Opozita ka vullnetin e plotë për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe për të plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat madhore të vendit, përfshirë reformën administrativo-territoriale.
Kjo reformë nuk është thjesht dhe vetëm vizatim kufijsh në hartën e Shqipërisë, por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të decentralizimit.
Kështu u shpreh Kryetari i PD-së, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë takimit me Ambasadorin e Suedisë (Rezident në Shkup) Mats Staffansson.
Basha u shpreh se e vetmja kërkesë e opozitës për realizimin e Reformës Territoriale është një konsensus i gjerë politik midis maxhorancës dhe opozitës dhe një konsultim i gjerë publik nga akti i parë e deri tek akti i fundit, që është miratimi me votë në Kuvendin e Shqipërisë.
“Konsensusi është një domosdoshmëri ndaj së cilës nuk mund të iket, është një kusht i panegociueshëm i opozitës në mënyrë që produkti final t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo llogarive elektorale të mazhorancës”, theksoi Basha.
Ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe kontributin që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik por edhe në procese të rëndësishme, si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave, Basha ka shprehur shqetësimin e PD dhe opozitës në tërësi për goditjen e rëndë që mazhoranca e re u ka bërë themeleve të demokracisë, votës së lirë, institucioneve të pavarura dhe konsensusit.
Në këtë kuadër kreu i PD-së ka theksuar se pas skandalit të blerjes së votave, një tjetër skandal i tipit mafioz është bërë publik kohët e fundit me ndërhyrjen e paligjshme në serverin e zyrës së Tatimeve. Sipas Bashës, persona të veshur me pushtet kanë vjedhur të dhëna fiskale të miliona qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve të tyre.
“Në shkelje të Kushtetutës, mazhoranca Rama-Meta refuzoi kërkesën e opozitës për transparencë përmes ngritjes së komisionit të hetimit parlamentar. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues e për rrjedhojë pa asnjë fuqi juridike, aktin normativ të qeverisë që ndryshoi në mënyrë të njëanshme ligjin për nëpunësin civil dhe shkatërroi në mënyrë të paprecedent konsensusin, mazhoranca PS-LSI, ka intensifikuar sulmi ndaj administratës publike. Çdo ditë profesionistë largohen masivisht nga puna dhe në vend të tyre emërohen militantë politikë. Policia dhe organet e rendit po përjetojnë një degradim të paprecedentë gjatë këtyre 20 viteve, si pasojë emërimeve politike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin. Sot, Policia e Shtetit po përdoret për qëllime politike e antiligjore çka ka sjellë rritjen e kriminalitetit që po kërcënon përditë jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, theksoi kreu demokrat.
Sipas tij, Qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, Presidentin e Republikës etj,në shkelje të hapur të Kushtetutës, si dhe po ushtrohet presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë.
Basha theksoi se pavarësisht sjelljes antidemokratike të mazhorancës ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe parimeve të konsensusit demokratik, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjitha hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit.
Ky Basha tjeter thote e tjeter gjera ben,thjesht levizje te gabuara si opozite. Aktualisht Shqiperise i mungon opozita.
Basha njeri pa vlere,turp i se djathtes si dhe pengues i BE
Basha nje njeri i komanduar “lart” s duhet marre shume parasysh ?
Po cfare te bej Bahsa kur berisha ka fillu opinionistin ne FB
Kryeqendra e dytë e Ballkanit, Brukseli, jo Beogradi – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=36309&k=1098#sthash.HicWIKsC.dpuf
ahahaha karagjoz made in hollanda,lul Ciljeta qeka me shoshe nga trute sesa psycho saliu,po merni ore zedhenese zyrtre doris pack car lodheni duke i car trapin cdo diplomati te huaj o te mbaruar…
Basha thjesht nje ze i keq dhe i pavler.
Un se kuptoj kte menyre vetinjorimi qe kta politan bandite ,
praktikojn perpara Anbasadoreve te huaj !
Shqiperia nuk eshte nen administrimin e Ambasadoreve te huaj dhe kta ambasadore pervec selive te tyre diplomatike skan aspak te drejte te nderhyjn apo merren De-Jure me problemet e poltikes Shqiptare .
Nuk e them kte gje per kta bandite antishqiptare qe sigurishte e quajn Shqiperine si nji pron vakante qe hienat duhet ta marrin e kene revire te tyre per ta shfyretezuar ,pra kte parti kriminale qe snjeh aspak nocionin Atdhe ,pooor do me pelqente qe qeverria shqiptare PS-ja qe eshte ne pushtet , ti jape fund ktij “Trendy Idiot” te te qenit inferior ne shtepine e tij kundrejt te huajve . poltika Shqiptare i takon vetem Sjqiptareve dhe se anbasodereve te huaj duhet ti tregohen kufijt e mbajtur larg saj . Ne e lejojm veten ne dore te tjetrit dhe pastaj cuditemi pse na shkerdhejne si kan bere kto 23 vjete me radhe ,ne kurris te ktij populli jo poltikanve tane idiote e kriminele.
Luli i ankohet ambasadorit Suedez i cili rri ne Shkup, per probleme qe ai nuk ja ka idene. Ambasadori ben sikur degjon, por nuk e di perse e ka fjalen Basha. Po, mbetet duke u ankuar per PS, o Lule.Si dje ne pushtet edhe sot ne opozite. Pse kujton se do t’i zgjidhin nderkombetaret punet tona? Eshte elektorati shqiptar ai qe i zgjidh.
Konsensus me te gjere se 84 vota,nuk ka !
Te tjerat jane show.
Populli ju denoj me 23 qershor,kini abuzuar me pushtetin,ju ka hequr te drejten e konsesusit.
Mos vini kushte,kur nuk ju pjerdhe njeri.
pengues per shqiperine ja cfare jeni zoti basha!!