujtohet se cila feste eshte ajo qe po festojne jo se duan te pershendesin qytetaret po sepse duan te duken dhe te thone idiotesine e radhes.
ka ndonje ligj qe e shkarkon kete????
Po c’te beje Nishani i shkrete. Ai oficer eshte. I zgjedh dot oficeri uhtaret qe i sjellin ne repart? Ato ja sjell Dega Ushtarake.
Keshilltaret ushtare dhe kapterra qe ka ai ja ka derguar, pa e pyetur Dega Ushtarake e PD.
Dhe keta keshilltare, jane kokrra e injorantit…
Injorant i pa vlere, por demin me ate budallallekun e tij e ben te madh.
Viti i Ri 2014 duhet te filloje me pastrimin e majes se mbetur pa pastruar te SHTETIT – nje shtet serioa nuk mund te mbaje ne krye klloune cirku, si puna e ketij tara llaku.
Ai mban gjyqtaret kriminele ne pune… a ka me keq…
Ky eshte nga ata presidentet qe thote: “Kemi nevoje per reforme, por do zgjedhim ke duam ne”..Kjo thenie ben cdo qytetar normal te dali me konkluzjonin qe c’fare reforme thote ky kur le prape ne detyre ata qe jane (dhe ca nga gjyqtaret qe ishin ne pikepyetje, ky I ka vendosur me larte)..Ky eshte me I rrezikshem sepse provokon inteligjencen e qytetareve te thjeshte..Ky eshte me I rrezikshem sepse nuk mbron me interesat e Sali Berishes, por beson si ai dhe do te kllonoj ate..C’do raport, c’do ambasador, c’do thirrje nderkombetare ne leter apo me ze qe thote: “Duhet reforme ne drejtesi” dhe ky ben sikur zdegjon..C’fare ka ndodhur per pothuajse 4 muaj mbas zgjedhjeve qe kur ka dale nje qeverri tjeter nga zgjedhjet ?!?! ASGJE..!! C’fare ka bere ky konkretisht deri me tani pas nje viti ne sistemin gjyqesor ?!?! ASGJE..!! Ky ka bere dicka..Ka shkruajtur letra qe kerkon me shume fonde per Presidencen..Ky kerkon me shume fonde por per c’fare ?!?! Cili eshte atributi qe ky kerkon para pa kriter..?!?! Mbron Kushtetuten dhe Sistemin Ligjor ?!?! Po sikur keto te dyja mos te jene te denja per realitetin qe eshte krijuar, kush ka fuqi ose cheks and balances ta challenxhoj ate ?!?!..Sepse keshtu sic qenka ligji per Presidentin I bie qe mos te kete burre nene ta konstatoj ate..
Ky, Mero ben sikur zdegjon, sepse momentin qe fitoj ish-opozita, ai duhet te ulej me fituesin e mazhorances se re (se ai e kupton qe ky qe po takon do jete vullneti qe zgjedhesit me SHUMICE DERRMUESE votuan) dhe me konsensus ti thoshte qe te zgjidhnin (ne bashkepunim me qeverrine) gjyqtare te rinj dhe te pa korruptuar..
Po ky c’fare beri ?!?! Ky beri VITO dicka qe nuk kishte nevoje (dhe se e dinte qe ne Parlament do rrezohej) te behej..
Dhe shkruante: Qe qeverria te punoj qe te bej nenet e ligjit te miratuar konsensual prandaj po e rrezoj..Po p’se nuk shkruajti: “Qe ish qeverria te kishte shkruajtur nenet para se te miratohej konsualisht..
Ky eshte I rrezikshem jo per fizikun e tij, jo per postin qe ai mban, por per ate qe ai beson..Ky beson qe sistemi drejtesise aktual eshte I kaperdishem..Ky mendon ti fusi sistemit nje furca boja sa te bej sikur te duket qe po ben ca levizje dhe do kujtoj qe njerezit do “genjehen”..Ky eshte I rrezikshem jo se beson me tek Sali Berisha, por ne sistemin berishist (midis matrapazlleqeve, rrushfeteve, favorizimeve klienteliste dhe MILITINTAZIMIT)..
