Historia e një adoleshenti hero/ Sakrifikon veten për të ndaluar një kamikaz

9 Janar 2014, 22:08Politika TEMA

Një adoleshent pakistanez gjeti vdekjen të hënën, pasi ndaloi një kamikaz që kishte në shënjestër shkollën e tij.

Sipas BBC, Aitzaz Hasan, 15 vjeç, ishte me miqtë jashtë shkollës kur ata vunë re një person me jelek kamikaz.

Pavarësisht lutjeve nga miqtë e tij, ai vendosi që të përballej dhe të kapte kamikazin, i cili shpërtheu jelekun e tij.

Aitzaz është vlerësuar si hero në vendin e tij, ndërsa vlerësimet kanë mbushur rrjetet sociale.

Madje ka pasur edhe thirrje që ai të marrë vlerësimin më të madh ushtarak për ata që sakrifikojnë jetën për vendin e tyre.

Incidenti ndodhi në Ibrahimzai, një rajon i dominuar nga shiat në veriperëndim të Pakistanit.

Mediat raportojnë se në kohën e sulmit në shkollë ishin rreth 2 mijë nxënës.

“Kushëriri im sakrifikoi jetën e tij për shkollën dhe qindra nxënës,” tha Mudassar Hassan Bangisht për BBC.

Më pas ai tregoi momentin e ngjarjes.

Miqtë i kishin thënë që të mos i dilte përballë kamikazit.

“Por ai tha ‘do ta ndaloj. Ai do të vrasë miqtë e mi’. Ai donte që të ndalonte kamikazin. Ndërkohë kamikazi hodhi veten në erë duke vrarë edhe kushëririn tim”.

Ai tha se Aitzaz ishte një djalë i zoti dhe nxënës i mirë.

“Ai thoshte gjithmonë se ‘jam gati për vendin tim’.”

Babai i djalit tha: “Biri im bëri që nëna e tij të qajë, por shpëtoi qindra nëna që të mos qajnë për fëmijët e tyre”.

14 komente në “Historia e një adoleshenti hero/ Sakrifikon veten për të ndaluar një kamikaz”

  1. loni says:

    nje bravo te madhe per kete trim..bravo

    1. raimondi Vlonjati says:

      Akte heroik, Bravo !

      Por edhe ne Shqiperi jane bere plot akte te tilla heroike per te shpetuar shoket e luftes ,apo fshatin e tij gjate luftes

      Por shqipot nuk kane respekt per aktet heroike te njerezve te tyre , ju bejne pershtypje vetem aktet heroike te tjereve

  2. ANA V. says:

    MAY GOD BLESS YOU ANGEL AITZAZ HASAN!

  3. agostin says:

    Eshte e trishtushme te shohish heronj femij,por gjesti i tij ka shpetuar shum jet femijesh te pafajshem.Zoti e bekofte ket femij te pafajshem

  4. Antigrek says:

    Shpirti tij qofte ne paqe, ka kryer nje akt qe shumepak mund ta kryenin. Hero i vertete

  5. Be-X says:

    kurajo qe duhet vleresuar !

  6. Myslimani i vertete says:

    Ja nje shembull i shkelqyer i humanizmit dhe velladashurise njerzore para se gjithash, por edhe myslimane gjithashtu, si nje fe e mire, edukuese me vlera paqeje e dashurie.

    Nga ana tjeter, si mysliman nuk mund te mos verej shembullin e tmershem te atij djalit nga Lapraka qe shkoi e u vra si terrorrist e mercenar ne Siri. Luftoi per te vrare vellezerit e tij myslimane, beri te qaje nenen, gruan, familjaret e tij, por edhe te atyre ushtareve qe iu morri jeten, per nje kauze thellesisht politike, qe nuk i perkiste aspak.

  7. arben hasani says:

    leni keto, por qani hallin me keta shqiptaret ne maqedoni more aman. ja se cfare thone
    http://dielli.al/lajme.php?id=32763&k=71

  8. Leshko says:

    E keqja kurre nuk mund te fitoje so do te frikshem te duken keta perfaqesues te erresirres nuk mund ta trembin kurre dashurine e nje zemre kaq humane Zoti te dhente paqe ne shpirtin tend

  9. V.Nazeri says:

    Lavdi aktit te Tij.Ai humbi jeten,por ndoshta mijra te tjere jetojn ne saje te jetes se TIJ TE DHURUAR.

  10. Cakalli7 says:

    ky djali eshte shia beson ke cuni i xhajes se muhametit aliu
    ai me tritol mas bythe eshte suni beson ke baba i aishese

  11. Genti35 says:

    Thenia e te atit eshte postulat. Per keta djema ka nevoje kjo toke, jo si ata hajvanet kosovare qe ikin e vriten per Xhihadin.
    Respekte per kete djale. Trimi i Xha Jahos.

  12. j says:

    Me jep shprese .Ka njerez te mire kjo bote. Te jeni te bindur Ky eshte njeriu qe shkon para zotit.

  13. dinjitet says:

    Tu prefte shpirti ne paqe, vogelush i dashur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje