Dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë, PS ende pa një qëndrim zyrtar për kandidaturat

25 Janar 2014, 13:34Politika TEMA

Mazhoranca ende nuk ka një vendim në lidhje me dekretet e Presidentit Bujar Nishani për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dekretet pritet të shqyrtohen në hënën në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa Kreu i Shtetit propozoi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë kandidaturat e Gjovalin Përnocaj dhe Petrit Çeno. Dy gjyqtarët kanë një karrierë të gjatë në radhët e gjyqësorit. Petrit Ceno, me një karrierë mbi 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit të Durrësit dhe atë të Apelit në këtë qytet. Ndërsa emri i Gjovalin Pernocës, po ashtu i përket një gjyqtari me përvojë në disa gjykata të shkallës së parë, si dhe në atë të Apelit të Krimeve të Rënda. Dy dekreteve të emërimit  nga Presidenti  Nishani i parapriu një fazë e parë selektimi, ku u përzgjodhën 21 emra, 8 që vinin nga radhët e gjyqësorit dhe 13 të tjerë ishin me profesionin juristë. Po ashtu për këtë proces Kreu i shtetit zhvilloi konsultime dhe me krerët e grupeve parlamentare, të cilët kanë kërkuar nga Presidenti zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, pa dhënë propozime konkrete.  Ndërkohë, Sekretari i komisionit të Ligjeve Armando Subashi konfirmon se ende nuk ka një qëndrim të Partisë Socialiste ndaj kandidatëve të propozuar nga Presidenti i Republikës.  Sipas tij, një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, po punojnë në mënyrë të pavarur mbi kandidaturat e propozuara, nëse ato plotësojnë ose jo kriteret ligjore.

3 komente në “Dekretet e Nishanit për Gjykatën e Lartë, PS ende pa një qëndrim zyrtar për kandidaturat”

  1. go west says:

    Ende nuk u mbaruan miqte e qoftelargut e te ulokpresidentit?

  2. SHOKU CIMIT says:

    pervoj!!!!!
    Thoni me mire pervoje korrupsioni, se sa pervoj si kryetar i gjykates Durresit bla bla bla…, po merrni more me mire juriste te mire jashte sistemit te ndyre te gjykatave, ceshte kjo pervoje qe derdellisni.

  3. ramy says:

    Presidentin e paguan Berisha dhe jo populli , prandaj ai vazhdon me politiken e berishes .
    Qeni leh atje ku ha.
    dhe nishanlliu eshte burr i beses , ndAJ NUK I INTERESON POLITIKA E POPULLIT POR ajo e berishes , sepse ai e beri president . Po te ishte per populin nishanlliu edhe kamarier , me bakshishet e popullit do te jetonte.
    Edhe kryeministri duhet te jete sherbetor i popullit e jo i saliut .
    Nejse , nishani eshte i semur , dhe i falet.
    Popullli lutet per semundjen e nishanit ,
    Po nishani lutet per vuajtjet e popullit , apo per kapriçot E sali skenderbeut ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje