Shtatë nëpunës të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, përfshirë këtu edhe ish-regjistruesin me iniciale K.B., janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre.
Sipas KLSH-së, këta persona, në kundërshtim të plotë me legjislacionin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe aktet e tjera nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, kanë kryer një sërë shkeljesh në drejtim të regjistrimit të pasurive të paluajtshme me pasojë përfitime të paligjshme të titujve të pronësisë nga subjekte private, në dëm të pasurisë shtetërore dhe konkretisht:
Nga auditimi rezultoi se këta nëpunës kanë kryer regjistrime të pasurive të paluajtshme dhe kanë lëshuar certifikata të pronësisë në zonën rurale-urbane, për një sërë subjektesh private, të cilat nuk kanë pasur asnjë titull pronësie.
Kështu, në 11 raste këta persona kishin regjistruar më tepër një sipërfaqe prej 4400 m2 të llojit arë, truall dhe arë+truall, ku në veçanti, vetëm për zonën turistike të Voskopojës, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, 1,960 m2 prona.
Për pasojë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nisur nga shkalla e lartë e dëmit të shkaktuar ndaj pasurisë shtetërore dhe shkeljet e rënda që këta nëpunës kanë kryer në tejkalim të kompetencave të tyre ligjore, përgatiti dhe depozitoi pranë organit të prokurorisë, kallëzimin përkatës për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke rekomanduar njëkohësisht institucioneve përgjegjëse edhe largimin e menjëhershëm nga detyra të këtyre nëpunësve.
A do na ktheje dikush nga AKKPja e Rilindur pergjigje per ceshtjet e pronave? Ka 2 muaj qe eshte zgjedhur drejtoresha e re e nuk takojme dot as ate e as funksionaret e tjere te institucionit. Per pergjigje zyrtare as qe behet fjale. 20 vjet na genjeu Saliu, por na duollen genjeshtare edhe keta te Rilindjes!
Shkresat dhe pergjigjet e kerkesave vonojne ca . . . po aty i ke te gjithe pa merak. Majde sot kishe dhe prokurori neper kemb ?
“This is a miracle of freedom”
Po nuk u futen ne burge dhe te pagojne demshperblimin SHQIPERIA dhe 100 vjete keshtu do hiqet zvare,po ja kalojne dhe ministrave te HERDOGANIT,dhe EUROPA prandaj nuk na do dhe na thote (BISHTE QENI DO NGELENI)dhe skemi pse te çuditemi qe kriminelet e SERBISE do futen para neshe ne BE.
E ke fjalen per ato qeverite evropjane
Qe Jane super te koruptuara (Italy,France,greqi,spanje etj etj),apo jeton Ne ndonje planet paralel me ne???
Zyra e regjistrimit te pasurive te paluajteshmd ne Korce historikisht ka qene cerdhe hajdutesh dhe pergjegjesat e saj bandite ordinere. Koco Bello qe permendet ketu ndoshta eshte me i ndershmi por i paafte per ate detyre ku eshtd vene si i perndjekur. Historija me disa skerka te Voskopojes hapet qellimisht nga KLSH per te mbuluar vjedhjet e klasit te larte qe ka kryer regjistruesi i fundit Ferdinand Kosti ish spiun i sigurimit te shtetit qe kur punonte ne NSHN. Ky “zbulim” i trojeve te vjedhura ne Voskopoje behet per te cuar ne gjurme te gabuara hetimdt per katrauren qe eshte bere aty.
DURONI, DO TE SHIKONI SPETAKLE NGA lLOGORA DERI NE kSAMIL, POR KULMI DO TE JETE NE HIMARE. GJYKATES, PROKURORE, SHEFA POLICIE, POLITIKAN, QEVERITAR, DEPUTET, BOSSA TE MEDIAVE. NUK DO TE KETE PROKURORE TE MARE NE DORE DOSJE TE DRYMADES, PERIVOLE, JALE, PORTO PALERMO, JO SJE NUK JA MBAN, POR NUK GUXOJNE, PRANDAJ NJE PROKUROR, QE DO TE VIHET I HUAJ NE SHQIPERI, I PARI DO TE ZBRESE NE BREGDET. O QELBESIRA QE SHKATERRUAT GJITSHKA, TE GJITHA PASURITE NMGA QIPRO NE ZVICER, PERFRSHI EDHE TOKAT KU I KENI KU SI KENI DO TJU A MARIN