Ti Urim ke nevoje per kurim!nuk ke faj o i mjere pas 23 qershorit ke mbetur si i dhjere,por ti mos u tut o Urim djali se ke ne krah nje te rrjedhur si bace Sali.
Po te nisemi nga aforizma e Napoleonit që thoshte se çdo ushtar mban ne çanten e shpines shkopin e gjeneralit, ky Nishanlliu i Berishës ndoshta ka ënderruar të vërë spaleta gjenerali, por asnjëherë të ulet ne kolltukun më të lartë të shtetit. Këtë gjysmagjel e përzgjodhi ai gjeli buracak që desh të këndonte hipi më hipi i vetëm solo, dhe ia arriti, por dardha e ka bishtin mbrapa. Ky gjysmagjeli është një hu I kalbur që po hodhe dorën në të, nuk ka këllqe të të mbajë gjatë. Do vijë dita shpejt që të këputen të dy kryengulthi dhe gjeli dhe gjysmagjeli e të zenë zverkun pa I ardhë keq asnjeriu. Përkundrazi, do të marrim frymë të lehtësuar. Zoti Mero Baze fjala e juaj e mençur operon si reze lazer dhe është një lehtësim I shpirtrave tanë. Ndjekim me vemendje çdo shkrim tuajin ku ti arrin të hapësh dritare që na bien rreze drite në sytë tanë të dëshëruar për të vërtetat. Të faleminderit njeri.
RESPEKTIMI I VULLNETIT TE POPULLIT ESHTE DETRIM KUSHTETUES I QEVERISE RAMA.
Populli shqiptar si populli me proamerikan i botes mendoj se i duhet respektuatr vullneti nga klasa politike dhe institucionet e zgjedhura prej tije. Nese klasa politike apo institucionet e dala nga vota e popullit nuk respektojne vullnetin e popullit legalisht dhe ligjerisht jane regjime antipopullore dhe duhet te largohen.
Ka njeparadoks me politiken e qeverine shqiptare se paku deri me 23 Qershor pasi te tera qeverite kane deklaruar se jane proamerikane por realisht kane punuar e vepruar hapur si antiamerikane te thekur.
Ne shqiptaret te tere pa dallim duhet te biem dakort e te pranjme nje perfundim qe nuk ka nevoje te analizohet se Ambasadori Amerikan eshte perfaqesues legjitim e i drejteperdrejte i Presidentit te Shteteve te Bashkuara dhe si i tille perfaqeson Qeverine e Kombin Amerikan ne vendin ku akreditohet. Ky percaktim eshte i njejte dhe nuk ndryshon asnjehere edhe kur ne pushtet jane socialistet por edhe kur ne pushtet jane demokratet apo repuplikanet e socialdemokratet. Se dyti politika strategjike e Admenisrates Amerikane per rajone te ndryshme te botes eshte e paracaktuar nga amerikanet dhe nuk mund te ndryshohet nga rajone apo vende ku aplikohet. Se treti fatemirsisht per ne Shqiptaret politika stategjike Amerikane per shqiptaret ne hapsirat ballkanike eshte ne unison te plote me objektivat e shqiptareve ne Ballkan gje jane liria dhe konsolidimi i demokracise.
Per kete i sugjeroj mazhorances qeverisese qe te ridegjoje intervisten e fundit te Ambasadorit Amerikan ne “Top-Story” me Sokol Ballen ne pjesen se perse ndryshuan raportet e Administrates Amerikane me Qeverine Berisha e Kryeministrin Berisha.
Ambasadori Amerikan thekson se ish-Kryeministri Berisha i perkeqesoje keto raporte me dryshimet e njeanshme te institucioneve te pamvarura duke filluar me Presidentin e Repuplikes.
Nese mazhoranca aktuale me tager kushtetues ne rrespekt te vullnetit te votuesit e qytetarit shqiptar per mardhenje te ngushta e strategjike me Qeverine Amerikane respektivisht me Kombin Amerikan duhet qe ne menyre urgjente ti korigjoje e regulloje keto raporte duke i zevendesuar tere ata krere institucionesh kushtetuese qe jane vene aty nga is-Kryeministri Berisha ne kundershtim me parimet e frymen e Kushtetutes se Shqiperise e respektivisht ne kundershtim me vullnetin e Administrates Amerikane.
Une nuk mendoj se duhet hezituar e vonuar per te respektuar vullnetin e popullit shqiptar te shprehur nepermjet votes qe eshte plebishitare por kure vjen puna per raportet me Shtetet e Bashkuara ky vullnet eshte shume me i math se vullneti i 23 Qershorit pasi shkon diku mbi 95% sipas sondazheve prestigjoze boterore
Per mendimin tim reforma duhet te kryhet qe nga perzgjedhja dhe zgjedhja e deputeteve dhe deri tek Presidenti i cili te perfaqsoje vullnetin e pjeses me te madhe te popullit.
Ashtu sic e kam thene me pare do te ishte ne nderin e tij ne radhe te pare e pastaj te Shqiptareve dhe politikes Shqiptre qe ky president te jepte sa me pare doreheqjen e pakthyshme.
Nuk e quaj etike,kulturore dhe profesionale (panvarsisht aftesive dhe formimit te tij ne teresi).perdorimit te epiteteve jo etike dhe te pa nevojshme per figuren me te larte te Shtetit Shqiptar nga Z.Mero Baze apo Z. Spartak Ngjela.
Me lejoni tu jap nje Shembull me ish kryetarin e komisionit te ligjeve ne Senatin Amerikan Mr.Arlen Specter si Ish Kryetar i komisionit te ligjeve nga viti 2005-2007 i cili kur e pa nga administrata e qeverisjes aktuale elemente jo ne perputhje me kushtetuten dha doreheqje u largua nga Republikanet dhe populli i shtetit te tij e zgjodhi perseri ate si te pavarur.
Nga ana tjeter duhet te them se Elemente si Zoti Spartak Ngjela e meritojne te jene ne Parlamentin Shqiptar dhe vecanerisht ne komisionin e ligjeve, apo funksione te ngjashme me ate.
Mihallaq Furxhi
Oakland Community College
Michigan USA
I nderuar Mihallaq.
Me fal se po te shkruaj nga anonimati per aresye jo se kam frike apo ndroje por nuk dua te rrjeshtoj gradat e mia ne nje blog ku nuk eshte i nevojshem emri por ideja me shume.
Fillimisht dua te pergezoj per edukaten dhe arsimin tuaj dhe per pjesmarrjen ne kete gazete qe eshte nje shprese se nje dite Shqiperia do te ndryshoje.
Jam shume dakort me idete qe shtjelloni por do te beja verejtje per disa probleme:
$.Keni te drejte per reformen por qe te kryhet kjo ,ne batakun ku ka rene ai vend sot duhet te pakten nje dhjetevjecar ku me siguri atehere do kene vdekur Berisha me Nishanin (nga semundja) ku do ti kene ngritur ndonje monument biles me te madhe se te Enverit.
$..Nqs se prisni qe Nishani te jape doreheqje me falni se po ju them po kjo tregon se jo vetem e paskeni braktisur ate por nuk njihni as situaten dhe jeni shume larg.
$…Persa i perket etikes qe perdoret ketu ka nje problem:Nuk eshte se Mero Baze eshte pa edukate por eshte vete pozicjoni dhe sjella e Nishanit qe te shkakton neveri dhe te provokon te prishes gjuhen.Nqs mendoni qe Nishani eshte president dhe nuk kuptoni qe ai ka vetem vulen & firmen qe i perdor me urdher te Prsidentit real qe eshte Berisha ngelem te dyshoj te shkalla juaj e intelektit.
$….Avokat Ngjela kam mendimin se bashke me Lubonjen kane vrima te zeza ne sistemin nervor qe i shkatohet njerezve qe shkojne nga parajsa ku merrnin pjese ne orgjite e fshehta e te bllokut ne 1972 dhe perfunduan ne zgafellat e burrelit.Nqs ka 10 njerez ne Shqiperi qe ndertuan sfinksin e pergjakur te Berishes keto dy dekada dhe e kane shpetuar ate nga denimi shembellor ky eshte Tak Ngjala i cili tashme eshte jo vetem i vonuar por dhe hipokrit me deformime mendore.Nqs do falja nga anet negative te Enverit do ishte denimi i pinjolleve te Ulkonjave te Fatosit dhe Ngjalave te Takut.
$…..Me shembullin e z.Specter ju perseri tregoni se jeni 100 vjet larg realitetit dhe nuk po e komentoj.
$…..Verjtja e madhe qe kam per ju te shkolluarit shqipfoles te Amerikes eshte se ju per keto 23 vjet nuk organizuat dot nje forum intelektualesh per te lobuar ne ate vend pasi kongresi amerikan e ka praktike pune me lobet qe perfaqsojne cdo komunitet.Verej se lobi Shqiptar i Amerikes eshte me i dobti dhe me shume i bente tifozllik Berishes kur kryente masakra se sa vete ceshtjes shqiptare.Tani atje ka ngelur vetem Vatra qe eshte bere frigorifer i prishur dhe disa malsore, pinjolle te ish bashkpuntoreve te fashizmit,zogizmit apo ish diversanteve qe jane te preferuar nga disa zyrtare amerikane qe merren me shqiperine dhe dihet kush jane.
Me vjen keq qe ndoshta po ju prish humorin por gjerat duhen thene hapur
qe te tregojme se ai vend na dhimset me te vertete dhe nuk e kemi braktisur.
Gezuar festat Mihallaq !
Mero thx
Dua ti jap nje kshille presidentit…….jep doreheqjen sa me shpejt te jete e mundur,e ju keni aresye per kete. Do mbetesh njeri,do ngelesh nje njeri qe do I hapesh rruge me shpejte drejtesise pamvaresisht se nuk duhet ndihmajote. Mendohu …………… Mendohu………mendohu………..mendohu.!!!!!!!!!!!!!!
I mjeri Jari…Eshte per te ardhur keq: Nuk do te doja te isha ne vendin e tij!!!!
Pra sic e kam thene e vazhdoj te kembengul qe puna e pare qe duhet bere eshte crrenjosja e berishizmit ,c’rrenjosja e idiotesise ne rang dite ,ne rafshin institucional e perpjekje e vazhdueshme per inkurajimin e inteligjences qe te mos kete frike nga politika. Qe te ndodhe kjo duhet patjeter te institucionalizohet etika parlamentare ,qe aty fillon ,intelektuali nuk mund ti afrohet parlamentit ne se perbehet nga nje shumice brutalesh e harbutesh si Berisha me shoke .Kjo do te ktheje besimin e popullit tek politika e populli do ti degjoje politikanet kur diskutojne ,nuk do ndroje kanal sic ben tani.Kjo do te sjelle edhe krijimin e nje kaste “te urtesh”,nje ARISTO-kracie pra ku populli te ndjehet i sigurt e i garantuar e te marre shembull ne sjelljen e perditeshme duke i hapur udhe thyerjes se ketij mentaliteti shpellar qe egziston ne pergjithesi qe fjala nuk ka vlere ne se eshte logjike ,fjala ka vlere kur trashim zerin!
Sakatlleku qe ka nuk e pengon te bej detyren por,sakatlleku mendor qe ja njohin te gjithe e ben te papershtateshem per vendin ku e vendosen per te na perfaqesuar.Ai duhet larguar sa me shpejt,per ti dhne dinjitet presidences.
Nga stili dhe dinakeria e të shkruarit, Skypion e përafron mjaft mirë Artan hoxhën. Kam shumë respekt për mprehtësinë e tij, por nuk do ta pranoja kurrë të vihesha përkrah një njeriu që e shfrytëzoi Artanin në mënyrën më të ndyrë.
Pavarësisht “refuzimit të tij” për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit”, unë do ta kisha pranuar dhe mbështetur Artanin si president.
Për mua, e rëndësishme është të kemi një president dinjitoz, se është timonieri i shtetit e sidomos në momente furtune, dhe jo një debil të lindur, e servil të pagdhëndur si Nishani, gjë që e pohon me lezet edhe Skypion. Roli i Nishanit është të jetë thjesht mbrojtës i Saliut; Shqipëria e shqipëtarët punë e madhe! jemi 1 milion që kemi thënë se nuk e duam një gjë të tillë.
Zoti Rama,
Zëvendëso Nishanin sa më shpejt dhe asnjeri, përveç Berishës, nuk do mërzitet, përkundrazi, do të ngrihet dinjiteti i çdo shqiptari!
Mero.shflm
Kerkoj qe ky shkrim te botohet ne faqet e para te shtypit per neser.
Jari,ra busti…
Ketij shkrimi nuk ke nevoj as ti shtojsh as ti hjekish nje presje por do ishte mire Mero te beje nje shkrim si ky edhe per presidententen e Kosoves, dhe me keta dy presidente do kishte muhabet boll ky dimer.
Me pelqen shume perifrazimi qe i bene figures se te qenit president kur citon:”POSTI I PRESIDENTIT KA NJE PROFIL AQ TE LARTE PUBLIK,SA EDHE NJE NJERI MESATAR EDHE NORMAL,BOLL TE MOS JETE BUDALLA(eshte fjala per presidente qe kemi kaluar me perpara),ARRIN TE BEHET FIGURE PUBIKE DHE TE KETE AUTORITETIN E VET”!Fenomenal z.Baze kur kujton presidentet qe ka mbajtur kjo seli ku degradimi u be ne menyren me te mundeshme me te till figura per te arritur deri tek ky i fundit qe ma do mendja se as shtepise se vet nuk i sherben si i pare e jo me nje Shqiperie te tere.Kjo eshte bema me e madhe e me e pandreqeshme qe shkerdhatokracia Berishjne u beri te gjitha institucioneve kryesore per te bere te pamundur riprimin e rikonstruimin e shtetit ne nje mandat te caktur.E kjo u be veçnerisht qe kerkush mos te kete kohe e te merret me nje kafshe te eger te palidhur por pikerisht me keto probleme madhore te nje shteti.
shqiperia ka plote njerez te ditur per te udhehequr ,me vlera te larta morale ,plote dinjitet ,edhe elite per kete te fundit baze nuk ka te drejte .Bujari nuk eshte njeriu i duhur per president me shume eshte nje aksident historik qe me siguri do kaloje sepse keto jane tronditjet shoqerore ,me siguri do sjelli reflektimin e tere shoqerise per te qene te kujdesshem ne zgjedhjen e udheheqeseve ne shqipetaret ka ardhur koha te jemi me vleresues per veten ,kulturen traditen gjuhen historine ,pasurine ta paraqesim shqiperine me tere vlerat e saj me te mira ,nuk ka vend me per nihilizma ,eshte gjithmone e mira qe te con perpara lexoj ne gazete me shume kronika te zeza dhe kjo nuk me pelqen ne vendin tone ka plote gjera te mira njerez qe punojne e ndertojne per te miren individuale e kolektive ,ka plote artiste ,shkrimetare ,gazetare ,inxhiniere ,mjek ,agranome ,arkitekte ,administratore punetore ,bujq etj etj qe duhet te shkruhet e shkruhet cdo dite per ti nxitur ne punen e tyre ,nuk ka shume vend per urrejtje por per dashuri
-Replike me Serpentin Skypion.(SS)
Ka disa jave qe ky mbrojtes i kualifikuar i banditit Berishe po mundohet te beje rolin e “dinshumit” ne editorialet e Meros dhe kujton se me argumentet e tij po eklipson kryeartikullin e rradhes.
Jam nje lexues i vemendshem i kesaj gazeta ku dhe une kam verejtjet e mia por nga ana tjeter mund te them se Tema eshte gazeta qe eshte me afer realitetit dhe me thjeshtesine dhe thenien sakte te se vertetes se hidhur eshte bere nje medium me me peshe se emisionet idiote te Klanit me opininin e Fejzo ziut ne vecanti ku mblidhen ca idioter funksionale si Lubonja dhe Artan Fuks Fuck Hoxha.
Serpenti Skypion (SS) bie poshte qe ne rrjeshtat e para duke krahasuar gafat e Nishanit me te udheheqsve te botes.Eshte e vertete qe edhe ata kane bere gafa por kane qene presidente kurse kapterri Bujar nuk permbush asnje kriter per te qene si president.Biles ne viziten e fundit ne NY ai tregoi se ishte nje “low life” qe me shume vizitonte Picarite e shqiptareve se institucjone serioze dhe e vetmja gje qe beri ishte shperndarja e ca llamarinave ne forme dekoratash.
Ne komentin e SS edhe pse vihet re qe kritikon te tjeret per fjalor vulgar ndaj figurave te shtetit shikohet se dhe ai vete tregohet me rrugac se te tjeret duke quajtur k/ministrin aktual si SPURDHJAKUN QE DO TE BEJE BYTHEN E ZGJUAR..per te cilen nuk duhet harxhua kohe me keto fuksa te rrahur qe te vegjel.
Injoranca e SS duket kur arsyeton se Berishi i mori te gjitha pushtetet si presidenca,prokuroria,shiku,kld,bashkine e tiranes etj pasi Rama donte ta rendonte Berishin me mbipushtet per ta akuzuar me vone ne votime me mercenaret e tij te medias.Ky lloj arsyetimi nuk duhet thene as ne tavolinat e rakise apo te kafese.Keto lloj perversitete i ndegjon vetem ne Opinionin e Blendi Fuckziut dhe eshte e tepert te komentojme.
Sado te perpiqesh te te hedhesh deodorant ne figurat e vdekura te Berishit dhe handikapatit mendor & fizik Nishan, ato nuk mund ti ngjallesh sepse 23 qershori 2013 ishte nje lajmerim vdekje per banden 3B por Edi Rama po vonon ne organizimin e “FUNERAL HOME” te tyre pasi shikohet se ai vend menaxhohet nga dipllomate perendimore te cilet vene piketa dhe vija te kuqe te cilat nuk mund te kalohen.
Pamvaresisht se SS ka qellim te glorifikoje Saliqenin,te mbroje Handikapatin e Odetes,te eklipsoje editorialin e Meros,te poshtroje Edi Ramen nuk ja arrin dot qellimin vecse tregon se eshte nje bastard ne nivelin e Artan Fuks Fuck Hoxhes,Fatos Ljubovicit apo Frrok Cupit te cilet kane nje akordance me k/kriminelin Berish.
E vetmja gje qe ka arritur deri tani ky fare Skypioni eshte te shperqendroje komentuesit e Temes nga editorriali dhe ti “grrici nervat” atyre por kjo shpie ne rritjen e numrit komenteve dhe e ben me terheqese kete gazete ne debate te forta qe ja vlen te ndiqen.
Per kete ngelet te falenderojme gjarperin Skypion per ndihmen e tij duke shfaqur ne menyre perfekte aftesine e tij bythlepirese karshi xhenazes Berish.Ndonjehere dhe helmi i gjarperinjeve eshte i vlefshem ne prodhimin e disa ilaceve farmaceutike.Dhe helmi qe hedh ky Skypioni ne kete forum ka nje vlere pozitive se tregon sa poshte ka rene ai vend dhe qe duhet ringjallur duke pastruar kermat berish,nishan,Skypion e me rradhe.THAKSKYPION !
O kolonja e bythes, cfardo te shkruash, perseri era bythe do te vije. Ah harrova edhe era mut.
Kolonja ka shume te drejte. Por kur e quajne dhe skorpionsin te zgjuar nuk e di se cfare te them…. Tipik servil dhe pa karakter qe vetem per nje cope post lepin cdo gje.
Une them dy gjera duhet te beje ky parlament,duhet qe sa me shpejt ta heq kete gjasme president,dhe e dyta te ndryshoj ligjin zgjedhor,qe te mos kemi matufa qe flene ne parlament,dhe zgjohen kur u kerkohet te cojne doren,sa per kete mavro president qe kemi,edhe ai vete duhet ta kuptoj qe duhet te ikij,jo vetem se eshte i papershtatshem,por erera te reja po fryjne,dhe ai se perballon dot kete furtun.
o zotrijn e kthyet parlamentin si loj femijesh te keqijn u ve para nje cop plak i matjufasure futeni ne burge ate plake rugac turp per kombin urojm gezure dhe viti tjetr ta gjej saliun ne burg ate te cemdruin dhe krytaret e komunave bashke me keshilltaret qe kane vjedhure asistencen e kombit te farefer dhe kujdes lazaratin ta hiqni sa me shpejt nga harta e zeze qe ka mberthyer shqiperin cfare i paskan bere ketij kompit deri ke portet upaskane dhen te hujeve o mero kromi nafta ruget cfare nuk paskane ber dhe buken e fukarajte paskan vedhur fl kush e lezon perzeren ate te cemedruin sali bishtin nga jeta politike kushe eshte demokrati i thjeshte mos e degjoni se po na loth shume booll
Këto fenomene në vendin tonë janë me keq se LHL, ku është shoqëria civile, bashkë me facebook-sat?????!!!!!
Mero e ke thare! Mos degjo mercenaret idiote si skipleshi me shoke !
VEGEL QORRE……. SHUME E DEMSHME PER SHOQERINE……..
Skypioni karahason Bushin apo Obamen me Nishanin, Turp e te gajasesh gjithe diten, ai ben gafa se eshte idiot e jo nga pakujdesia, le me rer kulture nuk behet fjale. Vaj me det ku eshte shqiperia ne dore te nje rrote. Pronat e gruas i mori fet e fet, bile ca me shume me matrpazlleqe. Do i paguaje, nuk i shijon as ai as gruja e as femijet.. Vodhi sa deshi ne Durres e kudo. Trapi i lales.
Skemen e zgjedhjes te Preidentin e vendosen ato forca te cilat ju intereson nje Shqiperi me shtet sa me te dobet,mundesisht inekzistent.
Rezultati eshte ky qe eshte edhe ne fushen ekonomike.Aktivitete me fitimprurese jane ne dore te joshqiptarve.Perseri vazhdon e njejta psikologji.Gjehet nje firme e huaj per te bere rojen e doganave tona…etj.
Perseri do te kemi nje thellim te hendekut te pasurise te shqiptarve,por gjithnje te kujdesshem qe nje pjese e konsiderueshme e saj te shkoje jashte vendit.Ketu te con psikollogjia e mercenarizmit te cilen per fatin e keq te shqiptarve ka zaptuar te gjithe klasen politike te vendit.Besoj se jemi vendi kampion ne bote kur krimineli vishet polic,pastaj behet biznesmen dhe mbasi i mbush mendjen vetes per te mbojtur e shtuar me tej pasurine e vene,behet edhe politikan.
pre mendimin tim duht te kerkohet nga shoqeria civile nje referendum,per largimin e presidentit aktual.pasi eshte zgjedhur jasht ligjit dhe te propozoim ismail kadaren,njenga figurat me te njourara ne arenen nderkomtare..
Ky qe ka zene vendin e presidentit ka bere shume veprime ne dem te Shqiperise.
Meta qe ka pergjegjesine e tij( EDHE INTERESIN E TIJ) per zgjedhjen e Nishanliut, se bashku me PS, ti kthejne dinjitetin shqiptareve, duke zgjedhur nje PRESIDENT.
“Sko(y)pioni ka inteligjencë të mjaftueshme vetem për të hapur gojën e tij, kur ai don për të ngrënē (mut), por sigurisht jo më shumë.”
Idiots Malok si Bujar Nishani janë gjithmonë të rrezikshme. Ai e ka shkatërruar të policisë dhe gjyqësorit. Ai është një partner me Sokol Nishani me tokën dhe mafias drogës në shumë transaksione
Mero mire e ke shkruar por ai eshte ne teresi njeri i mire prandaj nuk i ka fajet ai fajet i kemi ne dhe pike mos me bej te te them se deri ku shtrihen mekatet ne Shqiperi
-Prona eshte ndare si ne socializem
-Presidenti e kushtetuta neperkemben si u don qejfi
-Shqiperia eshte bere han pa porta
-Eshte mbush me qoftexhi dhe nuk prodhojme as gozhde
keto dihet se kush i ka bere PPSH me ushtaret e saje ne te gjithe krahet gezuar festat Mero
Zoti Mero Baze eshte nje gazetare i denje per cdo gazete prestigjoze nderkombetare.Kontributi i tije per te miren e Shqiperise do te meritonte cdo cmim.Jam i sigurt se do te jete ne opozite te pa kompromis me cdo te keqe te Drejtesise ,Lirise,dhe Ekonomise.Ai ishte i pari qe beri nje ,,lufte,, gazetareske kunder pushtetit pseudo-demokratik Berishist, Taceve e kukullave te tije qe e rrenuan ekonomine deri ne piken e fundit.
Kte Skypionin qe nuk di cdon te na kujtoj me kte nick ,cuditem si merni mundimin dhe e lexoni e jo vetem aq por dhe i ktheni pergjigje ! Esht komplet i infektuar nga virusi familiar , i imunizuar tashme nga paturpesia e anormaliteti qe sjell ne “organizem” ,ne mos esht ndonje klysh i saj esht pjes e infektuar qe kerkon e po ben perpjekjen te hedh mjergull ne realitetin qe tashme e lexojn edhe “analfabetet” Esht i/e semur si mendori i tij/saj dhe perpiqet te mbuloj mutin me shurr (popullorce) ,prandaj un as mar me mundimin te lexoj cka shkruan vec kur dua te loz per te kaluar kohen ! Pra mos humbni kohen e mos ju pergjigjni se ajo e kenaq kte klysh skizofreni……..MOS U MERNI ME TE……..
Zoti Baze ju duhet te jeni me realist ne analizen tuaj te pakten ne nje pike, ky president eshte frut I PD,PS dhe LSI. Ne qofte se do ktheheni pak ne kohe dhe do te shikoni me objektivitet procesin e zgjedhjes se presidentit ju do te gjeni pergjegjesi te barabarte te tre aktorve politik.Ishte PS qe me qendrimin e saj I la dore te lire Metes dhe Berishes te zgjedhin presidentin qe kemi sot. Ishte Rama qe me vlersimet positive per ministrin Nishani I dha dore te lire PD e LSI te piketojne ate si te pranuar nga opozita. Ne qofte se Rama do te ishte treguar me I pergjegjshem sot do te kishim president nje personalitet jurist apo economist me te pranuar nga opinion I gjere.
Presidenti edhe pse me kushtetute ka rolin qe dihet ne fund te fundit eshte nje personalitet politik dhe ndjek politika te caktuara ne pajtim me ligjin gjate funksionit te tij. Pushteti ne Shqiperi eshte I balancuar dhe I ndare mes legjislativit,ekzekutivit dhe gjyqsorit. Secila pale ka mjetet dhe kompetencat te ushtroj politikat e saj. Kjo ndodh ne nje vend te lire dhe eshte normale sic eshte normale qe analiste si zoti Baze te bejne publike idete e tyre e te mundohen te influencojne opinionin dhe pushtetin qe I sherbejne. Dua t’ju kujtoj sot se ne USA vetem 34% e amerikaneve e suportojne punen e zotit Obama, megjithate ai ushtron funksionet e tij normalisht. Eshte zgjedhur nga populli amerikane per 4 vjet ne ate pozicion ashtu sic eshte zgjedhur zoti Nishani me procedura kushtetuese per 5 vjet.
Gezuar Vitin e Ri.
Eshte e cuditshme sesi nje gazetar pro PD tani eshte kthyer anti pd,cila eshte arsyeja e ketij kalimi nuk e dime,mendoj se shqiptaret keshtu jane se pret nga te vjen, sa per presidentin kur te flisni per te mendoni cfare keni patur para tij si president, [tre presidentet e meparshem,njeri s’dihej cfiste,tjetri hante misra,tjetri rrinte ne stadium,]presidenti duhet respektuar si perfaqsues i unitetit kombetar,ndryshe shajme vetveten.