Roxhers ankohet pse u gjykua nga një arbitër nga Mançesteri, Federata fillon hetimet ndaj tij

27 Dhjetor 2013, 14:51Sport TEMA

Federata e futbollit anglez pritet të hetojë menaxherin e Liverpulit, Brendan Roxhers, pas kritikave që shprehu kundër gjyqtarit Li Mason. Roxhers e quajti gjykimin e Mason si të “tmerrshme”, pasi ekipi i tij humbi nga Mançester Siti me rezultatin 2-1. Ai u tregua shumë i ashpër me gjyqtarin, që mohoi një gol të rregullt të Rahem Sterling.

“Isha i befasuar se ne luajtëm në Mançester dhe gjyqtar kishim një njeri nga Mançesteri”, ka thënë ai. “Shpresoj që mos të kemi një njeri nga Mançesteri kur ne do të përballemi me skuadrën tjetër nga ky qytet”, vijoi Roxhers.

Federata së shpejti do të vendos nëse është thyer rregulli E3 (1). Ky rregull ndalon të gjitha komentet  që sulmojnë integritetin e zyrtarit të ndeshjes. Sidoqoftë, vendimi pritet të merret javën e ardhshme.

Gjyqtari ndikoi ndjeshëm në ndeshjen e djeshme, pasi jo vetëm mohoi një gol të rregullt për Liverpulin, por nuk dha edhe disa faulla për Luis Suarez, ndërsa një prej ndërhyrjeve ndaj sulmuesit uruguajan, ishte në kufijtë e penalltisë.

6 komente në “Roxhers ankohet pse u gjykua nga një arbitër nga Mançesteri, Federata fillon hetimet ndaj tij”

  1. Arjani says:

    Gjykimi i ndeshjes M.City-Liverpool ishte i turpshem.Une nuk jam tifoz i Liverpoolit por do thosha se gjykimi kish paravendosur fitoren e Cityt. Goli i anulluar per offside ishte flagrant. Dhe nje nderhyrje brenda zones ndaj Suarez ish nje penallti ashiqare.
    Nuk diskutohet qe korrupsioni ka kapur edhe ate qe mund te quhej deri tani futboll i paster, Premier Ligen angleze.Jam i sigurt se arabi multimiliarder ka kapur gjithshka dhe M.City do jete kampion i Anglise.

  2. artani says:

    O Arjan, arabi miliarder i M. Cityt ka arritur te manipuloje edhe rezultatin e ndeshjes Bayern-M.City ne Champions 2-3.
    Futja e miliarderve ruse dhe arabe ne futboll, e ka degjeneruar perfundimisht kete sport kaq popullor.

    1. Sportdashesi says:

      Fajin nuk e ka arabi ne kete rast,
      me shume se sa mafiozi Uli Henes
      qe pranoi trukimin e ndeshjes
      ne dem te skuadres se vet
      dhe mosthellimit te rekordit
      te Bajernit me 11 fitore rradhazi.
      Jane te gjithe njelloj te korruptuar e kriminele
      arabe, ruse, italiane, spoanjolle, franceze e gjermane!!!

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk e pelqej fare futbollin Anglez edhe pse mund te kete shum efansa te cilet i respektoj .
    Nga qe nuk kishja ke te shikoja pashe M.CITY vs LIVERPOOL.
    Bashkohem me komentin e “ARJANIT “. Referi nuk i dha golin ,SRETLINGUT i cili ne momentin qe TOPI i shkoi atij ai ishte mbi 1 meter mbrapa mbrojtesit dhe se SUAREZIT i takonte nje penallti e mohuar .
    Por kuptohet qe M.CITY ,me sakte SHEIKET kur kane EURO qe ekane degjeneruar TREGUN e futbollit ata se kane per gje qe te paguajne referat disa miliona EURO .
    M.CITY ishte shume i dobet fizikisht ,por edhe taktikisht per mua ishte cope -cope .
    Me ate qe pashe dje M.CITY ishte edhe shume i thyeshem ne MBROJTJE ,PERKATESISHT ne QENDER .
    Kam frike se e njejta situate do te na shfaqet edhe ne KUPEN e BOTES ne BRAZIL .

  4. guri says:

    Sidoqofte m.city lujti me mire dhe e meritoi fitoren

  5. doki says:

    Referimi ka qene skandaloz dhe fituesi i paracaktuar nga referi apo edhe dikush ne federate . Goli i paster i Sterling dhe penalltia kunder Suarez , jane percaktues patjeter te rezukltatit perfunfimtar te ndeshjes . Ky refer dhe keto lloje lojrash prapaskenave e demtojne futbollin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje