Dy ditë pasi u miratuan në Parlament, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar buxhetin për vitin 2014 dhe paketën fiskale.
Në faqen e Presidencës thuhet se : “Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen menjëherë të ligjit nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014”.
Kështu, Presidenti ka dekretuar ligjin edhe “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ligjin “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim), ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”, ligjin “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, ligjin “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”, si dhe ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.
Maxhoranca miratoi të shtunën, me 82 vota pro dhe 29 kundër, projektbuxhetin e vitit 2013. Pas një seance që zgjati rreth 8 orë, shumica nuk pati asnjë problem në sigurimin e numrave për miratimin e buxhetit, për të cilin opozita tha se do të çojë vendin drejt krizës ekonomike.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit 2014 si buxhetin që ka garantuar përfundimisht ndalimin e rrënimit të vendit.
KATASTROF NJERI
Nga vizita e presidentit
Bujar Nastradini
në Bruksel:
Në Bruksel të çoj byroja,
Fol Nishan të lumtë goja,
S’tu nxi syri, s’tu drodh dora,
Fol e mbro, të drejtat tona!
Të shikonim si të mpirë
Tek ecje me hap të ngrirë
Por kur bëre njëzet hapa
I hype gomarit nga prapa!
http://goo.gl/Ftb4jG
Nishani e dekretoi Buxhetin bashke me ringjalljen e Krishtit lol hhahahaa Me dhjet krejt ky lloj robi
Eshte edhe demokraci brishte , s’ka faj lol
Ky matufi e ka hallall edhe nje mandat tjeter na duhet shume se na nxjerr madhin e SHVEJKUT
Mos Jaro,
Edhe kete e bere? S’ma mori mendja se do e dekretoje buxhetin.
Nejse, mos e bej prape se do i them xhaxhi Saliut te te shkuli veshin. E di vete ti.
e ka bere me urdher te salehut e jo nga vetja!