Tritoli në banesën e shefit të Policisë së Burgjeve në Burgun e Fushë- Krujës, Lulzim Haxhia është porositur nga brenda burgut.
Kështu raporton Panorama, referuar burimeve të saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të martës.
Në banesën e Haxhisë në Kamzë është vendosur një sasi prej rreth 100- 150 gram tritol.
Eksplozivi është aktivizuar me fill përcjellës.
Për fat shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar. Në atë moment familjarët e Haxhisë kanë qenë në gjumë.
Vetë zyrtari i policisë thotë se ai nuk ka konflikt me ndonjë person. Por ai pranon se ka pasur debate verbale me të burgosur të ndryshëm për shkak të detyrës.
Policia dyshon se porosia për këtë sulm është dhënë nga brenda burgut dhe është ekzekutuar nga miq ose të afërm të të burgosurit.
lol, shtet vk. i mbushur me kalamanj qe deri dje rrinin ne fcb duke share saliun.