Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 50-vjeçari

5 Shkurt 2014, 09:46Kronika TEMA

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Vorë-Tiranë.

Sipas të dhënave të policisë, mësohet se mjeti tip ‘Fiat’ ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet paraprake, ndërsa dyshon se shpejtësia është bërë shkak për aksidentin ku humbi jetën shtetasi me iniciale U. B. 50-vjeç.

Drejtuesi është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, pasi fillimisht u plagos rëndë, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, duke humbur edhe jetën.

1 komente në “Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 50-vjeçari”

  1. mos e ka nxjerre nga rruga ndonje pako tritol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje